Zyrtarisht Kadri Veseli ka hyrë së fundi në politikë, andaj përpjekjet e tij për t’u dukur i moderuar, tolerant, dashamirës, i gatshëm për dialog, properëndimor, kundërshtar i zaptuesve të pronave publike (shumica janë njerëz të afërt të subjektit të tij politik!), me një fjalë: të gjitha këto përpjekje shpesh duken artificale dhe me nuanca humoristike. Kur Veselit në njërën nga mbledhjet dramatike të Kuvendit të Kosovës i shpëtoi nga vetja Kadriu, ai ia përplasi për hunde një deputeteje opozitare këto fjalë: «Ma hangsh…»! Se cili mund të ketë qenë vazhdimi i kësaj fjalie mbetet në fantazinë e opinionit, sepse në çastin e fundit Veseli ndali mikrofonin. Dhe pas pak minutash doli e kërkoi falje publikisht – motrave, nënave, gjysheve, tezeve, kunatave anëkend Kosovës.
Akuza e deputetes Albulena Haxhiu ishte e rëndë («Ti je kriminel»), por kjo është akuzë politike dhe jo fyerje që godet në intimitet. Njëherë edhe Joschka Fischeri, në fillim të karrierës së tij aktive politike, e kishte humbur kontrollin dhe kryetarit të Parlamentit të Gjermanisë, Richard Stücklen, i kishte thënë: «Me leje, zoti president, por ju jeni zuzar». Para tij edhe poeti Johann Wolfgang von Goethe kishte bërtitur: «Mbyteni atë qen! Është recensent». Sharjet janë pjesë e kulturës dhe përditshmërisë në çdo shoqëri. Dhe çka është sharje në një shoqëri, në një tjetër mund të jetë lavdërim. Nëse një gjerman i thotë një arabi «ti je deve», ai këtë mund ta marrë si kompliment, sepse devja është kafshë e mençur në botën arabe. Në botën gjermane, ndërkaq, një torollaku mund t’i thuhet: «Ti je deve».
Akuza e kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi kundër mbase 50 mijë qytetarëve dhe krerëve të opozitës se ata ikën «me bisht nën shalë», se «ikën si qyqarë» nga protesta e së mërkures nuk ka të bëjë fare me humorin. Kështu i ka përshkruar shqiptarët vetëm kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq para një shekulli në librin e tij të botuar në Leipzig «Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha». «Vetëm ndër shqiptarë duket se në shekullin e 19-të ka pasur ende njerëz me bisht», shkruan Gjorgjeviq. Në një shkrim mbi terrorin serb mbi shqiptarë pas pushtimit të Kosovës nga Beogradi shkrimtari i njohur kroat Miroslav Kërlezha, duke iu referuar shtypit nacionalist serb, shkruante: «Qysh para disa vitesh udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, <me bisht të kalit ose të dhisë>, dhe këta bastardhë të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe theret ndër vete në anarki skëterrëse. (…) Në këta shkrepa të egjër, të zez dhe të pashkelshëm, shtatëdhjetë për qind të burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdekja prej sëmundjes në shtrat është turp. Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë».
Ku e ka gjenezën shpifja e Vladan Gjorgjeviqit për shqiptarët me bisht? Në veprën e tij Gjorgjeviqi i referohet studiuesit të njohur të shqiptarëve dhe konsullit austriak Johann Georg von Hahn. Por këtu bëhet fjalë për një keqpërdorim eklatant të një shënimi të studiuesit nga Austria. Në librin e tij «Albanesische Studien» von Hahn nuk thotë se ka parë shqiptarë me bisht, por se ka dëgjuar rrëfime nga popullsia. Von Hahn ishte një erudit që mbante shënim për gati gjithçka që shihte e dëgjonte, ai interesohej për gjuhën, folklorin, përrallat, legjendat, anekdotat.
Legjenda raciste për shqiptarët me bisht, e hedhur në opinion si «argument shkencor» nga Vladan Gjorgjeviqi, nuk u zhduk nga kujtesa e nacionalistëve serbë. Në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, filologu serb Eduard Dajç nxori një dramë «shkencoro-populloro-politike» dhe si bashkëautor e deklaroi edhe Vladan Gjorgjeviqin (1844-1930). Drama quhet «Libri i bardhë mbi çështjen serbe (Vazhdim i Librit të kaltër)». Në këtë vepër raciste Dajç sjell një bisedë fiktive mes Gjorgjeviqit dhe albanologut të njohur austriak Baron Franz von Nopcsa. Ky është dialogu mes tyre:
«Baron Nopcsa: Është e ditur se pas konsullit Hahn dhe juve, që keni dëshmuar se bishti te shqiptarët është më shumë i përhapur se te popujt e tjerë, unë jam njohësi më i madh i arnautëve. Ndërsa konsulli Hahn në veprën e tij <Albanesische Studien> dhe ju në veprën tuaj <Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha> keni thënë se shqiptarët kanë vetëm dy lloje bishtash, bishtin e shkurtër të dhisë dhe të gjatin të kalit, unë kam konstatuar se ata kanë edhe një lloj të tretë të bishtit dhe se ky lloj bishti është shumë më i përhapur se se dy tipat e parë.
Dr. Vladan: Një zbulim jashtëzakonisht interesant! E cili është ky lloj i tretë i bishtit?
Baron Nopcsa: Bëhet fjalë për një bisht të bardhë lepuri, i bardhë si plisi arnaut dhe ai i papës. Bartësit e këtij lloj bishti janë njerëz me autoritet të madh në mesin e arnautëve të tjerë me bisht.
Dr. Vladan: Interesant. E përse?
Baron Nopcsa: Sepse nuk duhet ta çojnë bishtin dhe ta lëvizin anash kur kryejnë nevojën e madhe. Edhe sekretari im Bajaziti ka një bisht të tillë të bardhë, të cilin e lëviz magjishëm…».
Dajç jo rastësisht e përmend Bajazitin. Bëhet fjalë për Bajazit Elmaz Dodën me të cilin albanologu i famshëm kishte një lidhje dashurie, e cila përfundoi në mënyrë tragjike: Nopcsa vrau veten në vitin 1933 – pasi kishte vrarë të dashurin e tij.
Duket se Thaçit i doli Hashimi kur i krahasoi bashkëkombësit e tij me njerëz me bishta. A do e ndjek edhe ky shembullin e Veselit dhe do të kërkojë falje apo do të vazhdojë me fyerje të publikut. Për shembull mund të thotë: «Protestuan disa zuzarë». Ose duke kultivuar fjalorin e PDK-së: «Ma hangshi…». Ky është vokabular vërtet presidencial!
Robell…Ti meriton pasaporte serbe ….dhe te gjithe mbeten te kenaqur! Mor qyqar e zuzar!!! Pse citon armiqt e betuar te shqiptareve dhe te qytetrimit europian ??? Te pelqejne dhe i ke per zemer ! Ne nje takim te madh ne Vatikan, e paten pyetur At Gjergj Fishten se ‘cfare mendon per ate qe nje serb kishte thene se shqiptaret kane bisht’ Po, kishte thene Fishta kemi bisht….. (te forte biles) por jo aty ku thote serbi……………………….. Sa per dialektet..sot eshte lehte te shikohet se dialektet tona jane shume te peraferta,megjithe mungesen e shkollave dhe librave per popullsine ne shekujt e kaluar.Ne Angli , ku universitst kane 1000 vite, ,librat , gazetat, komunikimi…etj, dialektet jane shume te theksuara… Psh dialekti i Newcastle me Jugun (londer etj…)
Ups, i shpetoi ndonje fjale e papershtatshme Robellit per shqiptaret?!? Shpejt ne gijotine! Vetem lavderime dhe elozhe duhet te shkruaje per shqiptaret, se keshtu duan disa … te kapur mire financiarisht me horlleqe dhe maskaralleqe!
DHE UNE E KAM NJE BISHT TE GJATE SI GJITHE SHQIPETARET E TJERE.
E KAM PER ROBELLIN,THACIN DHE TE GJITHE SERBET ME RADHE.
Ti me Nikun BEKIM
Te bekoft Zoti sic e ki emrin ma knaqe zemren
Edhe eshte Friday ktu ne nyc
Komenti yt asht Egzakt !!!
Uroj shendet
Hashimi apo Kardiu jane treguar intolerant ne ndonje rast por histori jote eshte ta futsha bishtin se vertete ne e kemi te madh dje serbet e dine se e kane ngrene shpesh dhe prandaj sna ndahen nga u pelqen i mad si k jone
Hashimi dhe kardiu patjeter qe nuk jane mire por komenti jot eshte idiot se vertete serbet kane te drejte se e kane provuar qe ne e kemi Te madh dhe prandaj dhe nuk ndahen nga ne per ate bisht se u pelqen i madh prandaj ti je boole