Çerekshekulli miqësi që i kanë rrënjë shumë kohë përpara

18 Shkurt 2016, 19:16Blog TEMA

Nga Yuli-Yoel Edelstein

Të nderuar ministra, të nderuar kolegë!

Përshëndetje miq të Izraelit!

25 vjet është një periudhë domethënëse gjatë së cilës ndërtohet një marrëdhënie, të fuqizohet ajo deri në pjekuri. Sivjet ne festojmë 25 vjet të marrëdhënieve të larta diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë dhe unë jam krenar të them që lidhjet tona nuk kanë qenë kurrë më të mira.

Shteti i Izraelit e konsideron Republikën e Shqipërisë si një vend mik të vërtetë në komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi krenar që të mbështesim politikën Euroatlantike të Shqipërisë dhe e kemi mirëpritur pranimin tuaj gjithnjë e në rritje në çështjet europiane, edhe me anën e anëtarësimit në NATO dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ne do të jemi të kënaqur dhe të lumtur që ta ndihmojnë Shqipërinë që të marrë atë pritje që meriton në arenën ndërkombëtare.

Lidhjet ndërmjet dy vendeve tona janë të forta dhe po bëhen gjithnjë e më të forta, ashtu siç duket qartë edhe nga çelja në Tiranë e ambasadës së përhershme të Izraelit në vitin 2012 dhe vizita reciproke të zyrtarëve të nivelit të larë, të ministrave, duke përfshirë Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, dhe Ministrin e Jashtëm të Izraelit z. Lieberman si edhe drejtues të ndryshëm të sektorit të bizneseve dhe të teknologjisë.

Ka qenë nder të mirëprisnim Kryetarin e Kuvendit, z. Meta, dhe delegacioni ne tij në Parlament, ose Knesset siç e quajmë ne, përpara dy vjetësh dhe e falënderoj z. Meta që më ka mirëpritur mua dhe delegacionin tim shumë qartë sot dhe më ka dhënë nderin të flas përpara jush.

Me dashamirësi dëshiroj të ftoj të gjithë deputetët dhe deputetet e parlamentit shqiptar, të cilët nuk e kanë përjetuar mirëpritje e Izraelit, që të vizitojnë Izraelin dhe të ndihmojnë më tej në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe që kemi. Dëshiroj të falënderoj homologët e mi shqiptar për një ditë shumë të rëndësishme të shkëlqyer dhe produktive diskutimesh dhe shpresoj që puna jonë do të japi një kontribut të mëtejshëm pozitiv për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.

I nderuar z. Kryetar!

Më duhet të them që u preka shumë që mu dha Dekorata e Urdhrit të Skënderbeut. Faleminderit për nderin dhe për ceremoninë aq emocionuese!

Lidhjet e forta që ne kemi zhvilluar dhe kemi ushqyer gjatë 25 viteve të fundit dhe të cilat ne i festojmë sivjet, bazohen në demokraci, në tolerancën fetare dhe në respektin për të drejtat e njeriut, pra në vlerat tona të përbashkëta.

Gjatë çerekshekullit të fundit ne kemi arritur që të identifikojmë shumë fusha të interesit reciprok dhe në veçanti ato që kanë të bëjnë me sigurinë dhe luftën kundër krimit. Për më tepër, këto themele që janë ndërtuar na kanë çuar në marrëdhënie shumë të fortë ekonomike në fusha si për shembull energjia, uji dhe bujqësia. Kemi bërë ecuri dhe progres të rëndësishëm sidomos gjatë viteve të fundit në zhvillimin e marrëdhënieve tona. Por unë besoj se ka ende shumë që ne mund të bëjmë bashkë. Shpresoj që ne ta shtojmë gjithnjë e më tej këtë partneritet në fusha të tjera dhe në teknologji të tjera gjatë viteve në vijim.

Këto lidhje që kemi ne janë të bazuara në marrëdhënien e thellë që kanë zhvilluar dy popujt tanë gjatë qindra viteve, që në herën e parë kur shqiptarët i dhanë strehë hebrenjve kur u larguan nga Spanja. Këto lidhje tona u testuan gjatë Holokaustit, siç e përmendi z. Meta, kur në fakt vlerat unike të shqiptarëve me anën e besës bëri, që nga udhëheqja e vendit, ashtu edhe njerëzit e thjeshtë, të siguronin mbijetesën e hebrenjve të Shqipërisë dhe të refugjatëve që kishin ardhur. Unë nuk di asnjë shembull tjetër , të një shoqërie tjetër në botë, në të cilën të gjithë pa përjashtim, të kenë qenë aq vetëmohues dhe aq të përkushtuar ndaj ruajtjes së jetës së tjetrit. Për rrjedhojë Shqipëria ka qenë i vetmi vend i pushtuar në botë ku popullsia e hebrenjve dhe numri I hebrenjve në vend u shtua gjatë viteve të luftës. Shteti i Izraelit dhe populli i Izraelit do t’ju jetë gjithnjë mirënjohës juve, popullit shqiptar për kurajon e madhe që keni treguar dhe për besnikërinë e shenjtë që ju treguat për miqtë, për fqinjët tuaj, por dhe për të huajt. 70 vjet pas Holokaustit, këto vlera janë ende të vërteta në Shqipëri.

z. Kryetar

Dëshiroj t’ju përgëzoj ju për angazhimin tuaj për të qëndruar i paepur kundër antisemitizmit dhe diskriminimit. Në një kontinent ku hebrenjtë janë paksa të shqetësuar, ku antisemitizmi është në rritje, unë besoj se Shqipëria mund të shërbejë si fanar i tolerancës shumë kulturore për të bërë të pamundur që të mos harrohen mësimet e historisë.

Fatkeqësisht, ka ende shumë punë për të bërë në këtë fushë. Gjatë vitit të fundit, fushata të ndryshme për t’u larguar nga Izraeli dhe për t’u bërë bojkot mallrave tona janë shtuar nën petkun e protestave legjitime kundër politikave izraelite. Në fakt, Izraeli nuk do asgjë tjetër sesa të jetojë në paqe me fqinjët e vet. Ajo që nuk është shumë e qartë ama, mbetet nëse këta fqinjë tanë kanë të njëjtët synime paqe si ne. Në fakt, bojkotet u japin krahë ekstremistëve të cilët kanë bërë thirrje për ditët e kryengritjes kundër Izraelit dhe ju bëjnë thirrje ndjekësve të tyre që të godasin me thikë izraelitët kur kalojnë në rrugë. Pra ne e dimë që paqja e vërtetë mund të arrihet vetëm në rast se ne bashkëpunojmë me fqinjët tanë. Për këtë arsye, ne do të ishim shumë të lumtur që Shqipëria të ndihmojë të zhvillohet një partneritet apo partneritete rajonale dhe Lindja e Mesme të bëhet një vend më i mirë për të gjithë.

Vitin e shkuar kemi parë edhe një dëshirë dhe shpejtësi për të negociuar me Iranin për t’u marrë me kapacitet e veta bërthamore. Dhe me dëshirën e madhe për të përfunduar një marrëveshje, bota ka injoruar fytyrën e vërtetë të Iranit. Për shembull, lideri supreme i regjimit ka thënë pas arritjes së marrëveshjes, që nuk do të ketë asgjë si Izraeli pas 25 vjetëve. Kjo nuk është një lajthitje e cila vjen nga personi që vë në pikëpyetje holokaustin dhe që e quan Izraelin tumor me kancer. Të mos harrojmë Iranin dhe historikun e vet, më sponsorizimin e terrorizmit, të Hamasit dhe të Hezbollahut dhe të grupeve të tjera të cilat mesa duket bota i ka harruar.

Le të jemi të qartë, Irani nuk e ka harruar lëkurën e vet thjesht se ka vënë firmën në marrëveshje. Duke qenë këtu përpara jush sot, unë jam i bindur se lidhjet dypalëshe midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të rriten duke u bazuar në bazën e fortë të marrëdhënieve që ne kemi dhe të vlerave që ne ndajmë.

Ne mund të punojmë së bashku për të zhvilluar mundësitë e ndryshme që do na jepen për partneritetet tona dhe për fuqitë që kemi për ta shndërruar botën në një vend më të mirë. Nëpërmjet këtyre përpjekjeve ne mund ta bëjmë botën një vend më tolerant, më të qëndrueshëm, më të sigurtë, në të cilin të rriten fëmijët tanë së bashku.

Fjala përshëndetëse në seancë plenare e kryetarit të Parlamentit të Izraelit, Yuli-Yoel Edelstein

4 komente në “Çerekshekulli miqësi që i kanë rrënjë shumë kohë përpara”

  1. kuq e zi says:

    juve ju faleminderit shume per fjalorin e embel qe e keni si mjalta
    ne radhe te pare shqiptaret ate qe bene per hebrejte gjate luftes e kane bere jo vetem me hebrejte e pambrojtur por me heret edhe per ushtrine serbe (duke pasur parasysh qe vetem dy vite para kreu maskra kunder popullates shqiptare)
    pra eshte nje tradite e larte e jona qe quhet kanun edhe pse dikush e perbuz apo e ngushton vetem me gjakmarrjen
    por i kthehemi gjuhes tuaj te embel izraeli cka bere per shqiptaret????
    kur ishim ne veshtiresi ne luften e kosoves izraeli i ka shitur informacione satelitare milloshevicit kunder uck-se dhe ushtrise shqiptare ne veri te shqiperise
    natyrisht ky do ngelej sekret nqs serbia do kishte paguar por ajo spagoi dhe perfunduat ne gjygj dhe doli sheshit
    pa permendur ketu me shume se nje minister izraelit na ka dashur si vend islamik duke harruar historine e tyre me shqiptaret edhe pse me vone qeveria na doli se ishte nje opinion personal

    pra zoti yuli
    personalisht shqiptaret nuk jane kunder jush por krejt e kunderta dhe kjo nga veprimet e juaja te meparshme duket sikur miqesiaja jone ju ve ne siklet sepse ju pelqen pak te kaloni viktima e te gjitheve
    prandaj kaloni ne vepra se ne kete miqesi shqiptaro-izraelite keni mbetur akoma te fjalori

    1. Centauri.alb says:

      Jo vetem kaq, Kuq e Zi, nuk është se Izraeli ka mbetur vetëm tek fjalori i miqësisë me Shqipërinë.

      Izraeli sot konsiderohet pothuaj në të gjithë botën, një shtet i apartejdit kundrejt palestinezëve, një shtet agresor dhe genocidist, një shtet që hapur apo në prapaskenë ka nxitur katrahurën e Lindjes së Mesme, ka nxitur agresionin katastrofik kundër Irakut, ka nxitur, investuar dhe lobuar për agresion kundër Iranit, i ka duart deri në brryl të lyera me gjakun e qindra mijëra viktimave të luftrave aktuale në Lindjen e Mesme, është një nga arkitektët kryesorë të dështimit të Pranverës Arabe dhe të grushtit të shtetit në Egjypt për të vendosur aty aleatin e vet, diktatorin e ri El Sissin, sikurse është shtrigani që mban gjallë dasitë midis sunitëve shitëve myslimanë.

      Nuk është e rastit që sentimentet antisemite janë ringjallur dhe janë në rritje në të gjithë Evropën dhe më gjërë sepse gjithkush sheh tek shteti izraelit fytyrën virtuale të nazismit, të kasapit të ebrejve, në Luftën e Dytë Botërore.

      Duke qënë normale mbajtja korrekte e marrdhënjeve doplomatike me Izraelin, shqiptarëve duhet t’u bëhet e qartë se nuk është ndonjë nder i madh, as ndonjë yner i veçantë dhe as me ndonjë përfitim konkret të rrafësh gjoksin dhe të mburresh se jemi miq me shtetin izraelit.

      Shqipëria nuk ka pasur dhe as nuk ka për të pasur kurrë ndonjë përfitim nga marrdhënja më Izraelin, aq më pak mga të shpallurit mik i Izraelit.

      Përkundrazi do ketë vetëm ngritje supesh dhe përbuzje nga komuniteti diplomatik ndërkombëtar, dhe qasje, në mos armiqsore, më së paku, jo miqsore nga bota arabe dhe popujt e vëndeve myslimane kudo ku janë nëpër botë dhe që përbëjnë gati 2 miliard njerëz.

      Ilir Meta dhe kushdo tjetër që qëndron prapa tij, si dhe të gjithë politikanët shqiptarë në maxhorancë apo në opozitë, duhet të kujtojnë mirë dhe të mbajnë shënim se në konfliktin midis ushtrisë dhe paramilitarëve genocidistë sërbë me popullsinë autoktone shqiptare në Kosovë, që përbënin mbi 95% të saj, Izraeli zgjodhi të rreshtohet me Sërbinë dhe me aksionet militare të saj kundër popullsisë së Kosovës, ashtu sikurse, kur NATO në 1999 filloi bobmbardimet kundër Jugosllavisë së Millosheviçit për të ndalur genocidin sërb kundër Kosovës, Izraeli u rreshtua hapur dhe doli kundër këtyre bombardimeve publikisht dhe Ariel Sharon i quajti ndërhyrjen e Nato-s dhe bombardimet e saj një intervecion brutal, duke fituar kështu statusin e mikut special të Sërbisë.

      Izraeli sot e kësaj dite, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka deklaruar prerë se nuk do ta njohi Kosovën, megjithë presionet ndërkombëtare, përfshirë ato të miqve të vet amerikanë.

      Izraeli ka marrdhënje të fuqishme ekonomike me Sërbinë dhe deri në vitin 2012 kainvestuar jo më pak se 1 miliaed euro në ifrastrukturën e Sërbisë.

      Të gjitha këto fakte dhe historira, më së paku, e bëjnë ngazëllimin e Ilir Metës dhe të të ngjashmëve të tij për miqësinë speciale me Izraelin, në mos provinciale, sureale dhe të çuditëshme.

      Duhet parë nëse Ilir Meta dhe grupi i tij interesave ka llogarira dhe investime speciale në Izrael që të justifikojnë flirte të tilla që nuk përkojnë me interesat dhe aspiratat kombëtare shqiptare.

  2. Fotaqi says:

    Mjaft se na cate trapin se dhe ne Greqi i strehuan cifutet tjeter gje pastaj qe i spiunuan,spiune ka kudo

  3. aleko says:

    Pikerisht ky eshte dhe ndryshimi zotnia Fotaq,qe edhe pse mund ishin spiunuar shqipetsret i mbrojten ata..ka historira te pabesushme per kete mbrojtje.E kete e bene vetem shqipetaret dhe askush tjeter ne bote,kush ta beje apo greket qe masakruan nje krahine te tere me shqipetare per tu marre pronat dhe vendbanimet shekullore.Pra e kunderta ,ju vrisni dhe masakroni etni ndryshe nga rraca juaj e shpifur,perkundrszi ne i mbrojme jo vetem izraelitet por cdo etni tjeter ,perfshi dhe greket ne gjrokaster e delvine qe as u masakruan as u hoqen nga vendbanimet e tyre ,por kane te drejta si cdo shqipetare.E keto jane vlera zotri pavaresisht se ne per arsye qe nuk jane varur vetem nga ne ende jemi me pak te zhvilluar ekonomikisht..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje