80 vitet e lumtura, të një gruaje që njohu dashurinë

15 Shkurt 2016, 10:45Blog TEMA

Nga Rudina Xhunga

Dje ishte Shën Valentin. Një ditë për dashurinë dhe shumë lajme, si të përgatisësh dhuratën e minutës së fundit, si të bësh sex të paharrueshëm, si të, si të, si të.

Dhe foto plot dekolte, fundshpina dhe fotoshop, që të bëjnë të mos ndihesh pjesë e kësaj bote. Një gazetare e re, e dritare.net, ndryshe nga gjithë lajmet me si të, zgjodhi të trokasë në një derë shtëpie arti.

Në shtëpinë e Muntaz Dhramit. Takoi të shoqen, Lumturinë dhe e pyeti për kuptimin e 80 viteve dhe një dite Shën Valentini. Bisedoi orë të tëra me të dhe kur u ngrys, doli nga ai apartament dhe më tha: Kam mbi veshje dhe lëkurë, aromën e asaj shtëpie, është aroma e dashurisë.

Asaj me D të madhe. Që nuk e gjen dot në asnjë manual. Janë njerëzit që nuk i vëmë re, kur kalojmë, njerëz që nuk e dimë fare se jetojnë, njerëzit e një kohe tjetër, që ne e kemi fshirë dhe zhdukur me vetëdije, në emër të rinisë, të like-ve, fejsbukut dhe ritmit që nuk të lejon të lexosh, tregosh dhe jetosh, histori dashurie, por të lë kohë vetëm për pilula me këshilla, si të , si të, si të.

Veç, nëse nuk e takon Lumturi Dhramin, nëse nuk shikon çdo punë të 30 viteve të saj, çdo grafikë, çdo pikturë, çdo bocetë që la përgjysmë, kur i digjej gjella, kur qante vajza e vogël, kur djali i vinte flakën shtëpisë, nëse mungonte ajo, kur burri ikte me shërbime të gjata, që nuk mbaronin kurrë, dhe vetëm kur të gjithë flinin, ajo kthehej te muza, te arti, derisa një çast, më ‘86 , vendosi dhe e la një dashuri që quhej Art, për dashurinë  tjetër që quhej nënë, grua, familje.

Pa e mbajtur kokën pas. Vetëm, kur mbushi  80 vjet, fëmijët dhe burri, fshehtas, pa i thënë, ia mblodhën  bashkë gjithë punët, ia nxorën nga pëlhurat dhe pluhuri dhe ia ekspozuan në Galerinë Kombëtare të  Arteve. Si një kthim pas, në kohë, i 30 viteve punë dhe 80 viteve grua. Grua në art, grua në dashuri.

Ajo shtëpi dashurie, te Pallati i Aviacionit, nuk është e vetmja  që ka një histori për të ndarë. Ajo shtëpi që i ngjan një galerie, nuk është e vetmja për t’u treguar. Ka të tjera si ajo, ka shumë histori ky vend, ka njerëz, ka fate, ka sakrifica, ka ndjenja, ka art, ka shpirt, ka aq shumë rrëfime të bukura që presin të tregohen, për të mos vdekur bashkë me të zotët.

Nëse ato do të tregoheshin dhe do mbushnin gazetat tona, në vend të, babai përdhunoi vajzën, burri i preu veshin burrit në sy të gruas dhe fëmijëve, nipi vrau tezen, se kishte lekë, nuk e keni idenë sa më e bukur do të ishte Shqipëria. Shqipëria tjetër,  që fshihet pas historive të patreguara, në emër të mungesës së klikimeve. E patreguar, ngaqë nuk tërheqin historitë e bukura dhe njerëzore. Është  gjaku, dhuna, krimi që bëjnë lajm

. E pra, 80 vitet e lumtura të Lumturi Dhramit, janë lajmi më i bukur që kam lexuar këtë javë. Dhe nuk jam e vetmja./ Dritare.net

9 komente në “80 vitet e lumtura, të një gruaje që njohu dashurinë”

  1. toni says:

    Bravo Rudina vazhdo vetem drejt,e sa per ata qe neper koridoret e ish ministrise se brendeshme te kohes te Nexhijes quheshin bisht qeni mos e vrit mendjen.

    1. avokati says:

      Prap kjo idiotja

  2. qyetari B says:

    Bukur, Rudina. Ke filluar nje gazetari te embel ne mes gjithe ketyre helmeve qe po hedh politika, por jo vetem, shume te quqjtur intelektuale, akademike, ca profesora kalamaj ne studio e ne rruge qe nuk e presin llafin kur e fillojne dhe ngelen zhurmuse, Ketq njerez nuk jqne vetvetja, por ajo qe mendojne se mund te jene. Shoqeria jone ka thesare qe jane te heshtur , me vepra te paperseriteshme per kete shoqeri qe kane derdhe djerse e mendje per te ardhmen e saj. Keta papagalle te sotem te indinjojne, por eshte koha e tyre se cthurjen e kane per liri, korrupsionin, tradhetine, imoralitetin, mungesen e respektit…e kane per demokraci se kjo e zeze demokraci nuk po e ndane dot shapin nga sheqeri. Diku lexova Enver Sherngjergjin dhe kenaqesh kur degjon nje muzikante te tille me ndjenja per njerezit dhe natyren se asgje nuk mund te na ndaje nga natyra, nuk eshte ajo pjesa jone por jemi ne pjese e saj. Sot lexojme ato qe shkruaje dhe ti me larte, kush vrau, kush u drogua, kush vodhi… po harrojne njerezit perse jetojne. Me sa shikoj vetem rrojne si gjallesa se jeta eshte tjeter. Te faleminderit per shkrimin, por nje vrejtje: Ate shkrimim me larte ta kishe zgjeruar per te treguar jeten dhe punen e Montaz Dhramit se keta , Rudina, nuk jane si shkrimtaret qe u piell medja dhe shkruajne. Keta si Montaz Dhrami, Kristaq Rama, Odhise Paskali…u piell mendja shume por ti shikoje, ata punonin vete me cekic ne dore ne gedhendjen e veprave te artit , ne shi e diell, mbi shkallet e larta. Njerez te tille jane te rralle: Me mendje, por edhe puntor direkt. Ke sot? Pqtjeter qe ke deputetet e pluralizmit ! Me shume me pelqejne reportazhet e gazetarit te ri tere talent, Marim Mema. Shkruani per jeten e natyren se ngelen duke u marre 24 ore me vdekjen artificiale dhe jo natyrale!

  3. Mira says:

    Rudina,
    Faleminderit për shkrimin, me ne fund diçka për te lexuar ne ditën e shen-valentinit. Po e drejte ka shume e shume për te thëne për këtë dite, ka shume shembuj qe te mbushin, se si me shume sakrifica, dashuri kane arritur te mbajnë familje te shëndetshme krahas punëve krijuese. Këto o gjejmë edhe ne jetën e përditshme, me pak dëshirë për të thënë me te mirën si lajm mund te vijnë plote shembuj. I dyti artikull qe lexova , ishte edhe një tjetër , me duket me titull “Dore për dore” i cili nuk e di por me kujtoi gjyshërit e mi, mendoj se ka shumë çifte (gjyshër) te cilët ja vlen ti kthesh ne personazhe te lajmit te kësaj dite.
    edhe njëherë faleminderit.

  4. artani says:

    Mos harro te intervistosh Nexhin prape te lutem kete bej ti, se te tjerat u rregulluan.

  5. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Rudina ti shkruan me zemer te ngrofte,me mendje te kthjellet dhe me shpirt te piklluar.
    Shqiperia do te perparoje se ka njerez te pergjegjshem si ty e dashurme misionin tend, qe na kujtojne miresine qe kemi mes nesh per te na bere qe te mos dorzohemi para se keqes qe ka zabtu ket vend te bukur .

  6. demo says:

    Aman te keqen,kujtova se ..prape me Nexhin.Edhe kur te vdese,qe marte nga ditet e tua,do te te lere shpirtin!

  7. LORA says:

    Kam jetuar kohe me pare ne lagjen e familjes Dhrami.
    Lumturia ka reflektuar ne syte e mi (kam qene e vogel ,kur e kujtoj silueten e saj ) nje grua moderne ne kuptimin e mirefillte te kesaj fjale,ne kerkim te motiveve te reja artistike.
    Me vjen mire per kete vezhgim te Rudines,po aq sa dua te evidentoj se ka qene pas 1990-es zgjedhje e vet mediave promovimi I vulgut ,ne cdo ore te dites,,,,,,e perballe ketij realiteti trishtues revolta e njerezve te vertete,puntore te heshtur dhe te talentuar ,qe e kane sfiduar kete media te vulgut destruktiv me mosperfilljen e tyre krenare.
    A do t’a kapin edhe te tjere kete dimension jetik per shoqerine tone,sikurse R.Xhunga.Nese nuk do te duan ende t’a bejne do te ngordhin turperish ne vulagaritet total,,,nese e bejne do te shpetojne se pari veten.
    Njerzit e vertete,puntore te talentuar nu kane nevoje per mediat ,per t’a jetuar ndershmerish ,me dashuri dhe ne dobi te vendit jeten e tyre.

  8. GK says:

    More “artani’mendoj se nuk je ne thelbin edukativ te ketij shkrimi qe me respekt do ta falenderoja gazetaren e kulturuar
    qe me kete shkrim hap ose behet shtytese per tema te tilla me vlera edukative.Perse ore njeri i mire edhe ne kete moment
    nuke e di si ta lexosh dhe ta kuptosh dhe ta interpretosh drejt llogjiken e ketij shkrimi,Sa per NEXHMIJEN ajo eshte nje
    qytetare e ndershme,intelektuale e fuqishme ,(me kupto drejt) ne intervisten e saj kjo zonje me historine e saj te kaluar dhe te tashme
    a e kuptove apo vure re qe nuk shante ,apo nxirrte emra qofte te edhe ketyre palacove ,hajduteve ,intriganteve ,vrasesve,spiuneve te
    politikes se sotme Shqiptare……Ajo (Nexhmija) une mendoj se duhet te respektohet si nje NENE e shkelqyer,si shume nena SHQIPTARE
    qe na linden dhe rriten me ndjeshmerine e formimit te larte qytetar.Une kam jetuar gjithe jeten afer bllokut ,por femijet e Nexhmije Hoxhes
    ishin model nga paraqitja,komunikimi,modestia ,dhe thjeshtesia.Kurse sot mjaft femije te ketyre palo politikaneve tane ,jane te terbuar nga llastimi
    i botes se parase,me veset e terbimit te alkolit,prostitucionit,dhe krimit,qe vrasin njerez me makine (djali i Gramoz Rucit,vrasin nje here me vdekje,dhe shume shpejt nxirren nga burgu,dhe heren e dyte vret 4 (kater) njerez dhe proteston qe gjykimi nuk eshte i drejte,sipas tij.Perpiqu te
    lexosh me shume ,se do te kuptosh dhe gjykosh me drejte dhe sakte.Perpiqu te ndigjosh muzike se do te jesh me i ndieshem per te shemtuaren
    ne jete,perpiqu te shkosh ne muzeume dhe teater dhe opera te zbutesh helmet e keqia qe marrim gjate dites,i pari qe na i ofron eshte televizori,interneti,celulari qe edhe kur ecin mjaft njerez sidomos RINIA merr e jep ne celular etje.USHQEJE shpirtin me ART.Te faleminderit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje