A po luan teatër Ben Blushi?

10 Shkurt 2016, 18:43Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Ben Blushit mediat i kanë hapur dyer e dritare.

Në kohën kur spektakli “Portokalli” në Top Channel nuk ka filluar ende, “Blushi” është programi më i shikuar në ekranet shqiptare.

Por, përse e dëgjojnë dhe lexojnë kaq shumë shqiptarët Blushin?

Sepse ai kërkon që në PS të bëhet kongres?

Sepse ai thotë se në PS duhet të ketë demokraci?

Sepse kritikon Ramën?

Mendoj se këto janë shumë pak për të merituar tërë këtë akses mediatik dhe këtë vëmendje publike.

Unë nuk besoj se ka shumë shqiptarë të interesuar e shqetësuar kaq shumë që në PS të bëhet kongres dhe në kongres të bëhen zgjedhje.

Jo jo, shqiptarët nuk e ndjekim Blushin sepse kërkon kongres, por sepse shikojnë tek Blushi mundësinë e krijimit të një alternative të re politike, në kushtet kur opozita është ende në rrugën e zhbërjes. Gjergj Bojaxhiu, vetëm me facebook, mblodhi nja 16 mijë vota në Tiranë.

Kjo do të thotë se trendy për të mbështetur një alternativë të re ekziston.

Media, si pasqyrim i interesit publik, po reflekton pikërisht këtë ndjesi dhe nevojë të shoqërisë ndaj dhe Blushi ftohet studio më studio të japë shfaqen sipas formatit ”One man show”.

Moderatorët e programeve pyesin pafund Blushin: Cdo të bësh sikur të mos ketë votim? Cdo të bësh sikur të mos bëhen zgjedhje? Cdo të bësh sikur të ketë votim por të mos jetë i drejtë(pra të ta fusin-shqip)?

Eni Vasili, së fundmi, e pyeti me kaq shumë këmbëngulje, por Blushi tha po me kaq këmbëngulje: Nëse Kongresi bëhet të djelën, sido të vejë puna, e nesërmja do të jetë e hënë dhe unë do të jem sërish në PS. Mjaft sa nuk tha se edhe sikur të më rrahin, nuk iki nga PS.

Duket sikur Blushit po i luten: Aman o Blush, bëj një parti, një lëvizje, cfarëdo quaje, por bëj një gjë të re. Por Blushi thotë vetëm se do të ketë zgjedhje në kongres. Nuk ka rrugë tjetër! Nuk krijoj parti të re.

Po mirë, ja u bënë edhe zgjedhjet, dhe demokratike madje, dhe Blushi humbi(unë s’kam pikën e dyshimit që kështu do të jetë, në kushtet kur politika është kaq klienteliste, si kudo xhanëm).

Cfarë do të bëhet të nesërmen, do ta shpallim festë kombëtare sepse PS u bë demokratike? Po Blushi do e quajë të përmbushur misionin e tij?

Në qoftë kështu, po u ha kohë kot mediave Blush. Nesë ti do të vazhdosh të kritikosh, dhe pastaj të votosh cdo gjë që kritikon, të paktën kurseju shqiptarëve kohën, dhe zhgënjimin atyre që shpresojnë.

9 komente në “A po luan teatër Ben Blushi?”

  1. tekniku says:

    Me shumë gjasa Blushi thjeshtë mban rradhën, dhe e rifreskon pozitën, që të jetë ai i pari kur Rama të arrijë në pikën ku nuk e mban dot më pushtetin. Shqiptarët janë në pikën që ende i besojnë idetë e Ramës, po në mënyrë drastike po shtohen ata që nuk besojnë më tek mënyrat apo mundësitë e tij për rezultat pozitiv në ekonomi e drejtësi shoqërore.

    1. Hysni Dajaku says:

      Mjafton te shikosh Mbiemrin e autorit te shkrimit dhe e merr vesh se ke te besh me nje Kaposh mja plehut ,Ki-Ki- dhe nje- aaaaaaa ne fund si kerric.
      Nuk ka rrac me te poshter se servilat dhe njerzit pa dinjitet ne kete bote.

    2. adi says:

      bravo rilindja
      ne fillim thoshin pse e merni seriozisht blushin ai eshte vetem, eshte grindavec etj etj.
      tani qe u pa qe jo vetem nuk eshte vetem po mbeshtetjen e ka si ortek, rilindja del me teorine se blushi nuk e ka seriozisht.
      blushi nuk eshte gjergj bojaxhiu ,qe mund ta bleje rama ose berisha.
      blushi eshte nga ata njerez me karakter qe nuk shitet e blihet.
      kete merite ja kane pikasur dhe njerezit ,prandaj rilindja eshte ne panik
      dhe ben shfaqje te shemtuara si ajo me antaresimet e reja me njerez si ajo e freshit,
      teknik
      mund te kete ngele ndonje shqiptar qe i beson akoma rames
      po socialist te siguroj qe nuk ka me asnje!

  2. ble-ta says:

    A ke marre ndonje projekt ti Kiko?

  3. A says:

    Partia Socialiste, Rilindja e saj dhe Qeveria e kryesuar nga kargjozi EDI RAMA, jane bere per shfaqje teatrale dhe estrade. Mire ben BEN BLUSHI, kur deputetet dhe qeveritaret e PS-se jane kthyer ne karikatura dhe asgje serioze, por vetem brockulla pabereqet.
    Duhet te reagojne si anetaret, simpatizantet dhe militantet e PS-se, se pastaj PS-ja me EDI RAMEN do te shkoje per lesh, si PD-ja e SALI BERISHES.
    Deri tani EDI RAMA eshte tallur edhe me familjaret e 4-ter te reneve te 21 Janarit, keshtu do ti trajtoje edhe te tjeret sepse eshte i pa pergjegjeshem.

  4. Kritik says:

    Sjhkrim shume i dobet profesionalisht. Kikia kur ske gje per te thene ja vlen te heshtesh.

  5. Butrinti says:

    Puna e Blushit eshte si puna e dhelpres me koqet e dashit . Dhe dhelpra ne kete rast nuk eshte vetem Blushi por e tere e djathta shqipetare .

  6. Erion says:

    Blushi thjesht eshte duke punuar per te qene pjese e listes se PS ne zgjedhjet e vitit tjeter. Duke formuar nje fraksion te konfirmuar ne Kongres, Rama do e kete te pamundur ta nxjerri ate dhe te tjere jashte listave. Kjo eshte loja qe po ben Blushi. Duke qene akoma brenda PS….ku i dihet c’ndodh me vone…

  7. spartaku says:

    Thoni çfare te doni dhe si tjua kete qejfi,EDI RAMA sote per sote eshte kryetari me i mire,me i sukseseshmi.A e degjuat Pandeli Majkon qe tha se qe kur ka ardhur Rama kryetare i ps-te ajo eshte organizuar me mire dhe po ecen me mire.Prandaj e ai do jete perseri kryetare,se do e zgjedh kongresi.Le te hidhet perpjet Sali Berisha me Bashken,e te pellcasin nga inati,Rama do jete kryetar ps-te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje