Jonida Hitoveizi
Sot në mbrëmje do të dëgjojmë rrëfimin e fundit të Nexhmije Hoxhës, gruas së diktatorit Enver Hoxha. Fakti, që ajo do të flasë për jetën e saj ka shkaktuar një histeri të madhe në rrjetet sociale. Disa thonë se në këtë shtet demokratik, ajo nuk e ka të drejtën e fjalës, pra nuk duhet të guxojë të flasë ( po sikur të shfaq pendesë xhanëm a kushedi ç’ka për të thënë, si do reagojë trupi i saj. Unë jam kurioze).
Ndërsa disa të tjerë akuzojnë gazetaren Rudina Xhunga, pse e ka marrë në intervistë. Kjo është edhe më e bukur pasi sulmi vjen pikërisht nga gazetarë. Edhe Hitleri po të kishte mbetur gjallë me siguri do kishte pasur qindra intervistues gazetarë në qeli, po ky është diskutim tjetër. Fakti që lajmi mbi intervistën ka bërë më shumë zhurmë sesa vet intervista, tregon sesa ndjenja ngjall akoma kujtimi i atij sistemi.
Sigurisht ai nuk mbijetoi vetëm nga Nexhmija apo Enveri, por sepse ne e ushqyem, siç ushqejmë plot të liga edhe sot e kësaj dite. Por duke qenë se mosha nuk ma lejon të eci më tej me komente për një sistem që nuk e kam jetuar, habia ime mbetet tek një pyetje e thjeshtë: Me gjithë këto banalitete që qarkullojnë në televizonet tona, i njëjti personazh në të njëjtën orë në 3 ekrane njëkohësisht, ç’punë prish dhe kujt i prishë punë se do flasë Nexhmija?!
Megjithëse kam frikë se sot do “ta mundë” Xhesika Nexhmijen, ajo vazja që nuk e ka ndarë akoma pazarin me deputetin. Me siguri do jetë diku dhe rrëfimi i saj deri tani ka rezultuar tepër mbërthyes. Për të gjithë! (Pasqyre.al)
s’ke cben sot. po me rudinen c’paten. Shqiptaret jane te gjithe spiune e te gjithe komuniste, plus dembele ndaj kur shohin pasqyrimin e vetes ne kohe nisin bejne si histerik. Kendveshtrim interesant ky tek tema
Interesant. Ne fakt po ishte xhesi gjekundi keq do e kete nexhi. xhesi ha ministria e deputete jo me nexhmijen qe tani eshte katandisur si ujkonje plake ? ?
zonja /zonjushe Hitoveizi
eshte kollaj te marresh ne goje nje vejushe 95 vjecare
jane turrur 3 miljon shqiptare per ta mundur por dhe nje kufome nuk e mundni dot
kur ishte ne moshen tuaj ajo mundi xxhaferr devat dhe abaz kupat…dhe kjo xhezika qe eshte portreti rinise se patatinave
Ndiqi rrjeshtat me poshte te kuptosh pse u cuan MAN KUKALESHT sot kunder kesaj plake me nje kembe ne varr
;;;;;;;;
Nexhmije Hoxha: Unë isha korrekte dhe kam luftuar. Nuk rrija fare në një shtëpi e të ngulesha aty. Më njihnin mirë me shtypin, mbledhjet. Jam njohur me shumë e shumë familje, madje edhe të niveleve të larta.
Në Tiranë, zakonisht bëheshin “Copri Fuoko”, ndalim qarkullimi, që nga ora gjashtë e darkës e deri në gjashtë të mëngjesit. Nesë kishe ndonjë problem, duhet të shkoje në atë komandën e tyre edhe të të shoqëronin, psh të veje tek ndonjë grua që lindje në spital.
Dy herë ka ndodhur gjatë ilegalitetit tim në dy vjet, kam përjetuar dy herë Ndalim-qarkullimikomplet të qytetit, siç bëhet për regjistrimet, që nga mëngjesi çdo familje do të rrijë brenda dhe kontrollohej si me fshesë çdo shtëpi. Kontrolli i parë më ka gjetur të shtëpia e motres së Enverit, Faria. Enveri nuk ishte ato ditë, kishte ikur në Vlorë. Mua më duhej të mbrohesha nga ato spiunët që më njihnin. Unë kisha shumë frikë nga një, quhej Seit Mati, ishte shok i ngushtë i Man Kukaleshit të famshëm, sepse shtëpia e tij ishte shumë afër shtëpisë sime.
Roland Qafoku: Man Kukaleshi ishte komandant i xhandamërisë?
Nexhmije Hoxha: Jo, ishte spiun. Ai ka kontrolluar shtatë herë në shtëpinë time. Unë pashë që ishte Seit Mati, por nuk më njihte se menjëherë u bëra si shërbëtore, me shami, përparëse dhe bëja si budallaqe, laja cimenton, shkallët e bërtisja mos shkel këtu, mos shkel aty. Por po të ishte Enveri aty, do të bëhej një masakër e tmerrshme. Sepse nuk kishe nga të ikje në shtëpinë e motrës së Enverit. Rasti i dytë ishtë në shpinë e një ruseje dhe Malo Frashërit, këto antifashit aktiv, aty prap u vesha si punëtore dhe mora fëmijën e pickoja të qante fëmija derisa ata thanë ik në fund të oborrit, qërohu nga këtej. Ka qënë një shtëpi prapa kryeministrisë së tanishme. Kështu që shpëtova
Pas çlirimit këtë vajzën e rritur e takova në një mbledhje të vajzave universitare. Më tha jam vajza e ruses, unë u gëzova. I thashë më fal se të kam pickuar. Ishtë një vajzë student universitare.
Traktin e parë, në 41’ do të jepej Natën e vitit të ri. Unë me një shoqe tjetër, Gjystina, shkuam. Provo ta fusnim nën derë, kishin shkruar të tjerët, kishte trakte të tjera. Provo në një rrugicë tjerër. Edhe ctë bëjmë. Provuam në një rrugë tjetër, ajo një krah, unë një krah. Kur futi traktin nën një derë, u hap dera menjëherë dhe ajo iku me vrap. Unë mbeta qorr sokak. Kishte siklet se çkishte ndodhur me shoqen që iku, sepse ajo kishte ilegale në shtëpi. Ishte ajo shtëpia ku kishim ne arkivin. Në atë shtëpi u kap arkivi në 41’ dhe gjetën material të anëtarëve të parë, ku isha edhe unë. Në bazë të saj, më dënuan 13 vjet burg në mungesë, pastaj e plotësoi Sali Berisha, kur më dënoi me 11 vjet burg. Më atë vendim edhe prinderit e mi, u internuan. Pastaj kishte dokumenta të armikut qëmë kërkonin deri në Strugë, sepse atrëherë ishte hapur kufiri. Pastaj me 4 shkurt, masakra, ishte shumë e rëndë.
Roland Qafoku: Kush e bëri?
Nexhmije Hoxha: E bëri pikërisht nën atë hijen e gjermanëve, gjith kaloshët e baraktarët e veriut.
Roland Qafoku: Xhelal Saravecka thotë në librin e tij që nuk kam marrë pjesë aty, sepse emërimin e ka marrë dy ditë më vonë?
Nexhmije Hoxha: Jo, por ishte Xhaferr Deva.Në këtë natë ato kontrolluan shtëpinë time,poshtë në një bodrum që kishte organizuar nëna ime që nuk kishte hyrje nga jashtë ishte vëllai im, dhe një korrier i Elbasanit që u vra më vonë, Kadri Myzyri. Aty rrëmbyen radion. Ndërsa djalin e xhaxhait tim, që ishte si vëllai im e vunë me shpatulla mbas murit, dhe do ta pushkatonin siç pushkatuan 74 veta. Por, ai ishte tip i zgjuar dhe i tha po dal se unë jam mysliman, së pari duhet te bi ne sheradet dhe filloi ritin. Mercenari hapi sytë dhe i tha shefit që ma lë mua këtë, ta çoj te të arrestuarit. Gjimnazet e asaj kohe u mbushën me të arrestuar, përveç atyre që pushkatuan.
Roland Qafoku: Keni vrarë ndonjë?
Nexhmije Hoxha: Jo, ballë për ballë me armikun, jo. Kisha një automatik anglez, shumë të lehtë. Kisha edhe një revole angleze.
Roland Qafoku: Ke qëlluar për qef por jo në Luftë?
Nexhmije Hoxha: Në Pezë, për herë të parë që bënin qitje me Abaz Kupin. Unë me qetësi qëllova në gur, kurse Abaz Kupi jo. Pastaj bëri histori Haxhi Lleshi. Që këtej unë shkova në Shqipërinë e Mesme. I jam shumë mirënjohëse luftës, sepse jeta partizane më bëri të njoh më shumë se gjysmën e territorit të Shqipërisë.
un me hesiken!!
jo mor vlla! kurr!
deputeti bani be
se s ka q.. qyshkur ka le
Xhesika duhet sot,droge .prostitucion,vrasje,shkolla ska fare,homo,varferi per keto eshte Xhesika.
Nuk mund te shkruaj me gjate se nuk mend te merrem ; Pashe foton e kesaj vajzes Jonida Hitoveizi dhe lexova dhe shkrimin e saj. E di si eshte? Delja kur pjell qengjin mbas gjysem ore a me pak a me shume nxierr shtratin jashte dhe çobani e ruan se shpesh e ha vete dhe pastaj nuk ben qumesht. Keta lloj gazetaresh edhe si kjo apo Luljeta Progrin , kane ngrene shtratin e nenes kur kane lindur dhe s’kane per te na thene kurre gje te mire. Te pres une qe te me trgojne shurdhjesat historine apo te me bejne krahasimet!