Papunësia e të diplomuarve e grriu rininë.
E para, sepse sapo hyjnë në universitete, të rinjtë e dinë që për profilin ku studjojnë kanë shanse vetëm 1 në 1000 për të gjetur punë.
E dyta se edhe këtë shans kaq të vogël nuk e marrin dot duke mësuar sa më mirë, por me mik ose me lekë.
E treta, edhe shkollat universitare, duke mos ditur se çfarë punësh ofron shoqëria për të diplomuarit nuk di se çfarë njohurish t’u japë dhe çfarë profilesh të zhvillojë. Burokracia shtetore pranon profile më tym pa ditur se kujt i duhen dhe për çfarë duhen.
Këtu lulëzojnë ca mashtrues firmash piramidale financiare që shesin diploma si letër se për gjë nuk duhet ajo diplomë. Me lekët që fitojnë tërheqin pêr hundësh ca burokratë të korruptuar deri në palcë. Votojnë ligje, nxjerrin vendime, ndalojnë vendime, etj.
E treta ju ikin vitet e jetës të rinjve duke u fërkuar nëpër banga shkolle duke u vjetruar aty në vend të marrin rrugët e jetës.
Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele.
Turp, turp, turp.
Këtu ka plasur cipa e turpit!
Pse nuk punëson Shqipëria sot?
E para, sepse pjesa më e madhe e ekonomisë është familjare, punojnë arën e kopshtit rreth shtëpisë me vegla mijravjeçare të gjetura në varre ilirësh ose dyqane ku shiten pula të prishura e babi fërkon barkun te banaku. A mund të mendohet që kjo lloj ekonomie të punësojë sociologë, kimista, inxhinjera?
E dyta, sepse gjoja kemi hyrë në ekonomi shërbimesh. Ku ka fabrika, uzina, investime të mëdha në ekonominë prodhuese? Inxhinjerë hekurudhash, kimistë, inxhinjerë druri, e ku e di unë!!!
Ne kemi një ekonomi ku vetëm tabela e shumëzimit duhet. Dhe kjo vetëm për numrat natyralë të plotë se ata me presje dhjetore është fakultative. Ekonomi injorante. Cfarë nevojë ka ekonomia e injorancës për universitete?
E treta sepse dhe ato pak sipërmarrje që kanë një lloj moderniteti, ca banka, shoqëri telekomunikacionesh, a ku e di unë kanë shumë pak vende pune, sa për çunin e xhajës dhe gocës e hallës…
Ju të tjerët çfarë doni mo???
E katërta sepse vende pune ka ndonjëherë, por ato janë për skllevër, në miniera si të kohës të Mbretëreshës Teuta, në gurore si ato ku u revoltua Spartaku dhe filloi kryengritjen e skllevërve, në bujqësi ku duhet të prashishës qepërt e gjyshit me pirunj të kohës të bronxit.
Pse budalla është një i ri dhe e re që pasi ka bërë masterin të shkojë të punojë si skllav për dy lekë, pa asnjë të ardhme.
Te ne ndodh më thoshte një i ri në pishinë dje që qiraja e dhomës ku jetoj është më e madhe sesa rroga që marr si ruajtës kalamjsh të pasurish që mësojnë not!
Yyyy, hipokritë!
Shumë mirë që nuk shkojnë të punojnë në punët e turpit.
Jo se puna është turp, por sepse rinia shqiptare meriton punëra të kohës dhe ka të drejtë t’i pretendojë ato.
Pse çarçafë nëpër hotele do të shtrojë një zonjushë që ka bërë master për diversitet kulturor?
Pse pica me mish të grirë ariu do të shërbejë një djalosh që ka mbaruar studimet për filozofi?
Ikni ore tutje???
Punët e turpit!
Ekonomia e injorancës u kërkon të shkojnë në punë turpi të rinjve me diploma universitare!
Po ashtu është edhe fjala juaj në vesh të shurdhër. Unë jam njeri prej atyre të shumteve që kanë emigruar dhe përveç kohës nuk jam penduar për asgjë. Por Shqipëria është e destinuar të udhëhiqet nga fodullë, për sa kohë që shumë njerëz janë analfabetë.
Artikull skandaloz.
Shkrim turpi,aq me teper nga nje autor qe e mban vehten “dikushi”
Ne tere boten studentet punojne kamarjere apo pjatalares deri ne ate nivel sa qe paguajn univesitetin me te ardhurat e punes se tyre.(NE TIRANE STUDENTET MBUSHIN KAFENETE,kete tregojua lexuesve I dashur artikullshkrues).
Pas mbarimit te UN studentet aplikojne per pune.Gjeja e pare qe kerkojne pune-dhenesit eshte EKSPERIENCA.
Prandaj studentet fillojne pune PA PAGESE ose me nje page shume te ulet DERI NE 3 VJET.Keshtu qe studentet e sapo diplomuar,per te perballuar jetesen,jane te detyruar te gjejne nje pune te dyte(te rendomet) jashte profesionit te tyre.etj.etj .etj
Po ti s’ja paske idene fare si funksionon bota.Shkruan tamam ate qe nuk duhet shkruar. Te te vije turp qe fute kete fryme tek studentet,ne vend qe t’ju ripeseritesh shprehjen PUNA ESHTE NDERE.
Ik ore bythqir komentues. Na tregon ti neve se si funksionon bota e puna. Eshte vertet ashtu por kur je student e do mbarosh studimet por jo tere jeten mor komentues lengaraq. Ne shqiperi tere jeten ngelesh kamarier edhe pse je me master e ke mbaruar me 10. Punet e qeverise leshit. Tall bythen Edi Rama me popullin.
Duhet INOVACION, por nuk prodhohet nga koka te drunjta.
EDHE TI OR QYLAF
nuk je pa mekat ! Dhe e di psene vete e nuk ta do trushkul-lleku ta besh publike per te tjeret, qe po na syrgjynosesh me kaq patos humorian.
Ke provuar ndonjehere te matesh, edhe per engletisje, nivelin e prudukteve tuaja, qe aq shume i trumbeton.
Jane thjesht nje zero me bisht, mjafton te shohesh edhe me te voglen afere te qeverise se edibumeve dhe do bindesh qe te huajt, edhe pse mbeturina te shoqerive te tyre, kane gjithnje paresi.
Provo nje here te rritesh nivelin e mesimdhenjes, qe te jete i konkurueshem me ate perendimor e pastaj vazhdo me trufullimet tuaja qe bejne te qeshin edhe Mazllumen e Bathores, qe edhe pse nene e gjashte femijeve jetime, mban ne xhep dipllomen e filozofise te firmosur nga ti, dora vete, Artan Fuga i romeve te Rumanise.
e me ta lumsha o artan per kete shkrim. bravo te qofte realitet ne shqiperi. kur del ai klosi dhe tall menderen duke thene qe ka me mijera vende pune por nuk jane shqiptaret te kualifikuar. Cfare kualifikimi ke ti Klosi qe je ber Minister? ku ke shkelqyer ti qe te marrim si shembull?
Une jam plotesisht dakort me profesorin e nderuar. Ketu cdo gje eshte seprapthi,eshte e cuditshme por keshtu eshte.Njerzit e shkolluar rrine rrugeve, ndersa administrata publike -politike eshte e mbushur me injorant, me derra pa kurrfare kulture,te neveritshem, ne vend qe te fuksionoje doreheqja qytetare ne te gjitha fushat e nivelet per tu hapur rrugen njerzeve te shkolluar futen neper bunkiere dhe rrine aty deri ne pleqeri,bile nuk japin doreheqje edhe kur jane hajdut e te korruptuar, Vetem ketu ndodh qe qeraja e nje shtepie eshte me e madhe se rroga. Rrogat jane shume te vogla, dhe shume te larta ne raport me asistencen,administrata shume e madhe ,per vendin tone do te mjaftonte vetem 1/4 e saj, disniveli pagave shume i lart. Flitet qe behen reforma ne fakt mashtrohet, kryetaret e partive jane kthyer ne shefa kuadri, nje rumpalle e vertet. Behen gjoja testet e nepuneseve per te hapur vende per militantet, eshte e duhet te jete turp per nje parti politike te merret me kete kategori injorantesh, se ne kete menyre nuk bejme dote shtet kurr. Nje vend pa kushtetute, ate e nderrojne sa here duan, pa pike morali ata qe e shkaterruan dhe ndryshuan kushtetuten tani ,ne vend te japin doreheqjen, therrasin do ndryshuar kushtetuta, hipokrizia nuk ka fund.
injorant je ti zotrote qe liston pune dhe i konsideron turp. prandaj nuk jemi zhvilluar ne prej personave me kete mentalitet.
Ja pra qe tek SOCIALIZMI do perplasni koken,se nuk keni ku shkoni!
Vetem ne shtetin SOCIALIST,te gjithe ata qe mbaronin universitetin punesoheshin ne profilin e tyre!
Ndersa sot,pasi ju MASHTROI Berisha me hapjen e dhjetra KIOSKAVE UNIVERSITARE,tani shkoni punoni kamarier,ndersa femrat e kane VENDIN E PUNES GATI!!!
HAAAAAAA!
Bravo KAPITALIZMI SHKERDHATOKRATIK!!!
Liri-Demokraci!
Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa!!
Ta hame…..MUTIN me garuzhde e jo me luge!!!
Haaaaaaaa!!!
Ik or Fuga se ja fut pordhes si zakonisht.Edhe ti je kot , fare pa eficence, me mendimet e tua te pjerdhura.Ku ka ne bote 25 vjecare qe te drejtojne.Eksperienca eshte e arte, po mund ai filozofi i ri te beje ca vite pica me mish ariu se me siguri do te behet filozof me i mire pastaj.Te shkruaje vepra te medha po mundi.
Kritikat vijne me shume vonese, I nderuar professor.
Kritikat vijne me shume vonese.
nuk e di perse,por po me duket si shkrim idiot.
ky eshte kapitalizmi
kjo eshte ekonomia e tregut
ky eshte tregu qe kemi ne
kush eshte aq i zgjuar qe vajti per studime,mbase kishte me pak zgjuarsi se dikush tjeter qe i refuzoi ata.
zotesia per nje jete me te mire,per pasuri apo para nuk ka lidhje fare me sa diplloma ke apo per cfare i ke ato.
ASNJE PUNE NUK ESHTE TURP.
MOS I OFENDONI ROJET,SHERBYESIT,PASTRUESIT E HOTELEVE APO SHERBYESIT E PICAVE ZOTI FUGA,SEPSE ATO ME DIPLLOME APO JO JANE SHUME ME TE ZGJUAR,LUFTETARE DHE TE GUXIMSHEM SE SA USHTRIA E JUAJ E TE DIPLLOMUARVE ME DIPPLOMA TE BLERA APO NGRITJE SHALESH DHE QE PASTAJ SIPAS TEJE TE RRINE DHE TE PRESIN NGORDHJEN NE DIELL.
MBASE DHE GABOHEM POR PERSHTYPJA IME ESHTE QE KY SHKRIM MBETET NE KLASE BASHKE ME SHKRUESIN E TIJ INJORANT.
PER SA KOHE NJEH HISTORI NJEREZIMI, NUK KA BERE PERPARA ASNJE SHOQERI QE NUK KA NGRITUR SISTEMIN E MORALIT DHE TE LIGJIT.
TE TJERAT JANE TALLAVA,
VERTET MENDONI SE MUND TE ECIM PERPARA ME ILIR METEN, SALI BERISHEN DHE EDI RAMEN NE KRYE?????!!!!!!
QE KETU FILLON NGRITJA E EKONOMISE TONE.
PO NUK KUPTUAM KETE, KESHTU KEMI PER TE ECUR EDHE NJA 200 VJET TE TJERA.
E kuptoni se kemi 25-se vjet qe ne krye te shtetit, te politikes dhe qeverive kemi vetem maskarenj te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
Te cilet nje pune dhe reforme kane bere mire vetem ate te shkaterrimit te Shqiperise dhe te shoqerise shqiptare dhe ja ku jemi sot.
Jemi vendi me i varfer dhe i mjeruar ne Ballkan dhe ne Evrope edhe si popull tani jemi te denigruar kudo qe shkojme, por kemi “nje te mire” qe nuk zeme mend.
Keto derdimen kane arritur me fjalet dhe veprimet e tyre qe anet me negative te nje shoqerie ti kthejne ne virtyte si kush vjedh, kush grabit, kush shperdoron, kush ben korrupsion te quhen te “SHKATHET”, kush genjen, kush mashtron dhe ben demagogji te quhet i “ZGJUAR”. Njeriu i shkrete dhe i zakonshem e ka henger kete lloj “koker ulliri” dhe perpelitet per cdo dite si peshku ne zalle per mbi jetes.
Politika dhe pushteti ne Shqiperi beri ate qe familjeve shqiptare dhe femijeve te tyre t’ju mbushte mendjen qe cdo nxenes duhet te beje shkolle te larte, universitet dhe ne kete menyre do te siguroje pune te mire dhe mireqenie. Kjo ishte thjeshte demagogji dhe ishte per te shtyre kohen e daljes ne pune, pasi politika dhe pushteti ne Shqiperi nuk kishin asnje plaforme dhe program per hapje vende pune te ketij niveli.
Tani doli hapur dhe qarte se shume dege te universiteteve te hapura kot mbas koti nuk te japin asgje, por nje leter higjenike qe kur te fshine bithen te vret sepse edhe kjo nuk eshte per ate pune.
Dy partite kryesore qe kane patur gjate ketyre viteve pushtet kane deklaruar si PD-ja qe do te hapte 250’000 vende pune dhe po keshtu edhe tjetra PS-ja do te hapte 300’000 vende pune te gjitha mashtrime dhe genjeshtra per fushata zgjedhore per te ardhur ne pushtet. Bile nuk perkrahen dhe jane lene ne harrese edhe familjaret e 4(KATER) atyre qe u vrane me 21 Janar. Ku eshte EDI RAMA qe brockullit si gjeli ne maje te plehut, kuptohet se eshte pleh vete.
Perseri tani kemi nje platforme dhe program tjeter qe nuk duhet ti veme vemendjen universitetit por shkollave te mesme profesionale, sepse duke marre profesion kemi mundesi “te medha” punesimi”. Te gjitha keto jane brockullat e rradhes vetem per shtyre sa me shume kohen e daljes ne pune te personit dhe te qendroje ne krahet e familjes per jetese. Pra kjo eshte politika shqiptare.
Qe te kemi suksese duhet qe ne rradhe te pare duhet te hjedhim ne kazanat e plehrave ose edhe akoma me mire ne gropat ew xhirizeve duke filluar nga gangsterat dhe te deshtuarit e politikes shqiptare si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMEN me gjithe familjet e tyre biologjike dhe klanet e tyre mafioze,
Vetem me kete individi, familja dhe mbare shoqeria shqiptare do te bine rehat, do te filloje zhvillimi, begatija dhe seicili te marre ate qe i takon sipas ligjit dhe ne menyre normale. Nuk ka kuptim qe 0,5 PERQIND e shoqerise shqiptare te gllaberoje te gjithe pasurite kombetare te Shqiperise dhe te vjedhe deri ne qindarken e fundit taksa paguesin shqiptar.
Shpresoj qe komenti i im te botohet, se po veme re se komentet qe nuk ju pershtaten, nuk i botoni.