Deklasimi, është një tipar që e ka shoqëruar Partinë Sociaiste qysh në themelimin e saj në vitin 1941 e deri më sot.
Ka ndryshuar vetëm mënyra se si aplikohet, por jo thelbi i saj. Në diktaturën komuniste kjo parti e kishte praktikë të saj-bazë deklasimin e armikut të brendshëm dhe të jashtëm.
Kështu funksionoi Enver Hoxha për mbi 45 vjet. Asgjë nuk ka ndryshuar sot në PS. Deklasimi është praktika më e përdorur nga Edi Rama, por në kushtet e pluralizimit politik.
Debati i nxitur nga Ben Blushi për mungesën e demokracisë në Parti, për shkelje të rregullave statutore, për keq-qeverisje, për kapje të partisë nga njerëz që s’kanë kurrfarë lidhje me PS-në, për kriminalizim të kësaj partie e të tjera, por tentohet të shitet nga Edi Rama si një shpikje e armikut të brendshëm të PS-së.
Deputetë e ministra janë lëshuar në sulm kundër Ben Blushit. Por, ata nuk sulmojnë një tjetër kandidat që është shfaqur në garën për kryetar të PS-së, Eduard Ndocajn, apo si quhet ndryshe deputeti kaubojs i Edi Ramës.
Eduard Ndocaj ka deklaruar ambicien e tij për kryetar të PS-së, të njëjtën gjë ka deklaruar edhe Ben Blushi. Me sa duket, Rama po përpiqet t’i vendosë në të njëtën pozitë për ta bërë këtë mision të pamundur të Blushit, si një garë qesharake. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që Eduard Ndocaj të ketë vendosur të deklarojë kandidimin, pikërisht i nxitur nga Edi Rama.
Në këtë mënyrë, ai tenton që në sytë e socialistëve, ta barazojë Ben Blushin me deputetin kaubojs.
Ben Blushi si do të dontë ta paraqiste Rama
Për Edi Ramën, Ben Blushi është një serhirxhi që di vetëm të flasë e të kritikojë. Ben Blushi për të nuk është një rival dhe jo për shkak se nuk e ka kaluar “vijën e kuqe” të shkeljeve të rregullave të partisë, por për shkak se nuk e ka peshën politike sipas tij.
Ben Blushi është populist sipas Ramës dhe nuk e thotë ai por e gjtihë lukunia e njerëzve që i janë lëshuar kundër Ben Blushit, si: Erion Braçe, Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka, Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri por edhe “beu i Jugut”.
Për Edi Ramën, Ben Blushi është “armiku i brendshëm”, sepse këtë e ka thënë përmes Koço Kokëdhimës. Në fjalimin e tij para socialistëve të Jugut, një javë më parë, Kokëdhima tha se duhet të jemi vigjilent ndaj kundërshtarëve të jashtëm, por edhe atyre të brendshëm që nuk e duan të mirën e Partisë Socilaiste.
Për Gramnoz Ruçin, Ben Blushi: “nuk ka plotësuar ende formularin e ri të anëtarësimit të partisë”. Por nuk ka një përgjigje për akuzat, se në PS ka vdekur liria e demokracia, e as për akuzat e argumentuara se Rilindja nuk ekzistoi kurrë.
Por çfarë përfaqëson Ben Blushi për anëtarësinë e PS dhe më gjërë
Ben Blushi, është një ndër drejtuesit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste në 15 vitet e fundit. Ka qënë rival dhe mbështetës i Edi Ramës në momente të ndryshme.
Guxon gjtihmonë të thotë atë çfarë nuk shkon në parti, duke ndërmarrë deri edhe akuza shumë të ashpra ndaj qeverisjes së saj. Për socilaistët Ben Blushi është drejtuesi i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS në vitin 2009, ku iu bashkuan edhe katër deputetë të cilët sot nuk janë më në PS dhe që për hir të së vërtetës Blushi i la në mes të rrugës.
Po çfarë përfaqëson Eduard Ndocaj për Edi Ramën?!
Një deputet i Partisë Socialiste, për të cilin nuk ka thënë as më të voglën kritikë. Për Taulant Ballën, Arben Ahmetajn, Gramoz Ruçin, Olta Xhaçkën, Erjon Braçen, Saimir Tahirin, Eduard Ndocaj është një deputet i PS-së dhe kandidat i vetëshpallur për kryetar partie. Asnjë kritikë nuk e kanë artikuluar ndaj tij. Në fund të fundit, Eduard Ndocaj ka shpallur kandidaturën për kryetar të PS-së dhe po kërkon të njëjtën gjë si Ben Blushi.
Kush është Eduard Ndocaj për elektoratin e PS-së dhe më gjerë?!
Një deputet që erdhi në Kuvendin e Shqipërisë, përmes listës më problematike të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, sa i përket kriminalizimit të politikës.
Dy muaj më parë, Eduard Ndocaj, erdhi në grupin parlamentar socialist, si e vetmja mundësi për PS-në në Lezhë pas Armando Prengës, i akuzuar nga PS për të shkuarën e tij kriminale, i arrestuar për tentativë për vrasje. Eduard Ndocaj vjen si mundësi e vetme për PS-në, pas dorëheqjes së Arben Ndokës prej mandatit të deputetit, pasi u akuzua nga opozita për të shkuarën e tij kriminale. Për socialistët, Eduard Ndocaj është deputeti që akuzoi publikisht kryetarin e PS-së, Edi Rama se kishte paguar një drekë për të, me shumën 8 mijë euro dhe se kishte dhënë 500 mijë euro donacion për PS-në.
Për socialistët, Eduard Ndocaj është deputeti kaubojs, i cili është bërë shpesh subjekt humori për rrjetet sociale, studiot televizive e faqet e gazetave.
A do t’ja dalë Edi Rama ta barazvlerësojë kandidimin e Ben Blushit me atë të Eduard Ndocajt?!
Përmes deklasimit ndoshta po. Kjo do të ndodhë, nëse Gramoz Ruçi do të vazhdojë t’i trembet Edi Ramës e Koço Kokëdhimës.
Por nuk janë të gjithë njësoj. Mimoza Hafizi, deputete e Shkodrës, ka dalë sot hapur. Ajo i bashkohet Blushit për një Parti tjetër Socialiste, të drejtuar bazuar në statutin e partisë m,bi vlerat që kjo parti ka mundur të akumolojë këto 25 vjet.
Është e pamundur që PS-ja të mos ketë të tjera raste si Mimoza Hafizi. Ndoshta ajo guxoi se është e lirë dhe se Rama nuk e ka një dosje për të, ndoshta se ajo nuk ka shfaqur ambicie për tendera e konçesione.. ndoshta se ajo nuk ka frikë nga deklasimi. Fundja frika nga deklasimi nuk mund ta çojë PS-në deri në atë ditë sa vetëm një deputete grua, të guxojë t’i thotë “Jo” autoritarizimit në PS.
Ben Blushi ka vënë në provë militancën e gjerë të së majtës, nëse do t’i nënshtrohen vullnetit të “beut të Jugut” ashtu siç ata vetë e quajtën, apo do të triumfojë vullneti i lirë i socialistëve të ndershëm./ 27.al
Znj.Progni :A mendoni se Blushi eshte personi i duhur cili i duhet ne keto momente PS-se ?A mendoni se keni bere detyren tuaj si qytetare duke mbrojtur Z.Blushi ,pasi nje qytetar normal mund te pyese se cili eshte kotributi i tij perveçse te nxije dhe te kritikoje pa fakte por vetem me demagogji,i cili ka nostalgji per “kohen” e Nanos,dhe se fundi nga shkrimi tuaj duket se ju anoni ndoshta nga ndonje interes personal… dhe nqs kjo eshte e vertete sot ju e keni antaresuar vehten tuaj ne sektin e “Anaal-isteve”Hoxha,Zheji,Bushati, Froku etj
Po mire mo, Blushi qenka i keqi. Ben Malaj i keqi. Tosi i keq, megjithese jo aq i keq sa te perjashtonte kundershtaret e tij si Rama, Mejdani, Majko, apo dhe Meten qe ne fillim e beri km. Po nqs keta jane te keqinjte, kush jane te miret qe kundershtojne Ed Ramen? Se ne nje parti demokratike nqs nuk ka nje te mire qe flet kundra kryetarit qe ka 7 vjet pa bere zgjedhje, ka nje problem te madh. Keta mund te jene tek per tek te keqin, po nuk mund te jene te tere ata qe i kerkojne Rames llogari te keqinj se pastaj do te thote qe partia qenka kthyer ne bande.
Per” Korcaret” si puna jote ane e mbane Shqiperise.
Rama per fatin tend te keq duke dhjer ne hale na I bije infrakt!
Si I behet hallit, se njerez te gjall jemi.
Do e ket lene amanet qe Partin ta marri Erion Velija,apo ta shesi perseri Gramoz Ruci si heren e kaluar??
Na sqaroni edhe ne qe nuk marrim vesh ju “Rilindaret”e zgjuar,se do vdesim injorant.
Flm Hysni Dajaku. Therrese por realiste satira juaj. Pershendetje.
Kaubojsi është njeriu ishte duhur. Bile Rama vetë e ka propozuar. Kërkon ta lërë partinë në duar të sigurta. Rama vetë do ti kthehet pikturës. Nuk është gjë e vogël të hapësh nga një ekspozitë në çdo qytet të botës ku shkon si kryeministër ishte Shqipërisë. Këtu e kuptoi se do të bëhej më i famshëm se me politik.
mendoj se eshte me shume talles sinonimi si beu i juvut se sa kaubojs megjithese jane te barazvlefshem ne kohe
mendoj se eshte me shume talles sinonimi si beu i jugut se sa kaubojs megjithese jane te barazvlefshem ne kohe
jane te gjithe deputete listash… kane hyre pa u testuar realisht. Beni ligj mazhoritar qe secili ta dije sa i vlen lekura dhe pastaj ti beni CV njeritjetrit se te gjithe deri tani jeni produkte kulisash kafenesh… dhe ju gazetaret kapeni demin nga briret, merruni me ligjin zgjedhor qe te jete i tille qe vota ka vlere – !) ligj mazhoritar (me apo korrektim proporcional) ose 2) ligj STV sic e ka Irlanda (ku nuk ke pishmalleqe kur voton sepse voton per disa alternativa njekohesisht me prioritet te ndryshem). Te tjera jane gjepura. Hidhni themelet persembari dhe pastaj muri ngrihet vete por ndoshta vete bota nuk do ligj zgjedhor me meritokraci dhe duan listat sepse e kane te sigurte gjeopolitiken e tyre.
Ben lodra fjalesh si femer e pa formuar per analiza te thella dhe me kujton gazeten Lapsi ne artikujt e saj pa nivel.
Te lumte mire ja the! Kjo vetem gazetari nuk eshte, hamendje po, opinion I pa-formuar po, por vetem gazetari jo. E para, duhet te marresh prononcimin zyrtar te personave qe permend ne shkrim dhe pastaj te besh analizen e prononcimeve te tyre. E dyta, ne momentin qe perdor epitete derogative per personat qe po shkruan, humb vleren e pa-anesise dhe nuk ja vlen te lexohesh me. Dhe e fundit, ik moj Luljeta bej nje kurs etike perpara se te zhgerryhesh si gazetare e kenaqur ne balten e hamendjeve.
E zeme se Ben Blushi behet kryetar partiet.Jam i sigurte se stani berishist pikerisht kete kerkon sepse e eshte kaq i leshte per tu rrezuar,sepse as nuk ka forcen as organizimin qe i duhet nje lideri.Ps me Edi Ramen e ka futur ne panik komplet pd dhe militantet e saj prandaj cirren se e dine se sa te jete ai nuk kane per te pare pushtet me sy.
Nga 2005-2011 Rama vetem humbi mer budall, u desh bashkimi me “qelbersiren” Meta qe te fitonte perseri.
Sa të kanë pagur mos Zj artikullshkruese. Kot e ke se nuk të zë fjala vend
Luljeta, si mendon ti se Ndocaj nuk ja vlen dhe Blushi ja vlen per kryetar partie? Nuk zgjatem, por realiteti te pellcet syte. Sot jemi ne ekonomi tregu, kapitalizem. Ndocaj eshte nje biznesmen shume i sukseshem, bile jo ne Shqiperi, por ne Itali. Ke ndonje vrejtje se mos ka vjedhur apo marre ndonje tender nga Edi Rama? Ben Blushi veç llafeve, shkrime te librave dhe mendimit e veprimit per shkaterrim te nje partie nen urdhera nga jashte , nuk i kam pare ndonje rezultat ne ekonomine e tregut. Apo di ti Luljeta? Po di thuaje. Ndocaj nuk ka shkolle te larte, Blushi ka shkolle te larte. Por faktikisht nuk vlen me shkolla por rezultati ne jete edhe ne ajo na duhet. Diploma ka plot nga Kristali. Tani, perse na duhet Blushi, per balluket, fjalet apo librat? Cilat hahen dhe vishen nga keto? Po Ndocaj? Ai na jep per te ngrene, per te veshur dhe nuk ben korrupsion se ka ngritur nje pasuri me djersen e tij ne kushtet e kapitalizmit. Duke perjashtuar Ramen, une preferoj Ndocaj per kryeminister se sa Ben Blushin. Disa njerez jane mesuar te qeshin, por qesh me Blushin qe po ulerin se do te drejtoje partine socialiste me pahir njesoj si ai femija: o e dua, o do qaj. Ato qe thote Blushi thote dhe Sali Berisha! Duket se Blushi ka nje wifi qe lidhet me Saliun, kurse Ndocaj nje baballek qe ka rezultate te shkelqyera dhe eshte per te marre shembull nga shqiptaret. Te pakten me ato qe di deri tani. Prandaj mos i beni ysh nje njeriu si Blushi qe s’ka bere asgje, vetem ka prishur se i prishur nga mendja eshte dhe vete. Beji te fala Ben Blushit se Nano e pret, ndersa Kastrioti do ta vere ne listen e deputeteve ne 2017-en.
Partia “Socialiste” ! Partia “Socialiste” ! Partia “Socialiste” !
Partia Jonë e Listës & Prapalistës Të bëra Direkt nga [KRIETARI INË].
Partia Jonë e (BEUT TË JUGUT) ! dhe Partia Jonë e (KAUBOJSIT TË VERIUT) !
Dikush më thotë shkruaj ndonjë rrjesht edhe për HALEATËT Tanë “Socialistë” L.S.I. E LIKES.
O Edo ec perpara dhe mos i pirdh fare keta bythelepiresit e sales. Te gjithe shqiptaret e ndershem te mbeshtesin.
Respekte Znj. Progni per analizen realiste dhe te dobishme ne funksion te hapjes dhe modernizimit te forces sone politike Partise Socialiste. Mendimi alternativ ka bere qe PS te jete e shendetshme dhe jo nje bunker parti si ajo qe shkoi ne opozite.
Perkrah plotesisht mendimin e Blushit dhe jane te mireseardhur edhe zera te tjere potente si Malaj, Hafizi,Mejdani, Brokaj, Pellumbi. Flm edhe atyre qe nuk mendojne si une.
Ore pse nuk botohen komentet? Apo ju te Temas jeni bere si gazeta e Fanes. Turp.
Nje gje se luan topi! Rama nuk te vret si Saliu. E harruat Azemin, Olldashin, Trebicken, Remzi Hoxhen e kushedi sa te tjere do tregoi kur te pyetet ne hetusi.
një moment i kapur bukur nga progni!!
një parti!
një kryetar!
dhe dy pretendent(blushi nuk e ka thënë hapur akoma)për të konkuruar me kryetarin aktual!!
dy qëndrime të ndryshme ndaj këtyre pretendentëve!!
kundër blushit është vënë e gjithë “pjesa e shëndoshë e partisë” përfshirë dhe “fenomenet” BB(braçe dhe balla)!
kundër ndocajt!?asnjë lloj reagimi,për të mos thënë “frymëzimmi”për dëshirën e tij për të kandiduar!!
kur flitet për blushin kemi të bëjmë me sulme nga më injorantet deri tek ato më të sofistikuarat!në sulme përfshihen njerëz nga më injorantët,pa pikë llollogjike,deri tek më të sofistikuarit,që perversitetin e tyre e kanë tek grumbullimi i çdo lloj fakti që mund të godasë të tërë në kohë të caktuar!!
përse nuk ndodh e njëjta gjë dhe për ndocajn??
fare thjeshtë!!
ndocaj ashtu si ka hyrë në këtë valle ashtu po vazhdon!!me “humor”për të mos thënë me palaçollëk!!vlera më e madhe që ai ka paraqitur deri më sot është vettallja!!
dy njerëz të ndryshëm pretendent për një fron që e ka një i tretë,dhe ky i ndryshëm me të parët!!
nga pretendentët njëri,nuk më intereson arsyeja përse ai ka marrë inisiativën e kritikave ose dëshirën për të pretenduar për fronin e kryetarit,ka ngritur probleme që qëndrojnë dhe që duhen me domosdo të riparohen(të paktën ai dhe mbështetësit e tij pretendojnë)!tjetri pretendent të vetmen gjë që ka bërë është shprehja e dëshirës për tu zgjedhur!!ai si një personazh i portokallisë ai ka hyrë në politikën reale të qelbur shqiptare!!
humori me të cilin është marrë vendimi i ndocajt nuk ka bërë gjë tejetër veçse ka bërë një ndërthurje interaktive të politikës reale me humorin e portokallisë!!
frika nga e vërteta,nga ajo që thot blushi,ka bërë që ai të sulmohet!
egërsisht!
nga këto sulme nuk më shqetësojne aspak ato të bëra nga pjesa injorante,e paditur dhe emocionale e elektoratit,si partior dhe atij shtetëror!!në një farë mënyre më shhqetësojnë “kritikët” e medias dhe ata analistë të shitur,por që në fund të fundit ata njihen!!shumica janë të shitur!!kuptohet për bukën e gojës!
ajo që më shqetson është “fenomeni BB”(që e thash më lartë)fenomeni braçe balla!
ky fenomen tergon se ndyrësia politike në shqipëri është ngritur në një nivel shumë të lartë profesionaliteti pervers!!
-balla është,pitbulli i vijës së parë të frontit!!ai ruan shtëpinë nuk lejon që ti prishte gjumi kryetarit,shefit,bossit mbretit!!
-braçe,është ai thëngjilli që mbahet nën hi!!mbahet gjithnjë i ndezur,mbahet gjithnjë gati për të ndezur zjarrin e ri!!
thëngjilli braçe,kultivohet për tu dukur i pastër,i ndershëm,i sjellshëm dhe githnjë kritik i drejtë jo vetëm ndaj kundërshtarit por dhe ndaj padronit të pitbullit balla!!braçja,thëngjilli,është si ai agjenti “i fjetur”!si ai agjenti që nuk e shqetëson askush,por që duhet të veprojë vetëm atëherë kur intersi është shumë i madh!!fenomeni braçe,është shumë më i rrezikshëm se fenomeni balla,sepse lehjen e ballës nuk e dëgjon as pronari i tij,dhe ai e di se balla leh tërë ditën,vënd e pavënd!kurse fenomeni braçe duke qënë se tërë kohën ka qënë “konstruktiv”bersohet shumë më tepër nga masa,sepse “ai ka kritikuar gjithnjë shefin e tij,por këtë radhë e mbron se ka të drejtë”!!
që rama do të mbesë në krye të partisë dhe të qeverisë!?nuk ka asnjë dyshim!!
e vetmia leverdi është se ne pamë se kush fshihet pas “vizionarit”,pas “çunit të tiranës”!!
dëshira e tmerrshme për pushtet!!çmëdnuria për të qënë i padiskutueshëm!!për të qënë në mos zoti vetë,të paktën i biri i tij në tokë!!në atë shqiptaren!
i njëjeti fenomen braçe është shtrirë dhe në një grup komentuesish të vjetër që kanë bërë emër si opozitarë!!por që sot iu është kërkuar të zgjohen nga gjumi!!ju kërkohet që të tregojnë vlerat për të cilat ju është paguar “opozitarizmi”!!
turp!!!!!!