Arrestimi i Spiro Kserës, drejtësia e munguar dhe përkatesia etnike e tij

31 Janar 2016, 16:49Blog TEMA

Nga Panajot Barka

Pardje u arrestua Spiro Kserën, me shtetësi shqiptare e greke dhe kombësi greke, ish deputet i PD-së dhe ish ministër i qeverisë së fundit të kryeministrit Sali Berisha. Sot gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Po, është e vërtetë se arëstimi i Kserës bëri shumë bujë dhe është mëse e logjikshme. Pas 23 vjetesh, kur u arrëstua Fatos Nano, (pa zenë në gojë ish Byroistët), është zyrtari i dytë i lartë i nomeklaturës shtetërore që përfundon në pranga. Në pamje të parë ky akt duket se i shërbën maksimalisht kauzës së deklaruar të luftës kundër korrupsionit shtetëror. Mesazhet që vijnë nga përvoja e deritanishme flet se kauza synohet të ushqehet me koka turku dhe me hallka që nuk janë pjesë të sistemit të vërtetë kupolar, (pra, të ushqehet me hallka që nuk mund të prodhojnë efekte domino, apo fondanë) por tagente të këtij sistemi dhe që nuk mund të prodhojnë rezistencë për shkak edhe të origjinës së tij. Dy momente që rrjedhin nga procesi i vendimarrjës së gjykatës për masën e sigurisë, – ajo që për më shumë se një vit hetimesh Ksera nuk u thirr nga prokuroria asnjëherë për t’u pyetur dhe fakti se ai i kishte të gjitha mundësitë të largohej jashtë shtetit si shumë shtetarë të tjerë, por e arëstuan jashtë shtepisë dhe i sapo kthyer nga Greqia, krijuan handikapin edhe në aspektin procedurial të procesit të sapo nisur gjyqësor.

Në lidhje me këtë konstatim të fundit u vërtetua edhe një herë se fati i të qenit minoritar grek dhe në pozita të larta shtetërore është me një risk të lartë se paguan për të tjerët dhe për atë që je, më shumë se për atë që bën. Në historinë e vet, duke filluar nga qeveritë e Zogut, sidomos përgjatë diktaturës komuniste, por edhe në atë post komuniste, minoriteti grek ka provuar me dhjetra raste ku shërbimi i ofruar në strukturat shtetërore përbënte një risk flijimi në shërbim të sundimit politik.Në vëmendje vijnë Lefter Tallio, Manol Konomi, Mihal Jorgji, Miltiadh Papa e të tjerë emra të kalibrit të lartë nga minoriteti etnik grek. Kuptohet që nga pikëpamja e kalibrit, nuk mund të krahasohet Spiro Ksera, ta zemë me Manol Konomin, por funksionët e njejta, deputet e ministër, i barazojnë ata në aspektin historik. Edhe shkaku i denimit i diferencon. Diktatori Hoxha e rasi në burg për 20 vjet Manol Konomin se ai, si ministër i drejtësisë shqiptare, nuk pranoi politizimin e saj. Spiro Ksera akuzohet për korrupsion nga një drejtësi për të cilën të gjitha palët kërkojnë të dekriminalizohet dhe të pastrohet nga korrupsioni.

Nuk dua kursesi të bëhem mbrojtës i fajit të Kserës nëse ai egziston. Por nga ana tjetër, të gjithë e kuptojnë se, edhe nëse akuza është e vërtetë, tenderi apo tenderat që përbëjnë objekt akuze ndaj tij u zhvillua(n) me shkelje të ligjit me urdhër të tjetërkujt dhe për llogari të fushatës elektorale të PD-së. Në këtë kendvështrim Ksera është viktimë dhe fajtor moral, por me përgjegjesi penale. Pra të kthehet në kokë turku, ku PD-ja mund të ofrojë edhe sininë. Reagimi i PD-së vërteton analizën e mësipërme. Asnjë mbrojtje politike institucionale për Kserën nga partia e tij edhe pse ai u arrëstua si person politik. Dhe këtu nuk shtrohet çeshtja e shfajësimit nga ana e PD-së, se në kushtet kur nga faktorët ndërkombëtarë kërkohet dënimi i funksionarëve të lartë të korruptuar, PD-ja nuk mund të kompromentojë vetën me mbrojtjen e Kserës. (Në fakt PD-ja nëpërmjet deklaratës së vet e pranoi fajin e tij dhe kërkoi hetim dhe gjykim të drejtë ?!! Dhe e kërkon këtë nga një drejtësi që e akuzon për padrejtësi ose drejtësi të paguar. E gjithë kjo duket si një formulë kompromisi që denimi i Kserës të shërbëjë si një mundësi që të mos preken përgjegjesit kryesorë të sistemit të korrupsionit shtetëror. Qëndrimi ndryshe, ose në linjën e vet, i mbajtur nga ish kryeministri Sali Berisha nuk ndryshon asgjë në arsyetimin për një konsensus me hapje te gjerë në mbrojtje të sistemit )

Eshte fare e lehtë të kuptohet kjo, pasi dihet, se korrupsioni dhe vjedhja shtërore, si në të shkuarën dhe në të tashmën është galopan. Në këtë sens, shifrat e artikuluara në ngarkim të Kserës janë qesharake para atyre të zyrtarëve të tjerë të lartë. Eshtë gjithashtu e ditur se padi dhe akuza në organe shtetërore të drejtësisë, apo edhe në medja janë bërë për shumë syresh…. por ftohtësinë e byzilikëve të policisë e të drejtesise po i provon i pari, minoritari grek Spiro Ksera. Mjafonte vetem kjo, që edhe nëse është e vërtet akuza për Kserën, apo e vërtetë se do të ketë dhe arrestime të tjera funksionarësh të lartë, ky proces të mos fillohej me Kseren.

Pikërisht këto fakte bashkë me përvojën e hidhur të afërme dhe të largët të drejtësisë politike neutralizon lergjitimitetin e ashpërsisë së kësaj drejtësie ndaj Kserës. Aq me i rendë do të jetë imazhi për drejtësinë nëse në të ardhmen nuk do ketë arrëstime të tjera zyrtaresh të lartë me korrupsion shumë më drastik e të shumëfishtë. (!) Atëherë çeshtja Ksera do të përbëjë një rast selektiviteti që do të përcjellë shumë mesazhe negative dhe që do të provokonte situata të tjera).

Ky kongluzion nuk  mbështetet vetëm te përvoja e deri tanishme, por edhe te detaji i ditës së premte të zgjedhur nga prokuroria për zbatimin e urdhër arëstit të ish ministrit. Në rastin e Kserës zgjedhja e së premtes nuk shkon paralelisht me rastet e tjera, që pushimet e fund javës që pasojnë të premten të shfrytëzohen për të mënjanuar reagimet e ndryshme. Ksera duhet ta ketë kuptuar tanimë se beteja me drejtësinë do të jetë personale. (“Gabimi” i tij qendron tek fakti se e dinte padinë e dyfisht ndaj tij shumë kohë para vendimit të arëstit dhe as u arratis dhe as u përpoq të blinte pushimin e çeshtjës penale.) Mos prononcimi i Dulës ishte një ogur i keq për të. Dulja është kryetar i partisës së të drejtave të njeriut në Shqipëri, është deputet dhe me origjinë të përbashkët nga një fshat ngjitur me Kserën. (Kush njeh pak nga historia e minoritetit një qendrim i tillë të kujton rastet kur diktatori komunist përdorte minoriatrët për të eliminuar kundërshtarët e tij minoritarë grekë. Mosprononcimi i Dulës e ngarkon me një rol të tillë. Por që e ndërmerr për arsye banale e personale dhe aspak parimore)

Në një pikë të fundit, duket se është menduar se edhe vet minoriteti do të tregohet intiferent ndaj këtij akti, (prania e shtuar e policisë gjatë arëstimit tregoi të kundërtën), se minoriteti di të distancohet nga korrupsioni dhe nga shkelësit e ligjit, qofshin këta dhe njerez të tij. E vërteta është se përfaqësuesit politikë të minoritetit, si rasti i Dulës, kanë arsyet e tyre për të mos reaguar. Por është e sigurt  se minoriteti ndjehet sot i margjinalizuar. Dhe ky margjinalizim nuk është se shprehet me rritjen e aksioneve të Kserës, porse me vendosjen nga ana e minoritarëve të urave me të kaluarën diskriminuese për shkak të kombësisë.

25 komente në “Arrestimi i Spiro Kserës, drejtësia e munguar dhe përkatesia etnike e tij”

  1. xaku says:

    Ha ha ha ha doli skuthi me siguri me autorizim te zagareve te Athines qe i kane kthyer keto “minoritare” ardhacake ne kurva bordellosh per interesat e tyre

    1. Devolliu says:

      T’ëmën e s’ëmës oreee…, po çfar thotë ky greku or aman. Pra hajduti, po të jetë grek, nuk duhet arrestuar se na u margjinalizuaka minoriteti. Pthu, fashist muti !

  2. tfgs1 says:

    SAKT,ne nje bourdhelo sunitesh,normalisht qe do te denohen vec xristianet qofshin ata orth/xe apo katolike………

    1. xaku says:

      Te dogji ha ha ha ha se dhe ti ne nje i tille je kthyer per 5 aspra hale qe qelbesh km larg dhe katoliket leri jasht asaj loje tende te ndyre e te piset antishqiptare si dhe ortodokset shqiptare qe nuk jane shitur si ty ore bajge

    2. bekimi says:

      Po qe se ka shkele ligjet e Shqipoerise…ku do gjykohet..ne Greqi apo Qipro! Shkoni mor pirdhuni ! Kerkoni drejtesi dhe jepini avokat! Jeni ne nje vend europian qe te gjithe jane te barabarteperfshi edhe grekerit.. Ndryshe ndodh ne burgjet e greqdhise!

  3. x says:

    qenke rrote kkkkkkkkkk dhe grek ti o pano

  4. Toni says:

    Dmth meqense dhe ti je i perkatesise greke, (dhe akoma me keq, lobist i vorioepirit, por per kete duhet te mesoni historine se jeni te prapambetur.) Dhe gjithashtu je dhe hajdut, duhet te besh pyetjen, ‘pse ti nuk te arrestuan???’ Dhe une si qytetar shqiptar bej pyetjen, ‘ minoriteti grek ka qene dhe eshte i perfaqesuar ne parlamentin shqiptar, pse minoriteti shqiptar ne greqi nuk ka patur kurre nje perfaqesues ne parlamentin grek??? Dhe une cuditem si eshte e mundur qe disa bije kurvash si puna jote etj, kane goje e flasin nderkohe qe shqiptaret ne greqi vuajne cdo dite per shkak te sistemit bastard grec kunder shqiptareve? ??!!!!!

  5. Labi says:

    Nese eshte e vertete qe ky Ksera akuzohet per 200 mije euro ktheheni ne shtepi dhe jepini flete nderi. Ore jeni ne vete ketu kane fluturuar milion euro koncesione e tendra dhe merrene me kete sojsezin.

  6. qyetari B says:

    Degjo Panajot Barka, Ju si minoritare keni marre me shume se ç’u takon edhe kur ishte Enver Hoxha edhe sot po e po. Dhe akoma ulurini si gjoja minoritar. Jeten qe keni bere ju ne kohen e Enver Hoxhes nuk e ka bere i gjithe populli shqiptar se Dropulli me rrethinat e tij lulezonte dhe nuk i mungonte asgje, po ashtu edhe postet ne pushtet i keni pasur qysh atehere qe nga nenkryetarja e kuvendit popullor; zevendesministra bujqesie e deri ne rrethe. Apo s’te kujtohen te te tregoj emrat? Ndersa sot, duke perfituar dhe nga fqinji yne qe mos qofte, jeni bere kapadai te medhenj ne pushtet, letersi, art, shoqata rreaksionaresh me pretendimin tuaj absurd. Ju jeni nga ata qe keni ngrene buken dhe keni permbys kupen. Harram u qofte. Sami Frasheri u a ka treguar ne librin “Shqiperia ç’ka qene dhe ç’do te behet”, Greket e Shqiperise se jugut jane bujq te ardhur nga Greqia per tu punuar tokat shqiptareve. I moren si hysmeqare dhe ata pastaj ngelen aty. Lexoje se besoj se Samiu nuk ka qene as komunist si Enver Hoxha, por as edhe fashist si Sali Berisha. Prandaj duhet te gjykoni me shtruar qe tu besojme pak. Spiro Ksera ka bere kerdine me vjedhje dhe tallje te shiptareve ne ministrine qe drejtonte, ministria e çeshtje sociale apo jo . Dhe per kete duhet te pergjigjet qofte dhe jeten e tij se nga pasojat e tij kane humbur jeten shume shqiptare qofte brenda apo gjate ikjes nga vendi. Per nje gje te jap te drejte qe arrestimi Spiro Kseres eshte fallco se me perpara duhej arrestuar Ritvan Bode, Arben Imami, Fatmir Mehdiu e mbi ta Sali Berisha, pastaj tu vinte radha ketyre te tjereve apo edhe nga keta te pushtetit te sotem. Por ka dhe nje radhe apo jo. Spriua, pavaresisht krimit qe ka bere e une jam i bindur per kete, eshte “viktime me faj”dhe kapadaillekun e tij e kam pare qe kur ishte prefekt, por mos u merzit, Panajo Barka, se Spirua do dale i pafajshem nga gjykata pavaresishte se ç’flitet. Do vonoje nje çike, por pas daljes do beje nje xhiro ne Athine dhe atje do ta qetesojne mjeshtrat tane te fqinjesise. Vetem populli i ndershem shqiptar eshte i fajshem!

  7. E VERTETA says:

    Eshte genjeshter e madhe. Manol Konomi nuk eshte rrasur 20 vjet ne burg sic shkruan Barkas.
    Turp te genjesh dhe te corientosh popullin. Ai nuk ka bere asnje dite burg.

  8. Guvadari says:

    Si e pesove more Pano,po i thua Dules,duaje armikun tend.Me Dulen e di gnithe dynjaja qe e ke inat por mos harro se ke qene cdo fundjave ne tavoline me Kseren duke i bere temena sa ishte minister kunder Dules.Minoritar spiun je i vetem ne gnithe mknoritetin.

  9. capi says:

    Manol Konomi nuk ka qene as edhe nje sekonde te vetme ne burg, dhe as i ka shkuar ne mendje njeriu qe ta burgoste sepse: Manoli ishte nje patriot i larte shqiptar, nje luftetar i ceshtjes popullore, nje intelektual partiak komunist qe luftoi tere jeten per ate qe sot na mungon aq shume: DREJTESINE SHOQERORE. Manoli e mbylli karrieren e vet ne sherbim te popullit shqiptar si Drejtor i Zyres Juridike ne Presidiumin e Kuvendit Popullor, dhe si anetar i vjeter i PPSH. Ka qene shok i babait tim, dhe e kam njohur e llafosur personalisht ne shtepine e tim eti.
    Maks Konomi duhet ta pergenjeshtroje publikisht zagarin, pseudogrekun, Panajot Varka.
    Gjella me kripe dhe Genjeshtrat me karar, Ore Panajot Varkaxhiu qe nuk je as Grek dhe as Shqiptar po … . Te tille nepunesa te larte kishte qeveria e Meksit, Fatos Nanos, Ilir Metes, Pandeli Majkos, Sali Berishes, dhe tani ajo e Edi Rames!?. Turp.
    Rrofshin Gangsteret e Demokracise Shqiptare!?.

  10. liku says:

    Greqia nuk diskutohet qe ka mekatet e saj kundrejt Shqiperise por me duket qe shqiptaret me shume urrejn Greqine nga propaganda e ketyre pseudogrekeve si ky zagari Barka apo ndonje koke kkk si tfgs1 dhe shume te tjere b…shitur te ketij forumi se sa nga gjestet e grekeve dhe te Greqise te pakten keshtu duket

    1. Alpet Blu says:

      Gabim I dashur “liku”,
      Keta Barkat dhe Tfgs-rat dhe shume zagare te tjere qe lehin dite e nate ne bllogjet tona, i kane zembereket ne Athine.
      Athina dergoi emisarin e saj Janulllatos te shkaterroje Kishen Autiqefale Shqiptare, te greqizoje ortodoksit shqiptare, te shenjoje kufijte e Vorio Epirit me kisha dhe varre greke dhe te ndertoje Kolonen e Peste greke brenda Shqiperise me, minoritare greke si dhe me shqiptare, te rekrutuar nga segmente te sherbimeve inteligjente, te politikes dhe nga vete administrata me e larte e Greqise.
      Nese doni te dini se si do te konkretizohet plani grek i coptimit te Shqiperise, shihni Zajednicen serbe qe. me ndihmen e Brukselit, boshnjezoi Kosoven dhe ligjeroi de fakto, mosbashkimin e saj me Shqiperine, madje edhe njohu varesine e ceshtjes se Kosoves nga Serbia.
      Nese deri me tani nuk eshte realizuar edhe ne Shqiperi Zajednica Greke, kjo ka ndodhur per shkak te falimentimit financiar dhe kolapsit te vete shtetit grek, gje qe i ka shtyre projektet antishqiptare te tij per kohe me te mira.
      Por mos u gezoni, sapo kriza te kaloje do degjoni violinen greke ne Shqiperi dhe al-kapelon e Janulles per somfoni dhe orkester
      Panajot Barka eshte zagari minoritare grek qe leh, kafshon dhe peshtyn mbi Shqiperine, sa here e kerkon Greqia.
      Kete po ben edhe tani, me kete shkrim qe perlyen me helm grek arrestimin e Kseres.
      Per fat te keq, Barka ka te drejte kur thote se nuk duheshin filluar arrestimet me Kseren, aq me teper, kur behet fjale vetem per vjedhjen e ca parave dhe tenderave te shpifura.
      E para sepse Ksera eshte kapur duke vjedhur si hajdut ordiner, pothuajse si hajdut xhepash.
      Dhe dyta sepse nje shtet serioz nuk e fillon gijotinen e ndeshkimit te korrupsionit me pakicat etnike.
      Me siguri, Ksera do lirohet, pa u denuar.
      Ai ka garancite e nevojshme nga shteti grek, per te cilin ka punuar me po aq zell sa edhe Barka.
      Ja pse Ksera nuk edhe ka ikur te rrije e jetoje ne Greqi, si pasha e shkuar pashait.
      Sepse detyra e tij eshte ne Shqiperi.
      Dhe se Greqia eshte fuqiplote ne Shqiperi, edhe me qeverine Rama, sic ishte me qeverine Berisha.
      Shenja e pare qe Greqine po e leshojne kembet ne Shqiperi do te jete percjella jashte sa, pa ceremoni, e Janullatosit, zbimi dhe shporrja e tij.
      Kjo do shenoje edhe aktin e Dyte te Pavaresise se Shqiperise qe nga 1912.
      Dhe ai Kryeministri shqiptar qe do ta beje kete, mund te rradhitet ne nje sere me Plakun e Pavaresise se Pare, Ismail Qemalin.

      1. liku says:

        Te besh Zajednicen greke ne Shqiperi i duhen grekut te pakten 100-200 mije vete te cilet greku nuk i ka se po ti kishte nuk kishte per te pritur deri me sot por pse nuk i ka perpelitet akoma e zeme neqoftese behet Zajednica greke sipas mendimit tend atahere eshte shitur i gjithe Jugu dhe nuk flitet per “vorio epir” me por per ekzistencen e kombit shqiptare

        1. Alpet Blu says:

          Zoti liku, me cilin po bën replikë me këtë koment tëndin, i dyti që ke shkruar këtu?

          Kushdo që e lexon këtë koment tëndin, do të ngrinte supet dhe do pyeste: Me cilin po replikon liku, me ndonjë fantazëm?
          Sepse ata nuk e dinë që ti, zoti liku, po replikon me mua, me Alpet Blu, që ka dërguar një koment replikë për ty.

          Por, komenti im, ku ndër të tjera flitet për Zajednicën greke në Shqipëri, në përgjigje e komentit tënd të parë, nuk është çfaqur nga moderatori, nuk është postuar dhe, tani, është radha ime të çuditet dhe ngrejë supet duke bërë pyetjen: Ku e ka lexuar “liku” komentin tim i cili nuk është çfaqur në bllogun e gazetës?

          Për këtë pyetje ka vetëm një përgjigje llogjike: “liku” është vetë moderatori i komenteve dhe prandaj ai mund të lexojë edhe komentet e dërguara , por të paçfaqura.

          Po supozoj që e gjitha kjo është një ngatërresë jo e qëllimshme, një gabim “i ndershëm”, siç thuhet, i moderatorit të komenteve.
          Zgjidhja e këtij lëmshi është mëse e thjeshtë: Mederatori duhet të çfaqë/të postojë komentin tim të parë që e kam shkruar si replikë të komentit të parë të “liku”-t, ku ndër të tjera, parashtroj opinionin tim për misionin dhe rolin e Janullatosit në pergatitjen dhe realizimin e Zajednicës greke në Shqipëri.

          Dhe tani, në përgjigje të replikës tënde mbi pamundësinë e realizimit të Zajednicës greke në Shqiperi sepse. sipas teje( zoti liku), do të duheshin që grekët të kishin 100-200 mijë vetë këtu tek ne po të them se, është pikërisht kjo që Janullatosi dhe shteti grek po bëjnë, duke bërë nul Kishën Autoqefale Shqiptare të Nolit, duke greqizuar ortodoksit shqiptarë, duke u dhënë 30 mijë pensione “minoritarëve” të moshuar shqiptarë, që në fakt, do të llogariteshin 30 mijë herë 5-8 familjarë që kanë një çift të moshuarish, dmth vetëm me pensionet e dhëna, Greqia mund të pretendojë mbi 150 mijë minoritarë grekë në Shqipëri.
          Tani këtyre, shtojini edhe dhjetra-mijëra të tjerë emigrantë, qytetarë shqiptarë në greqi, që për t’u legalizuar atje, greku i ka detyruar të deklarohen me letra dhe me gjëndje civile si minoritarë etnikë grekë dhe si të fesë ortodokse dhe që, së bashku me fëmijët e vaftisur në Greqi, si dhe me familjarë të tjerë të tyre në Shqipëri, dhe do të kesh edhe rreth 100 mijë të tjerë, qytetarë shqiptarë të deklaruar si ortodoksë të etnisë greke. Dhe na bëhen kështu, rreth 250 mijë grekë-ortodoksë, të cilëve u meshohet greqisht në kishat greke që Janullatosi ka ngritur në Shqipëri, që sigurisht, nuk do të duan të jetojnë së bashku me myslimanët sunitë e terroristë shqiptarë, të ardhurit nga Anadolli, siç thonë dhe u bien daulleve përditë terxhymanët e Janullës, të grekut e të Vorio Epirit, ditë e natë në bllogjet shqiptare, përfshirë hapsirat e Gazetës TemA on line.

          JO, Jo! Këta 250 mijë e kusur qytetarë shqiptarë të jugut, të deklaruar si ortodoksë të etnisë greke në Shqipëri, nuk duan të jetojnë dhe qeverisen nga kjo shumicë sunite, myslimane, terroriste e ardhur nga Anadolli.
          Ata do të duan të vetqeverisen, të kenë Kishën e tyre si aneks të Kishës Greke, të kenë flamurin e Greqisë mëmë, të kenë gjuhë zyrtare gjuhën që meshojnë, gjuhën e greqisë mëmë, të formojnë teritorin e tyre të bashkuar me komunat “minoritare etnike greke”, ( sikurse komuna e Himarrës, psh), të kenë lidhje direkte dhe varësi nga Athina, dhe të vënë veton për çfarëdo legjislacioni shqiptar në hapsirën e tyre, pra as më shumë e as më pak, të kërkojnë Zajednicën greke në Shqipëri, që hapur apo fshehur e ka emrin Vorio Epir.

          Dhe mos horro i dashur “liku”, lum miku, se Evropa/Brukseli, me lobet e ringjallura revanshiste prosërbe dhe progreke që i kanë rrënjët deri në Washington, është gati jo vetëm ta duartrokasë këtë Zajednicë greke në Shqipëri por, njëlloj siç po bën me Thaçin e Mustafën, për Zajednicën sërbe në Kosovë, do ti kapi për zverku Ramat, Bashat dhe Metat qeveritare shqiptare, do t’i zvargi rrëshqanthi, me dhunë e përbuzje deri në Bruksel dhe do t’i ulë në tavolinën e marrëveshjeve me Athinën, të cilën ata do ta nënshkruajnë si lapangjozë, thjesht për hirë të karrikeve të tyre pushtetore, sepse vërtet, kolaboracionizmi nuk e ka marrë emrin nga tradhëtarët shqiptarë, por kolaboracionizmi ka gjetur dhe ka marrë ndër shqiptarët format më të urrejtëshme dhe më monstruoze, duke shkuar dhe gjetur zbatim, përtej kohërave të bashkpunimit nga zori me pushtuesit, për t’u shtrirë edhe në kohë paqeje, thjesht si mjet i qëndrimit në pushtet, duke e kthyer vëndin në një vënd virtualisht të pushtuar dhe popullin në një popull realisht pa liri.

          Dhe athere, i dashur “liku”, lum miku, adio Shqipëria siç e njohim që nga 1912, dhe adio kombi i bashkuar shqiptar, pa dallim feje, krahine dhe ideje, adio bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm.

          Mbetet të jemi çifligu i grekëve të zmadhuar me jugun tonë dhe i serbëve që po kafshojnë veriun e Kosovës.

          Vetëm naivët dhe ata që bëjnë qorrin dhe budallanë nuk e zenë në gojë këtë fantazëm që po i vjen rrotull shqiptarëve.

          Dhe, pikërisht për këtë, kam ndjesinë se mosbotimi i komentit tim të parë, nuk është një rastësi.

          I lutem Redaksisë, t’i çfaqë të dyja komentet e mija.

          1. liku says:

            Tja leme kohes ajo do ta tregoj

            1. Alpet Blu says:

              Po lum miku, t’ja lemë kohës!

              Ndërkaq ju vazhdoni të lançoni Janullatosin, të çfaqni tfgs-të greke në bllogje dhe të çensuroni komentet e mija dhe, me siguri, edhe shumë zëra të tjerë që u bien këmbanave të rrezikut grek për Shqipërinë!

  11. nuk dua te diskutoj arrestimin ,nese ka fakte qe ka vjedhur….nuk perben asnji lloj alibije.

    por nuk dua qe te emerohet grek kur ne vendin tone behet nji loje e poshter dhe e peshtire se gjoja paska grek ,,,kur ne fakt jane puuuuuro shqiptare shume te paster.

    pohimin se nuk ka grek ne Shqiperi e thote edhe ky Theodhori grek ,ish krieminister….qe …….tfg……..nuk e pranon daklaraten e tij …..por ajo eshte bere si deklarate dhe eshte tiposur edhe ne letra ,por edhe ne te gjitha mendjet e njerezve normal !

  12. Sali Bollati says:

    Ky Barka ose me shqip varka nuk e di se ku e ka mesuar fjalen “minoritet etnik”; ai e di mire se ne Greqine “demokratike” nuk njihen minoritetet, pra as ane fjale per ta. Aqe me pake ato si thote ai “Etnike”
    Ksera duhet te ishte shkarkuar dhe denuar nga Berisha(prandaj e mbron sot). Si shpjegohet qe nje minister paguan me paret e shtetit Shqiptar nje nepunes te ministries se Kseres qe punonte ne Athine per te mbeshtetur pretendimet greke nda Shqiperise??! Ky nuk ishte budallallek, por qendrim I paster antishqiptar! Dhe tashti na del nje “avokat alla varka” per ta mbrojtur Kseren se kishte ngritur sauna prane zyres se ministries?? Ore deri kurre do tallen qeveritaret e Tiranes me popullin Shqiptar dhe kurr do fillojne te gjykohen hajdutat milionere te atij populli??

  13. jugori*** says:

    zoti Barka je pikant kur do! Une do te beja nje koment te nje mendimi ndryshe.lexova me larte tek shkrimi tuaj problemet qe ka minoriteti,dhe pse Dule nuk ben oponencen e tije per kete ceshtje etj etj, Po te sqaroj si me poshte,Dules nuk u intereson, ksera eshte me PD?? Mega perse nuk shpreh mendimin e saj per kete ceshtje nuk i intereson, Omonia pse nuk shpreh mendimin e vete?nuk i intereson, E kupton cfar kane bere djemte e minoritetit? jane kthyer ne mercenare,kane haruar fjalen baze \minoritet,qe do te thote minorance,pakice,pakicat rine bashke nuke ndertojne 100 parti, te gjithe e dine qe Kserea ishte hallka me e dobet,ksera eshte askushi me cfar ka ndodhur me Financat Shqiptare keto 20 vjete, por ai do te denohet,do me thush ti Z Barka cfar duan Minoritaret ne PS, PD LSI ,NE Partine Came,etj etj

  14. A.Saraci says:

    Në rast emergjencash, si rastet e përmbytjeve apo zjarrit, të gjithë e kanë shpresën tek ato mjetet ngjyre të kuqe që vijnë nxitimthi me alarme ndezur. Ata janë zjarrfikësit që i përgjigjen çdo telefonate emergjente. Në ditë të tilla, më dashamirësit i falenderojnë, ndërsa ata më pak të tillët numërojnë minutat me të cilat erdhën me vonesë. Kur situata emergjente tejkalohet, askush nuk kujtohet për ta. Shumëpak e di se këta njerëz që futen mes ujit dhe flakëve kanë rroga shumë modeste, gati-gati në kufijtë e rrogës minimale, çka nuk e justifikon aspak punën dhe riskun e tyre. Përveç kësaj, këta njerëz punojnë në kushte gati vetëmohimi,pasi janë braktisur nga vetë drejtuesit e tyre. Futen në mes të zjarrit me veshje prej pambuku në temperatura që i kalojnë 200 gradët. Nuk kanë mjete pune dhe as mjete sigurie. Po drejtuesit çfarë bëjnë?! Sigurisht, dhe ata punojnë, por me një ndryshim, ata punojnë vetëm për interesa personale! Jo shumë kohë më parë për shërbimin zjarrfikës u hartua një ligj i ri, i cili më shumë sesa ligj ishte një dekret gjithpushteti për drejtorin e përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës Z. Alfred Kristuli. Çdo nen i këtij ligji i jep kompetencë të plotë në çdo vendim vetëm drejtorit të përgjithshëm. Duket se Z. Kristuli e ka hartuar këtë ligj me merak për të forcuar pozitat e veta dhe jo për mirëfunksionimin e shërbimit zjarrfikës apo për të mirën e komunitetit. Në ligj nuk ka asnjë saksion nënligjor as për bombulat e gazit që janë një rrezik real dhe as për masat e kasetave elektrike të cilat jo rrallë herë janë kthyer në shkaktare të rënies së zjarreve. Ligji ka vetëm një përparësi, ai është drejtori i përgjithshëm. Ata që varen nga ky drejtor i gjithpushtetshëm, që janë gjithë kohën në terren dhe në punë nuk kanë asnjë atribut. Ka tre vjet që nuk është dhënë asnjë shpërblim për zjarrfikëset, pavarësisht se performanca e tyre ka qenë shumë e mirë. Po aq kohë ka që nuk është dhënë asnjë rritje në gradë për asnjë zjarrfikës, por veç për miqtë e familjes së Z. Kristuli që janë shefi i zjarrfikësve Vlorë dhe shefi i zjarrfikësve Durrës. Për ata zjarrfikësit e thjeshtë drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, nuk ofron dot asgjë, as paga, as kushte, as grada, asgjë! Vetëm një ligj që nis dhe mbaron me fjalën “Drejtori i Përgjithshëm”.

  15. undefined says:

    Brukseli bashke me Athinen i rruaj kkkk Jugut shqiptare ta provojn te bejn te tilla pazare po nuk mori flak gjithe Ballkani se nje shkendi duhet Europes i kane rene breket me keq se grekut dhe jo me te planifikoj te tilla “Zajednica” ne Shqiperi ore Alpet Blu nuk eshte aq lehte politika sa ne shkrimet e tua

  16. toni says:

    Re Panajoti…se parakalo thuaj Kseres te porosise nje qeli per ty afer te tijes se nuk ka me ke ti shtyje vitet Brenda…..hajde jasu kolopedhi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje