Dewi van de Weerd
Ambasadoree Mbretërisë së Holandës në Tiranë
Jam e nderuar që jam ftuar në këtë mbledhje të parë të përbashkët të dy komisioneve (Komisionit të Integrimit dhe Komisionit për Politikën e Jashtme). Ne kemi marrë Presidencen e Bashkimit Europian në Janar të këtij viti dhe ky është sigurisht një event shumë i rendësishëm për Hollandën, por me lejoni të përgëzoj edhe Shqipërinë pasi mendoj se 2016 – ta do të jetë një vit i rëndësishëm për ju. Ju keni bërë diçka që ne nuk kemi qënë në gjendjë ta bëjmë. Ju jeni kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit 2016, pra me lejoni t’ju uroj për këtë event.
Ne fakt ne kemi marrë presidencën në kohë të vështira. Besoj se është e qartë për të gjithë se BE po bërballet me situata të vështira, siç janë fluksi i madh i emigrantëve që po vijnë në vendet e Bashkimit Europian, sulmet terroriste që po godasin vendet tona, tentativat për të përhapur frikë dhe për të fragmentuar vendet tona. Verejmë se po përballemi me faktin se nuk gjejmë përgjigje të thjeshta për këto probleme.
Nga ana tjetër ne kemi kuptuar që suksesi i Presidencës sonë do të varet edhe nga aftësia për t’iu përgjigjur këtyre problemeve dhe për këtë arsye kemi përcaktuar një axhendë të qartë, por është i qartë edhe fakti që kemi të paditura që nuk i njohim, ngjarje të papritura. Aktualisht kjo është edhe puna që po na merr më shumë kohë. Ne po zhvillojmë presidencën tonë duke e bazuar tek agjenda strategjike e Këshillit për 2014-ën, së bashku me partnerët tanë, Sllovakinë dhe Maltën. Ata do të drejtojnë presidencën në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe në gjysmën e parë të vitit 2017.
Ne e kemi bërë këtë sëbashku me qëllim për t’i garantuar vazhdimësi kalendarit europian. Shpresojmë se mund të ndihmojmë Bashkimin Europian të gjejë zgjidhje të përbashkëta dhe mendojmë se roli ynë në këtë drejtim është të jemi ndërmjetësuesit e ndershëm. Si vend që kemi radhën e presidencës, ne duhet të tentojmë vërtetë të ndihmojmë 28 vendet anëtare të gjejnë kompromis. Ju duhet të dini se hollandezët janë pragmatikë dhe ne do të kërkojmë të gjejmë zgjidhje. Mendoj se është e rëndësishme të citoj fjalët e ish ministrit tonë Timmermans ku thotë se “Ne duhet të sigurohemi se ju do jeni pjesë e zgjidhjeve dhe jo e problemeve”…
Ne kemi tre parime që na udhëheqin në këtë detyrë;