Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, numri i personave kontribues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 ishte 655 mijë, ose 94 mijë më shumë se në vitin 2013. Kjo rritje prej 17% e kontribuesve të skemës së detyrueshme lë të kuptohet se ka patur një ulje domethënëse të punës “në të zezë”.
Por a janë të sakta shifrat që ka publikuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore?
Një mënyrë sesi të verifikohen ato shifra është ajo e kryqëzimit me shifrat e Thesarit të Shtetit, ku pasqyrohen kontributet. Sipas këtyre shifrave, kontributet totale të sigurimeve shoqërore në 2014-ën ishin 61.4 miliardë lekë, ose 21% më shumë se në 2013-ën. Gjë që tregon se rritja e numrit të kontribuesve me 94 mijë, të deklaruar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, verifikohet nga rritja e kontributit total të regjistruar në Thesarin e Shtetit.
Për vitin 2015, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ende nuk ka publikuar numrin e kontribuesve të regjistruar në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, por të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se kontributet totale janë rritur vetëm 0.2 miliard lekë në krahasim me 2014-ën. Pra, duket se gjatë 2015-ës, nuk është shtuar numri kontribuesve të regjistruar në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, krahsuar me 2014-ën.
Zero kendej , zero andej. Ik vete ooo Rama.
Mos prit votimet.
Personalisht jam qe asnje nuk duhet te punoje pa paguar sigurimet shoqerore. Me shume i duhet dhene perparesi pageses se sigurimeve shoqerore se sa ndonje kuponi tatimor. Per kete duhet te kete masa drsatike apo gjoba te atilla qe askush te mos kete guximin te mbaj njeri ne pune pa sigurime shoqerore, ne raport me gjobat per mos paisjen me kuponin tatimor