Motivimi për të shkruar këto radhë ishte mjaft i fortë, pasi u njoha me shqetësimet e specialistëve të energjetikës për problemin, që lidhet me domosdoshmërinë strategjike të ndërtimit të HEC Skavicës shumë më parë se sa ndërtimi i HEC Katundi i ri, që do të dëmtonte sipas mendimit të tyre në mënyrë të pakthyeshme të gjithë zhvillimin afatgjatë të kaskadës mbi lumin Drin.
Në Shqipëri shpesh herë, për fat të keq qëndrimet ndaj zgjidhjeve afatgjata kanë qenë sipërfaqësore, të motivuara nga vlerësime të çastit dhe jo të perspektivës dhe për pasojë vendi është ndeshur më pas me pasojat e tyre negative e të pakthyeshme.
Çështja e qëndrimit ndaj sistemit energjetik shqiptar dhe kaskadës së Drinit në veçanti është prova direkte e një qëndrimi të tillë.
Pyetja shtrohet:A do trajtohet kaskada e Drinit si një çështje kombëtare apo si një problem i vogël lokal?
Shqipëria ka fituar edhe me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara me palën jugosllave në atë kohë të drejtën e shfrytëzimit të burimeve energjetike të Drinit të Zi deri në kuotën 485 metër mbi nivelin e detit dhe dihet që marrëveshje të tilla janë mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimi dhe të drejta të tilla janë të pamundura të fitohen përsëri, pasi ato krijojnë mundësi reale për një shfrytëzim maksimal të potencialeve energjetike të vendit.
Fakti që HEC-et e lumit Drin prodhojnë rreth 90% të energjisë së vendit imponon një qëndrim strategjik, kombëtar dhe afatgjatë dhe detyrimisht edhe projektet energjetike në kaskadën e lumit Drin duhet të jenë të tilla.
Konkretisht fjala është për ndërtimin e HEC-Skavicës i cili është argumentuar gjerësisht sipas studimeve shumë të thelluara të viteve më parë, por edhe të atyre më të fundit se është një zgjidhje kyç për të gjithë kaskadën mbi lumin Drin.
Argumentet e specialistëve janë shumë të qarta dhe lehtësojnë dhe vendimmarrjen:
Së pari realizimi i një projekti të tillë do bënte rregullimin shumëvjeçar të liqenit të Fierzës pasi aktualisht ai ka një rregullim vjetor dhe për këtë shkak aktualisht luhatjet në liqenin e Fierzës janë shumë të mëdha dhe këtë e konstaton edhe një qytetar i thjeshtë, pra arrin në nivele minimale në muajt e verës dhe arrin në nivele maksimale në disa muaj të tjerë të vitit duke u shoqëruar me shkarkime shumë të mëdha uji, që nuk prodhojnë energji si dhe që shkaktojnë përmbytje masive dhe me pasoja të rënda me të cilat banorët e zonave të gjera janë ndeshur shpesh.
Së dyti, realizimi i një projekti të tillë strategjik do të bënte pra një rregullim shumëvjeçar të kaskadës së Drinit dhe do të optimizonte prodhimin e energjisë në të gjithë kaskadën, pra do të sillte një eficiencë ekonomike shumë më të lartë dhe do të evitonte edhe një plagë tepër të rëndë si atë të përmbytjeve.
Argumentet shteruese të specialistëve kërkojnë një reflektim të thellë dhe një konsultim të gjerë, që do të mundësonte vendimmarrje afatgjata dhe në dobi të ekonomisë së vendit, por edhe të shfrytëzimit maksimal dhe efektiv të risurseve energjetike të vendit, pasi propozimi i ndërtimit te psh.i HEC Katundi i ri me kuota maksimale mjaft më të ulëta deri në 400 metër, do të bënte të pamundur ndërtimin e Kompleksit Hidroenergjetik Skavicë me kuota shfrytëzimi 445 metër dhe kuotë maksimale 485 metër, duke sjellë për pasojë humbje të mëdha në kapacitetet e shfrytëzimit si dhe pamundësinë e rregullimit shumëvjeçar të liqenit të Fierzës me të gjithë pasojat e rënda ekonomiko-sociale që ajo sjell.
Vendime te tilla kaq të rëndësishme dhe me pasoja kaq të mëdha për ekonominë dhe energjetikën si dhe me humbje mundësish të paçmuara kërkojnë vizion, transparencë, debat dhe trajtim si problem realisht kombëtar dhe aspak si një problem lokal, pavarësisht nga çdo qëllim i mirë i momentit.
Vendi ka ende për fat të mirë ekspertë nga më të mirët në Europë, që duhet të përfshihen në këtë debat dhe të dëgjohen nga ne të gjithë.
mos merrni specialistetet e vjeter se kane mbaruar shkollen ne kohen e Enverit duhen doktore te tipit KRISTAL perndryshe na vjen drite komunistr.
Te pershendes per shqetesimin kombetar te HC te Skiavices.Ishalla nuk eshte ne programin e LSI se Fahri Balliu gati eshte me vajzen 18 vjece per HC.
Hc ne shqiperi si gjithekudo u shkaterruan sepse ishin komuniste,edhe energjia e vjedhur ishte komuniste,por vjen nje dite dhe fillojne permbytjet,termetet qe nuk pyesin per komunizmin.ka kohe qe Shqiperia po ndeshet cdo dite me probleme shume te mprehta si te energjise ashtu edhe te ujit.Dikur merreshin instutute te tera me keto pune,punonin njrzit me zote dhe mjeshtra,si Gjadri,Ismaili,Radovicka etj njerez te mrekullueshem.Per ti hyre nje pune te ketille ky shtet qe nuk dihet se cfare eshte,ska byth dhe as njerez per kete pune.Ngelet te lypim nga jashte specialista qe duhet te rrine 3-4 vjet qe shkelin me kembe gjithe Drinin dhe pastaj qeveria(nqs ka qeveri) ta japi me koncesion.Skiavica ka qene qe me 1979 per tu filluar ,por Berisha e shkaterroi fare sa dhe Fahri Balliu qe eshte bothues pa koke mori persiper me vajzen qe te ndertoje diku nje HC.Pika qe su bie,po ku pyet haleja per pordhe.
Une di se vite me pare eshte bere nje studim i plote i per shfrytezimin energjetik te lumit te drinit . kane qene aktivizuar ne kete studim Katedra e Hidroteknikes e Universitetit te Tiranes si dhe Instituti i projektimeve hidroenergjetike te Shqiperise . Kane marr pjese ne keto studime , shkencetaret , personat me te ditur e me te shquar te kesaj fushe . Di pon ashtu se ne aksin e propozuar te Skavices ka punuar nje ekspedite gjeologjike per njohjen e ndertimit gjeologjik dhe per te bere te mundur percaktimin e llojit me te pranushem gjithe perfshires studimor te diges. me sa jam ne dijeni mendimi i studiuseve synonte drejt mbeshtetjes ne brigjet e drinit duke kerkuar dertimin e nje dige te tipit Hark. Kjo kerkonte studime me te thelluara , llogaritje dhe teknologji me te perparuar te prodhimit dhe perpunimit te Betoneve , Keto studime jane bere duke e paraqitur kete veper te rendesise kombetare dhe jo lokale.
Skavica nje truall i enderruar, nje pasuri kombtare jo vetem neutralizuese por edhe perfituese ! Perse po vonohet Skavica prej dhjetra vjeçare pa u ndertuar? Sepse Sali Berisha nuk kishte kohe 8 vjet qe ta bente, te shpetonte dhe Shkodren dhe gjithe ultesiren nga permbytjet, por edhe te shtonte dhe energjine elektrike per ate vend. Njeriu do ushqim, uje dhe drite qe te rroje normalisht. Jo se nuk vlejne te tjerat si ndertimi rrugeve apo infrastruktures tjeter, por pa keto vdes. Enver Hoxha edhe sot mban shqiptaret me energji elektrike (rreth 90% te prodhimit te saj eshte ndertuar nga ai), ndersa Skavica ngeli duke u zvarritur deri ne vitin 2015 dhe te shohim se kur do behet. Po ashtu lumi Vjosa u la pergjysmen nga Fatosi e Saliu deri sa ja falen Bexhetit te Agonit tv. Katastrofe! Qindra HC ka dhen me konçension Saliu, po ku jane, ku eshte prodhimi, pse importohet? Pra, Shqiperia eshte e kriminalizuar totalisht. Qeveria e Edi Rames duhet te deklaroje publikisht ndertimin e Scavices dhe tjetrit mbi Vjose dhe te shese energji e jo te bleje. Rruget le te ja lere Saliut te dyte kur te vije ne pushtet qe ti riparoje e te shpenzoje aq sa ka shpenzuar per ti bere. Sot nuk eshte shume e nevojshme te ecesh me makin, por me mend sepse teknologjia ka mbuluar çdo qelize te globit dhe pa energji elektrike gjitheçka eshte e vdekur per se gjalli.
Kjo qe konentoni ju i pergjigjet Skavices te madhe qe kerkon permbytje territori edhe ne Kosove dhe Maqedoni. Kush e merr persiper kete?
Se dyti, sa vjecar eshte rregullimi i Skavices? 2, 3, apo 5 vjecar? Sa kohe duhet te mbushet kur dihet qe prurjet do vijne nga portat e liqenit ne Struge dhe nga Radika?
Se treti, kush i merr persiper shpronesimet? A eshte Kalivaci shembull ne kete rast per shpronesime?
Se katerti, nese do kete permbytje, cfare efekti ka ne ekosistem ky ndryshim dhe cpasojs negative ka ne mjedis. Mire qenje pjese te truallit na e moren me 1913 por edhe kete we kemi duhet ta permbytim?
Se fundi pse kuota duhet shfrytezuar si rezervuar dhe jo si minikaskade te tipit runof?
Kjo we konentoni ju i pergjigjet Skavices te madhe qe kerkon permbytje territori edhe ne Kosove dhe Maqedoni. Kush e merr persiper kete?
Se dyti, sa vjecar eshte rregullimi i Skavices? 2, 3, apo 5 vjecar? Sa kohe duhet te mbushet kur dihet qe prurjet do vijne nga portat e liqenit ne Struge dhe nga Radika?
Se treti, kush i merr persiper shpronesimet? A eshte Kalivaci shembull ne kete rast per shpronesime?
Se katerti, nese do kete permbytje, cfare efekti ka ne ekosistem ky ndryshim dhe cpasojs negative ka ne mjedis. Mire qenje pjese te truallit na e moren me 1913 por edhe kete we kemi duhet ta permbytim?
Se fundi pse kuota duhet shfrytezuar si rezervuar dhe jo si minikaskade te tipit runof?
Ka shkruar mire, por si pjese e qeverise e pushtetit, problemin duhet ta ngreje fuqishem ne qeveri deri ne zgjidhjen e problemit
Marreveshja per kredine kineze eshte ende ne fuqi.
Mos e leni Skavicen ne dore te privatit.
Privati mund te jete nenkontraktor nen supervizionin e shtetit.
@ IFC per shpronesimet MOS u merzit fare ne kete shtet qe shet perdite pronat e shtetezuar ne 45 me legalizimet e 7501 asnji kokerr lek nuk shpenzon shteti per shpronesimet.
O Vasil, vasil mbete! Nuk gjykohet Skavica as nga specialistet qe thua ti – nuk i referohesh askujt me emer – dhe as nga deshira per ta sulmuar qeverine. Ju te LSI e keni qejf edhe raftingun, dhe kur eshte fushate, shkoni andej nga Drini dhe beni rafting me rinine. Shko njehere vete dhe hypi gomones ne Gjorice – te Ura e Topojanit dhe shko deri ne Skavice – Kukes, dhe do shohesh me syte e tu se çfare permbyt Skavica. Dhe pastaj kthehu ne Tirane dhe shkruj shkrime. Qeveria juaj, kjo e sotmja dhe 20 vjet qeveri te ketij tranzicioni, i keni ndritur te gjitha punet: ne shendetesi, ne drejtesi, ne ekonomi, ne politike, dhe vetem Skavica ju ka mbetur pa zgjidhur. Skavica, or politikan, permbyt gjithe luginen e Drinit te Zi. prishet ekosistemi dhe perfundimisht Dibra kthehet ne nje vend malor me klime te ndryshuar qe nuk i duhet as dreqit. Skavica permbyt token me prodhuese te Dibres, qe aktualisht mban me buke mbi 40 mije fryme ne menyre te drejteperdrejte dhe furnizon me prodhime ushqimore baze gjithe pjesen tjeter te Dibres. Asgje te mos llogarisim, por me fillimin e ndertimit te diges, 40 mije fryme dalin ne rruge te madhe. Por kujt ia them edhe une: ju plasi per popullin ju deri me tani dhe ju ka mbetur t’ju plase per Dibren. Zoti na ruajt!
Bejeni ose mos hani mut
Vëzhgim
MJEKU PETRIT VASILI SHPALL: “TË MBYTET DIBRA” ?!
Nga Abdurahim Ashiku
Në politikë falet ndërrimi i krahëve. Kur të duash, si të fryjë era e interesit, mund të shkosh herë djathtas e herë majtas, herë në qendër të rrethit e herë satelit rrotullues si hëna rreth tokës e si toka rreth diellit. Mund të dalësh edhe në orbitë e të numërosh yjet.
Në profesion puna qëndron ndryshe. Profesioni merret me shkollë dhe mbrohet me shkollë. Merret me shpirt e ecet me shpirt. Dhe kur bëhesh mjek u shërben njerëzve, i mbron nga sëmundjet dhe nga vdekja.
Dr.Petrit Vasilin nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë që shkolla dhe specializimi, (diplomimi pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë, specializimet e plota pasuniversitare në Tirane (1984 – 1985) dhe pranë Institutit Superior Sanitar në Romë gjatë viteve 1988 – 1991) ta kenë ulur në ndonjë klinikë spitalore apo private dhe tu shërbejë njerëzve.
Unë të paktën jo, por ma do mendja edhe shumë e shumë e shumë si unë. Të gjithë e mendojnë dhe e perceptojnë si politikan, si njeri që del përditë në ekranet e vegjël të televizioneve kombëtare dhe lokale dhe mbush kryefaqet e gazetave me zë, me shkronjë e me figurë.
Sot, 19 janar 2016, e pashë me fotografi e me shkronjë në një gazetë interneti me titullin e kobshëm…
Petrit Vasili: Skavica si një problem kombëtar e jo lokal
Po çfarë thotë Dr. Vasili tash jo në rolin e mjekut por të inxhinierit të kaskadave të Drinit për Skavicën dhe Katundin e Ri, emër ky i fundit që nuk ka mbush ende muajin që ka dalë në qarkullim?
Dr. Vasili qenka njohur pas tash më se tre dekadave …”me shqetësimet e specialistëve të energjetikës për problemin, që lidhet me domosdoshmërinë strategjike të ndërtimit të HEC Skavicës shumë më parë se sa ndërtimi i HEC Katundi i ri, që do të dëmtonte sipas mendimit të tyre në mënyrë të pakthyeshme të gjithë zhvillimin afatgjatë të kaskadës mbi lumin Drin”,
Dr. Petriti (pasi është njohur me një gjë të njohur nga të gjithë) pyet veten!
“A do trajtohet kaskada e Drinit si një çështje kombëtare apo si një problem i vogël lokal?”
Pyet dhe nuk di të përgjigjet as për “kombëtaren” e as për “lokalen”.
Dr. Vasili flet për çështje të mëdha kombëtare duke harruar se kombëtarja pa lokalen nuk jeton.
Unë jam njohur që në viteve 80-të me projektin e Skavicës, me të madhin, me atë me nivel dige 485 metra, digë në ngushticën e Skavicës. Jam njohur edhe me pasqyrën ujore të liqenit, pasqyrë e cila mbyste përgjithnjë 65 kilometra katrore, tokën më pjellore që dibranin e ka mbajte në shekuj me bukë e me gjalpë për shpatën e pushkën dhe Luginën e Drinit nga Mireshi në Reç, të bukur si e ka krijuar Zoti.
Jam njohur edhe me numrin e njerëzve që do të shpërnguleshin (40 mijë) duke lënë nën ujë varret e të parëve dhe historinë që në lashtësi e deri në ditët tona.
Shteti i atëhershëm i kishte edhe çekiçin edhe arrën në dorë. Të shpërngulte nga “toka e tij” për të të vendosur në një tjetër “tokë të tij”. Kështu kishte bërë me Ulzën, Fierzën, Banjën…
Nuk e bëri. Dr. Vasili duhet të hyjë në arkiva, të hap dosjen “Skavica” dhe ta bëjë atë publike. Këtë, deri sot nuk e ka bërë askush. Nuk e bën edhe doktori-politikan
Dr. Vasili, disa vite më parë, kur ishte ministër i Berishës qe pjesë që Skavica t’i jepej një firme italiane. Asokohe doli në skenë jo më diga me 485 metra por diga me 445 metra. Arsyeja ishte thjesht se nuk donin të mbysnin disa toka prona të fshatarëve shqiptarë në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar, ndonëse, siç deklaron vetë ai…
“Shqipëria ka fituar edhe me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara me palën jugosllave në atë kohë të drejtën e shfrytëzimit të burimeve energjetike të Drinit të Zi deri në kuotën 485 metër mbi nivelin e detit dhe dihet që marrëveshje të tilla janë mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimi dhe të drejta të tilla janë të pamundura të fitohen përsëri, pasi ato krijojnë mundësi reale për një shfrytëzim maksimal të potencialeve energjetike të vendit.”
Nuk kundërshtoj në asnjë pikë specialistët, teknokratët, projektuesit dhe ndërtuesit e hidrocentraleve të mëdhenj mbi Drin, Mat etj. hidrocentrale që në saj të vlerës së tyre projektuese e ndërtuese janë të vetmet vepra që japin dritë. Jam i sigurt se në qoftë se nuk do të trembeshin nga shpërthimi i digave doktorët e rinj që erdhën në pushtet do ti minonin e shkatërronin siç shkatërruan çdo gjë të ndërtuar me djersën dhe gjakun e popullit shqiptar.
Nuk kundërshtoj as vlerat e hidrocentralit të Skavicës që ka të PARË furnizimin me ujë të hidrocentraleve të kaskadës dhe të DYTË prodhimin e energjisë elektrike. Ata janë teknikë. Për ta kjo është e para dhe e fundit. Për të tjerat mendon…Zoti.
Dr. Vasili, si mjek duhet të na fliste për “problemin lokal”, për shpërnguljen masive të 40 mijë dibranëve, për ndërtimin me plëng e me shpi të një “Dibre të re” ashtu si u ndërtua “Kukësi i Ri”, “Darëzeza”. “Fajzat”, për spitalet që duhet të ngrihen për 40 mijë banorë, për problemet sociale që lidhen me shpërngulen…
Duhet të na jepte adresën e “Dibrës së Re” !!!
Si politikan duhet të shihte edhe humbjet e mëdha që lidhen me zhdukjen e vlerave arkeologjike (Dibra me përjashtim të kalasë së Grazhdanit nuk ka parë kazmë të arkeologut), për problemet historike, gjeologjike që lidhen me pasuritë e mëdha që lidhen me Luginën e Drinit të Zi. Dibra është një hambar i madh ekonomik.
Si politikan z. Vasili duhet të fliste dhe të flasë para së gjithash për “Rrugën e Arbërit”, rrugë e cila do ta nxjerrë në dritë Dibrën, rrugë e cila do të bëjë që Tirana të jetë më afër me Dibrën (e kësaj dhe asaj ane të kufirit-shqiptaro-shqiptar) se sa me Fierin…
Nuk flet se gojët e liga thonë që boll i ka Dibra “rrugët e dhive” !!!
Shqipëria këto 25 vjet demokraci ka vuajtur shkatërrimin më të madh në historinë e saj, në sajë të “mjekëve-politikanë” me Dr. Sali Berishën të parin nga njëra anë dhe Dr. Petrit Vasilin të fundit nga të dy anët.
Dy vjet të shkuara dibranët u ngritën kundër devijimit të Radikës. U ngritën dibranët e kësaj dhe asaj ane, të Dibrës së Madhe dhe të Dibrës së Vogël.
A do të ngrihen përsëri në mbrojtje tash të të gjithë trevës së tyre ku të parët korrën fitore madhështore kundër pushtuesve osmanlinj dhe pushtuesve serbë?
E shpresoj….
Sa nuk është vonë…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 19 janar 2016
Z. Abdurahim drejt ke fol e kuptoj shqetesimin tuaj por ka nje problem te vogel, nuk mund te ndertosh HEC katundi i ri pa percaktuar me pare se cilin projekt do te implementosh per skavicen pasi ato propozime qe jepen per HEC katundi i ri bejne te pamundur qe te zhvillosh kete projekt me vone. Ju vete permendni propozimin Italian per kete HEC dhe ai ish nje propozim i mire me nje kuote max. 445 msl, por a e dini ju qe keta zoterinjte qe propozojne HEC katundi i ri nuk lejojne as zhvillimin e ketij Projekti. Zoteri i nderuar kur merren vendime te tilla duhet te kete debate te medha midis ekspertve dhe duhet qe te kete trasparence per te percaktuar variantin me te mire dhe me leverdishmeri me te madhe per Shqiperine. keta kusaretg i marrin vendimet dhe per vepra te tilla naten dhe pa asnje vleresim pa asnje diskutim vec me ate qe ofrojne per xhepat e ketyre hajduteve ne qeveri.
Zoteri i nderuar Saliu u fali detin Grekeve ndersa Edi po i fal kaskaden e drinit Turqve nuk e di po me duken te dyja njelloj ne lidhje me intgeresin kombetar te vendit tone.
Xixa e ke thare fare me ate qe thua :”mos merrni nga te vjetrit se do bien drite komuniste”, perifrazim……!!!!???
Skavica e madhe eshte projekti qe duhet por kushton 1 miliarde
Keto para i kane vetem kinezet por qeveria don ta bejne turqit qe te mos prishen balancat gjeopolitike …
Bukur. . Turqia nese si ka parate te hapi krahun sepse edhe po ta ndertojne kinezet kjo do jete prone e shtetit shqiptar
Por nuk mund te pranohet qe meqe miku im turku ska para te ma ndertoje te gjithe shtepine une te kenaqem vetem me guzhinen sepse aq para ka ai
Dhe dicka tjeter pse zoti mere nuk interviston specialistet qe kerkoni mendimet e politikaneve per hidrogjeologji????
Apo kaq liri ka blogu yt te percjelle vetem dekleratat e politikes???