Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje për veprim. (https://www.facebook.com/Gjergj.Bojaxhi/posts/10156350893355361 ) Në të, ai përmend faktin se 16 mijë tiranas iu përgjigjën thirrjes së tij në zgjedhjet e qershorit 2015, dhe më tej shton: “Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë”.
Dhe pyetja është nëse ekzistojnë premisat për një bashkim më të gjerë. Le të analizojmë.
Në 23 qershor 2013, Shqipëria kaloi për herë të parë në historinë e saj të ashtuquajturin “test të Hantigtonit” – gjegjësisht, ndërrimin dy herë rradhazi të pushtetit me zgjedhje në kushte normale. Por sidoqoftë, sistemi politik nuk u ndryshua, si në vitin 1992. Në atë vit të largët, u thye monopoli 50-vjeçar i pushtetit të një partie, nëpërmjet zgjedhjeve paqësore, dhe jo me puç ushtarak apo kryengritje të dhunshme.
Zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pavarësisht rëndësisë së tyre të madhe hantingtoniane, nuk sollën një ndryshim të sistemit triopol PS-LSI-PD (që është pasues i monopolit të PPSH-së). Ky triopol vazhdon të mbizotërojë, pavarsisht se parti të vogla futen në koalicion me njërën apo tjetrën parti të triopolit – të voglat mund të ndihmojnë partitë e mëdha të grumbullojnë disa vota më shumë dhe pastaj thjesht bëhen pjesë e sistemit në ndarjen e tortës së pushtetit.
Dhe a po vjen koha për ndryshimin e dytë të sistemit politik shqiptar, pas atij të 1992-shit? Që kjo të ndodhë duhet që një lëvizje e re politike të krijojë besimin në elektorat se do të futet në garën për pushtet me synimin për të ndërruar sistemin klientelist-patronazhist të triopolit aktual, dhe jo thjesht për të ndarë tortën e pushtetit me të.
Duke analizuar zhvillimet social-ekonomike të çerekshekullit të fundit, duket se terreni për krijimin e një lëvizje të tillë egziston. Vitet kur, të dalë nga varfëria, shqiptarët mund të pasuroheshin me rrugë të shpejta (të ligjshme e të paligjshme), duket se kanë mbaruar. Pallatet që ndërtoheshin me leje korruptive, e që shiteshin që në themel, nuk ndërtohen më kollaj, për arsyen e thjeshtë se nuk ka më aq kërkesë sa ç’kishte më parë (1/3 e banesave janë të pabanuara, sipas Census 2011). Hapja e bizneseve të reja nuk është më aq fitimprurëse sa ç’ishte më parë (pra, është pakësuar edhe mundësia e korruptimit të zyrtarëve me një pjesë të fitimeve të shpejta). Trafiqet e paligjshme nuk janë më aq të lehta për t’u realizuar, sepse trysnia e partnerëve ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm (legalizimi i narkotikëve është thjesht një ëndër e Kokëdhimës…). Dhe së fundi, abuzimi me fondet publike apo punësimin në administratë nuk ka më aq hapësira sa më parë, sepse barra e borxhit publik të akumuluar ndër vite është kaq e madhe sa nuk lë shumë mundësi për manovrime.
Në këto kushte, duket se shumica e shqiptarëve nuk shohin ndonjë hapësirë për pasurim të shpejtë nëpërmjet lidhjes me njërën nga partitë aktuale të sistemit (disa, kuptohet, ende shohin). Dhe ndoshta ka ardhur koha që ata të përkrahin një lëvizje të re politike, udhëheqësit e së cilës do ta shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi.
Dhe ky përbën dhe testin real të nismës më të fundit të Bojaxhiut. A do t’i bashkohen atij “Gjergjë” të tjerë që mund të marrin nga 16 mijë vota në Fier, Durrës, Shkodër, Korçë, etj., duke i bindur votuesit se e shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi?
Kushdo që mendon t’i bashkohet nismës së Bojaxhiut duhet të inkurajohet nga fakti se lëvizje të tilla kanë rezultuar të sukseshme në Europë, si në sondazhe edhe në zgjedhje…
Shqiptaret nuk duan me as PARTI TE DJATHTE e as PARTI TE MAJTE!
Per me pak nuk duan te degjojne kurre sidomos PARTI TE QENDRES qe jane me te RREZIKESHME se te gjithe te tjerat!
Shqiptaret duan nje PARTI TE SHQIPTAREVE,qe te respektojne HISTORINE E KALUAR,vecanerisht LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,te ndajne shapin nga sheqeri dhe PARTIZANEVE T’I NDEROJNE SI HERONJ,ndersa Ballisto-Zogistet si TRADHETSARE!
Ndryshe nuk e mbeshtet njeri!
Po pse nuk e con muhabetin deri te pellazget apo te iliret qe luftuan me romaket, more bir, po e le me Luften NacionalClirimtare?
Bojaxhiu eshte njeriu qe i duhet PD.
Bojaxhiu te luftoje brenda PD, se shume shpejt Basha, Berisha dhe gjithe ata qe kane vjedhur dhe mbeshtesin Berishen, do “punesohen” si te akuzuar apo deshmitare ne Prokurori.
Gjergj Bojaxhi , Kryetari i duhur i PD, ta coje PD ne fitore, ta reformoje, ta pastroje nga kemat qe e kane zene 25 vjet.
Ta shnderroje nga Parti Krahinore veriore, ne Parti te gjithe Shqiperise.
I gjori ti…
Cfare lidhej ka lufta NACL ketu ? Te dyja rrymat besonin ne idealet e tyre /
Partizanet e ty ,tek Komunizmi kurse ballistet ishin antikomuniste .
Keto parti qe jane tani jane pjelle e komunizmit tend
Gjergji eshte ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur,por rreth vetes nuk duhet te kete njerzit e pakenaqur,me testat e partive 3 polare !
Per pasurimin pushtetarve,ekziston skema shume e rezikshme e subvencionimeve,ku lehtesisht grabiten miljona !
Per hajdutet ordiner,sofistikimi i veshjeve,guximi i çmendur,eksperjenca shume vjeçare ne shtete te tjera.
Si gjithmon te ndershmit,jane te humbur !
Koha eshte per “Gjergj Kastriot Skenderbeun” !
Populli Shqipetar eshte tej i lodhur i frustuar nga keto kllounet e politikes. Koalicioni i ndyre i ngjalave nuk dha rezultat . Ky popull zgjuarsine e tij duhet ta tregoj tashme , duke kerkuar me cdo kusht nje force te re politike . BESOJ QE GJERGJ BOJAXHI ESHTE ALTERNATIVA ME E DREJTE PER TI DHENE VOTEN TONE .
JAM E BINDUR ,QE MA ZI SE ME KETO QE KEMI SOT, ,SHQIPERIA NUK DO TE JETE KURRE .
ne nji vend ku bythngritja perpjet demostrohet kudo ,
do me than , se Gjergj s’kan ngel mo
Fitore isllam
o partia e re shqyptare
Vete Bojaxhiu nuk eshte Gjergj por eshte lustraxhi i bojaxhiut Rama. Eshte futur ne politike me Berishen per te bere pasuri te maje ne KESH. Po pasurohet nen shalet e Rames me kompanine e naftes. Askush nuk e beson Bojaxhiun e dale boje se do te jetoje vetem me leshin e dhive per te terhequr votues. Leshi i dhive mund te sherbej per ti bere nje triko leshi Rames per ti evituar burgun e cilesise europiane por jo per te terhequr gjergjer te tjere..Dhe ti Zalo bubi je nje loqe qe mund te sherbesh vetem si balo per tufen e dhive te bojaxhiut!
Ke ndonje fakt ti apo thjesht po ben punen e partise qe te ka punesuar? Po nuk pate fakte, mbylle halen.
EKSELENT,Ruzhdiu ny.
Respekt.
Problemi eshte qe Bojaxhiu eshte pjese e te njetes klase politike. Ai eshte bere i pasur me nje rroge ne shtet apo me nje rroge si emigrant.
Levizja e re e Z Bojaxhi eshte e mirepritur sidomos ne qytetet e medha
Kjo levizje shpresoj dhe deri diku besoj se me ne fund do sjelle shpresen qe aq shume mungon tek Shqiptaret te cilet po aratisen nga vendi i tyre a thua se ketu ka plasur ndonje lufte civile , e verteta eshte se ketu ka humbur shpresa qe pretendonte Rilindja se do te sillte POR AJO NE FUND TE FUNDIT BERI POLITIKEN E RADHES KEQ QEVERISI NJESOJ SI PARAARDHESIT E SAJ dhe qe diten te qeverisjes se saj jo vetem qe nuk solli rilindje( e cila eshte nje fjale e madhe te cilen mund ta realizojne vetem idealistet .dhe patriotet e vertete dhe jo hajdutet e te gjitha partive aktuale) por e thelloi edhe me shume mosbesimin e popullit ne klasen politike
Prandaj besoj se tani eshte momenti i duhur per te lindur nje parti e re me njerez te besueshem sic eshte Z Bojaxhi dhe shpresoj qe edhe bashkepunetoret e tij te kene po te njejtin integritet
Nuk e besoj se gjate zgjedhjeve lokale per bashkine e Tiranes te kene votuar vetem 16000 votues pro Z Bojaxhi me siguri do te kete pasur shume me shume duke llogaritur vjedhjen e votave qe partite e medha e kane zanat por edhe sikur ta marim te mireqene kete shifer me situaten politike dhe ekonomike qe po kalon tani vendi kjo shifer tashme te pakten do te jete dyfishuar
Uroj qe Z Bojaxhi te kete vullnetin durimin dhe kembenguljen per te ngritur nje parti moderne me program te qarte ne radhe te pare per ta nxjere vendin nga kriza ekonomike dhe e besimit
Po po vazhdoni ti baltosni te gjithe kjo eshte strategjia e sherbetoreve te klases aktuale politike duke thene se te gjithe jane pis prandaj sak c ju duhet nje hajdut me teper
Levizja e re e Z Bojaxhi eshte e mirepritur sidomos ne qytetet e medha
Kjo levizje shpresoj dhe deri diku besoj se me ne fund do sjelle shpresen qe aq shume mungon tek Shqiptaret te cilet po aratisen nga vendi i tyre a thua se ketu ka plasur ndonje lufte civile , e verteta eshte se ketu ka humbur shpresa qe pretendonte Rilindja se do te sillte POR AJO NE FUND TE FUNDIT BERI POLITIKEN E RADHES KEQ QEVERISI NJESOJ SI PARAARDHESIT E SAJ dhe qe diten te qeverisjes se saj jo vetem qe nuk solli rilindje( e cila eshte nje fjale e madhe te cilen mund ta realizojne vetem idealistet .dhe patriotet e vertete dhe jo hajdutet e te gjitha partive aktuale) por e thelloi edhe me shume mosbesimin e popullit ne klasen politike
Prandaj besoj se tani eshte momenti i duhur per te lindur nje parti e re me njerez te besueshem sic eshte Z Bojaxhi dhe shpresoj qe edhe bashkepunetoret e tij te kene po te njejtin integritet
Nuk e besoj se gjate zgjedhjeve lokale per bashkine e Tiranes te kene votuar vetem 16000 votues pro Z Bojaxhi me siguri do te kete pasur shume me shume duke llogaritur vjedhjen e votave qe partite e medha e kane zanat por edhe sikur ta marim te mireqene kete shifer me situaten politike dhe ekonomike qe po kalon tani vendi kjo shifer tashme te pakten do te jete dyfishuar
Uroj qe Z Bojaxhi te kete vullnetin durimin dhe kembenguljen per te ngritur nje parti moderne me program te qarte ne radhe te pare per ta nxjere vendin nga kriza ekonomike dhe e besimit
Akoma mereni me kete bojaxhiun edhe ky po klyshi i Sales eshte,se mos eshte ky me i ndershem se te tjeret ,te dime nje gje qe Saliu nuk te emeronte po te mos ishte i bindur qe eshte klyshi i tij prandaj them se edhe ky po nga nje gjelle e Saliut ka dale,prandaj o popull mos e hani cfare thote Zaloshnja e shume te tjere qe komentojne ,se te gjithe jane te vene prej tij.por ne duhet te cohemi e te cfarosim hajdutet te Prokurorise e gjykatesve te tipit GJON
une jam me antonion nuk i heq asnje fjale vetem ajo parti do meshtetet masivisht nga shqiptaret
O taras bulba
Ti sheh akoma endrra me muzhiket neper stepa,por nuk je vetem ke edhe Antonion ne krye te komentuesve.
Ky i paguari Zaloshnja edhe per 5 lek eshte gati me ja marre ne goje Sales,Edit dhe Ilirit bashke. Bejne gabim Gjergji me shoke qe i hedhin nje kocke ketij te felliqurit dhe ndoten edhe vete kot se koti.
@ kaposh sa do qe te kendosh ne paje te plehut je.
Ne me nje gjergj luftuam turqine
Mjafton te ndryshohet kodi zgjedhor
Pa ka gjergje sa te duash.
Do ta besoja gjergjin po MOS t’ ja kishte bere fushaten PS .
O Mato Gruda me rrufsh topin!
ptuuuuu te dhjefsha gjergjin e te gjith gjergjat me tum era kerm ju vjen rrac e piset na qelben TIRONEN.
Kujtova se po pyesje sa “bojaxhinj” do i pergjigjen thirjes se Gjergjit. ?
nejse, duke lene humorin menjane, mendoj se “Levizja” e Gjergjit i duhet vendit. Uji qe s’rrjedh qelbet! Qe politika e Rep. se Shqiperise (edhe e asaj te Kosoves madje) duhet nderruar keterciperisht, kjo as qe s’diskutohet. Nese eshte Gjergji njeriu i afte per kete pune kjo mbetet per t’u pare. Pertej pargjykimeve, une i uroj suksese ne kete orvajtje politike! Shpresoj qe te sjelle nje fllad te fresket ne ajrin e ndotur te politikes sone. Respekte!