Kushtetuta e Shqipërisë, në bazë të nenit 177 të saj, mund të ndryshohet vetëm në qoftë se të paktën 2/3 e parlamentarëve bien dakord për ndryshimin e saj.
Ata, po të duan, ndryshimin mund t’ia paraqesin sovranit popull për miratim në një referendum, ose thjesht e fusin në fuqi menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës.
Aktualisht, të gjithë deputetët shqiptarë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) që duhet ndryshuar kushtetuta, por nuk janë dakord se çfarë ndryshimi konkret i duhet bërë asaj. Një pjesë e deputetevë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) me një version ndryshimesh të përgatitur nga një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj (të mbikqyrur e mbështetur nga SHBA e BE) dhe një pjesë tjetër janë për një version të ndryshëm.
Dhe duket se këto dy versione nuk do të arrijnë të shkrihen dot në një të vetëm, për të marrë më pas të paktën 2/3 e votave në Kuvendin e Shqipërisë.
Meqë të gjithë deputetët shqiptarë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) që duhet ndryshuar kushtetuta, le të bien dakord (nën trysninë e SHBA-së e BE-së), që të ndryshojnë fillimisht vetëm nenin 177, duke shtuar një paragraf që do të mundësonte referendumin kushtetues me dy alternativa, e jo me një, siç është aktualisht.
Me këtë ndryshim të nenit 177, hapet rruga që të dyja versionet e reformës në drejtësi (të cilat nuk duken se do të arrijnë të martohen bashkë në Kuvend), t’i paraqiten sovranit popull në referendum. Në këtë mënyrë, çdo votues mund të zgjedhë në një fletë të thjeshtë votimi alternativën A ose alternativën B, pasi secila palë e deputetëve të ketë sqaruar në fushatë të mirat e draftit të vet dhe të këqiat e draftit tjetër.
Reforma do te miratohhet nga Venecia por nuk do te miratohet nga Kuvendi dhe shume shpejjt do te kemi prishje te koalicionit dhe votime te reja. Referendum jo e jo. Ju kujtohet si bertasin me te madhe Bersiha dhe Meta qe duan hetim nderkombetar per ceshtje te caktuara. po kur erdhi ekspertiza e FBI per videopergjimin META-Prifti e mbani mend qe thane qe kjo ekspertize nuk mund te pranohet se ekspertet nuk jane te caktuar nga gjykata? keshtu do perfundoje dhe reforma. bejne sikur ja lene ne dore Venecias dhe kur ngushtohet laku do thone qe ne jemi vend sovvran dhe kemi institucionet tona. dhe ne perfundim reforma nuk do te votohet
Po cfare kushtetute eshte kjo kur populli nuk ka te drejte te beje referendum? Ky vend udhehiqet apo sundohet? Mire qe eshte faktori nderkombetar se ketu do ishte kthyer edhe ligjerisht sistemi komunist, ne fakt ne kete menyre kushtetuta ligjeron jo shtet demokratik por nje regjim sundues.Shqiperia rrumpall.
Ne Shqiperi ka rregulla nuk eshte shtepi me….tjegulla!
Pse cfare u beme ne si …Zvicra qe ben referendume edhe per pushimet verore??
Po Kushtetuta e jone sikur eshte bere nen monitorimin nderkombetar??
Edhe ndryshimet kriminale te 21 prillit 2008 po mashtu u bene,pra me monitorim nderkombetar!
Bravo nderkombetaret,qe po na perdorin si KAVIE EKSPERIMENTALE!
Ah moj e gjora nene Shqiperi me kete popull idiot qe ke.U vra u pre j masakrua dhe sklla eua tek,te huakt dhe tek ata shiten perseri.Enver Hoxha e kishte mire qe e izoloi Shqiperine nga plehrat e huaja.Nuk lene vend pa fut hundet keto bushtrat perendimore qe i djegte te gjalle Zjarri
Meqe i hyne kesaj Pune te shfuqizojne 7501
dhe legalizimet.
Reforma ne drejtesi eshte absolut e nevojshme per tu bere ,por ne qe njohim politikanet tane ,themi qe eshte ajo e para per tu reformuar . Me keta aktore eshte nje brime ne uje ,reforma ne drejtesi .
jam dakort qe neni 177 te ndryshoj,per keto arsye ,nuk mund te presi populli,qe ndryshimet kushtetutes ti bejn njerzit e kriminuar ,sic pretendohet nga te dyja palet qe sot ndollen ne parlament.populli dohet te votoj kur behet fjal per 2/3 dhe kur behet fjal per 3/5 te pestat te votoj parlamenti dhe nqs nuk ka konsesus te behet prap me referendum.populli ja kerkojn voten per ne parlament dhe sot populli ju duke si ajo BAKTIJA,QE POLITIKA TA PERDORI PER INTERESAT E TYRE sot ata qe i tremben reformes ne drejtesi jan ata qe kan mbajtur peng shqipetaret per interesat e tyre familjare dhe personale,prandaj kushdo qe ka abuzuar ne emer te popullit duhet te ler karjeren politike dhe ti drejtohet drejtis \,qe ka qe e mungur per te fortet dhe politikanet e nivelit te lart.
Ndryshimi i nenit 177 te Kushtetutes me synim pjesmarrjen aktive te popullit ne vendimarrje behet i domosdoshem, pshm. ne rastet kur drejtesia e nje vendi bie ne kthetrat e antishtetit, apo te strukturave mafioze.
Qe drejtesia shqiptare eshte e korruptuar dhe e kapur, kjo as qe diskutohet! Kete e deshmon me se miri absurditeti dhe njekohesisht cmenduria e ndeshkimeve me burg te konsumatoreve fukarenj te enegjise elektrike, dhe mosndeshkimi i pushtetareve te korruptuar, kriminele e hajdute.
Perderisa harbutet qe na kane drejtuar keto 25 vjet nuk pranojne t’i mbajne duart larg nga e ashtuquajtura “reforme”, kjo nuk ka as shancin me te vogel te rezultoje aq e drejte dhe e suksesshme, sa te siguroje per gjithe qytetaret barazine para ligjit, ashtu sic e kerkon nje sistem i konsoliduar demokratik.
Referendumi eshte hapi i pare drejt reformimit te ketij sistemi te kalbur drejtesie.
Ai deputet qe del kundra deshires se popullit per pjesmarrje aktive ne vendimmarrjet e pushtetareve, ai nuk e ka kuptuar akoma detyren e tij si mbrojtes i interesave te qytetareve qe perfaqeson.
Rama ne fakt e dha sinjalin e pare pozitiv ne kete drejtim dhe per qendrimin e tij, meriton te perkrahet, edhe pse koha dicka e vonuar e daljes se tij me kete propozim lene per te deshiruar, se te krijojne pershtypjen e “larjes se gojes” per t’i dale te keqes perpara deshtimit te reformes.
Shume ok per Referendumin ne lidhje me Draftin per drejttesine. Po per zgjedhjen e Presidentit, pse nuk e bejne qe te zgjidhte nga populli, se na plasen shpirtin duke zgjedhur Presidenta vetem per ti patur nen kontroll. Turp qe zgjidhet nje President me 71 vota, nderkohe po vete jane ata qe thone se Parlamenti eshte i mbushur me kriminele. Ne raste te tilla, cffare i bie te jete Presidenti ?.
Dhe konkretisht cfar thote ky nen? Dhe cilat jane variantet e ndryshimit? He, gazetare!?
Sa kohe qe socialistet do te bejne leshime dhe PD te bej si te doje ne do te jemi vend ne tranzicion.Gjate ketyre 25-vjeteve PD-ja asnjeher nuk ka dhene konsensus,kjo eshte arsyeja qe te gjithe presidentet,prokuroret e pergjitheshem e gjithe rastet e ligjeve zgjedhore jane bere sic ka dashur Saliu e PD-jaMos prisni konsensus nga shpellari qe e katandisi kete vend me keq se vendi i fiseve zulu
Ai e ka ne xhep LSI,pasi u di shume nga bemat e tyre,mes tyre ka dhe nga PS.
reforma ne drejtesi duhet te miratohet patjeter me cdo cmim. mjaft u mbajt peng ky vend. amerika dhe evropa duhet te kembengulin qe kjo reforme te behet dhe te gjithe ata qe e pengojne te gjejne vendin sipas ligjit.vendi po shkon drejt gremines , po behet i pajetushem, klases politike te kalbur ndoshta kjo i intereson sepse jane fryre nga vjedhjet dhe korrupsjoni.loja e konsesusit ne emer te pamvarsise eshte per ta zgjatur ne kalenda.