Fjalimi vjetor i presidentit të SHBA preku rrezikun që i kanoset Botës nga terrorizmi. Obama tha se në vitin 2016 SHBA-të nuk kërcënohen nga ndonjë fuqi e huaj, por do mjaftonin një grusht ekstremistësh që nuk kanë asnjë respekt për jetën njerëzore që të shkaktonin dëme të mëdha.
Lajmet e Francës, Gjermanisë dhe shumë vendeve me peshë në Europë dhe në arenën ndërkombëtare hapen me shqetësimin që sjell mundësia e goditjes nga ekstremistët, qofshin këta të Shtetit Islamik, Al Kaedës, Al Nusrës, apo qoftë edhe ekstremistësh të izoluar. Diskursi nuk kufizohet vetëm me masat që duhen marrë për të mbrojtur popullsinë nga sulmet, por edhe si të shmanget radikalizimi i të rinjve, kryesisht me prejardhje arabe që jetojnë në Europë.
Pra masat e marra në disa vende, me rinisjen e kontrolleve në kufij, shtimin e forcave të sigurisë, apo si në rastin e Brukselit ku ushtria është ende në rrugë, nuk konsiderohen të mjaftueshme. Armiku nuk është një forcë ushtarake lehtësisht e identifikueshme. Armiku është një qytetar europian çfarëdo, i cili është radikalizuar dhe rrjedhimisht identifikimi është shumë i vështirë.
Pra lufta nuk kufizohet vetëm me masa policore e ushtarake, sepse nuk mund të jenë kurrë të mjaftueshme. Kërkohet të gjehen shkaqet e radikalizimit të atyre që jetojnë në Europë e madje shumë syresh të lindur me të drejtën e qytetarisë europiane. Zgjidhje përfundimtare se në ç’formë do synohet minimizimi i fenomenit ende nuk ka. Akoma nuk ka një teori që të mbizotërojë mbi të tjerat se me cilat mjete teorike e sociale duhet luftuar ky fenomen.
Me gjithë vështirësinë e Perëndimit për të kuptuar se çfarë i bën të rinjtë muslimanë të arrijnë deri aty sa të vrasin bashkëqytetarët e tyre fare pa shkak, në emër të një besimi, i cili vrasjen, madje edhe vetëvrasjen i dënon rëndë, përpjekjet vazhdojnë të pafundme. Kjo është sfida e Botës së qytetëruar sot. Të gjehet një zgjidhje, e cila përveçse do të frenonte këtë fenomen të tmerrshëm, do ulte edhe ritmin e forcave ultra-nacionaliste, të cilat me teoritë e tyre përjashtuese e diskriminuese vetëm sa do e përkeqësonin situatën.
Po ne shqiptarët a jemi të rrezikuar nga terrorizmi? Perceptimi i përgjithshëm është se jo. Ne nuk jemi të rrezikuar. Jemi shumë të parëndësishëm për t’u bërë shënjestër e terroristëve. Jemi një vend me një shumicë muslimane.
Mirëpo vende të vogla janë goditur. Edhe vende muslimane janë goditur. Ne jemi një shtet laik. Një vend anëtar i NATO-s. Një vend që dënon terrorin dhe ka marrë pjesë në fushatat ushtarake kundra tij. Pra ne nuk kemi arësye të mjaftueshme për t’u ndierë të përjashtuar nga shënjestrat e terrorit.
Por edhe nëse e marrim të mirëqenë faktin se vendi ynë kurrë nuk do të goditet, a mund të rrimë kaq indiferentë ndaj këtij fenomeni? A kemi çfarë të humbasim përveç jetëve njerëzore në rast sulmi? Po. Do humbisnim të vetmen vlerë me të cilën mund t’i mburremi Botës, harmoninë fetare. Nëse në sulmet që godasin Perëndimin do të përfshiheshin edhe shqiptarë, (gjë që ka jo pak gjasa të ndodhë kur shikon numrin e shqiptarëve që i bashkohen Shtetit Islamik dhe organizatave të tjera terroriste) kjo do ta godiste rëndë emrin tonë të mirë si vend e popull me një tolerancë të lartë fetare.
Të rinj shqiptarë marrin rrugën e të ashtuquajurit xhihad dhe askush deri më sot nuk është përpjekur të kuptojë pse. Askush nuk flet për këtë. Shteti është totalisht indifferent. Mediat po ashtu. Udhëheqësit e besimit Islam dalin nëpër studio kur i ftojnë dhe distancohen nga fenomeni, por nuk ndërmarrin asnjë nismë për të kuruar të gënjyerit, trushpëlarët.
Për sa kohë ka shqiptarë që iu bashkohen organizatave terroriste, luftojnë për to, vrasin e ekzekutojnë në emër të terrorit, ne nuk mund të jemi kaq indiferentë. Këta njerëz nesër do kthehen tek ne. Do t’i kemi komshinj, kolegë, bashkëqytetarë. Dhe asgjë nuk na garanton se armët e tyre nuk do të kthehen drejt nesh, sepse ata janë bërë nga ata njerëz që vrasin ata që thjesht mendojnë ndryshe.
Duhet punuar me njerëz të caktuar në zona të caktuara. Kemi një avantazh të madh në krahasim me vendet perëndimore. Ata janë shqiptarë, nuk janë një popullsi e një kulturë e importuar. Njohim mentalitetin me të cilin ata janë rritur. Dimë se cilave vlera njerëzore t’iu thërrasim në rastin e tyre. Sepse traditat me të cilat ata janë rritur janë aty, edhe pse momentalisht të fshehura e të sfumuara nga idetë radikale. Shteti duhet të punojë. Liderët e besimit Islam duhet të punojnë. Mediat duhet t’i janpin kohë këtij fenomeni dhe të mos kujtohen të merren me këtë temë vetëm kur ka ngjarje katastrofale si sulmet ne Paris. Nëse nuk e bëjmë, nesër do paguajmë faturën e indiferencës sonë. Në rastin më të mirë fatura do të jetë prishja e emrit tonë të mirë si popull me tolerancë të lartë fetare. Në rastin më të keq do të na duhet të bashkëjetojmë me terrorin dhe do të jetë vonë për të reaguar.
Artikull cilesor, preciz, sintetik dhe jashtezakonisht i dobishem, neqoftese lexohet nga njerez qe duan e dine te reagojne
Jashtëzakonisht shqetësues problemi që ka trajtuar gazetari Albi Xhunga, çdo indiferencë është me pasoja që nuk duhet ti përsëris. Duhet paraprirë këtij fenomeni nga shteti ,
për të mos lejuar atë që ndodhi në Paris ,Gjermani e Turqi.
Ata qe shkojne ushtare te ISIS nga Shqiperia jane rritur vetem me frymen e islamit ekstrem, sepse i perkasin grupmoshave 25-30 vjecare, te cilet jane edukuar prane fondacioneve te ndihmave islame qe erdhen ne Shqiperi mbas viteve ’90 dhe iu ofruan ndihma materiale e monetare familjeve te varfera qe vuanin per buken e gojes. Nese do te “germohet” ne vite do te dalin se te rekrutuarit nga ISIS u perkasin ketyre familjeve. Jane pergatitur shpirterisht per nje periudhe te gjate kohore per t’u veteflijuar ne emer te Allahut. Kete po e tregon edhe gjyqi qe po zhvillohet ndaj imameve, te cilet shprehen hapur per masakra qe mund te ndodhin edhe ne Shqiperi nga keta njerez.
Shume e goditur miku im
Televizioni duhet te punoje shume per edukimin korrekt te te rinjve ne Shqiperi , Emisionet televizive duhet te edukojne brezin e ri, femijet si dhe mbare popullaten lidhur me te gjitha fenomenet aktuale qe perballet shoqeria shqiptare sot.
…dhe nga e di ky qe myslymanet jane shumice tek ne apo flet me statistikat e zogut. jo or jooo, se ruajme karin nga
feja arabe dhe mjaft te shikosh rugeve si jeton ky popull, i veshur si perendimor, klubet plot, plazhet plot.vera dhe birra det ,sallami ne goje dhe minifundi pa kufij.pirdh ti se feja eshte shprehje e jetes. reziku do vije vetem nga xhamija e madhe ose si thone shqiptaret nga haleja e madhe e erdoganit.
dalngadale po vjen haberiiiiii,……Jena shume voooone,per te reagu!ketu do jemi,kur te plasi.Thnx ateista,islamista,kamunista,berishista,ojq ista,lsi ista,ect,ect,ect….
Si qytetar i 2016 me arsim te larte dhe me familje me femije dhe me i lindur ne Shqiperi 1978 dhe praktikant i besimit Islam
me ide te qarta mbi krijimin dhe per shkencat ekzakte dhe sociale qe ne momentin e hapjes se besimeve ne Shqiperi fenomeni i
ekstremizmit eshte teresisht i justifikuar nga injoranca e kultures se praktikimit te lidhjes shpirterore me Zotin .
Te gjithe besimtaret qe kane gjetur pergjigjen per pyetjen se kush eshte Krijuesi im dhe si ta njoh akoma me shume ndodhen ne nje
faze qe mund te quhet maksimumi i besimit. Me pas me ka renie besimi per shkak te pergjegjesive qofshim familjare dhe personale apo presioni i shoqerise dhe shtetit. pastaj ka ringritje me agjerim dhe faljen e rregullt pastaj ka sprova , pastaj perseri rigjetje te besimit , pastaj sprova , dhe keshtu deri sa vjen momenti kur mbyllim syte per te kaluar ne boten tjeter.
Po zgjatem sepse gazetaret jane bere intrigante dhe e kane transformuar detyren e tyre per te percjelle lajmin e vertete dhe
te dobishem ne nje kategori individesh ku mbizoteron perspektiva per te bere karriere me ane te shfaqeve mediatike dhe nenshtrimit ndaj politikes .
Nga 90 dhe kendej ne Shqiperi nisi procesi i gjate i riskllaverimit te shqipetareve nga sistemi socialist ne nje sistem pseudodemokratik me politika qe vinin nga mendje shterpe te cilat kishin nevoje per modele pluralizmi te huazuara .
Kjo demokraci solli edhe makinerite e reja per menaxhimin e burmeve njerezore dhe pjese e tyre ishin edhe shoqatat bamirese.
Shpreh falenderimin per te gjitha keto shoqata muslimane, kristiane sepse vertet kane bere nje pune gjigande.
Shoqatat Islame mundesur shkollimin e studenteve jashte shqiperise , studente te cilet me deshiren per te mesuar rreth Islamit dhe per te njohur Krijuesin e Vetem , Allahun e Madheruar, nisen studimet e larta , duke qene inxhiniere mjeke , arkitekte ekonomiste etj. Disa ja dolen mbane te tjere nuk i mbaruan dot.
Nje Inxhinier qe behet teolog i fese islame e shpjegon me qarte fene , sesa nje mesues letersie.
Une dua te pyes te gjithe gazetaret. Pse Nuk flisni per vjedhjen qe politikanet po i bejne shtetit shqipetar cdo sekonde, duke marre borxhe marramendese tek FMN , dhe Organizata Gjakpirese te cilat na kane shkaterruar perspektiven ne Shqiperi.
Isis nxjerr naften ne vendet e linjes se mesme , por ate nafte kujt ja shet ? Shkoni dhe beni reportazhe qe te keni nje pune me te cilen te krenoheni dhe mos rrini si lypsat duke pritur lajmet qe ju servirin agjensite e huaja boterore qe e kane bere Shqiperine si
shenjester . Terrorrizmi aktual ne shqiperi eshte ai mediatik dhe pjestare te tij jane mediat qe jane bere si agjensi funeralesh qe shpallin lajmerime vdekjesh tek dera e zyres per te thithur kliente.
Po ne thone se jemi porta e xhihadit. Por 11 shtatori u vertetua se eshte plan i qeverise amerikane per te nderhyre ushtarakisht ne Irak. Charli Hebbo bataklani jane plane per justifikimin e Evropes ne nje gare armatimesh per mbizoterimine e naftes ne lindjen e mesme . Pse, sepse cmimi i naftes u ul dollari ra dhe ekonomia boterore eshte afer krizes. Prandaj duhet edhe ISIS qe te
pengoje uljen e cmimit te naftes. Si pyesni gazetaret ! Jo ata shqipetare sepse jane duke u marre me komisionin e venecias.