Të nderuar pushtetarë, prisja me kërshëri të rishihja Tiranën, qytetin ku jam lindur e jam rritur, jo vetëm nga malli, por edhe për të parë ndryshimet nëpër rugë pas masave të shumëpërfolura të policisë së shtetit dhe asaj rrugore në veçanti. Si konsumator i rregullt i shtypit, i mbaj mend shumë mirë debatet, më saktë zërat pro dhe kundra masave. Disa akuzonin qeverinë se po e kthente Shqipërinë në shtet policor, disa të tjerë ishin pro masave edhe pse shpesh të vrazhda. Pro gjobave edhe pse ishin të kripura. Pro burgosjes në disa raste edhe pse duket masë ekstreme. Personalisht isha pro masave, por tani mendoj se ato masa jo vetëm që nuk ishin të mjaftueshme, por policia e shtetit e sidomos ajo rrugore ka dështuar tërësisht.
Shqiptarët duhet të edukohen. Në pikëpamjen e qarkullimit rrugor Shqipërinë nuk mund ta krahasosh me asnjë vend europian. As me fqinjët. As me Kosovën. Rrugët e Shqipërisë janë të krahasueshme vetëm me vende të botës së tretë dhe ky është turp.
Për t’u bindur për këtë nuk keni nevojë të shkoni larg. Mjafton të shihni nga dritarja e kryetarit të bashkisë. Në vijat e bardha që ndajnë rrugën mes bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, Pallatin e Kulturës me sheshin, apo dhe pjesën e sheshit përpara shtatores së Skënderbeut me pjesën e sheshit përpara Muzeut Kombëtar. Është bash qendra e Tiranës. Janë rrugë ku ju normalisht kaloni çdo ditë. Mjafton të shkosh në njërin nga këto pasazhe për këmbësorë, të kalosh aq kohë sa duhet për të pirë një cigare dhe e shikon katastrofën. Nëna me fëmijë që vrapojnë, të moshuar e të moshuara që vrapojnë, gra shtatzanë që vrapojnë. Lejen e drejtimit të automjetit e kam marrë në Tiranë dhe më kujtohet shumë mirë se instruktori që na jepte teorinë thoshte se këmbësori është mbreti i rrugës. Ai e thoshte për këmbësorët në përgjithësi. Por në këto vende që po përmend (dhe nuk janë të vetmet) sipas kodit rrugor shqiptar këmbësori ka përparësi. Pra makina duhet të ndalojë dhe të kalojë vetëm kur nuk ka më këmbësorë që duan të kalojnë rrugën. Por aty shikon me tmerr se makina i shtyn njerëzit. I shtyn në kuptimin e parë të kësaj fjale. Dhe siç e thashë më lart njerëzit shpesh janë të moshuar, janë fëmijë, janë gra shtatzanë.
Në qytetin ku jetoj nëse nuk respekton këmbësorin te vijat e bardha merr një gjobë prej 250 eurosh, e cila është e kripur edhe për standardin e jetës atje. Nëse e përsërit gjoba bëhet më e rëndë dhe të duhet të dalësh përpara një gjykatësi i cili vendos në lidhje me të drejtën tënde për të drejtuar një mjet motorrik. Por nëse ti vë në rrezik jetën e një këmbësori tek vijat e bardha, kjo është një shkelje e shkallës së tretë nga katër gjithsej. Për ta bërë më të qartë, shkelje e shkallës së katërt është maksimumi që mund të bëjë një drejtues mjeti. Për shembull të mos ndalojë kur punonjësi i policisë ngre tabelën stop. Dhe rrezikimi i jetës së këmbësorëve në pasazhet për këmbësorë në Tiranë e në Shqipëri janë të panumërta. Mund t’i shohë kushdo duke shpenzuar aq kohë sa duhet për të pirë një cigare në vendet që përmenda më sipër. Si më flagrantin do të përmendja kryqëzimin tek dogana. Atje mjafton
të shkosh një mëngjes për të parë tmerr me sy. Makinat iu afrohen vijave të bardha me një shpejtësi që lejohet vetëm nëpër autostrada. Kam bërë dikur një kronikë atje për televizionin ku punoja, por natyrisht që askush nuk e vrau mendjen megjithëse pamjet e njerëzve që vraponin për të shpëtuar kokën aty ku përparësinë e kishin këmbësorët ishin ulëritëse.
Kjo është pjesa e makinave, por kemi edhe pjesën e këmbësorëve. Janë shumë të paktë ata këmbësore që shkojnë ta kalojnë rrugën tek vijat e bardha. Për të parë këta nuk ke nevojë të shkosh kërkund. Mjafton një xhiro me makinë nëpër Tiranë. Ndaj iu bëj thirrje që të shpëtoni atë pak qytetari që ka mbetur në rrugët e Tiranës. Sepse shikon që një pjesë qytetarësh presin me ngulm tek vijat e bardha që dikush t’u japë të drejtën qytetare që iu takon, të kalojnë rrugën të parrezikuar. Dhe ky dikush nuk ka pse të jetë një shofer i edukuar që rastis të kalojë aty. Ky dikush quhet të jetë shteti.
A ka zgjidhje? Ka. A duhen para për ta zgjidhur këtë situatë? Jo. Madje zgjidhja sjell para në arkën e shtetit. Gjobitni me ashpërsi këta lloj shkelësish që i bëjnë rrugët e Tiranës të pa aksesueshme për këmbësorët. Gjobitini me ashpërsi edhe këmbësorët që kalojnë rrugën vend e pavend edhe kur semaforët iu japin përparësi makinave. Dhe që të mos iu quajnë shtet policor, me paratë e mbledhura nga gjobat (që gjykoj do të jenë shumë) paguani edhe disa spote sensibilizuese për qytetarët e shoferët e pamësuar. Fusni disa materiale në shkolla që brezi i ri të mësojë se si duhet të sillet në rrugë. Kjo s’mund të jetë vetëm punë e autoshkollave.
Vërtet mund të keni makina luksoze, por prindërit tuaj ndoshta do të duan të bëjnë një shëtitje në këmbë në qendër të Tiranës nëse kjo do të bëhet e mundur.
Hahahahahahaha
Nuk besoj se sillesh ndryshe ti dhe kur vjen ketu!
Apo reflekton se ke kohe qe ta besh…
Hahahahahahaha
si perfundim nuk dhe asnje zgjidhje…pra ti thua vetem gjobit bam e bam…e pastaj …historia perseritet…
Ta dha shembullin e zgjidhjes o njeri pa tru.
Gjobat i merr edhe ne Zvicer po nuk respektove kodin rrugor,si drejtuesi i mjetit po ashtu edhe kembesori .
Fushata sensibilizuese eshte nje IDE e mire kur ke te besh me nje popull qe se ka ne gjak “common sense”.
Besoj eshte hera pare dhe per ty qe lexon kte fjale.
Nuk jane ligjet apo rregullat ato qe detyrimisht permiresojne nje popull. Mbi te gjitha eshte kultura dhe civilizimi. Fatkeqesisht popullit tone I mungojne te dyja.
Ligjet jan bazat e nje shoqerie te civilizuar
Ligjet nuk duhen respektuar nga frika e gjobitjeve dhe ndeshkimeve por duhen respektuar per te miren e bashkesise (komunitetit).
Ky popull e respekton ligjin vetem nga frika e drurit dhe shembulli me i mire eshte 45 vjecari i Verit.
Nejse,ti meso ta duash kte vend (me plot te meta)e jo ta shesesh per nje grusht para te dhena nga greku.
Ja shiko dy idiotet me siper dhe bindu qe at vend edhe Krishti vet se ndryshon dot.
aty ky jeton ti Mr. Xhunga jane getot e marokeneve dhe arabeve te tjere qe kercenojne sigurine ne evrope. E kuptoj qe si si papune qe je ne Bruksel perpiqesh te ngushellohesh me shkrime te tilla.
Ti me siguri do jesh ndonje qe ka q… dhe ka lene ky Mr. Xhunga.
Te paska mbetur mendja keq ?
Nuk e di sa vjec je dhe ku banon tani Se, pari ne kohen e Enverit e te Ramizit vertet kalimtari duhej ta kalonte rrugen vetem ne vijat e bardha, por vetem mbasi asnje makine nuk po kalonte, pra respektohej makina keshtu qe ne kete pike nuk kemi pasur ndonje tradite qe duhet ta shpetojme por duhet ta ndryshojme. Per sa i perket asaj gjobes nuk e di ku banon por duket si shume e kripur dhe e tmershme me gjithe ato klauzola. Ne te gjithe qytet e medhenj te amerikes, si New York, Boston, Los Angeles, San Francisco etj. gjobe eshte $50 dhe po te kesh recordin e paster mer vetem nje verejtje, e cila fshihet automatikisht n.qs nuk ben ndonje shkelje tjeter per 3 muaj. I vetmi rast qe ti paraqitesh para gjykatesit (dhe kjo ne nje pakice shtetesh) eshte kur ti nuk ndalon kur autobuzi ose furgoni qe transporton nxenes ndalon dhe flush dritat e kuqe. Dhe nje gje tjeter ketu ne me se 90% te shteteve kalimtari nuk gjobitet pavarsisht ku e kalon rrugen.