Ngritja artificialisht e Kalifatit (ISIS) në territoret e dy shteteve sovrane (Siri-Irak), dhe shpallja e “luftës së shenjtë”, ishte një nga ngjarjet më shqetësuese të vitit 2015. Ai vuri në lëvizje krejt botën; vazdon të mbetet problem e në rend të ditës. Përpjekjet për paqe në Siri rrezikohen këtë vit, 2016, edhe me ngërçin diplomatik Saudito-Iranian, i cili thelloi fragementarizimin e faktorëve në Lindjen e Mesme. Një dinamikë e tillë negative për Europën, e cila, edhe kështu ka simptoma dobësimi, mund të bëhet një “anus horribilis”. Po aspekti i problemit ku mendojmë të përqëndrohemi është se në jetën dhe në vijat e luftimeve të shtetit të vetëshpallur, po vazhdohet me fetë, edhe si flamur, edhe si pretekst gjakosjeje, të analizojmë pse ndodh ky paradoks që dukuria fetare, nga një anë mbahet për gjë e madhe, nga ana tjetër, luftohet ashpërsisht. “Jo, – thonë opinionistët, – nuk ka ndonjë paradoks, xhihadizmi është pseudo-fe, ato grupe fanatike nuk përfaqësojnë islamin dhe thirrjen Allah-hydber e përdorin demagogjikisht!” Dhe mbizotëron ky gjykimi, i cili nuk orienton për zgjidhjen e ngërçeve prej feve, duke i hequr bëmat, ajo del dhe më e fituar Pranddaj duhen shqyrtuar edhe ana tjetër e medaljes, thënë ndryshe, duhet parë më gjerë tabloja pluraliste të botës, e ngritur mbi polarizime rrëqethëse e interesa të kundërta, që edhe në infrastrukturë na del: “mendje-mendje kjo dynja, mendja- mendjes nuk i ngjan”. Si duhet ta lexojmë këtë realitet?
Së pari, në botën tonë të dyzuar, janë prezente edhe dy qëndrime diametraisht të kundërta ndaj feve. S`ka reshtur polemika shekullore rreth çështjes: “zoti-njeriun, apo njeriu- zotin”, bota mbetet në po atë polarizim pozicionesh, me dy botëkuptime e kënd-vështrime të konturuara qartë. Grupimin më të madh e përbëjnë ata, që “të besuarit” e mbajnë si “dhuratë të zotit”, e kanë mjet qetësimi e ngushëllimi; i dorëzohen çdo fati, edhe vdekjen e presin më me lehtësi; fenë e trajtojnë si faktor shoqëror, etik e kulturor; e kanë shpallur vlerë, liri dhe të drejtë njerëzore, pa shtruar pyetjen “ç`beson robi e si vepron”. Kanë devizën “Fe dhe Atdhe!”, janë këmbngulës në idenë “pa fe, s`ka kuptim jeta”. Edhe mozaikun, apo diversitetin fetar shqiptar (të cilin Noli e quan “anarki fetare”, të parën midis pesë të tillave, për të cilën historia e ka të dokumentuar një akt-akuzë të fuqishme), se me ç`mendje, e quajnë “përshfaqje vlerash”. Se me anën e fesë, bota po gjakoset, analistët, vazhdojnë të njëjtat klishe. Të këqijat i heqin, nuk u a quajnë, kurse meritat atdhetare, politike, kulturore e krijuese të disa klerikëve të shquar, ia atribuojnë fesë, kur, realisht, ato janë figura dualiste, paralelisht me detyrën fetare, kanë edhe krijime e merita të vetat, pa lidhje të brendshme. “Është bërë ç`është bërë me anën e në emër të feve – thonë, – i takojnë të kaluarës, sot ato janë të mira e të dobishme, për t`i pirë dhe në kupë!” Në këtë grupim, janë një shumicë që vetëm beson në një zot, një pjesë, në rënie, frekuenton edhe faltoret, falet, lutet, dëgjon predikimet; të tjerët, të pakët, më fanatikë, të indoktrinuar më thellë, bëhen sot edhe kontigjent i ekstremizmave, hidhen në veprim, si vullkanet që shpërthejnë pas pushimesh të gjatë. Për më tepër, krejt kjo pjesë, është e kredhur dhe në konflikt interesash me besimin e vet, nuk priret t`i njohë njolla e ç`nuk shkon me kohën; si “vetë myfti, vetë kadi”, del me arsyetime subjektive, largon nga vetja dhe egërsinë xhihadiste.
Pjesa tjetër, në rritje, i ka kthyer shpinën besimit të verbër, e quan fenë një iluzion te madh, jeton me konceptin shkencor, bën zbërthimin objektiv të thelbit, evoluimit dhe bëmave të feve. I përmbahet idesë: “jetë të lirë e të emancipuar, bën njeriu i shkëputur nga dogmat fetare”. I quan të shtrembra qëndrimin profetar, bashkë me sofizmat apologjetike. Ka bindjen se dhuna më e fuqishme shpirtërore, “etike-kulturore”, që i bëhet njerëzimit, është indoktrinimi trullosës, i institucionalizuar në një armatë disamilionshe klerikësh; përforcuar edhe me sjelljen profetare të klasës politike, me sofizma të një dore intelektualësh, me tribunë e mbështeje publicisike të pakursyer. Rrjedha objektive dhe logjika e jetës i përkasin këtij opsioni, por i pari dominon. Me që opsioni i dytë, është lënë, paksa, mënjanë (për të mos thënë fare i braktisur), meriton t`a detajojmë, gjithnjë në manierën e ballafaqimit të dy pikëpamjeve të kundërta. Ai bazohet në pasurinë e mendimit dhe kulturës botërore, në zërin e fuqishëm të Omar Khajamit, Erazmit, Spinozës, veprës “Traktat mbi tolerancën” të Volterit, të Nitçes, Çajupit, Migjenit, Bulkës dhe të sa korifejve botërorë. Fetë janë krijim thjesht njerëzor dhe përdoren po prej tyre si ua kërkojnë interesat. Ato e kishin Hyun e Luftës, Mars; kishin edhe perëndi, që nektarin e donin t`a pinin me kafka njerëzish; nëpër tempuj flijoheshin njerëz e fëmijë; shekujt e feve monoteiste kanë qenë nga më të përgjakshmit. Ndaj dhe polemika vazhdon.
Së dyti, fondamentalizmi është nevojë e brendshme e çdo feje, mjet e synim i secilës të jetë e vetme në botën e globalizuar. Fillimisht Krishterimi, mandej edhe Islami, nuk heqin dorë nga synimi: “një botë, një fe, një drejtim baritor”. Shpallja e Njëshit dhe fryrja me epitetet më madhorë, nuk pranon dublim e rivalë. Secila fe, e afirmon veten, vetëm duke injoruar të tjerat. Të tillë e ka mekanizmin e brendshëm, kurdiset me zemberekun si “qiellore”, mbërthehet në darën e konkurencës e të rivalitetit, deri në konfrontim. “Vetëm një zot për këtë botë”, zotat e tjerë, gati të hahen të gjallë. Brezat me besim politeist e dinë ç`hoqën në periudhën deri sa u institucionalizua monoteizmi, kalimi në një zot, në vend të një panteoni perëndish. Jo pak njerëz gjykojnë se po të ish vërtet një hy, si mullari që e ka një hu, bota do të ish një komunitet, prandaj ç`janë sekte e komunitete, i quajnë thjesht parti politike. Pas përmbledhjes së tufës së perëndive në një zot, edhe tufa e besimeve, duhet të jetë një fije. Hallakatja fetare e botës, e dëmshme dhe diskretituese, i bën krerët të vuajnë nga gjigandomania, i nxit për gjeopolitka të ekumenizmit botëror. As njera nuk i lë gjë mangut tjetrës. Në të tillë manierë ekspansioniste të hegjemonizmit papnor, po përpëlitet edhe katolicizmi. Libri “Lufta e shenjtë dhe e shenjta aleancë”, i Maslio Graziano-s, ka për bosht idenë pretenduese të ravijëzimit të një aleance të shenjtë nën hegjemoninë papnore. Kisha katolike, mbahet dhe e mbajnë të politikës së madhe, po zien edhe vetë përbrenda, me spekulime financiare, me bëmat e qindra priftërinjve, që injorojnë celibatin “e shenjtë” dhe bien në shëmtimin pedofil etj. Hem qeroz, hem fodull. Futet në valle edhe Roma politike, që mbështeti e inkurajoi shpalljen paprore të Vitit të Shenjtë të Mëshirës (dhjetor 2015 – nëntor 2016), me shtimin e masave ushtarake të sigurisë! Na del një “Shenjtëri”, që s`bëka dot pa mercenarë e polici, akt ky, që i hedh benzinë konfliktualitetit, e acaron botën arabe, e bën dhe më xheloze! Le ta bjerë Perëndimi mbajtjen e krishterimit si idhull, që të ketë dhe Lindja islame, modelin e sjelljes shkencore. Në memorjen historike arabe, janë fiksuar dhe kryqëzatat, përplasja mbi treshekullore për zotërimin e Jeruzalemit, qytetit “të shenjtë” me “varrin e shenjtë” të krishtit-zot, prologu i ballafaqimit të ashpër midis këtyre dy feve. Kolonizimi i mëvonshëm europian i botës islame, e thelloi më tej inatin e urrejtjen. Lindja, si më fanatike e konservatore, ia kthen Perëndimit me të njëjtën monedhë. I përdorur si dogmë nxitëse në ekspeditat pushtuese të kalifateve, i sanksionuar dhe në Kuran. xhihadi, bashkë me kalifatin e sheriatin, mbeten tipare dhe derivate të fesë. Sfondi historik shumëshekullor, është Kalifati i Madh Arab, mandej ai Osman. Zanafillë ka përgjakjen midis synizmit e shiizmit – dy degëve kryesore të islamizmit – në luftën e Qerbelasë (nga mbeti dhe shprehja “po therret besa e Muhamedit”).
Fanatizmi fetar është konservuesja më e ngurosur e urrejtjeve, konfliktualitetit, armiqësive dhe barut për vatra zjarri.Të flijohet për hirin hyjnor, besimtari fanatik e ka akt të veçantë, cilësisht më të lartë, se çdo lloj flijimi, ndaj ai mbetet rezervist i dogmës dhe intolerant ndaj gjithçkaje tjetër! Pa praninë e hyrjen në veprim të vetë fanatizmit fetar, nuk do të ish ngritur as ai shtet artificial!
Së treti, fetë mbahen në këmbë me atributet “qiellore”, “hyjnore”, “të shenjta”, të zbritura në tokë me “revelacion profetik”, epitete, që janë bërë koracim i parë, bota besimtare i quan të mirëqena, të cilave u janë dorëzuar edhe politikanët e jo pak intelektualë. Pjesa jofetare, përkundrazi, bazuar në argemente shkencore, ato epitete i cilëson të stisura. Erozioni i përmbajtjes së pretenduar të vetë epiteteve, profanizimi dhe hyrja në fjalor me përdorim plotësisht jetësor, tokësor, dëshmon fiktivitetin, karakterin simbolik të tyre.Të luftoje në emër të këtyre epiteteve, ishte e zakonshme, devocion e krenari.
Shqip “xhihad” = “luftë e shenjtë”; “shenjtëria” është shpikje e monopol i fesë, kështu që, edhe nëntitulli i këtij shkrimi, veç këtë lidhje pohon. Ajo, luftë “e shentë” është shpallur zyrtarisht, fetarisht motivohet, fetare i ka dhe objektivat infrastrukturore që synon, prandaj, mbetet brenda islamit, është pjesë dhe atribut i tij. Me kohë, feve, pasi u ranë dhëmbët e pendët, detyrimisht e kryesisht, do të hiqen “paqësore”, pa hequr dorë nga e tyrja. Xhihadi është “i shenjtë”, aq sa dhe feja nga buron ai, po lidhja midis tyre është e pa shqitshme bash nëpërmjet kësaj hallke-kallpë. Krerët fetarë nuk i kanë më sot kushtet të kapardisen me urën e zjarrit, as të lehtë të mbajnë në ndëgjegje e kurriz të tillë njollë të zezë e barë të rëndë. Po nga kontigjenti i tyre, dalin që dalin bëma dhe s`i lënë pa gjë. Cilësimi si “ekstremizëm”, nuk ua heq ngjyrimin fetar, bëmat mnbeten po “ekstremizëm islamik”. Ndaj krerët duhej të skuqeshin, të ndjehen me ndërgjegje të vrarë dhe jo të distancohen e të lajnë duart me një fjalë goje! Të veçosh xhihadin nga feja e vet, është si të shkëputësh kthetrat nga putrat, t`i lësh jofunksionale dhe botën ta vësh edhe më në siklet! Nëse edhe shumë vende islame, u shprehën kundër këtij terrorizmi, as kjo nuk është provë e justifikim, sepse ky angazhim buron nga gjeopolitikat e atyre vendeve, të cilat janë bërë shumë më superiore se motivet fetare. Përgjithësisht, mosnjollosja e atyre cilësive të stisura, është bërë meraku dhe kujdesi më i madh.
Të cekta janë edhe arsyetimet, me të cilat disa analistë po bëjnë ndarjen në “fe të pastër” dhe “shpërdorim të fesë”. Një autor i referohet treguesit sasior, demek, xhihadistët janë ndonjë qind mijë, kurse myslimanët e botës, që nuk pajtohen me ta, arrijnë në një miliard. Del me një tregues, që vetëm argument nuk është, se dihet që luftrat janë fronte të trupave ushtarake, jo të krejt njerëzve a popujve. Një tjetër filozofon jo më me “fenë e keqpërdorur”, po i vardiset vetë arsyes, “e cila – thotë – po reduktohet në instrument të justifikimit të veprimeve dhe qëllimeve të mbrapshta”. Citate “fanatike”, në Bibël e Kuran, shton analisti, “mund të gjesh dhe t`i shfrytëzosh sa të duash”, por të referuarit atyre sot, ai e shpall “jashtë konteksit historik dhe teorik” (Dita, dhjetor 2015). Parë saktë, dogmat fetare kanë gjurmë të historisë, po, me pretendimin për absolute, nuk mbeten besnike të ndonjë konteksti historik. “Shpikja” më e llahtarshme e këtij autori, është pohimi sikur, në kësi luftrash “faji nuk ka qenë i feve, por i njerëzve që i kanë keqtrajtuar ato për të racionalizuar krimet e tyre” (siç! Të racionalizosh gjërat me optikë fetare, është si të dallosh ngjyrat me sy mbyllur). Më skandaloz është edhe një shkrues i tretë, që ndan një “islam të paqes, si fe e krijuar nga Muhamedi dhe e miratuar nga Zoti, e përhapur me presion e luftë, por e pranuar më vonë nga popullatat pa hezitim, kurse, veç këtij dhe krejt tjetër gjë, është pseudo-islamizmi radikal, terrorist” (g. SOT, 20 nëntor 2015). Gjuhë, gati si e një kryeprofiti, që i trajton ato si projekte, të cilat, mandej, i qënkan parqitur zotit për miratim. Në këtë mulli e ka çuar ujin edhe ish presidenti Bush me fjalët: “Besimi i vërtetë i Islamit, nuk është fytyra e terrorit” etj. Ç`të jenë të gjitha këto në mes të ditës: padije, diplomaci, demagogji, apo manipulime? Në se simbioza me Politikën përbën koracimin e dytë të feve, apologjia “intelektualiste” përbën koracimin e tretë dhe ato vazhdojnë të ndjehen si veshka në mes të dhjamit.
Së katërti, agravimi i xhihadizmit, është thjesht produkt i stanit të vet islamik, bazohet në lavdinë e islamit fillestar dhe do ta rivendosë atë.Ka për shëmbëlltyrë fondamentalizmin e krishter, atë nxitje treshekullore të kryqëzatave të përgjakshme, plaçkitëse e shkatërruese. I tillë, efiçient, mbetet edhe sot e kësaj dite, fondamentalizmi ortodoks serb e ai grek kundër kauzës dhe të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve. Të tilla janë dhe shumë vatra të ndezura të luftrave ndër-fetare në mjaft zona të botës. Fetë mbeten vetvetja, me të këqijat që flejnë brenda tyre dhe zgjohen e shpërthejnë kur gjejnë kushtet të imponohen edhe me dhunë fizike. Pavarësisht ndërthurjeve mikro e makro gjeopolitike dhe burimeve financiare, xhihadizmi është atribut, organizim e veprim sipas gërmës e ajeteve kuranore, ashtu siç kanë sanksionim biblik edhe ato përgjakje të katolicizmit me protestantizmin në Irlandë, ndëshkimet e sa eretikëve dhe në shumë konfrontime të tjera. Urrejtja shfaqet atje ku akumulohet e piqet, gjen kushtet dhe hallkën më të dobët; brenda fesë së vet, ajo është si ujët e një lumi, që, në brigje të cekta, del nga shtrati, vërshon e përmbyt. As mjetet terroriste nuk janë ndonjë risi xhihadiste. Mjafton të ndizet fanatizmi fetar, se i gjen vetë mbjetet e luftës. Pas terrorit barbar të Natës së Shën Bartolemeut në Francë, veprime terroriste shfaqën në shekullin e 18, u bënë më të konsiderueshme në shekullin e 20, me atentate politikanëve, me pengmarrje të huajsh dhe në vetëvrasje kamikazësh, i ngjashëm me harakirin japonez. Si çdo luftë, që është anomali dhe mosrespektim i arsyes, ashtu dhe mjetet e rrugët xhihadiste, gatuhen nëpër errësirën fetare. Drejtimin dhe intensitetin e përdorimit të fesë, e përcakton brumi i individëve që dalin në krye të lëvizjeve. Në shtetet e pavarura, krijuar pas shembjes së Perandorsë Osmane, nuk mungoi edhe një drejtim me theks islamik radikal etj. Tendenca kryesore është se ngjyrimi “shenjtëror” e agresiviteti i krejt feve, edhe xhihadi, ka qenë më shumë qëllim, më pak mjet; me kohë ai po bëhet më shumë mjet e më pak qëllim, po feja i mbetet gjithnjë ushqim, është vetë fanatizmi fetar në veprim. Që në thirrjen me theks antiperëndimor, të Ayatollah Khoneinit iranian (1979), ngulmohej: “Myslimanë kudo në botë, ngrihuni dhe bashkohuni nën flamurin e unitetit hyjnor dhe të mësimeve të Islamit. Shporrini superfuqitë e pabesa nga vendet dhe nga resurset tuaja. Rivendosni lavdinë e Islamit dhe hiqni dorë nga mosmarrëveshjet dhe dallimet mes jush, pasi ju jeni zotër të gjithçkaje. Mështetuni në kulturën e Islamit, rezistoni imitimit perëndimor dhe që mbështetuni në aftësitë tuaja”. Mandej vjen agravimi i mëtejshëm i gjedjes, prej 11 shtatorit 2001, me Osama Bin. Ladenin, që krijoi Frontin islamik botëror, i shpalli Xhihadin Amerikës, shoqëruar dhe meDeklaratën; “Në mbështetje të urdhërit të Zotit, u bëjmë thirrje të gjithë myslimanëve dhe aleatëve të tyre – civilë dhe ushtarakë – është detyrë e çdo mslimani që mund ta bëjë këtë në çdo vend që kjo është e mundur të realizohet” .Edhe në themel të fytyrës së kalifatit të ri, është feja islame, me atë ekstazë fanatike, siç e vërejti edhe gazetari gjerman Jurgen Todenhofer, në 10 ditët e qëndrimit në kryeqytetin e vetë-shpallur Raqan (Siri): armë synite në vrasjen e shiitëve dhe të krishterëve; femra të pakta e të mbuluara e të përdorura si mjet; zbatim fanatik e rigoroz të sheriatit. Është ai imazh me tipare siç i ka bota myslimane, me ato atavizma, që edhe janë abroguar, psh. me reformat e Ataturkut etj.
Nën akuzë është vetë feja, në thelbin dhe lakuriqësinë e saj. Le të thotë sa të dojë politika e madhe se kemi të bëjmë, jo me konflikt “Islam – Perëndim, por me “ekstemizëm – shoqëri e hapur”. Përballë njeri tjetrit janë një kalifat i mirëfilltë islamik, i cil edhe përbrenda hahet fetarisht, po ashtu fetarisht i është kundërvënë edhe Perëndimit, kuptohet, ca më thellë, edhe politikisht.
Neser; SI DILET NGA NGËRÇET E STËRKËMBSHEVE FETARE
Problemi eshte se fondamentalizmi nuk eshte vetem tipar i besimeve fetare qe cuditerisht Ju i kini klasifikuar vetem ne dy besime fetare(!!!!), por tipar edhe i ideologjive politike te shoqerise njerezore. Ne qoftese ideologjite marksiste dhe fashiste nuk jane fondamentaliste, atehere c’fare jane?
Shoqeria moderne perendimore ka mundur te krijoi nje sistem demokratik te ekulibruar mes nje kompromisi midis ideve politike, shkences, etikes shoqerore dhe teologjise liberale.
Ne nje shoqeri moderne dhe te hapur perendimore ku te drejtat dhe lirite e individit mbrohen dhe forcohen me referendume popullore dhe ligje demokratike, besimi fetar eshte vetem nje instuticion simbolik historik si pjese e tradites kulturore te saj.
Nje pjese e kesaj kulture fetare eshte emri i c’do individi qe e bejne me te lehte percaktimin e tij se kujt kombi i perket. Nje italian, spanjoll, francez, anglez, grek, gjerman, suedez, finlandez, etj. do e kuptonim menjehere vetem nga emri i tij.
Ndersa per Ju ne baze te emrit turk Hulusi, dikush do e kishte te veshtire tju percaktonte identitetin kombetar!
Oxford Dictionary KA NEVOJE PER MODIFIKIM TE FJALES “FONDAMENTALIST” SIPAS variantit Klimax, Vetem atehere do ta kuptojne njerezit perse e ka fjalen KLIMAX.
E njejta situate ka qene edhe gjate luftes civile te Spanjes me 1936-1939. Xhihadistet komuniste djem e vajza, edhe shqiptare, te rekrutuar nga spiunazhi rus dhe serb nepermjet Kominternit rus dhe te hipnotizuar nga ideologjia e komunizmit bolshevik shkuan, luftuan, u martuan, u vrane me mijra ne Spanje per qellimet xhihadiste te bolshevikeve sllave. Xhihadistet komuniste qe shkuan ne luften e Spanjes me 1936-1939 dhe ato qe mbeten gjalle u kthyen me mision nga Kominterni bizantin ne vendet e origjines.
Xhihadiste komuniste qe futen ne Shqiperi ideologjine sllave te komunizmit, bolshevizmit te BRSS, dhe si “çlirimtare” (pushtues) kryen krime kundra kombit shqiptar. Te njejte si xhihadistet vahabiste te ISISit qe zbatojne ideologjine vahabiste te Arabise Saudite.
e mer beqir sunit i dhe nje te pjerdhur duke” justifikuar ”se te dyja fete islame apo kristiane jane njelloj!! pra fshehin mes vete ”extremizem”!!!! dhe se nuk shikon nga syte[te kane plasur qe te 4] se vetem feja islame vret,therr,perdhunon,grabit.shtyp te drejta grashe etj qe nga dita qe u krijua…………….
allah uakbar…….buuuuuummmmmmmmmmm!
Zakonisht i therrin njerezit sepse fete jane neper libra kryesisht, ke probleme me koordinimin total te mendimeve.
Edhe kryqezatat prisnin koka njerezish, myslimane, orthodoxe e katolike madje edhe ishin edhe me te egra, Ketu ne shqiperi nuk pret njeri koka o fare e prishur. ik se na ndot komentet
Pse, more “turk” na kenka emni “Hulusi”. Falemnderes, Klimax, se e kam pas fort marak origjinen e ketij emni qe vazhdon te notoje n’ ujna te turbullta qysh n’ kohen e Dulles. Po mundohet ne kete shkrim te ironizoje edhe librin , “Lufta e Shenjte dhe e shenjta aleance ” te Manlio Graziano , qe e shkruen gabimisht “,Maslio”?! ku ky autor, “xhihadizmin” e shpjegon si rrjedhoje e paditurise e injorances, perplasje e qytetrimeve” etj.etj. pa e ba fajtor myslimanizmin, si fe. Masandej, o z. Klimax, po si keni marre guximin me ia quejt Hulisise a Hulusiut, Marksin “marksizmin” si “ideologji fondamentaliste”?! Po Marksin e ka pas tane jeten e vet Hu-lu-siu si baba. Merrni e lexoni librin e tij shumekopjesh me titull, “Akuzojmë fenë” qe asht botue kur u shemben kishat e xhamite nga kamikazet e terroristat enverista, se çfare trunit te shperlame ka ky kamikaz i feve qe vazhdon te justifikoje luftat, fukarallekun e njerezve, me fenë.
Ma merr mendja , simbs fotografise, se ditet Hu-lu-s(z)iu i ka te numrueme, megjithse e di Zoti diten e dekës, po nuk nderroi mendje me vú “Kur’anin” nen krye, ka me dekë i bjerrun.
Klimaks grekqiri ! bota perendimore aktuale eshte LAIKEEEEEEE ! more vesh o grek qe ke frike te paraqitesh real si autori i shkrimit qe ti si fondamentalist greko- ortodhjaks vazhdon avazin perçares fetare si xhihadist i kryqit dhe si hipokrit mundohesh te besh analize morale fetare . ( per dijeni jam shqiptar ateist qe respektoj bindjet fetare te secilit deri aty ku nuk me prek in teresat e mia laike , kam emer te paster e kuptimplot shqiptar FATMIR keshtu qe nuk me akuzon per turko-arab apo serbo-grek si ty )
Hahaha! Ti sukur “respekton bindjet e gjithesecilit more Fatmir, atehere perse behesh kaq agresiv ndaj dikujt qe ka shprehur opinionin e tij pa e kuptuar ate c’fare shkruan??!!
Personalisht as nuk te njoh dhe me interesojne bindjet e tua ideologjike, por cuditetem qe me akuzon se te paskam “cenuar” interesat e tua “laike” (ku e zbulove ti kete gje ne komentin tim??????!!!!!!!) dhe perpiqesh ta “vertetosh” kete prekje te interesave te tua personale laike me emrin tend “shqiptar” dhe jo fetar!!!!!
A e di nga rrjedh dhe ckuptim ka fjala “fat”? Me sa duket ti nuk njeh vetveten dhe jo te kuptosh idete e te tjereve!
Fat vjen nga fatum, latinisht, qe nenkupton ngjarje qe do te ndodhin ne bote apo ne jeten e njeriut te parapercaktuara nga nje qenie e mbinatyrshme ose Perendia.
Pra emri jot more Fatmir nuk eshte as “i paster e kuptimplot shqiptar” dhe as ka lidhje me ateizmin.
Ah, meqenese kerkon identitetin tim, jam ne qytetar europian qe urrej cdo ideologji fondamentaliste qofshin ato fetare, te ekstremeve politike te cdo krahu dhe sigurisht i ideologjive nacional-shoviniste, regresiste e raciste.
Klimak ! nuk me keni kuptuar sepse ju si evropian me letra ( une si dhe ju kam dyshtetesi franko-shqiptar) beni thjesht perçarje me dashje apo pa dashje , me tregon dhe origjinen e emrit dhe te pakten çoje deri ne origjinen hebraishte mundesisht sumeriane se si i studiuar qe qenke ma ke xhveshur nga kuptimi shqiptar , ne fund per mua fete jane shkaktaret e krimeve me te medha qe qenia njerezore i ka bere vehtes nder shekuj .
Vetem me influencen e forces se ligjit , ( p.sh. ne U.S.A.), do te mundet qe cdo njeri i nje feje te pranoje dhe respektoje si “kijese vellazerore” , cdo njeri tjeter te nje feje tjeter, mbasi KRIJUSI VETEM eshte i njejte per cdo njeri pavaresisht nga feja dhe dallimet fizike qe ai ka , apo feja qe ka mare gjate jetes se tij.
Ne shqip ka afrimitet Hulu (ulu)+si ashtu sic ka afrimitet kuptimor emeri Cifut nga C’i fut (per C=cfare+i+fut), qe ky emertim vjen qe nga koha e Perandorit Ilirjan Justinian i Pare.
PYETJE per Hulusine:
A ke ne brendesi te qenies sate ndonje besim fetar dhe kush eshte feja qe ti beson, mbasi kur shkruani juve ne shqipen tone , ne nuk harijme ta hame as per mish e as per peshk, ate qe ju pregatisni ne mendjen tuaj. Pra , profesor, kujt kulture fetare juve i perkisni, mbasi per mua cdo fe eshte nje menyre kulturale e te jetuarit ?
PERGJIGJUNI KETU, PO KA MUNDESI, mbasi kjo do te qe pjese e nevojshme e te kuptuarit te shkrimit tuaj !