21 Janari erdhi përsëri dhe përsëri, për të pestën herë, po kujtohet ngjarja që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po kujtohet përsëri ajo pasdite kur u vranë ata të katërt. Ata protestues, që ashtu me çadrat nën sqetull dhe me duart në xhepa, meqenëse shiu kishte pushuar, në ato momente kur krisën armët po silleshin si kureshtarë. Atë 21 janar, si edhe shumë të tjerëve, atyre të katërve nuk ua mori mendja se plumbat që dilnin nga Kryeministria e Berishës drejtoheshin tek ata dhe mund t’u binin edhe mu në kokë. Ç’ta zgjas më tej. Mjerë ata të katërt dhe familjarët e tyre. Iu dëshpërua edhe vetë dëshpërimi me premtimet e rrejshme të socialistëve për ndëshkimin e vrasësve sapo të vinin në pushtet. Ndërsa ne të tjerët u mërzitëm dhe u lodhëm me shpresën për drejtësi. Prandaj kam mendimin se më e udhës është që këtë 21 janar të mos i zemë shumë me gojë as katër të vrarët dhe as vrasësit e tyre. Ata dihen. Edhe se kush e pengon dhe nuk e do reformën në drejtësi dihet. Hajdutët dhe vrasësit nuk e duan. Të gjithë e dinë, prandaj mendoj të merrem më gazetarët, me plagën që morëm vetë ne që shkruajmë, para pesë vjetëve më 21 janar.
Para pak kohësh, shkrimtari Dario Fo shkruante në një të përditshme të majtë italiane se: “Ne kemi sot një klasë intelektuale që në pjesën më të madhe i ka humbur kordat e zërit. Heshtin shumë. Nuk kanë dinjitet, ndaj nuk indinjohen. Kjo është e tmerrshme dhe e pabesueshme: mungesa e revoltës…”. Nobelisti italian flet për intelektualët e atdheut të tij, të Italisë. Për atë Itali ku pothuajse të gjithë intelektualët dhe gazetarët janë ku e ku më aktivë se tek ne. Ndërsa kur bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, ata janë jashtëzakonisht të ndjeshëm. Vrasësi ndëshkohet, edhe në rastin kur viktima mund të jetë duke kryer një krim, madje edhe kërcënues për jetën e tij. Pra, ndëshkohet edhe ai që vret për t’u vetëmbrojtur. Pikërisht si në rastin kur në mesnatën e 20 tetorit të 2015-s, një shqiptar 22 vjeçar u vra, pasi u qëllua me pistoletë nga një sipërmarrës italian në pension, ndërsa po tentonte të hynte në vilën trekatëshe të tij, në një provincë të Milanos…Të nesërmen, kur u mor vesh ngjarja, të gjithë gazetarët e majtë u ngritën dhe bënë peticion për të kërkuar ndëshkimin më të rreptë ligjor për bashkatdhetarin e tyre. Megjithëse viktima doli të ishte i njohur nga drejtësia italiane si autor i disa grabitjeve, asnjë lehtësim për atë që shkrepi armën nuk morën parasysh italianët. As versioni dhe fakti i atij që qëlloi, se grabitësi shqiptar ishte mjaft kërcënues dhe ai e kish shkrepur armën që mbante me leje për vetëmbrojtje brenda mureve të shtëpisë, nuk “piu ujë” tek ata. Italiani u burgos me akuzën se duke shkrepur këmbëzën e pistoletës në shtëpinë e tij,.. kish kaluar intensitetin e vetëmbrojtjes. Kaq. Në Itali kështu…
Ndërsa humanisti Dario Fo, përballë agresivitetit të neofashistëve, jo që nuk është i kënaqur me misionin e gazetarëve dhe intelektualëve, por i alarmuar lëshon klithmën: “Pasojat e mendimit të nënshtruar, konformist dhe oportunist janë të tmerrshme: ai zhduk antikorpet. Ky lloj mendimi krijon, praktikisht, një shoqëri të paaftësh dhe sahan lëpirësish”.
Po tek ne ç’ndodh? Sigurisht nuk mungojnë as gazetarë, as intelektualë të guximshëm që denoncojnë krimet e politikës sonë, por gjithsesi mendoj se ky 21 janar na fton të shohim pak më shumë plagën tonë, mungesën e një solidaririteti mes gazetarëve. Mbase e teproj, por kam përshtypjen se po të ishte shfrytëzuar si duhet pushteti i mediave dhe i shtypit për të nxitur kulturën e protestës tek njerëzit, ky pesëvjetor nuk do t’i gjente të lirë jasht hekurave vrasësit e 21 janarit. Flas gjithnjë për atë pjesë të paktë të shtypit, që mund të ketë mbetur e pakorruptuar. Gazetaria shqiptare pati më 21 janar të 2011-s një “shans” që nuk e shfrytëzoi atëherë. Atë ditë plumbi që doli nga frëngjia e kryeministrisë i plagosi dorën (vini re: dorën, atë me të cilën duhet të shkruhej) një fotoreporteri të “ABC NEWS”, Fatos Mahmutajt. Mes tmerreve të tjera, ai na dëshmon se për t’i mbyllur gojën, pasi u munduan ta kompromentojnë që të mohonte plumbin e Berishës si shkak të plagosjes, u kërcënua dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria. Asnjë solidaritet kolegësh nuk u ndie, as atëherë dhe as sot.
Sot? Ç’them dhe unë?! Shoqatat e gazetarëve “u ngjallën” vetëm kur Ervin Çuli, në cilësinë e regjisorit të shfaqjes së tij premierë “Tri motrat”, kapi për bythe dhe nxorri përjashta një mistrec që i ngacmonte aktorët. (Le ta provojë kush po ia mbajti të prishë një shfaqje teatri në Europë dhe e merr vesh mirë se ku përfundon…) Prej kësaj ndodhie po e marrim vesh se djaloshi mistrec qenka edhe “gazetar”. Po, po, tek “ABC NEWS”. Aty ku punonte edhe Fatos Mahmutaj para 21 janarit të 2011-s. Kalamajtë po më thonë se ky Eni Shehu del në televizor në verë, nga plazhet e Dhërmiut. Ata më tregojnë se, njëherë, duke u kredhur në det para Menduh Thaçit dhe Ilir Metës, atij i ishte këputur ushkuri i brekëve dhe ata dy burrat e shtetit kishin qeshur me të madhe kur ia panë bythën atij…Nuk i besova kalamajtë, por ata ma treguan në youtube…Ashtu ishte vërtetë…Ilir Meta, e kishte “ngushëlluar” duke i thënë: “Nga transparenca nuk duhet të kemi frikë asnjëherë!..”. Sa bukur! Tamam ashtu! Dashnor i zjarrtë i transparencës ai. Transparencë, por me konsensusin e atyre që vranë më 21 janar ama, thotë ai për reformën në drejtësi…
Kështu pra, këto ditë shoqatat e gazetarëve shqiptarë, të gjitha, ishin të zëna me peticionet dërguar ministres Kumbaro për të ndëshkuar drejtorin e Teatrit Kombëtar Ervin Çulin. Ata bashkuan zërin me mbrojtësin e spurdhjakut Eni Shehu, Sali Berishën, që ishte edhe urdhëruesi i plumbave që pasi vranë katër vetë, plagosën edhe dorën e gazetarit Fatos Mahmutaj…
Çfarë ironie kjo koncidencë me të dy punonjësit e “ABC NEWS”. Për plagën e reporterit dhe të gjithë gazetarisë sonë të 21 janarit, heshtje…Për zbythjen e mistrecit bythëzbuluar nga salla e teatrit, me Sali Berishën në ballë, gjithë shoqatat në këmbë, për të luajtur tragjikomedinë e gazetarisë shqiptare. Ndihmë më të madhe s’mund t’i jepet vrasësit, por 21 janari nuk kalohet duke ndëshkuar Ervin Çulin. 21 Janari i 2011-s ishte një tragjedi e vërtetë kombëtare. Ky i 2016-s, me historinë e teatrit, është një provim që gazetarët shqiptarë, fatkeqësisht, po e humbin për të pestën herë.
Marre nga ResPublica.al
e ca lidhje ka ky idjotizem shkrim qe ke shkruajtur zotrote??!!!
krahason 21 janarin me 1 pijanec ordiner qe fatkeqesisht esht drejtor teatri?!
O Pis; mirë që e pranon vetë se kush je.
nuk krahason njeri 21 janarin me 1 pijanec oooo idiooot. meso te lexosh pastaj bej komente
Meqe qenkemi afer 21 Janarit, Hervin Culi mire ja ka bere Eni Shehut qe e ka rraf ne dru.
Kaq morra vesh une nga keto dokrrat.
O Ilir! Nuk thua shyqyr qe ne Shqiperi erdhi demokracia, dhe shoqatat e gazetareve protestojne me force, kur nje gazetar nxiret nga salla e shfaqjeve, dhe ne kohen e diktatures nuk guxonin te flisnin, bile e pushonin nga puna gazetarin qe plagosej me plumbin e diktatures, jo kur ishte ne qejfin e tij ne sallen e teatrit, por kur ishte ne krye te detyres ku e kishte derguar televizioni ku sherbente.
Pra rrofte demokracia qe sot ka ardhur edhe per shoqatat e gazetareve.
pse per kete erdhi demokracia qe nje rrugac idjot te prishi teatrin? hajde mendje hajde. prandaj jemi ktu ku jemi ne shqiptaret se e kuptojme keshtu demokracine.
Bravo Dario Fo, bravo Ilir Mborja. “Pasojat e mendimit të nënshtruar, konformist dhe oportunist janë të tmerrshme: ai zhduk antikorpet. Ky lloj mendimi krijon, praktikisht, një shoqëri të paaftësh dhe sahan lëpirësish.” Flm Ilir Mborja.
mbush mire ti apo jo? pse per kete erdhi demokracia o idiot qe te prishen shfaqet e teatrit nga rrugacet eni shehu? lexoje mire se cfare thot shkrimi, pastaj fol.
Eshte kush eshte Ervin Culi,kjo nuk ka lidhje me sjelljen prej injoranti te gazetarit Eni SHEHU.Nje spektator kushdo qofte ai nuk ka asnje te drejte te prishi cfaqjen dhe qe shqetesoje publikun.Ne te tilla situata nderhyn policia dhe e izolon ne biruce si prishes i qetesise.Por ketu nuk eshte se prishi qetesine ne apartamentin e tije.Ai prishi shfaqien teatrale mundin dhe punen e gjithe trupes. Per mendimin tim ai duhet te gjobitet dhe te paguaj shpenzimet e shfaqies dhe pevec denimit ne gjykate ta denoje edhe bordi i gazetareve,biles ti hiqet e drejta e profesionit te gazetarise si i pa denje dhe ta marri prane Berisha si shoqerues me qe eshte dhe”shakaxhi ,dhe trim me aktoret ne skene”.
Me nder jush, shoqata gazetarësh!