Ky nuk është titulli i një reportazhi të fundit në mediat italiane mbi Shqipërinë, por si duket ky është qëllimi i tij . Corriere della Sera, me një analizë të ç’ekuilibruar mbi zhvillimin e fesë islame në vendin tonë pas ’91, gazeta bëhet zëdhënëse e “drithërimave” që paskan kapur BE, SHBA, Rusinë e madje NATO-n vetë nga “terroristët shqiptarë”. Në këtë reportazh autori që ‘na e do të mirën’ paraqet si fakte supozime të vetat personale e opinione të ateistëve të Tiranës, ku edhe tolerancën ndërfetare në vend synojnë t’ia atribuojnë etërve të tyre komunistë shkatërrues të cdo vlere shpirterore, e jo njerëzve të thjeshtë e drejtuesve fetarë të këtij vendi që punuan e punojnë për të mirën e të ardhmen e përbashkët. Duket qartë se shkrimi nuk synon të alarmojë shqiptarët (që maskat, krimi e papunësia i mbyt përditë) por ndërkombëtarët dhe të interesuarit për Shqipërinë për një rrezik terrorist të mundshëm, por në fakt kjo na bën ne shqiptarët të pyesim:
Kujt i intereson një Shqipëri eksportuese e fenomenit bujshmërisht më të rrezikshëm në botë? Kujt i intereson që turistët të mos u afrohen brigjeve tona verës apo investitorët të kenë gërdo nga emri Shqipëri e jo më të mendojnë të investojnë në të?!
Pyetja tjetër e natyrshme, ku janë këta terroristë të mundshëm (nëse vërtet ekzistokan)? Është një e drejtë e ne qytetarëve të dimë pasi kemi institucione që kanë për detyrë t’i izolojë, trajtojë, debatojë apo edhe dënojë kur ideja është shoqëruar me veprime (gjithmonë nëse paska terroristë).
Pastaj alarme të tilla, opinionit publik shqiptar duhet t’i vijnë nga SHISH e ministria e brendshme që në këtë rast s’do u falej ‘ta hanin bukën’ tonë kot. Pastaj, që unë të besoj se kemi terroristë duhet të përcaktohet ideologjia, organizimi, struktura, territori i operimit, burimi i financimit, objektivat e të tjera elemente që karakterizojnë terrorizmin e terroristët, pa këto ne nuk u besojmë dot. Germat kapitale të mediave të mëdha jo rrallë janë etiketa e një besueshmërie të vogël. Këto e shumë arsye të tjera të bëjnë të besosh se qarqe përreth nesh investojnë shumë për prishjen e imazhit e rendit të këtij vendi.
Para kësaj situate shqiptarët të mbështesin njëri-tjetrin pa dallim feje dhe shteti të shtojë përkrahjen ndaj institucioneve fetare larg diskriminimeve si dhe të inkuadrojë në arsim lëndën fetare (3 feve tradicionale) dhe të kuptojmë që shqiptarët sa më shumë fetarë të jenë aq më pak mund të jenë të demshem ndaj një insekti e jo më ndaj njerezimit, e ky rregull vlen për cdo popull. Edhe vetë muslimanët shqiptarë po vetëdijësohen gradualisht se paraqitja e identitetit të tyre islam si i huaj, jo kombëtar, i ardhur, stepënik e të ngjashme nga rrethe letrarësh e intelektualësh kameleonë të regjimit monist janë vetëm maja e përpjekjeve për shkombëtarizim e defetarizëm të tyre. Siç po kuptojnë se islamofobia në rritje është tregues i fortë se muslimanët s’janë thjesht shumica numerike në trojet shqiptare por një faktor në zgjim për të përcaktuar kursin e kombit shqiptar sic bënë rilindasit e tyre me çallma në krye kur themeluan shtetin shqiptar së bashku me bashkëkombasit e tyre jomulsimanë.
Gjithsesi, kjo kauzë për kriminalizimin e muslimanëve shqiptarë, demonizimin e shqiptarëve e mbarsja e malit për të sjell në jetë brejtësin, do të vazhdojë, për aq kohë sa të kemi fqinjë që kërkojnë destabilitet të vendit tonë e të brendshem që duan të përfitojnë fonde a mbulojnë paaftësi të tyre a larje hesapesh me kauza të paqena ose më e pakta të pambështetura. Në këtë rast s’na mbetet tjetër vec t’i lidhim minaret tona me kambanat katolike e ortodokse me flamurin tonë, për tu treguar edhe të tjerëve që realiteti ynë i varfër për nga ekonomia është thesar real për nga bashkejetesa jone fetare, eshte jete per shqiptarët dhe shqiptarët s ‘dinë kuptim tjeter të jetës vec saj.
e gjeti fajtorin ky hoxha e paskan ateistet lum si ne
Minaret e xhamive me kumpanjelat e kumonave te kishes katolike jane lidhur para viteve ’60 ne Shkoder.
Por sot,ato lideret fetare qe ti zotri I shquan per tolerance fetare,nuk lane qe te vendosej busti I nene Terezes ne Shkoder.(muhamet Sitari a si leshin e ka emrin ai talebani I Shkodres,qe e therriste nenen e vet katolike Violeta Zefin:”ik andej moj kryqe”)
Per” tolerance” qe ka ,myslimanet(disa)I hane te gjalle katoliket,vetem se s’jua mban bytha nga frika e ligjit.Sidomos ne Kosove ,ko hoxha quan vllezer te gjithe myslimanet deri ne Afrike,kurse katoliket I quan qafira.
Mos shruaj me te tilla tema as ti e askush tjeter por leri gjerat te ecin per qef t,vet.
Sa per “tolerance” e dime me mire se ti se kemi linde e jemi rrite ne at vend e s’kemi nevoje te na e trgoje askush.
Nje shkrim qe Corriere della Sera duhet ta botoje si editorial.
Urime Ilir! Nga shkrimet me te bukura te botuara tek Tema
Shkrimi nuk paraqet saktesi. Islami eshte bere shume i dhunshem pas viteve 90. Po te flasesh me to as qe mund te mendohet se mund te duan atdheun para fese, e aq me keq te duan te krishterin apo te marrin dhe te japin nuse me nje te krishtere. Ne Shqiperi per fat te keq pas viteve 90` u instalua Islami Radikal, pasi ato te rinj qe studiuan per fe nuk erdhen nga Stambolli sic kishin bere te paret e tyre, por nga vende te rrezikshme Islamike si Siria, Pakistani, Arabia Saudite etj. Per fat te keq shkrimi i gazetarit tone nuk eshte i sakte
Budallalliqe. Ne gjermani, itali apo ne cdo bend tjeter te europes, sheh femra nga ato tip ninja, aq shum ne dite sa ne shqiperi nuk i gjen dot dhe po ti kerkosh per muaj te tere. Duhet pasur parasysh qe ne aspektin e fese, nuk duhen ngaterruar shqiptaret, me shqiptaret nga kosova. Ata me duket se jane me te dhene pas fese islame, qe si rrjedhoje mund te jene me te predispozuar ndaj te qenit terrorist. Qe prape dhe kjo rrjedhe logjike, ska baza.
Media shqiptare sduhet ta ler menjane kete ceshtje. Aq me teper kur europa dhe europianet jane aq injorant sa nuk e dine as ku ndodhet shqiperia. Nese pyet nje gjerman te rastesishem se ku ndodhet shqiperia, ai do te te thote me siguri diku ne vendet arabe. Se kane fare idene. Kjo eshte fatkeqesi e madhe per ata, por qe na prek dhe ne dashur pa dashur. Media, arma me e forte.
nuk flitet per shqiptaret[kristianet] por per myslimon brodhers,pra sunitet apo shiitet[joshqiptare] te cilet kane shume te perbashketa me terroristet islamik………………JIHAD flet shqip dhe per kete faji bie mbi myslimon brodhers shqipfoles!
se cpretendoni ju sunite nese jeni apo jo pjese e terrorizmit boteror,kjo pak u intereson evropianeve e me gjere,ne syte e tyre shikoheni si terroriste e kriminele…………………..
ik te qift janullo per nje sufllaqe mbush zorret me buke o grek pedofil!
reeeee,ouuuusssttttt vrromoarapi tourk’alvane………….
Shkrimi i mësipërm është kokë e kmbë mashtrim
Or qytetar, c’pune ka shkolla me fene more. Lere fene te jete dicka personale, pse e beni me zor problem. Shqiptaret prandaj jane tolerante sepse nuk e kane me ekstremizem fene sikunder e kane te tjeret qofte te krishtere apo myslymane. Kot nuk erdhen bektashijte ketu sepse gjeten mjedis tolerant. Per te mos thene qe fene e kemi lidhur shpesh me pushtuesin dhe na eshte imponuar me dhune ndaj te mos biem kot ne sindromen e Stokholmit dmth te biem ne dashuri me dicka qe na ka imponuar pushtuesi. Ne ne origjine jemi civilizim pagan dhe nese flasim per besim, kishim Zeusin dhe te tjeret me te sepse pellazget besonin tek natyra.
Nuk pranoj kurre te marr mend nga nje imam islamik . Jane pikerisht keta , qe helmojne trute e mjekerqelburve e i dergojne te luftojne per xhihad ne Siri , eshte fajtor edhe komuniteti myslyman , qe nuk ka ne dore 60 xhami salafite ne Shqiperi , e me dhjetra te tjera ne Kosove . Shqiptare islamike terroriste ka , sa te duash dhe i pergatisni te tille , ju imamet .
Ky qe ka shkruajtur artikullin nuk me duket si imam,por me duket thjesht nje gazetar qe nuk eshte islamofob.Ju qe keni komentuar duket qarte qe jeni islamofob dhe keni nje urrejtje te madhe per islamin dhe per fete ne pergjthesi.Une (edhe si ky gazetari qe ka shkrujt se nuk e njoh) ngreh pyetjen, Kush kerkon dhe thur strategji te radikalizoje islamin tek shqipetaret(ne Shqiperi,Kosove,Maqedoni etj.)?,dhe dihet kush jane armiqte tane ne keto dekada(serbia,greqia,maqedonia).Nuk eshte shume e veshtire dhe e pamundur qe ata te paguajne gazetare dhe media perendimore si Corriere della Sera qe te bejne te tilla propaganda.ME MEND NE KOKE!