Aleksi i Lezhës dhe Aleksi i Athinës

20 Janar 2018, 09:18Blog TEMA
Aleksi i Lezhës dhe Aleksi i Athinës

Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm…

Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…!”.

Nga Abdurahim Ashiku

Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet, pesë vjet…më parë…

Rishënuar në përvjetorin e gjashtë… për të vazhduar në të shtatin, të tetin… në pafundësinë e një heshtje që vret, e një drejtësie që s’flet… Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën…

Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin… babai, nëna, motrat, shokët, miqtë…

I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë.

I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore.

I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave…

Oh sa lot, oh sa dhimbje!…

I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke.

I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole…

I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare…

I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër…

I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë…

Për të parin, Aleks Nikën nuk u dha drejtësi, nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit derisa prokurorë e gjykatës të mos jenë këta që janë, dorë e gjakosur e politikës … Shtatë vjet kaluan…

Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm…

Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën…

Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta…

Dhe jo vetëm lule…

Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina.

Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta…

…Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës… u mblodh Kuvendi i Shqipërisë. U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë… U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”… Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!! Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”… “Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet…

”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës…”E lagu, s’e lagu!?”

Prej vitesh Aleksandri i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen….

Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm…

Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…”.

Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar…

Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek…

Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë…

“Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe…” Shteti shqiptar, Berisha, Basha…e tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, lehtë, aq lehtë sa të hiqnin një qime floku rënë mbi këmishën e kollarisur… Dhe askush, tash sa vjet, nuk i ka thirre, qoftë edhe një sekondë të përgjigjen si pjesëtarë në krim. Asnjëherë…

Dhe çuditërisht, si asokohe pjesëmarrës në koalicion e në krim do të mblidhen më 27 janar…

(TemA)

24 komente në “Aleksi i Lezhës dhe Aleksi i Athinës”

  1. Gjakovari says:

    Është dëshpërim Kombtar kur krerët e politikës mbarëshqiptare veprojnë sikur populli është pronë e tyre dhe se me te mund të bëjnë ç’të duan. Dhe këtë, po e bëjnë sepse e kan kuptua se shumica e popullit Shqiptar jemi të padishëm, mjerana, nënshtrues, spiuna, butak, materialista që shitemi për pak pare… I mjerë ky popull që s’mbushet mend kurrë. Si se kuptuam që këta politikaj janë fundrrina e rracës njerëzore. Janë më të pa karaktershmit. Janë tradhtarët më të mëdhenjtë. Këta që për karriget e tyre japin urdhëra për vrasje dhe vrasësit i lirojnë dhe i shpërblejnë. Për këta që nuk ekziston ndonjë Aleks tjetër por vetëm ai shqiptar. Këta që për interesa materiale nënshkruajnë pakte me Greqinë dhe Serbinë në dëm të ardhmërisë së Shqipërisë dhe Kosovës. A e dijnë shqiptarët se pa miratimin e Greqisë (atdheu i Aleksit të Athinës) Shqipëria (atdheu i Aleksit të Lezhës) s’mund të anëtarsohet në BE. Kjo do të ndodhë sepse pala greke e justifikon nënshkrimin e Bashës me Bakojanis si punë të kryer. Po Kosova ? Kjo (Kosova) është edhe më keq sepse pala serbe i njef nënshkrimet e Mustafës dhe Thaqit poashtu punë të kryera. Ndërsa politikajt jetojnë jetë luksoze jashtë mase për kushtet e Shqipërisë dhe Kosovës “Populli i Aleksit të Lezhës” humbë kohë duke u marrë në mbrojtje ose duke i sulmuar “Idhujt” e tyre. Të mjerë pasardhësit e popullit të “Aleksit të Lezhës” që janë pjellë e këtyre që se kuptojnë se nesër është 21 Janari ! Pushofshi në Paqe të 4 Aleksat tanë!

    1. ..... says:

      Me pak siklet dhe dhimbje, por e pohuat perfundimisht ndryshimin e Kultures dhe Demokracis se Shqiperis dhe te vendit fqinj Greqis.

    2. Edkari says:

      Po ctu desh more Aleks.
      Edi Rama shkon ne Majemi e shef basketboll e ti kalbesh ne dhe.

    3. Mik says:

      Gjakovari ( pa te keq ) .
      Thua qe politikanet tane jane funderrina ! Dakord, pajtohem me kete. Por, si kujton ti, se keta politikanet tane nuk jane pjese e popullit tone ? Nuk kan dale nga ky popull ?! Sigurisht qe po. Pra nuk jan politikanet e keqinj, por jemi ne si popull te keqinj, jemi ne qe i lejojm te na hypin ne qafe keta politikan. Jemi ne qe nuk jemi shquar kurre per heroizem. Por ne cdo gja jemi te fundit.
      Pra mos ju anko kujt, por vetem vetem.

  2. Ladi Kombinat says:

    Me kete qe doli ne demostrate per te kerkuar pune e ke qare fare…

  3. Ladi Kombinat says:

    Ky i lezhes e mori plumbin nga garda, duket sa te qan zemra sesi e se per cfare vdiq. Dhe kush ishte shkaku!
    Vemje shkrimtar qe nuk shan dot as Saliun e as Ilir Meten

    1. abc says:

      Ku u ne p..dh te semes u futet o “patriota” qe nuk u Eksituat sote qe degjoni per Greqi. Mos jeni duke i marre Pipa Janullatosit.

      1. tfgs1 says:

        Zike pederi apo anticensure pisogledi pritet se shpejti te dalin si gjithmone me carcaf/komentin e tyre arab…….

  4. ble-ta says:

    Sakte, nje pende qe! PO KUR??

  5. Tomorr says:

    Sikur te Ishte e vertete . 21 janar 2016 gazetat shkruanin se Sali Berisha, Ilir Meta dhe ADriatik LLala ishin arrestuar per fshehje krimi e vertete? Ah sikur te Ishte e vertete

  6. Ilirjan says:

    Sado te deshiroja qe neser, ne diten e pesevjetorit te marrjes se jetes nga regjimi i Berishes se 4 protestuesve, midis tyre edhe Aleks Nika, te mblidheshin para Kryeministrise te gjithe pjesmaresit ne proteste, sikur para 5 vjeteve, ne krye te te cileve te qendrojne familjaret e Te Reneve, dhe te protestojne akoma me me force per te kerkuar Drejtesine e munguar.
    Jam i bindur se mashtruesit dhe hipokritet, qe qendrojne sot ne Godinen e Kryeministrise jane njesoj te ngjashem me ata qe ishin para 5 viteve. Ndryshon vetem kostumi qe mbajne veshur: Ata para 5 viteve kishin kostum te Zi, sic shpirti i tyre, keta te sotshmit ne ngjyre mavi, sic edhe e kane shpirtin, mavi.
    C’loje te felliqur vdekje prurese qe luajten dhe luajne keto monstra me njerezit e thjeshte, me Te braktisurit nga Sistemi dhe regjimet e tij !

  7. MAJAKOVSKI says:

    Nje shkrim shume i qarte dhe me plote kuptim.Ju lumte mendja dhe dora gazetari i vjeter dhe profesionist Abdurahim Ashiku.

    1. abc says:

      Ja dhe nje Abdurahman qe tha dicka Pozitive per Greqine.

      1. Abdurahim Ashiku says:

        Më quajnë Abdurahim dhe jo Abdurahman z. abc. Greqia më ka mbajt mua e familjen time, me dy fëmijët që morën arsimin e lartë pa paguar asnjë qindarkë për shkollën dhe librat, me punën time të lodhëshme (duke më shfrytëzuar dhe duke përfituar nga ky shfrytëzim) tash 20 vjet. Vlerësimet që kam bërë për Greqinë i ke të shkruara në mijra faqe publicistike një pjesë e të cilave janë të përmbledhura në 3000 faqe në 6 libra në qarkullim. Mos korr mbi kalli-themi ne dibranët.

  8. kashi says:

    ju lutemi mos te dal saliu neser ne asnje tv apo te jap ndonje lajme ne media , fb etj
    vetem neser te zhduket

  9. tfgs1 says:

    Alexi i Lezhes lindi dhe u vra ne nje burdhelo sunitesh ndersa Alexi i Athines lindi dhe u vra ne vendin me 3000vjt DIMOKRATIA…………………..ky eshte ndryshimi madhor,te tjerat jane pordhe me rigone!
    Rruga ne te cilin u vra Alex Nika ka marre emrin e Sulltan Muratit[big xhamia] .ndersa rruga ku u vra Alexi i Athines iu hoq emri existues dhe ju vu : Grigoropoulos Alexis!

  10. qytetariB says:

    Sa gjera enderrojme ne jete dhe shume pak realizohen per shume aresye, por kur jeton ne nje bashkesi me rregulla e ligje te perbashketa dhe trajtimi eshte i ndryshem, bashkesia duhet te kerkoje zgjidhje, jo te beje lutje. Te kerkoje zgjidhje , te pakten , te mos ndodhe me per niperit, kemi detyrim per te ardhmen. Mendoj se neser me 21 janar duhet te mbyllen te gjitha zyrat e prokurorise dhe gjykatave ne Tirane, mire do te ishte tu vihej dhe flaka se shteti ka para plot per ti ribere, vetem drejtesi nuk ben dot. Perse me duhet shteti kur nuk me sherben; e para drejtesia, pastaj te tjerat, jo lemoshes si beri bidugardi Saliut qe shkoi me nje these me para te shtepia e viktimes, por e shikuat: Ata te varfer s’pranuan thesin me para qe tu shkelte pragun Saliu, per te mbylle gojen e shqiptareve. Dhe sikur nuk mjaftoi vrasja duruan dhe akuzen qe u beri Saliu per çpifje, e filmuar me ze e figure. Keta jane gjykatesit e prokuroret e Shqiperise. Kujt i sherbejne? Krimit dhe hajduterise. Ndersa kryekriminel tjerr llafe atje ne zyren e vjedhur te ushtarakeve perseri me bodigarde e makina luksoze. Ecni ore dhe shkaterroni me themel dhe hidheni ne Lane bashke me ata qe ka brenda. 21 janari duhet shpallet dite zie si 7 prilli.

  11. Akilis says:

    Me cudit fakti qe qelimi i vrasjes se Aleksit te Athines ishte per ta trembur dhe u denua per jete,kurse ketu kemi nje krim me ndergjegje qe tregon shpirtin dhe ogurzine e vrasesve talibane.
    Ndryshimi tjeter qe talibanet nuk e kuptojne,qe Greqia per interes apo jo na hapi shtepine,na dha buke,te leckosur neper anije dukemi per ne Itali dhe per ne e ka fajin Greku.
    Kam mendimin qe ne jemi plotesisht te pushtuar shpirterisht,nacionalisht,dogmatisht nga Turqia dhe kete nuk mund ta kuptojne injorantet dhe idiotet.

  12. zim says:

    Ha ha ha ha tfg1 je i madh ti ja u di se ku i djeg me fort suniteve te shpume. Bravoooo. Kur shikoj komentin tend e lexoj edhe artikullin se perndrysh nuk ka vlen. ?

  13. Zizu says:

    Aleksi lezhes shkoi si qeni me rrush qe zahoja linda rama gregori aneta kristaqi te majmen si mbi dhe ashtu edhe nen te. Milet hesapi. Kurse greku e beri te pavdekshem. Shkoni e vrituni per kto legena politikane.

  14. Lee lee says:

    Abc .U dogj athina 4 dite .Nuk kaloje dot .Dhe dije dicka aty njerzit coen se kane zemer dhe bole .Kurse ti je 1 popull dele i keq i zbraset shpirterisht.Je meskin dhe i pabese .Ti burgjet i ke plot edhe greku por aty ka dhe te denuar qe luftojne sistemin qe jane me shkolle dhe ne gjendje te mire ekonomike.Mire apo keq nuk di te them por e di qe duan barazi sociale dhe demokraci.Ne Koridalo jane ke pterigaΓαμα.

  15. fantoma says:

    Aleksin e Lezhës (dhe të tjerët), “i vrau” vetë ky popull mjeran, mediokër e idiot, që nuk e kupton asnjëherë “se nga i vjen”, por tërhiqet për hunde dhe nga banditi më i fundit…, ndërsa Aleksin e Athinës e vrau “një përjashtim” i popullit grek, prandaj dhe “përjashtimi” u mbyll në burg përjetë…! Ky është ndryshimi (për ata që kanë tru e gjykojnë) dhe asgjë tjetër…!

  16. Gregori.Uk says:

    Vellezer shqipetare ceshtja eshte e thjeshte ne greqi jeta eshte gjeja me e shtrenjte kurse ne shqiperi gjeja me e lire. Ne shqiperi kurre nuk ngrihemi e te protestojme per jeten qe na neperkembetet cdo dite me te gjitha menyrat nga te gjithe llojet e shpellareve injorante hajdute dhe kriminele qe nga jugu dhe deri ne veri, por ngihemi vetem per interesat e partive dhe udheheqesve te tyre sepse presim ndonje kocke nga ata. Na duket cudi qe na shiten detin!!! Per ca deti flasim? Ne na kane shitur te tere sic jemi, kemi mbushur rruget e europes me prostituta, lupsare, drogashites, dhe dita dites po perzene edhe ata pak shqiptare qe kane mbetur. Ne fund te fundit ca po i duam ne keto pasuri kombetare kur nuk do kete kush ti trashegoje. Si perfundim e meritojme plotesisht kete klase politike qe kemi prandaj o burra ne miting ne 27 te largome hajdutin e rradhes dhe te sjellim kriminelin e rradhes.

  17. Lee lee says:

    Zoti Ashiku thate dicka te vertet edhe ne comentin tuaj.E lexova .Dhe kjo ju nderon se ndryshe nga ne qe kemi anonimitetin e comenteve ju veni emer dhe mbiemer.Dhe eshte nga shkrimet e pakta qe te ben te reflektosh si qenie shoqerore ne nje demokraci por ketu nuk e di ketu jemi qen shoqeror ne nje abstracsion .Dhe si qen do lehim dhe pas 10 vjetesh.Do ikim dhe ne brezi i fundit i sistemit pas 20 vjetesh ose 30 dhe prspe do lehin greku greku legeni shovinisti greku …..Po japim shpirt si shoqeri dhe greku e ka fajin.O njerez hodhi nje fshate ne ere vrau 4 veta Sala Luli e company …. Kapter Ramiu eshte per lende te ka zhytur borxhe jo jo greku e ka fajin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje