Qeni leh, ujku bën punë

22 Janar 2016, 20:45Blog TEMA
Qeni leh, ujku bën punë

 

Tashma pikiata ka fillue, e shohin dhe e ndiejnë edhe ata që janë në bisht të karrocerisë, vetëm timonieri i madh vijon me shpalos sukseset imagjinare. 21 janari 2016 për qeverinë Rama ishte nji ditë zije, jo për katër të pushkatuemit e bulevardit nga Sali Berisha, por për mosplotsimin e premtimeve nga ana e kryeministrit të sotëm.

Edi Rama tregohet i pamoralshëm, kur tue la duert si Pilati, del dhe thotë se fajin e ka Gjykata e Lartë dhe ven në dukje se ai nuk do ta përdorë ekzekutivin për “hakmarrje politike”.

Ban sikur s’kupton, pse ata që mund të kishin kërkue hakmarrje, dhe jo politike, ia kanë besue kauzën e tyne drejtësisë shqiptare, ndërsa Edi Rama jetët e njerzve që vriten për të ia lëshon i pafuqishëm në prehën padrejtësisë së institucionalizueme.

Vrituni po deshtët për të, por ai asht gandian, asht artist, merret me ekspozita e s’ka nerva me u marrë me trysninë e domosdoshme politike për me kërkue drejtësi, le të vonojë gjykata edhe 20 vjet punën.

Që gjykata e naltë dhe gjykata e ultë janë nji gja e vetme e neveritshme s’ka nevojë të na e tregojë Edi Rama, pse çdo emfazë e tija shpreh thjesht dështimin e misionit politik reformator që kinse pat ndërmarrë.

Që premtimet e tija për drejtësi mbas 21 janarit kanë qenë të nji natyre politike, dhe jo shkencore apo shpagime kanunore apo premtime për drejtësi hyjnore, ketë e dinë edhe foshnjet, prandaj veprimi i tij si qeveri – që për parim nuk ushtroka trysni politike – tue përdorë të gjitha mjetet në dispozicion, dhe nuk janë pak, asht nji tredhje publike e nji mohim i karakterit politik të kësaj qeverie.

Çka asht atëherë kjo qeveri? Teknike? Nji OJQ apo nji shpërndarëse tenderash dhe lejesh ndërtimit?

Kjo asht nji qeveri që kur gjykata e shkallës së parë i jep të drejtë Arben Imamit, nuk apelon aspak, e si ky rast ka edhe shumë të tjerë. Kjo qeveri deri në këtë moment asht nji dështim që me zigzage frymëmarrëse për hir të interesave meskine ka gjasa të arrijë fundin e saj natyral. Dhe kjo gja asht shprehje e mendësisë së nji takemi që për pushtet shet gjithçka e jo ma katër jetë njerzish.

Problemi kryesor nuk asht Gjykata e Lartë, pse edhe po të lëvizin nesër kjo gjykatë nuk ka gjasa që të dënojë ma shumë se ndonji gardist. Por deri kur ai që ishte shkaku i gjithë asaj kasaphane të vijojë me drejtue parlamentin, në sintoni të plotë me atë që vrau katër qytetarë të paarmatosun e të parrezikshëm, për me mbrojtë pislleqet në fjalë, drejtësia nuk do të jetë vendosë.

Dje Sali Berisha foli jo si burrë shtetit, pse për me qenë burrë shteti përpara duhet të jesh burrë, por foli si kryeministër, ndërsa Edi Rama foli si opozitar i pashpresë.

Sali Berisha i tha të vetëve me 21 janar 2016 se derisa të jetë kryeministër Edi Rama nuk ka për t’u hy ferrë në kambë, as atyne as atij vetë.

Të gjithë po e shohin qartë se njimilionë votat me karakter politik që ka marrë Edi Rama, në dorë të tij nuk kthehen as në nji ferrë për shtetshkatrruesin zullumqar Sali Berisha e për bandën e tij që s’e ka humbë për asnji çast kontrollin e gjendjes.

Tue ndie deklaratat e e djeshme të Edi Ramës dhe Sali Berishës, m’u kujtue nji proverb shkodranë: qeni lehë, ujku ban punën.

 

 

 

 

 

 

14 komente në “Qeni leh, ujku bën punë”

  1. Fredi says:

    ende se kuptoj cka dash te thot autori me shkrimin

    1. kirurg says:

      ja ta them une: i thote me fal Berishes

    2. sonar212 says:

      Fredet nuk kuptojne pergjithsisht………jane gjindje e trashe! Autori po thote qe Rama eshte nje burrec i dhjere ne breke qe as breket e tij nuk i ngre dot e jo me te beje drejtesi. Nuk eshte vetem burrec por edhe tinzar i qelbet. U vrane njerezit per te dhe ai i braktisi pa merakun me te vogel. Mua nuk do me kishte zene vendi po te vritej dikush per mua. Me mire te isha vrare vete se te jetoja me ate barre ne ndergjegje. Por Rama nuk ka ndergjegje, thjeshte nje dashuri te zjarrte per pushtet, edhe me te madhe se ajo e Berishes.

  2. ladi says:

    Tash qi kryminister asht Ed Rama, natyrisht qi tanve goja ju ka ardh, por smuj me diftu sa vlen ajo…

  3. yyyyyyp xhixhi says:

    Respect per dialektet ! Nga te kater anet e ILIRISE qe mund te vijne, i respektoj, pornuk lexoj asnje shkrim ku nuk eshte shkruar Gjuha Letrare Shqipe !

  4. antonio says:

    Dhe donin ta conin ambasador ne Vatikan kete ARMIK TE GJUHES LETRARE SHQIPE!
    O Ndrec!
    A je tuj hanger ,apo je tuj DHI?

    1. Takfina says:

      # Alberto, me -o- ne fund madje, gati gati si te thuash Enno, po ku merr vesh ti ore katundar se çfare eshte gegerishtja letrare, shko hyr ne çitjanet e Bujar Nishanit se aty gjen klimen e duhur intelektuale per vete dhe per te tjeret si vetja tende.

  5. Nik says:

    Bukur Z. Ndreca! Qeni leh ujku ben kerdine!

  6. Ndrec katolikocentristi says:

    O Ndrec, a e din se edhe ti leh, leh dhe sillesh si pordha neper breke si puna e atij qenit te Torgos i keni thane ju ne Shkoder.
    Te ishte ambasador vatikanez qe nuk te la Nishani, do te flitje ndrysh sot, do te lehje ndrysh sot e kam fjalen.

  7. Asnjeanesi says:

    Ore , ç’eshte ky qe flet me gjuhen e kohes se Zogut ? Po edhe ky Takfina ? Nuk ekziston ndonje gjuhe letrare gegerishte . Gjuha letrare shqipe , ajo qe shkruhet , eshte gjuha e miratuar ne Kongresin e Drejtshkrimit dhe askush nuk ka te drejte , te shkruaje e te shtremberoje me dialekte , gjuhen e shkruar shqipe , te aprovuar nga gjuhetaret shqiptare te se gjitha trojeve , te Shqiperise , arberesheve , Kosoves , Maqedonise , Malit te Zi , dhe nje numur i madh albanologesh , te ftuar nga shume shtete te Botes , kryesisht gjermane , italiane e austriake . Eshte gabim i madh i Temes , qe pranon shkrime te tilla me dialekte , qe nuk i kupton shqiptari . Po te behet nje kongres tjeter , ku te vendoset te shkruhet , si te t’a marre mendja , atehere mund te jete e ligjeshme . Gjuha shqipe , eshte ajo qe flitet e shkruhet ne masediat zyrtare , ne institucionet shteterore dhe ne Radiotelevizion .

    1. era says:

      Gegenishtja mor plehre eshte me e vjeter se toskerishtja. Duhet ta kesh per nder qe shkruan ne dialektin me te vjeter e me te bukur. Po keshtu eshte kur je shkerdhate enveriste si puna jote.

  8. Lelegu says:

    Shume mire qe keni shkruajtur ne gegenisht. Dialekti me i lashte i shqipes eshte gegenishtja.. po normalisht turkoshaket shqipfoles do ofendohen se jane ardhacake ne keto troje. Iu pelqen standarti qe eshte perzierje sllavo-turke.

  9. ali says:

    asnjanesi more debil gjuha letrare e sotme duhet te respektohet por kjo sdo me thene qe ti ti imponohesh njerzve te mund te mos perdorin gjuhen origjinale qe jane lind e rrit! gjuha gege letrare eshte e vjeter sa shqiptaria idiot asnje-anesi!

  10. Asnjeansi says:

    Era dhe Lelegu . Se pari , era , plehre je ti , rrugaç , pse ofendon , ty kush te ofendoi ? Se dyti , Lelegu , turkoshakeve , nuk dua t’ja degjoj emrin , megjithese , kjo çeshtje nuk ka lidhje me gege e toske , e as me sllave e turq . Gegerishtja , por edhe dialekte te tjera , ekzistojne vetem ne te folur . Tekstet shkollore , gjuha zyrtare dhe ajo mediatike , jane te gjitha toskerisht . Ku e paskeni lexuar , qe gegerishtja eshte me e vjeter se toskerishtja ? Pse , vetem Shqiperia e veriut ka ekzistuar , ajo e jugut , jo ? Po shkolla e pare shqipe , pra , mesimi i shkrimit shqip , ku eshte hapur dhe ne çfare dialekti u shkruajt ? Ne Korçe , ne Toskeri , apo jo ? Sigurisht , qe ekzistojne edhe shkrime te vjetra ne dialektin gegerisht , si Meshari , Formula e pagezimit etj. , qe askush nuk i mohon , sepse jane thesaret e vetme e te pakta te gjuhes sone te shkruar , por ja qe faktikisht gjuha zyrtare shqipe e shkruar , eshte toskerishtja dhe duhet rrespektuar . Italia , Gjermania , apo vende te tjera te medha , kane shume dialekte folese , por gjuha zyrtare e shkruar , eshte vetem nje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje