“FETÖ/PDY (Shkurtim i Organizatës Terroriste Fethullah / Struktura e ‘Shtetit Paralel’, shën.përkth.) vazhdon të ketë ende një strukturës të fuqishme në Ballkan. Maqedonia, Bullgaria dhe Bosnjë-Hercegovina bëjnë pjesë në vendet, ku kjo strukturë është më aktive. Por nuk ka dyshim që në vend të parë qëndron Shqipëria.
FETÖ/PDY në Shqipëri ka shkelur në vitin 1993, duke u angazhuar fillimisht në sektorin e arsimit. Pastaj u orientua edhe në tregti dhe vazhdon të karakterizohet nga një ekspansion i qëndrueshëm sidomos në sektorët e turizmit, energjisë dhe telekomunikacionit.
Në Shqipëri veprojnë shkollat e njohura me emrin Medrese “Liria”, që në Turqi korrespondojnë me shkollat e mesme teologjike “İmam Hatip Lisesi”, të cilat kanë edhe filiale të tyre në qytetet Elbasan, Kavajë, Tiranë, Korçë dhe Berat. Përveç medreseve ka edhe kolegje në qytetet Tiranë, Durrës dhe Shkodër, të cilat janë organizuar në kuadër të Fondacionit Arsimor “Gulistan” dhe Fondacioni Arsimor “Sema”.
Kurse shkolla Memorial International School of Tirana (MIST), që është edhe shkolla më e shtrenjtë e vendit, u drejtohet biznesmenëve dhe politikanëve që bëjnë pjesë në shtresën e shoqërisë që kanë të ardhurat më të larta.
Nxënësit që vijnë në nivelin universitar, në qoftë se janë në gjendje të mirë ekonomike orientohen tek Universiteti “Epoka”, nëse jo vazhdojnë studimet e larta pranë Universitetit “Bedër”.
Studentët e diplomuar nga këto shkolla në çështjet si martesa apo punësimi orientohen nëpërmjet “Qendrës Kulturore Horizontet e Reja”.
Mjaft me ndikim kjo strukturë është edhe në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë (KMSh). Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është arsimuar në shkollat e varura nga FETÖ/PDY dhe është një njeri mjaft besnik i kësaj strukture. Ata që nuk janë të kësaj strukture (FETÖ/PDY), nuk i pranon njeri në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës, e cila planifikohet të jetë xhamia më e madhe e Ballkanit dhe që çështja e realizimit të këtij projekti u shndërrua në historinë e “këmbëve të gjarprit”, morën start vitin e kaluar. Realizimin e projektit e ka marrë përsipër kompania “KOMAŞ AŞ”, e cila është pjesë e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Türkiye Diyanet Vakfı). Vetëm se “KOMAŞ AŞ”nuk është aspak e ndjeshme në lidhje me FETÖ/PDY. Kjo kompani vazhdon ende të blejë shërbime nga pjesëtarët e FETÖ/PDY.
Po ashtu edhe dy kompani të tjera të mëdha turke me inicialet Ç.H. dhe L.H., emrat e të cilave njihen shumë mirë në Turqi, në aktivitetin që ushtrojnë në Shqipëri vazhdojnë të punësojnë ende njerëz të FETÖ/PDY.
Pjesëtarët e FETÖ/PDY-së në vendet ku ndodhen denigrojnë në mënyrë të vetëdijshme dhe të organizuar Republikën e Turqisë si dhe drejtuesit, organet dhe institucionet e saj. Për shembull portali informativ në internet me emrin “Albeu.com” është kthyer në një bazë qendrore të lajmeve kundër Turqisë duke nxirë emrin e mirë të saj. Njerëzit e FETÖ/PDY-së publikojnë shpesh lajme të mbushura me shpifje dhe përgojime edhe në gazetat, kanalet televizive, revistat dhe portalet e tjera të lajmeve.
Anëtarët e FETÖ/PDY-së në vendet ku ndodhen, ata që e duan Turqinë i pasifizojnë në një mënyrë ose tjetrën, ndërsa me ata që nuk e duan Turqinë radhiten në një rresht.
Kurbani (viktima) i fundit e FETÖ/PDY-së ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara, Shkëlqesia e tij Zoti Genci Muçaj. Zoti Muçaj ishte një ambasador punëtor, i suksesshëm dhe një njeri që i do shumë Shqipërinë dhe Turqinë. Ai bëri përpjekje të mëdha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
Në Turqi, një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ku jetojnë me miliona shqiptarë, Genci Muçaj bëri punë, që nuk kanë për t’u harruar. Qendra e Kulturës Shqiptare, që u hap në Ankara falë përpjekjeve të mëdha të Zotit Muçaj, është e para dhe e vetmja e këtij lloji në botë.
Këtu tek ne thonë një fjalë, “Asgjë e mirë nuk mbetet pa ndëshkim” dhe në fakt ashtu edhe ndodhi. Punët e suksesshme që Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Genci Muçaj bëri për Shqipërinë dhe Turqinë me sa duket e shqetësuan FETÖ/PDY-në. Në ditët që lamë pas Zoti Muçaj u shkarkua nga detyra e tij në Turqi.
Një figurë tjetër që FETÖ/PDY ka vendosur në shënjestër është Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet (fetare) në Shqipëri, Ilir Dizdari. Edhe Zoti Dizdari është një njeri i drejtë, punëtor dhe më e rëndësishmja, ai është një njeri me vlera të forta kombëtare dhe morale. Bën përpjekje të mëdha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Për këto arsye FETÖ/PDY po bën përpjekje intensive për të shkarkuar nga detyra Zotin Dizdari.
Pjesëtarët e FETÖ/PDY-së e dinë mirë se çfarë bëjnë dhe me çfarë korrespondon ajo që bëjnë. Por le ti paralajmërojmë edhe një herë.
Ata, që për vite të tëra kanë pasur me vete përkrahjen dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë duke pretenduar se kanë qenë një “lëvizje mirësie”, sot tezgën e hapin në “tregun e tradhtisë”.
Çfarë kanë thënë të parët: “Fati i qëllimit të mirë në shumicën e rasteve është abuzim, shpërdorim e keqpërdorim”.
Në librin tonë të shenjtë Kur’anin Fisnik bëhet kjo pyetje “A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër përpos të mirës?” (Er Rrahman, 60). “Lëvizja e organizuar e të keqes” këtë pyetje duhet t’ia drejtojë shpesh vetes së saj.
Duke u nisur nga marrëdhëniet vëllazërore i paralajmërojmë edhe një herë drejtuesit e shtetit të Shqipërisë dhe miqtë tanë shqiptarë: Fethullah Gülen përfshihet në listën e personave, për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar.
Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria e Stambollin mbi Fethullah Gülen-in rëndojnë këto akuza: “Tentativë për eliminimin e qeverisë së Republikës së Turqisë duke përdorur forcë dhe dhunë ose për ta penguar ata pjesërisht apo plotësisht të ushtrojë detyrat që ka”, “Krijimi dhe drejtimi i organizatës terroriste të armatosur FETÖ/PDY”, “sigurimi i informacioneve sekrete me qëllim për ti përdorur për spiunazh politik”.
Kryeministri i Shqipërisë, Zoti Edi Rama gjatë vizitës që realizoi në Turqi në fund të vitit 2015 me Presidentin e Republikës së Turqisë bisedoi për shumë çështje, duke përfshirë edhe çështjen e mësipërme.Është arritur konsensusi paraprak për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, e cila do të firmoset shumë shpejt. Kështu miqësia historike do të shndërrohet në një aleancë zyrtare.
“Uji ikën, rëra mbetet”, thotë populli. Kur pjesëtarët e strukturës FETÖ/PDY do ta kenë humbur ndikimin e tyre edhe në Shqipëri, ashtu si në Turqi, prapa do të mbetet vetëm një gjë: Shqipëria me Turqinë dhe miqësia e tyre e vjetër.
*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt.
Varferia, ARSIMI I NIVELEVE SKANDALOZE, mos egzistenca e shtetit si dhe mentaliteti Turk i ka shtyre Shqiptaret te perfitojne nga kjo e keqe e mire.Cfare eshte ndryshimi i emrave nga Novruz ne Jorgo para arsimimit te femijes.
E verteta eshte se ” mini bourdelo albanistan” me kete popull myslimon e injorant nuk ka per tu shpetuar kurre kthetrave e perdhunuesve te stergjysheve te tyre turq…………
Nuk e di se c’mendim ka ai gaxhgauni ”gjeni” qe ka ditelindjen sot dhe cili eshte kontributi i tij patriot per te sosur vatanin nga turqezimi…………..!!!!????
Bujar Hoxha paska bere nje prkthim fantastik. Sdo ishte keq ta publikonit edhe tek sheshi o Bujar si thua? Fol njehere me Ermirin mos i fshni gjurmet kot
Hoxhallaret i kemi shqiptare bre burra ,burra po cfare burrash ,me portofol ne turqi dhe te blere koke e kembe .Per grekun e athines thuren emisione ,top channel me ne krye marin memen po ben kerrdine bashke me arben llallen e shoke ,po me keta o patriotat e temes si do i behet halli qe kane 600 vjet qe kane ja shitur shpirtin dovletit ,dhe keta e mbajne veten puro shqiptare luten per allah dhe vdesin per flamur ,jo ate shqiptar por ate turk
Yeni akit eshte 55 e shqiperise
Te botosh shkrime te yeni akit do te thote vetem te jene te sponzorizuara
ERDOGAni e urren per vdekje cdo ken qe i del kunder
Ka shpalle terroriste 1500 akademike
PO ISisit kush i con arme akademiket aPO Erdogani
Fuck turkey dhe gjithe turkoqiret dhe gylenqiret,mos u beni turkomongole se do pendoheni.
o Tema ca na sillni shkrimet eketyre anadollakeve te cmendur te Erdoganit kety mer ee? Rat edhe ju ne kete nivel m edioker?!
“Shqiperia me Turqine dhe miqesia e tyre e vjeter” ?!!!!! “Miqesia” e Shqiperise eshte edhe me pak e vjeter se vitet e pavaresise se saj nga Turqia Otomane. Gjate viteve te A.Zogut thuajse nuk egzistonte kjo miqese eme pas u rivendos gjate kohes se Komunizmit por pa harruar se ne librat e historise kjo miqesi nuk eshte theksuar si e vjeter perkundrazi 500 vjetet e perandorise Osmane jane trajtuar si nje pushtim i eger qe i shkaktoi mjaft vuajtje njerezore,humbje territoriale dhe kulturore kombit tone. Shqiperia e dhe shtetaret tane duhet te mos perzihen mes lojrave me sfond Islamik brenda klaneve dhe grupeve qe duan supermacine ne drejtimin e shtetit Turk, por as edhe te lejojne qe shteti Turk dhe shtetarete e tij te influencojne ne zgjedhjen qe duhet te beje shqiperia ne drejtim te personave apo bizneseve qe i afrohen brenda kornizave ligjore pasi nuk jemi as vend vasal e as i pushtuar. Shqiperise nuk i intereson aspak lufta ideologjike e jo vetem mes Gylenisteve dhe Erdoganisteve. Nje fakt eshte mese i dukshem Erdoganizmi si ideologji dhe drejtim ne R. e Turqise po e con ate vend drejt Islamizimit radikal dhe konflikteve te brendeshme dhe nderkombetare qe do shkaktojen jo vetem humbjen e paqes se brendeshme por edhe asj ne rajon dhe ne bote perkundrjet motos qe karakterizonte Republiken sekulariste te Musatfa Kemalit (Paqe ne Turqi-Paqe ne Bote ).
Ja pra te nderuar lexues, e moret vesh te konfirmuar madje qe Ilir Dizdari paska qene me te vertete dora e zgjatur e Erdoganit qe do te kontrollonte jeten fetare ne Shqiperi ?
Tani qe preu mjekren qe e kishte deri ne kerthize ben te moderuarin Dizdar talebani
E ku qendron problemi ktu!
Po ik ore. A thua i zgjidhet problemet tuaja ne turqi ju e po na ipni mend neve tani. Sa per ate fjalen “asgje e mire nuk mbetet pa ndeshkim” ishte shume e bukur sepse ua keni treguar shume mire atyre ne vendin tuaj qe skeni lene as medja te lire As gazetare as televizione as gjykata. E turp i botes te flisni ju! Juve ju ka ngelur ora 150 vjet mbrapa, tek neo-otomanizmi. Skeni qellim tjeter ju por keta tonet sado merren me korrupsion nuk ia shesin vendin turqve edhe nje here. Kete harrojeni ju anadollake.
Shqiptarë, fshini dhe përmirni çdo koment të brekëqirëve të Janullës, kancerit të Shqiperisë!
Artikulli flet per turqit shqipfoles qe jane ndare ne 2 grupe dhe po bejne lufte te fshehte qe ndoshta i paraprin nje lufte me te madhe e qe me shume gjasa do djege edhe Shqiperine.
Ti si gelbaze osmane qe je cfare mendimi ke per kete percarje te vellezeve te nje gjaku?! Kur do t’i vere vllai flaken fitilit dhe a ka gjasa te shpetoje ndonjeri?!
na cate trapin me keto organiztat turke kemi mbi 100 vjet pavasie akome nuk jemi cliruar nga turku shikoni vendet me mut te ballkanit qe merren akoma me turq jane me te prapambeturat bravo i qofte grekut edhe serbit i nderpren lidhejt edhe jane dritre vite larg nesh as e pjerdhin turkun fare e as kane nevoje per shkollat e ndyra turke me xhamai e medrese…..pthuuuuuuuuuuuu tani e kuptoj pse Ishim kombi i fundit qe u ndam nga osmanet bythmepirje edhe islamizimi i popullise qe akoma edhe sot eshte injorante
Pse nuk ka vene emrin e perkthyesit Bujar M.Hoxha ketu?! Urime Bujar abi per perkthimin, po ashtu edhe “Erion Plakut” dhe “Erion Dyrmishit” ?
Gazeta Tema e kishte te botuar kete lajm tek lajmet Kryesore, por pas 20 min e hoqi. Tani e ka cuar diku ne cep. Kane nderhyre, e thjeshte.
Thuj Bujarit te perktheje ndonje gje tjeter e provojeni prape ? Kush nuk e kupton shkerdhatokracine e neo-otomaneve si puna juaj qe perkheni shkrime mercenaresh dhe ia coni mediave ne email a thua hane bar gazetaret or duduma
Perkthim interesant nga Bujar M.Hoxha. Aferim mor djale