Konferenca e datës 26 janar që mblodhi në një tavolinë Ramën, Metën dhe Bashën nën premtimin e një reforme elektorale “të thelluar dhe gjithëpërshirëse” u kthye në mënyrë të papritur në një moment reflektimi për udhëheqësit e vendit. Reflektimi, i cili u shfaq në fjalimet e tyre, na rikujtoi një histori të gjatë të manipulimeve zgjedhore, manipulime që kanë qenë në shkallë aq të madhe sa aludohet se ia kanë bërë të pamundur shqiptarëve të zgjedhin më të mirën për veten e vet.
Kuptohet që reflektimi i tre udhëheqësve qe në tonalitete të ndryshme e në shkallë të ndryshme.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta p.sh, ndërsa u ankua se akuzohet si blerës votash (me të padrejtë sipas tij), reflektoi për zgjedhjet e vitit 2001, kur ai qe kryeministër.
“Unë që po flas këtu nuk jam shumë krenar për zgjedhjet e 2001-shit kur kam qenë Kryeministër. Kemi patur edhe zgjedhje të tjera”, tha Meta.
“Ajo që besoj dhe të gjithë biem dakord është, që ka patur një progres të rëndësishëm në shumë drejtime. Nuk ka patur përfshirje brutale të shtetit, të policisë, të shërbimit informativ, të strukturave të tjera si në të kaluarën”, shtoi ai pa bërë të ditur se për çfarë zgjedhjesh e ka në rastin e fjalisë së dytë.
Kuptohet që të mos qenit “shumë krenar” për zgjedhjet e vitit 2001 është një formulim tepër i papërshtatshëm, duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në vitin 2001, zgjedhjet me gjashtë raunde të njohura si fenomeni “Dushk”, shkatërrimi i parimit të përfaqësimit proporcional në parlament, manipulimet në proceset e numërimit, akuzat për blerje komisionerësh të opozitës, përdorimi si pushkë e Gjykatës Kushtetuese, dhuna policore, keqpërdorimi i televizonit publik etj. Zgjedhjet e vitit 2001 qenë aq të tmerrshme sa prej paudhësive të kryera në ato zgjedhje, kodi zgjedhor i shqipërisë vlerësohet se është shumëfishuar në volum.
Shumica e rregullave aktuale zgjedhore kanë lindur nga kodi elektoral i vitit 2003, i cili u hartua posaçërisht për të shmangur lemerinë e zgjedhjeve të vitit 2001. Faktori ndërkombëtar nuk pranoi t’i konsiderojë të vlefshme zgjedhjet dhe i kërkoi palëve të ulen në bisedime. (Për një përshkrim të plotë të ndodhive të vitit 2001, mund të lexoni raportin e OSBE-ODIHR mbi ato zgjedhje.
Të mos qenit shumë krenar për ato zgjedhje është një term tepër i papërshtatshëm për të përshkruar ato zgjedhje.
Kryeministri Rama pati momentin e tij të reflektimit, por reflektimi qe më së shumti vetëjustifikues se sa pranues i realitetit. Problemet e vërejtura në zgjedhjet e fundit, Rama i konsideroi më shumë si “dallime në optikën” e vështrimit mbi zgjedhje.
“Nëse zgjedhjet e 2015-s do të vështroheshin si për herë të parë, sigurisht që optika është e ndryshme nga optika e vështrimit të tyre si pjesë e një procesi dhe mbi bazë krahasimore me atë çka ndodhur në zgjedhjet e 2009-n apo 2011-n. E njëjta gjë vlen edhe për 2013-n. Të mos harrojmë që pavarësisht kontestimeve tradicionale të humbësve, qoftë zgjedhjet 2013, qoftë zgjedhjet 2015 janë procese të gjithëpranuara, në radhë të parë nga vetë zgjedhësit dhe legjitimiteti i fituesve, që është një legjitimitet i bazuar tek ky gjithëpranim popullor, ka bërë të mundur edhe çeljen e një rruge pa kthim, reformash që i kanë munguar vendit për 20 e kusur vite”, tha Rama.
Logjika “jemi më mirë se në të shkuarën” është e famshme në Shqipëri, e krijuar kjo nga leverdia e të pasurit një nivel tejet të ulët fillimi. Ne historikisht kemi pasur fillimisht, krahasim me vitin 1912, pastaj me vitin 1938 e më vonë, me vitin 1992. Zgjedhjet i kemi krahasuar gjithmonë, megjithëse, krahasimi nuk na ka vlejtur. Logjika, siç e bëri të ditur edhe OSBE/ODIHR në rastin e zgjedhjeve për pushtetin vendor, është e pavlefshme. Zgjedhjet krahasohen me standardet dhe jo me të shkuarën. Në fund të fundit, zgjedhjet nuk janë teknologji bërthamore. Problemet aty janë teorikisht dhe praktikisht të thjeshta. Mungon vetëm vullneti.
Rama nuk e pa të arsyeshme të komentojë për listat e kandidatëve të tij, mes të cilëve gjendej së paku një i dënuar për trafik të qenieve njerëzore dhe një alet në gjykim për vrasje.
I vetmi që nuk reflektoi qe Lulzim Basha. Ai u mjaftua me akuza ndaj palës tjetër, megjithëse edhe ai ka shumë për të reflektuar, veçanërisht për zgjedhjet e vitit 2009, kur u akuzua se kishte liruar një kriminel në shkëmbim të mbështetjes së familjes së tij kriminale në zgjedhje apo për zgjedhjet e vitit 2011, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kapërceu edhe një limit tjetër të paimagjinueshëm për t’i dhënë atij një mandat si kryebashkiak i Tiranës.
Reflektimi i Metës dhe Ramës dhe mosreflektimi i Bashës gjithsesi ndihmojnë për të parë pas në kohë se si zgjedhjet në mënyrë të përsëritur nuk i përmbushën standardet ndërkombëtare të përcaktuara në Dokumentin e Kopenhagës dhe se si, personat që duhet të kryejnë reformën zgjedhore, Meta, Rama dhe Basha, kanë historinë e tyre të pasur me përgjegjësi për shkeljet elektorale.
Premtimet e të treve për gadishmëri në hartimin e një reforme “gjithëpërfshirëse” për t’i dhënë fund “korrupsionit zgjedhor”, siç qe edhe titulli i konferencës duhet të merren me rezerva të mëdha, siç na e rikujtoi edhe një herë ambasadori i SHBA-së Donald Lu, i cili, pasi përsëriti atë që e dimë të gjithë, që gangsterët përdoren nga partitë politike për të frikësuar shqiptarët, i bëri thirrje shqiptarëve duke i thënë se në fund të fundit, është në dorën tonë të mos tolerojmë “korrupsionin zgjedhor”, duke e luftuar atë në çdo rast që shfaqet dhe nga cilado palë që vjen.
Moment reflektimi per udheheqesit e vendit…hahahhaha, vertet?
Ja pse i lexoj me ngulm shkrimet e Temes..
Shkrimi pasqyron me se mire hahduterine 23 vjecare te zgjedhjeve. P D eshre hajdutja me e madhe,rekordmene e ndihmuar nga amerikanet,Doris Pak,Doll e te tjere. Vjen LSI e cila perdore gapur parat ndaj fukarenjeve. Me e moderuar PS.
Si nuk paske popull , ti more qafir?????
A nuk te dalin e teprojne te gjitha raportet e zgjedhjeve,-“shqiptaret votuan me rregull,parregullsite filluan pas mbylljes se votimit”,- per te konkluduar se e keqja e zgjedhjeve jane vetem politika dhe organizatoret e tyre ?????
Te te vije turp Gj.Erebara,qe nencmon popullin tend.
TURP.
Une mendoj se ka ardhur koha per ndryshime te medha ne sistemin e zgjedhjeve ne parlamentin Shqiptar.Ne nje kohe kur bota demokratike po ben shume per te evoluar demokracine ne vendet me pak te zhvilluara apo vendet me tendenca totalitariste.Eshte plotesisht e mundur qe populli shqiptar me nje numur te madh njerezish atdhetare,civile dhe te shkolluar ne shkollat me te mira te shqiperise dhe te botes qe vertet duan te rrisin nivelin ekonomik te shumices se shqiptareve, duhet ta ngrejne zerin fort me anen e nje levizje te fuqishme dhe me ndihmen e mediave si pushteti i katert dhe i pavarur me vote demokratike te arije te zgjedhe me te vertete perfaqsuesit e tij dinjitoze vetem me anen e nje sistemi maxhoritar, sic ndodh ne vedin me demokratik ne SHBA.Ky do te perbente nje hap shume te madh te demokracise ne Shqiperi do te eliminonte x,y,z qofte ky lider
i ndonje Partie apo deputet i zakonshem.
Po ju jap nje shembull se si shprehen cilesite me te mira dhe vizioni per te ardhmen pjese nga diskutimi senatorit Bernie Sanders(nje kandidat potencial Demokrat ne garen Presidenciale te 2016). ne diskutimin Climate change ne dhjetor 2015 :
Part of Speech of Senator Sanders
Madam President,
One of the great a moral issues of our time,is the global crisis of climate change. Let me be very clear about climate change. Climate change is not a democratic issue, or progressive issue, it is not a republican issue or a conservative issue. What it is, is an issue that has everything to do with physics. It is an issue of physics. And what you know beyond the shadow of the doubt is that the debate is over. And that is that the vast majority of the scientists that study this issue are quite clear, and what they tell us over and over again is the climate change is real, Climate change is caused by human activity, and climate change is already causing, devastating problems through our country and in fact throughout the world. And what the scientist also tell us is that we have a relatively very short window of opportunity to bring about, the fundamental changes that we need in our global energy system to transform our energy system from fossil fuel to energy efficiency and sustainable energy. We have a limited window of opportunity. And what the scientists are telling us very clearly is if you do not sees that opportunity, if you do not lead the world, working with China, Russia, India and other countries and transforming the global energy system, the planet that we will leave to our children and our grandchildren will be significantly less capable than the planet we enjoy. My nightmare is: that20, 30, 40 years from now our kids and our grandchildren will look members of US senate in the eye, US house in the eye and they will say the scientists told you what would happen and you did nothing. Why did you not react? How hard was it, to stand up to the fossil fuel industry and transfer our energy system away from coil and oil into energy efficiency and wind solar geothermal and other sustainable energies.
Te me fale autori dhe lexuesi per ndonje fjale jo e shkruar drejt,(shkrimi eshte realizuar vetem nepermjet ndigjimit .)
Ja cfare tipare dhe nivel horizonti,pergjegjsie per te ardhmen e shumices se popullit duhet te kete nje i zgjedhur ne tempullin e demokracise Parlamentin Shqiptar.