Blushi sfidon përsëri

31 Janar 2016, 17:59Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Për të sfiduar kryetarin socialist Edi Rama, njëherësh edhe mbajtës i postit të kryeministrit, për inate e mllef personale, ndaj këtij të fundit, nga që nuk i ka ofruar post të lartë në Qeveri e parti, apo? Pyetjeve, pandehmave dhe thashethemeve të tryezave e ambienteve publike i ka dhenë përgjigje të drejtëpërdrejtë të enjten në mbrëmje vetë Ben Blushi, deputeti socialiste, i cili nga ekrani i “Top Channel”, nuk ka ngurruar të pohojë në ligjëratë të drejtë e gojën plotë: Garën për kryetar partie e kam sfidë personale, partia socialiste është konfuze dhe unë di tja risjellë asaj vlerat e dikurshme dhe demokracinë. Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci…

“Partia e drejtuar nga Edi Rama në këto tre vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, e bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për ça e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë, sepse nuk është ashtu sot”, ka vlerësuar Blushi, duke e mbështetur konstatimin në një serë argumentash e faktesh të thena publikisht. Duke sfiduar urdhërat për “ruajtjen e sekreteve” të familjes politike.

Një sfidë shumëplanëshe sjellja e tij, po të kihet parasysh se të njejtën përgjigje ka dhenë Ben Blushi edhe për pyetjen rreth cilësisë së qeverisjes Rama, që sipas tij e ka zhytur vendin në varfëri e pabarazi të pamerituar e që, vetëm sociale nuk mund të quhet. Unë gjykoj se di të qeveris më mirë se Edi Rama, ka thenë përmbledhtazi njeriu që prej më shumë se dy dekadave vazhdon të jetë e vetmja gozhdë në këmbën dystaban të udhëheqësive socialiste.

“Të gjithë vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament dhe ato të qeverisë  janë tërësisht personale. Të gjitha koncesionet. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë, është konfuze. Në tre vjet varfëria është shtuar dhe ne nuk bëjmë aq sa duhet për të varfërit. Po si mund të bëjmë për të varfërit kur partia ka ose banditë ose të pasur. Si ka mundësi që në grupin tonë parlamentar janë dhjetë njerëzit më të pasur në Shqipëri? Pse vijnë ata në një parti të majtë?”,

Ndërkohë edhe vetë sipërmarrja e deputetit Blushi për tu përballur në garën e 19 marsit 2016, me Kryetarin dhe Kryeministrin në detyrë, është sfida më e madhe politike brendasocialiste, në kohën kur askush nga figurat peshërenda brenda kësaj force politike nuk guxon të jetë një kandidat përballë “Erdoganit” kryesocialist, i cili që prej shtatë vitesh vazhdon ti drejtojë.

Duke mos respektuar lojën demokratike, duke shkelur rregullat dhe mospërfillur statutin e partisë, ka theksuar Blushi, i cili edhe këtu shfaqet si një sfidant. Si i vetmi brendasocialist peshërendë, i jashtërreshtuar për të ruajtur principet. Si i vetmi që nuk njeh e nuk i nënshtrohet tekave dhe arrogancës së Njeshit, por rregullave të vendosura, statutit dhe mekanizmit ekzistencial të votuar për të qenë busull drejtimi e demokratizimi.

Blushi, a do të përballet me Ramë në garën e pritëshme për kryetar të Partisë Socialiste? Nëse do të ketë një garë të vërtetë në Kongresin e 19 marsit, përgjigjet vetë Blushi, duke lenë të nënkuptuar “garat” e zhvilluara gjatë viteve të ikura, që kanë ricikluar të njëjtin kryetar: Edi Ramën. A nuk është edhe kjo një sfidë! Informale sigurisht.

5 komente në “Blushi sfidon përsëri”

  1. duno says:

    Ne te gjithe shkrimin jane vetem fjalet e Blushit , po mendimet e fjalet e Xhovanit ku jane? Nuk e kuptoj pse Tema e boton kete shkrim qe nuk eshte i denje as per nje student fillestar te gazetarise.

  2. Dielli mbi Korab says:

    O Xhovani Shqiperia asht e mbushun me bandit,hajduta dhe kriminela dhe Ed Rama ka marre persiper qe keta shqiptare ti integroje ne Partin Socialiste,ti civilizoje dhe te vere ne sherbim te ekonomise dhe demokracise ?
    Ndersa Ben Bushi kerkon ta pastroj Partine nga Banditat dhe Kriminelat.ather do kena nje problem te madh,…..
    ……….. se Beni do ngelej i vetem ne PS ?
    Ka dy mundesi ose ti lesh banditat te lire te livadhisin,ose ti mbledhesh dhe ti vesh ne pune ?
    Beni nuk ka asnje plan dhe alternativ,esht thjesht nje bloz idealist

  3. niku says:

    Rrofte Ben Blushi u rrnofte Ed Rama qpo rrnon PS.

  4. Kritiku says:

    Ore Xhovani, kur do te shkosh perseri ne shkolle dhe te mesosh te shkruash ashtu siç duhet gjuhen standarde shqipe? Ke shume mangesi ne drejteshkrimin. Ti nuk e ke kuptuar akoma se çfare rroli ka “presja” ne fjali. E ke vendosur vend e pa vend, pa asnje kuptim. Ke shkruajtur gjithashtu me shkronja te vogla emrat e perveçem.
    Te jesh “analfabet funksional” nuk do te thote qe te kesh “brire”, por jane shkrime te tille, qe e tregojne.

  5. emigrant says:

    Qe Xhovani eshte vene nga PS (ndoshta nga vete Rama) nuk ka asnje dyshim. Pamevaresisht nga ambicjet personale apo synimet “djallzore te Blushit” Rama ka per detyre qe ne parti te beje zgjedhjet sipas protokollit. Por eshte e qarte si drita e diellit qe Rama nuk ka qene ndonjehere democrat ashtu si pjesa me e madhe e atyre qe e kane qeverisur Shqiperine mbas komunizmit. Personazhe si rama demokracine e kane loje per te mbajtur pushtetin e tyre(gjeja qe ju intereson) Rama tashme eshte nje politikan I konsumuar dhe duhet te ike. Po te jete inteligjent do te largohet me lezet, ne te kundert do te sillet sic po ben tani. Ben blushi I bie “legenit” qe Rama te beje zgjedhjet ne Parti, Rama ben sikur nuk e degjon ose thote me vehte “bjeri bjeri se I bie mire”. Eshte me se qarte se Rama se bashku me sahanlepiresit(tradita e shqiptarit me e shemtuar) e tij po te largohen nga politika nuk dine se cfare te bejne se nuk I merr njeri ne pune. Megjithate pa problem se me ato qe kane fituar duke qene ne politike (dhe qe quhet jo korrupsion por vjedhje si hajdute ordinere) nuk e kane aspak problem nivelin e jeteses. Pra me nje fjale populli shqiptar I bie legenit kot sepse Rama me stafin e tij(me mire bythelepiresit e tij) thone “ma var s’ma var bej detyren si kurvar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje