Sali Berisha i doli në krah ish ministrit të tij, Ksera, pas arrestimit dhe akuzoi prokurorinë.
Cështje “burrërie” në raport me njerëzit me të cilët ka punuar?
Pse jo, Berisha njihet për këtë virtyt. Por më shuymë se kaq, duket një hall për vete, sesa besnikëri ndaj ish vartëse, Berisha nuk është si ai indiferenti, që kur i thanë që ra zjarri në fshat, tha: Ehu, shtëpia ime është larg.
Kur erdhi zjarri në lagje, sërish tha: Ehu, akoma larg është. Kur i erdhi zjarri në shtëpi, ishte vonë. Berisha është një njeri i kujdesshëm dhe kërkon ti fikë zjarret, sado larg tij të ndizen ata.
Berisha kërkon që qeverisja e tij të quhet një kapitull i mbyllur, me të mira e të këqija. Ndaj ai është sot opozitari më i ashpër në kuvend, duke qenë një gjenerator politik i pashtershëm.
Ai duhet të jetë aty, të bërtasë, që të gjithë t’ia dinë për nder kur nuk bën zhurmë. Më mirë se ai, askush nuk e di se si e ka hallin. Ndaj dhe PD-në nuk e lë të shndërrohet në një parti moderne, e mbi të gjitha, nuk lejon “remontin kapital” për të cilin ajo parti ka aq shumë nevojë para se të hidhet sërish në betejën elektorale.
Për këtë arsye ai PD-në e kërkon një mburojë për vete dhe për këdo që mund të ketë telashe me drejtësinë.
Për këtë arsye halli i Berishës është bërë sot halli i opozitës e për pasojë edhe i gjysmës së shoqërisë, që shpreson të shikojë tek opozita një alternativë të besueshme qeverisëse.
Një opozitë të cilës ti besojë pushtetin, jo për arsyen se qeveria e sotme është e keqe, por sepse qeveria e nesërme do të jetë më e mirë.
Ska skandal dhe turp me te madh, kure shikon nje kriminel si saliu qe e shkateroi SHqiperine me krim e koorupsjon, ne vend qe te denoi mvartesin e tije Ish ministrin Ksera i del krah, shan e denon drejtesine, edhe pse ky ka vjedhur e mashtruar 300 milion lek. Kete maskarallek, ky kriminel e bene ne nje kohe qe kerkohet nga nderkombetaret te luftohet koorupsjoni qe po i merr shpirtin ati populli, te behet sa me pare rreforma ne drejtesi , ky palaco ben te kunderten. Para dy ditesh Lul Basha dhe Ristani mbeshteesnin drejtesine per arestimin dhe gjukimin e keti hajduti ndersa ky qe eshte kapobande del edhe kunder PD dhe drejtuseve te saj, vetem e vetem te tregoi se ministrat e qeveridse se tije skane vjedhur. Ky duhet mare i pandehur, sepse mbron hajdutin.
A sa ka per te vuajtur shpirti yt te dale per gjithe keto fatkeqsi dhe varferi qe i ke shkaktuar ketij populli?E tregove dhe njehere veten se sa armiqsor dhe arrogant je per kete popull qe te ofroi gjithcka madje edhe djemte me te mire.Te ka hyre aq thelle urrejtja per kete popull te vuajtur sa nuk ka as edhe 1 perqind logjike ne ata qe thua dhe qe ben.Per enverin edhe thuhet ndonje fjale e mire se dicka beri per kete vend ndersa ne varrimin tend asnje nuk do te derdhe pike loti por do clirohen shqiptaret nga nje horrorr 25 vjecar.TURPI I KOMBIT.