Një tigër si Petriti!

1 Shkurt 2016, 14:38Blog TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Batare lajmesh. Komente në kafe e kafe plot komente.

Gazetari i droguar i bënte zhurmë në premierë drejtorit tapë? I gjuajti vallë drejtori pijanec gazetarit drogaxhi?…

Teatri Kombëtar para 2 javësh u bë sebep i një sherri amator profesionistësh dhe i një premiere të suksesshme amatore.

Drejtori i këtij teatri regjisori Hervin Çuli që nuk ka këllqe për sherre dhe dhunë fizike goditi gazetarin e një televizioni lajmesh, Eni Shehu i dobët e delikat që as nuk jep e as nuk mban dot grushta e shkelma.

Sherri më tepër u duk si sherr motrash shqiptare para premierës së “Tri motrave” ruse të Çehovit dhe shkakun pse nuk u ndalua kjo tollovi po ua sjell taze të freskët.

Zotëria që shikoni në foto është Petriti.

Petrit Sauku polic privat që paguhet 220 mijë lekë të rruajë jo vetëm godinën por të kujdeset edhe për ekseset në Teatrin Nacional të Shqipërisë.

Petriti dhe petritët e tjerë duhet të tregohen edhe syshqiponjë edhe sypetrita për tu bërë ballë avarive, sherreve, vjedhjeve, grabitjeve. Petrit dhe petritët e tjerë me uniformat qesharake të policive tona private qesharake, po aq qesharake sa dhe rrogat e tyre duhet ti bëjnë ballë krimit dhe ashtu si policia e shtetit janë përgjegjës për sigurinë kombëtare.

Mbyll sytë dhe mendo për një çast sikur makina që transporton 5 milionë euro të një banke private sulmohet nga grabitësit.

Grabitësit me armë dhe maska në fytyrë hapin zjarr dhe shqyejnë dyert e makinës së blinduar.

Aty brenda thesit gjejnë edhe Petritin i cili me rrogën 220 mijë lekëshe duhet të përleshet si një tigër për thesin mbushur plot me 5 milionë euro…

5 komente në “Një tigër si Petriti!”

  1. demo says:

    rojet jane dhene me koncession.

    1. Ulrik says:

      Petriti eshte tiger prej lecke.

  2. bobi says:

    Po pse mor idiot qe nuk di te shkruash as shqip, mos jane me mire policet private qe rrezikojne jeten ne shtete te tjera? Aq eshte rroga, po deshe puno. Na hape barkun me idiotlleqe, djale mamaje qurrash.

  3. billi says:

    O @bobi, artistikisht te ka thene se cfare gjendje jane institucionet sot qe prokurojne dhe realizojne sherbime per sevap. Mere me qete, se bledi eshte qytetar dhe me teper nje gazetar qe me satire kerkon te levizi dicka nga kjo gjendje kapslliku qe ka kap administraten sot. Me i duruar, se eshte shkrim i shkurter e aspak i lodhshem. Mo te kal lodh deputeti i lezhes kanditat per kryetar te ps! E i bje samarit!

  4. yyyyyp xhixhi says:

    Qesha me komentin e “bobi” ….hahahahahah
    Sa i inatosur, shume i nevrikosur……
    Mendova se ky artikullshkruesi i ka ngrene persheshin me kos qe ne mengjes…..
    hahahahahahahh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje