Zgjedhjet e para paraprake në Iowa i fitoi kandidati tejet konservator Ted Cruz. Kjo nuk duhet të na bëjë të harrojmë se Donald Trump nuk i fitoi zgjedhjet e para, shkruan Ines Pohl.
Këto nuk janë lajme të mira, të paktën përsa i përket rezultatit që korrën republikanët. Për këtë ka të paktën dy shkaqe. Nga njëra anë, një burrë që fyen pa turp gratë, që i vë nën dyshim të përgjithshëm të gjithë myslimanët dhe që do të preferonte të ngrinte një mur të lartë në kufirin me Meksikën mori të paktën 24 përqind të votave republikane. Shumë mund të jenë të lehtësuar, që ai nuk i fitoi këto zgjedhje të para në Iowa.
Por këtu duhet pasur kujdes. Me retorikën e tij raciste dhe përçmuese ndaj njeriut Trump arriti të fitojë vendin e dytë në garën për kandidatët presidencialë te republikanët. Për këtë ke të drejtë të jesh i shqetësuar.
Është shkruar shumë se në Iowa para së gjithash pasqyrohen shpresa. Dhe se ata që mund të humbisnin më shumë ishin favoritët Hillary Clinton dhe Donald Trump. Kjo është e saktë. Por në të gjitha analizat dhe kryeartikujt është pasqyruar pak se me çfarë programi konkuronin kandidatët e tjerë për të fituar në shtetin e vogël evangjelist.
Dhe ky është lajmi i dytë i keq. Ted Cruz është një përfaqësues i vërtetë i vijës së fortë, i cili shprehet qartë kundër të drejtave të barabarta për minoritetet si homoseksualët ose myslimanët, kundër së drejtës së abortit, i cili kërkon ta kthejë pas marrëveshjen atomike me Iranin dhe që dëshiron ta tërheqë edhe Obamacare.
Që në ditën e fitores, ai shpalli në një palestër të vogël nën duartrokitje të mëdha se si President ai do ta shpallte menjëherë Jeruzalemin si kryeqytet legjitim të Izraelit. Një kuptim që ia vlen ta mbash mend për politikën e jashtme.
Ai mori gati 28 përqind të votave të republikanëve. Ted Cruz, këtë mund ta thuash, është konservator i skajshëm, deri reaksionar. Në rastin e Donald Trumpit, këtij njeriu të pagdhendur ekziston edhe më tej shpresa se vetëm nuhatja si biznesmen do ta frenojë që të mos bëjë budallëqet më të mëdha, po të marrë njëherë përgjegjësi. Eshtë karakterizuese për hapësirën e kandidatëve republikanë që madje edhe tek Donald Trump të kërkohet diçka pozitive.
Suksesi i Sandersit do të ndikojë në kulturën e debatit
Po te demokratët? Bernie Sanders arriti që ta vërë në vështirësi Hillary Clintonin dhe “Operation Iowa”, të saj, të përgatitur nga një shtab i përgjithshëm. Në fund ajo fitoi me një diferencë minimale. Për të kjo mund të jetë e rëndësishme. Por jo për Bernie Sandersin dhe mbështetësit e tij. Ata i festuan si një fitore të qartë gati 50 përqind të votave të të gjithë demokratëve. Kur heroi i djelmoshave të rinj e të egër dhe i ish-revolucionarëve me thinja hyri në sallën e një hoteli në aeroport në orën 23, salla buçiti.
Dhe ky është lajmi i mirë nga Iowa. Askush, me përjashtim të mbështetësve të tij në delir nuk beson vërtet se i vetëemëruari socialist demokrat ka mundësi të fitojë një shumicë votash në të gjithë vendin dhe të emërohet si kandidat për President nga demokratët. Kjo sepse idetë e tij janë shumë larg realitetit, konceptet e tij politike janë shumë të ndërlikuara dhe agjenda e tij politike është shumë e ngushtë. Në politikën e jashtme ai nuk e kundërshton dot me asgjë Hillary Clintonin. Kjo u bë e qartë herë pas here në debate.
Por Sandersi me mbështetësit e tij të bazës është kundërvota, për të cilën ka nevojë tani Hillary Clinton, për të mos u nxitur më tepër se duhet nga konkurentët republikanë.
Me 1 shkurtin, fushata elektorale nisi. Ajo do të jetë një fushatë e fëlliqur, këtë mund ta përjetoje ditët e shkuara edhe këtu në Iowa. Kështu që mund të shihet vetëm pozitivisht, nëse një ëndërrimtar i sinqertë lë gjurmën e tij sa më gjatë që të jetë e mundur në debate.
Artikull mizeralbel propagandistik,plot mllef,fyereje shtremberime e te paverteta.
Tipike per mediat ultra liberale. Edhe sikur emigrantet qe po i versulen Gjermanise tu vrasin gazetaret,prap do ti mbronin. Kaq stoike jane ne gomarllekun e tyre.
Je ti mizerabel, Bavaria!
Mizerabel, racist, ksenofob dhe ekstremist.
Po, artikull nuk eshte i thelle dhe mund ta quash propogandistik, po te duash.
Por ai eshte, pa dyshim, nje belbezime humane, antiraciste, antiksenofobe si dhe nje fshikullim bythkave te ultrakonservatoreve, te fondamentalisteve kristiane qe po i japin fytyren evangjelisteve ne Amerike si dhe nje fare paralajmerimi, per votuesit nga shtresat ne nevoje ne ShBA, te cileve kostoja e sigurimieve shendetesore po ju thyen kurrizin dhe po con ne falimentimit financiar (bankruptcy) shumicen e familjeve te varfra dhe te mesme amerikane.
Po, gjithseicilit, kush je ti Bavaria?
Me shume gjasa, je nje emigrant istabilizuar, me letra dhe me pune, ne Gjermani.
Je nje ish-emigrant, nje ish-brekegrisur qe nuk bere dot hair ne vendin tend dhe more rruget e botes per kismet dhe qe ja arrite te stabilizoheshe atje, pikerisht nga ca politika qe perkrahnin emigrantet, qe u jepnin atyre nje shans per t’u vendosur dhe punuar ne Gjermani.
Por mendo pak, ne mos ti vete, sa te ngjashem me ty, qe erdhen atje bashke me ty por qe u perzjene me pune te pista, me droge dhe me prostitucion, me vjedhje, qe nuk i thane punes asnjehere njatjeta, por rrojten vetem me ndihma sociale.
A do te te kishte pelqyer ty qe ata te ishin fytyra jote ne shoqerine gjermane, qe te trajtoheshe edhe ti njelloj si ata nga ligji dhe nga shteti gjerman?
Sigurisht qe jo, nuk do te doje te trajtoheshe ashtu.
Athere, cfare zekthi te cpon qe te rreshtohen me ksenofobet, me emigrantofobet, me ekstremistet?
Uroj te mos jesh nje parazit ne shtetin gjerman, nga ata legenat qe i shohin emigrantet e rinj si rrezik, se po u hyjne ne pjese.
Dhe akoma me shume, uroj qe te mos jesh pjerdhur nga trute dhe as vdekur nga shpirti aq sa, te jesh bere pjese e organizuar e formacioneve ekstremiste, raciste dhe neonazisteve gjermane.
Kujdes Bavaria!
Ndodh shpesh qe, hyzmeqaret e qelbur te kenetave, te kujtojne se jane race e paster ariane, bjonda shtathedhur e sykalter dhe te dalin ne rradhet e para ku te grin automatikisht.
Trus bythen dhe ha canaken e supes ne guzhinen tende te pakten, nese tashme, te eshte shprishur shpirti dhe nuk arrin dot te ndjesh njerzillek e miresi per ata qe sot, duhet te te kujtonin ty, fytyren tende te djeshme.