Për Gjergj Bojaxhiun dhe të tjerë si ai...

3 Shkurt 2016, 11:01Blog TEMA

Miranda Haxhia

Ti ke kontribuar në qeverinë e së Djathtës, ke qenë deri drejtor i KESH-it, dhe sot, je i qartë për të krijuar një formacion të ri politik.

E ke menduar që do të të postojnë çdo epitet të mundshëm negativ? Mos u dekurajo, sepse i vetmi personalitet i lindur është ai që e lejon njeriun të qëndrojë me gjakftohtësi në krah të çdo shoqërie të spikatur- dhe, besomë, nuk është vetëm kultura, dija, inteligjenca, cilësi që ti i ke.

E ke menduar që do gërmojnë deri në adoleshencën tënde për të gjetur ndonjë cifle balte e me të, të gatuajnë kënetë plot me mushkonja e shushunja që të na i hedhin çdo darkë, ti gëlltisim, ne të gjithë që duam të votojmë kauzën tende. Mos u ligështo, vijo me kurajën që ke gjetur të bësh një gjë pozitive për këtë vend, sepse, në të kundërt, të gjithë, duke u mbytur, do shijojmë gjakun e parazitëve, që, në fakt është ai i yni, por që ata ditën të na e marrim me paturpësi, me djallëzi, me ligësi, me hipokrizi.

E ke menduar që do flasin për ty si një ‘alien’ që mbërrin në planetin që ata e kanë zaptuar dhe e komandojnë sikur ne të gjithë të jemi majmunë? Keto jane shpikje te diktatures, qe lind kur demokracia eshte e dobet. Dhe demokracia jone eshte ne fije te perit. Mos u rrëzo, pasi gjëja më e mençur që mund të bëjë njeriu në jetën e tij, gjëja më e guximshme është të ngrihet mbi një kauzë të shtrembëruar e të ndërtojë kauzën e tij, ndoshta të papërfillshme nga matematikat e ligjësisë së tyre, por të fortë në qëllimin e vetëm: – Na bën të besojmë që nuk jemi të humbur, që ne nuk jemi kavie të talljes dhe fyerjes së këtij soji politikanësh.

Kemi njohur njerëz që poshtë kostumit të tyre janë vetëm ca huliganë të sjelljes dhe qëndrimit publik. Dhe i kemi votuar pa nxjerrë asnjë fije zëri. Duam të besojmë se ka një rrugë që na bën të ndihemi ok me ndërgjegjen dhe përgjegjshmërinë tonë shoqërore. Sepse njeriu është kafsha më inteligjente. Ndërsa kemi njohur kafshët politike më të djallëzuara.

Unë i di dy alternativat e mia, kur të votoj. Njërën e mendoj si tënden, tjetrën e mendoj qe i përket hajdutit, tahmaqarit, zuzarit. Unë nuk e harroj se si është ndare Shqipëria: -në dy kasta që jetojnë sipas rregullave të kundërta: Janë ata që mund të dëshirojnë dhe të kenë gjithçka dhe ata që nuk mund të dëshirojnë dhe te kenë asgjë;

Janë të preferuarit e pushtetarëve dhe të mallkuarit që kundërshtojnë;

Janë ata që hanë dhe ata që hahen nga të tjerët.

Ne Shqipëri njerëzit nuk janë te ndare ne parti, as PS, as PD, as te Majte, as te djathte. Njerëzit janë te ndare ne dy soje: Njerëz qe jetojne mbi kurriz te te tjereve dhe njerëz qe kane ulur kurrizin dhe i tërheqin si te jene kuaj;

Njerëz qe pasurohen nga bekimi i pushtetit dhe njerëz qe ndëshkohen e varfërohen nga mallkimi i pushtetit.

Njerëz qe gënjejnë, mashtrojnë, korruptojnë dhe njerëz qe gënjehen, mashtrohen dhe korruptohen.

Ne Shqipëri ka njerëz qe lëpijnë atë qe pështyjnë dhe njerëz qe durojnë te lëpihen dhe te pështyhen.

Kam patur gjithë kohën te mendohem ku e gjej veten… Sidomos po te kesh fëmijë e i shpie ne shkolle; po te kesh gjyq dhe te bie mallkimi te kesh te besh me gjyqtarë;

Po te kesh një sëmundje dhe të shpie rruga në spitalet qesharakë të ëndrrës rilindëse.

Kujt kaste i përket ti? Cili parim e përcakton kastën tënde?

Kam kuptuar dhe njohur çelësin me të cilin te shikoj të denjë për të qenë në elitën morale. Vlera, ja kush është çelësi. Sa me i vlere te jesh: aq me pak lakmon , aq me pak je i preferuar, aq me pak jeton si krimb, aq me larg i je urisë për të ‘ngrënë’ të tjerë. Ti mos u dëshpëro, se do të të gjuajnë me gurë, o të mundohen të të shtypin, pasi kështu janë mësuar, o me ne, o kundra nesh. Mos e braktis këtë nismë pozitive për të gjithë ne që duam të votojmë për veten tonë, Nëse ti nuk do jesh indiferent dhe, nëse nuk do shpërblesh me indiference ata qe vlerën tende e mbajnë si te tyren, ne do të besojmë gjithmonë e më shumë e do të bëjmë qindra e mija të tjerë të besojnë.

Mos voto për larot qe shesin angullimën si kënge bilbili, por për simfoninë e atyre qe, kurrë nuk e shesin si detyrim, por si pasion.

Dhe, qe te kuptoj më mirë vlerën tende, nuk do ta humb votën kot.

P.S: E di qe nuk do ta besh ‘share’, as klik, sepse ke ende frike, por po e lexon, ke vrare friken nga mamuthët e pushtetit./ Respublica

16 komente në “Për Gjergj Bojaxhiun dhe të tjerë si ai…”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Ik moj gazetaruce
    Pirdh pirdh se lirohesh
    Tani na e mbushe mendjen se eshte
    Plotesisht i ” pavarur”

  2. NIgo says:

    Bravo MIranda. Te perkrahesh te perparuaren dhe te drejten, domethene te besh kundershti, natyrisht do te shikosh e degjosh edh te tille si ky komentuesi persiper, qe nuk ka faj, pasi nuk kupton se ku po shkon vendi Yne i perbashket me kete kaste politikanesh.

  3. Zigur Qarri says:

    E lexova shkrimin me nje fryme,e rilexova me pas ne qetesi.Nuk heq as edhe nje presje.
    Por,por…nje miku im me tha,eshte shume i mire per te qene politikan,duhet te jete pak
    “Cub”,sepse keshtu funksionon tek ne.Duhet te jete si Veliaj dhe Berisha,qe rremojn ne
    te kaluaren(si ne kohen e xhaxhit) me ndihmen e medias dhe pushtetit,per te poshteruar
    ata qe nuk i shkojn pas fijes,duhet te jete si Rama dhe Berisha,qe te poshteroi dhe shkeli
    me kembe kundershtaret,ata qe si lepihen,para se ata ta bejn kete,edhe pa shkak.E lexove,
    e degjove?-u ndryshua statusi i PS,u poshtrua Blushi!Partia (pusht-eti) mbi te gjitha.
    Gjithesesi,shpresa vdes e fundit.Gjergj Bojaxhiu eshte barometer per te matur qytetarine
    shqiptare.Deri kur?

  4. Beboni says:

    Hahahaaa. Kjo Miranda melodramatike, te njejtat ditirambe bente edhe per Sali Berishen deri para ca kohesh. Sipas pageses ben edhe poezine Vrima te rradhes. Po cjane keto marrezira moj Miranda? C’jane?
    Kur lindi Gjergji, diten qe ti e pe si Skenderbe, sikurse shihje edhe Saliun deri dje?
    Po Gjergji ketu ka qene. Nuk ka nevoje fare as per sharje, e as akuza, as per llum, e as per fyerje. Ketu ka qene. Njeri nder ata qe ti i quan Mamuthe, ka qene. Thjesht ka qene ca me poshte se ata Mamuthet, ka qene ne nivelet e dyta e te treta. Kjo nuk e ben te shndrritshem si rrezja e diellit qe do te shohesh e mbulosh ti me shoshe. Mjaft me, me keto poezi e ditirambe qe ua beni me porosi e pagese Politikaneve. Mjaft se na e shpifet.

  5. Tiransja says:

    Te lumte Miranda, nje shkrim qe te ben opimiste se mund te kemi dhe ne pak shprese.Mos u dekurajo nga komentet negative ata jane njerez te paguar qe te shpifin dhe te shpifin papushim.Nje shkrim brilant. kisha kohe qe nuk lexoja me artikuj ne gazeta , se nuk ja vlente, po ky me beri te besoj se ndoshta dicka do te levize me z. Bojaxhi ne vendin tone.

  6. tomsojeri says:

    Miranda ! Edhe un e lexova me nje frym dhe admirim cka ke shkruajtur ! Ne jemi nje popull qe po mbytet ne nje grop thithese ku na kan hedhur politikanet me te degjeneruar te historis shqiptare ! Pra po e perseris ,po mbytemi dhe nje i mbytur kerkon te shpetoj e “zgjat duart” te kapet kudo e i beson dhe flokeve te tij !! Ja kjo esht panorama e Shqiperis sot , e zhytur ne nje llum te zi korupsioni ,hajnie,pabesie,mashtrimi e dhune qe duket ne cdo qeliz te ktij trupi te kalbur qe quhet shtet !30 vjet vazhdon ky dhunim nga qelbesira qe i dorezojn stafeten njeri tjetrit duke na mashruar e tallur me te “mbyturin” qe i shpreson se do dal ! Ka 30 vjet qe vazhdon kjo loj dhe nga klithmat e “viktimes”, kur dikush mer kurajon te bej nje hap ,graviteti i mosbesimit,i pajtimit me gjendjen, shtyn turmen ta treheq mbrapa ! Perse vall ??? A ka me keq se jemi e ku po shkojm ? 30 vjet mashtrim pas mashtrimi a nuk ka ardhur ndofta koha e ndergjegjesimit per te dal nga ky batak ?? Si u dashka te vi ?? Po ;Gjergjit dhe kujdo Gjergji qe kjo situat llahtar, qe po kalon ky popull i ka zgjuar sadopak deshiren per te ndryshuar ,na duhet ta ndjekim ,na duhet ta perkrahim, se kta qe jan akoma me keq do e cojn kte popull ! E dim e pam historin e tyre se per burra te mir i morem me te kaluar te paster ishin, por me te tashmen katran ! asgje te keqe ska ti heqim qafe deri sa te vi ai qe duhet Ti heqim,ti flakim ,se kjo na mungon,tju japim mesimin atyre qe do vin qe te mos vazhdojn te na pijn gjakune te pasurohen me pushtetin qe u japim !
    Jam me ty Miranda e shkrimi yt ka vler ! Respekte……..

  7. Robert says:

    Ka gjynahe per te lare ai moj Mirande! Skrimi yt, per ta qare-te them te drejten-nuk ja lan dot gjynahet, atij paralliu nga vjedhja, sahanlepiresi te ulet, por me kryesorja atij qe dikur shkaterronte shtepite e fshatareve ne bregdet, per interesa te drejtuesvecte athershem te pushtetit, shtepi te ndertuara me leke sakrifice. Ky turp nuk i lahet lehte zoterise, ky gjynah kerkon shpagim dhe besoj se nuk do te mungoje. Deri atehere, ti moj Mirande piketo dike tjeter per shkrimin-sorry-pacavurren tende te rradhes!

    1. LORA says:

      E K Z A K T,Robert.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Nigo
    Se ke marr vesh akoma kush ja beri fushaten
    Bojaxhiut
    Sa per llumin mos pyet eshte i gjithe llumi i partise se punes i shperndare ne gjithe partite.

  9. dorina says:

    Eshte urgjente dhe e domosdoshme dalja e partise se Bojaxhiut. O popull, a nuk e ke kuptuar se plehrat qe kemi mbi koke po mna ndotin deri ne vdekje?! akoma me sali berishen, Ilir Floririn dhe edi ramen do rrime? mendoni pak per veten. Gjithe kohen keni menduar per alabaket e ktij vendi. nese kete radhe do te votoni perseri ndyresirat, atehere mos u ankoni qe po vuani. vetem e keni zgjedhur vuajtjen si opsion te jetes suaj.
    Mjaft me! Te gjithe po tallen me ne. WE tash koha ardhur te themi: qelbesira, kalbuni ne burg me gjithe sorrollopin tuaj!

  10. emigrant says:

    O shqiptare, doni akoma Rame,Berishen etj etj etj. Tashme I njihni kush jane , e dini fare mire cfare kane bere kur erdhen dhe jane ne pushtet. E kane kthyer Shqiperine ne nje klan hajdutesh qe ndajne parate midis. Akoma vazhdoni mi tifose skuadrash futbolli(PS-PD). Akoma kerkoni te vazhdoni te votoni per dy parti hajdutesh dhe gangesteresh. Votoni radhes tjeter te tjere njerez,te tjera parti. Nui dihet se kush jane e se cfare do te bejne, eshte thjesht llotari. Nuk e dime se cfare ata do te bejne- Por nje gje eshte e sigurte. Mjaft me me surratet e PS-PD sepse e kane kaluar per cdo gje, keto dy parti nuk i duhen me Shqiptareve. O Shqiptare behuni nje here njerez dhe filloni te kuptoni qe ata qe jane ne pushte e kane humbur besimin, lini menjane interest vetiake dhe te ngushta personale per tu lidhur me PS apo PD per te pasur ndonje kocke. Lerini njehere ta provojne te tjeret mbase e permirsojne kete vend qe zoti me sa duket e paska mallkuar. PS dhe PD e mbaruan misionin e tyre dhe po eshikoni mire cfare kane prodhuar,korrupsion,vrasje,vjedhje,varferi, , drejtesi 0,gjykate dhe prokurore komplet te korruptuar, me gjykata te kthyera ne dyqane shitje, shqiptare qe ikin e ja mbathin nga syte kembet, cfare doni me teper se kaq.

  11. boro labi says:

    Ju lumte per shkrimin! Mos e caj koken per komente dashakeqese!

  12. tomsojeri says:

    O Robert ,ndonese ke te drejt dhe te them te verteten nuk e njoh e as ja di biografin ktij bojaxhiut ! Di dhe shof kta qe i besova e shpresova e qe e qelben kaq shum e qe u ben kaq shum ,e qe tallen e luajn me ne kaq shum duke i hedhur turten suratit njeri tjetrit, e qe prap asgje s’ ndryshon ! Saper akuzat a te ka ren te biesh ne dor te asaj qe quhet Drejtesi ?? A ke ndegjuar e par fole me te degjeneruar vampiresh, armat kjo ,qe nuk krahasohet per egersin dhe cinizmin e saj !! A shikon ti sheiket shqiptar qe per nje shkerdhim te nje nate, premtojn kur ju ngrifet, parajsen kurvave me leket e vjedhura !!!! A shikon ti vrasesin e kollarisur e te plotfuqishem si cirret ne skenen me te shemtuar te historis shqiptare, mbushur me kriminel,hajdut e mashtrusa ,si akuzojn njeri tjetrin ,si arestojn ,si vrasin e si gjithcka, si ne tater. mbaron me duartrokitje ,duke ju shkelur syrin njeri tjetrit e kryebanditet jan po ata ,vazhdojn po ata sepse ska drejtesi per ta, sepse drejtesi,ashtu cdrejtesi desha te them, ka vetem per viktima qe duhet te pasurojn ter drejtesin ashtu me falni cdrejtesin ! 30 vjet themi po kto ,shohim po kto,na i tregon nje tjeter “mekatar”me emrin Izet Haxhia por edhe ai ska “biogafi te mir” se dikur i sherbeu monstres e zbatoi urdhera si pun e ktij bojaxhiut qe po mer kurajon te krijoj nje levizje te re se ciles i erdhi koha, sepse shqiptareve ju preku palcen “thika” Le te dal pra nje tjeter bojaxhi me “duar te pastra” se kjo qe po ndodh ne Shqiperi nuk ka te krahasuar ,nuk ka me turp per ne qe rim e shohim e durojm Edhe Skenderbeu u rit e u formua mu ne gji te pushtusit por kur erdhi puna ,ndergjegja e atdheut e thirri ne vendin e tij dhe sot esht krenaria e emrit ton e flamurit ton ! Sot Shqiperin e kan pushtuar vet shqiptaret dhe demin qe i ben ktij kombi e vazhdojn ti bejn esht me i keq se i vet armikut ! Ku shkojn pasurit e ktj vendi ?/ Kush esht pergjegjes per kte gjendje,kush e coi Shqiperin buz gremines ne 97 dhe perseri e “falem” per ta ven perseri ne prov !!! 23 Qershori ishe ,reagimi pas goditjeve 30 vjecare !U deshen 30 vjet dhe perseri i dham nje fuqi te mbajtur mbi nje pateric Meta dhe po shofim rezultatin !!! Kush besoni ju se do shembi kte klas te re banditesh qe “ndertuan ” kte shtet qe vetem shtet nuk esht !!!!

  13. qytetari B says:

    Gazetaren e shohe shume te emocionuar, por dhe te apasionuar mbas Gjergjit. Mire i ka shkruar ato rreshta, por a eshte i tille Gjergji? Me friken qe me ka hyre ne palce nuk e besoj. Po s’ka njeri te mire sot, Miranda, asnje. Duhet te jete nje specie e rralle ajo e njerzeve te mire. Po çfare do bejme? Ja do shtyremi keshtu si kane bere popujt e gjithe botes me vite e qindra vite. Nje njeri sikur te ishte i mire, 25 vjet edhe ne do ishim, te pakten si ca te tjere. Nuk mund te komentoj me gjate se e kam kulishin me keta politikane me te madh se sa jane ata vete.

  14. elvira says:

    Pershendetje njerezve me integritet, kurajo,arsimim,eksperience,njerezve te lartesive qe nuk shkkrahen ne llumin e tanishem te etjes per pushtete,por mbi gjithcka jane te dashuruar me vlerat qe ata kane nga familjet nga vine dhe nga eksperienca jashte .Populli asht tejet i lodhur.Per te perballuar kriminelet e sahanlepiresit e pushteteve te deritashem duhet sakrifice,vetmohim , te kapesh pas fillit te idealeve te shendetshme e te patjetersueshme,por mbi te gjitha te dish te shmangesh djallin vete qe ka nje mije forma e dukje tinzare me i perdhos e ndal qe vlerat te triumfojne.Tani armiku me i rezikshem eshte ai qe punon nen rrogoz qe fsheh fytyren e vertete,qellimet e verteta por ben deme te pallogaritshme.Kush ven tana energjite, potencen,autoritetin ,integritetin e tij ne sherbim te asaj shumice qe shtypet e shfrytezohet dhe perdoret si mish per top,do te jete i bekuar nga mijra nena qe duan nje te ardhme tjeter per brezin e ri dhe nga vet zoti.Ka ardhur koha qe ari te hidhet ne zjarr per t,u pastruar e shkelqyer! Paste bekimin kush vertete e do shqiperine e njerezit e mire e te vuajtur te saj dhe jo stolin qe e ben te jete mbi te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje