Basha, Byroja e Hetimit dhe rasti “Ksera”

6 Shkurt 2016, 14:21Blog TEMA

Nga Luljeta Progni

Byroja Kombëtare e Hetimit, ky institucion i ri për shtetin shqiptar, duket se do të ketë si mision parësor hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Ndërkohë, përballë llogaritjeve për të dëmtuar sa më pak forcën e tyre politike, liderët e partive i janë rokthyer propagandës, duke u shfaqur para opinionit publik si të gatshëm për ta miratuar atë sa më shpejt.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket më i nixtuari në këtë garë propagande. Basha sfidoi kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Rama duke i kërkuar që ligji të hyjë në axhendën e Kuvendit sa më shpejt, madje që javën e kaluar. Por nxitimi i zotit Basha u përplas pak ditë më parë me rastin e arrestimit të ish-ministrit Spiro Ksera në kohën e qeverisjes së PD-së dhe serioziteti i qëndrimit të tij u vu në diskutim.

Fill pak orë pas arrestimit Partia Demokratike u distancua zyrtarisht nga ish-ministri i qeverisë Berisha dhe deklaroi se nuk do të bëhej pengesë për hetimin e tij, e po ashtu edhe për të gjithë rastet e tjera që kanë të bëjë me korrupsionin, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit jetike për të ardhmen e vendit.

Por vetëm një ditë më pas, PD e ndryshoi tërësisht qëndrimin e saj. Fillimisht ish-kryetari i kësaj partie Sali Berisha e cilësoi si politik arrestimin e ministrit të tij dhe pak orë më pas, kryetari aktual, Lulzim Basha, mblodhi forumet dhe unifikoi qëndrimin e PD-së me deklaratën e Berishës. Unifikimi i qëndrimit u pasua edhe me deklaratat e deputetëve të PD-së, si ajo e Gert Bogdanit një ditë më pas.

Me këtë vendim politik, Lulzim Basha mori në mbrojtje një ish-ministër të qeverisjes së PD-së, të akuzuar për korrupsion, duke e cënuar integritetin e tij dhe të Partisë Demokratike. Beteja propagandistike për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit tashmë duket e pakuptimtë. Nga ana tjetër , Basha e ka vënë partinë më të madhe opozitare në dispozicion të një ish-ministri të akuzuar për korrupsion, i cili erdhi në radhët e qeverisë së PD-së si produkt i makinacioneve të ish-kryeministrit Berisha për të ruajtur ekulibrat në qeverinë e tij, kuptophet, në funksion të zgjatjes së pushtetit.

A është kjo një arsye e fortë, që demokratët të sakrifikohen për një ish-ministër që vjen nga radhët e OMONIA-s dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Spiro Ksera, ishte prefekt i Gjirokastrës si pjesë e marrëveshjes së PD-së me PBDNJ. Kur PBDNJ e Vangjel Dules u largua nga koalcioni me Berishën, Ksera refuzoi ta ndjekë pas Dulen, por vendosi të ndjekë pas pushtetin dhe bashkë me disa anëtarë të PBDNJ-së qëndroi në koalicion me Berishën. Për këtë arsye, Berisha e kandidoi në Gjirokastër të dytin në listë ku dhe fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2009. Më pas Berisha e shpërbleu duke e emëruar Ministër të Mirëqënies Socilale.

Pra nuk ekziston ndonjë lidhje politike mes Partisë Demokratike dhe Spiro Kserës. Për cilën arsye duhet që sot demokratët të mbrojnë këtë ish-ministër të akuzuar për korrupsion në këmbim të tërheqjes nga lufta kundër zyrtarëve të korruptuar?

Sigurisht që përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha, jo vetëm sepse u detyrua të pranojë vendimin e Berishës, por tregoi se misionin për të çliruar institucionet shtetërore nga zyrtarët e korruptuar, mund ta këmbejë për pazare politike.

6 komente në “Basha, Byroja e Hetimit dhe rasti “Ksera””

  1. 3L says:

    ……..E NDERUARA LULJETE MOS U BEJ MARJONETE
    Edhe me idioti ne shqiperi e di qe arrestimi Kseres eshte nje teater I ndyre qe po luhet si me Mziun apo Fullanin qe perfunduan ne HERONJ.
    Me vjen keq per ju te mediave dhe sidomos per ty qe mbahesh akoma si “demokrate e ndershme”
    Me thene te drejten kohet e fundit eshte vene re nje INVAZION I juaj ne shtypine shqiptar per pardesyte e bardha dhe jam zhgenjyer nga ai liber se nuk ka absolutisht asnje gje te re..keni intervistuar masakruesit e demokracise..sikur te pyesni UJQERIT PSE I HANE DELET.
    NUK TE NJOH FARE BILES AS SI EMER DHE KERKOVA NE INTERNET DHE NDOQA DY INTERVISTAT TUAJA TE Arjan Cani dhe Adi Krasta…MENDIMI IM eshte se ju per vec nje kulture dhe sjellje te moderuAR JENI VECSE NJE analiste e rritur NE AKAUARIUM dhe jeni komplet jashte realitetit
    me shkurt:
    Keto qe kapen KSEREN ( per mua eshte nje idiot qe eshte arrestuar me mirekuptim perkohesisht me miratimine e tij) ne menyre kaq te shemtuar
    Zonja Luljete ju lutem ndiqni AUTPSINE E YLLIT NE NGJITJE TE KRIMINELIT BASHA SIPAS ARVIZUSE..
    nqs se ekpertet amerikane kane vendosur te vene lul kriminelin k/m ne 2017 nuk ka nevoje te bejne filma me Edi RAMEN DHE LULJETA bashen
    Le te thone troc qe duam luljeta bashen k/m dhe une do jem I pari qe do ta votoj..por jo keshtu duke bere keto karnavale me Lu Donaldin dhe duke te nxjerre dhe ty per ta mbeshtetur.
    *******
    Lexoje zonja LU ljeta dhe kujtohu per LU-ne dhe LU lin

    Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe asaj boterore, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulqim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare.
    I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
    Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
    I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
    Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –
    DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.

    *****
    Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje”

    Ishte po ky nenpunes ambasador që u shqetësua se pse përvec disa veteraneve,nje shumice e cilesuar e te rinjeve shqiptare shikoje te Enver Hoxha një Gjergj Kastrioti te dytë dhe e vetmja aresye mendoj se eshte trajtimi që bejne disa segmente berishiste ne washington dhe bruksel
    Lul Qelbashit qe eshte nje monstre kaluar monstres I cili pasi vrau ne 21 janar 2011 I perdhosi viktimat dhe jetimet e tij gjithmone i shoqeruar nen zgerdhimje ambasadoresh qe ai “diktatori” I tregoi vendin.

    Trishtimi me I madh I madh eshte se ne Shqiperi ka vetem nje trim(e)..Ajo quhet Flora Osmani-Hanlelli qe gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!……por me nje LU LE nuk vjen pranvera..

    1. asi says:

      qenke koqe, njecike me gjate bjeri .

    2. asi says:

      Qenke koqe, bjeri me gjate.

  2. qytetari B says:

    3L – Sikur te donte prokuroria shqiptare dhe gjykata, le te merrte vetem komentin tend si akt-akuze dhe ta hetonte formalisht se te vertetat i dine dhe te vdekurit e jo me te gjallet. Shqiperia dhe shqiptaret jane te tradhetuar sot jo vetem nga kriminelet e saj brenda, por dhe nga amerikanet e europianet ku ata kishin shpresen. Edhe sot ambasadori Lu dhe amabsadorja europiane shkon e bisedon me kriminelet per reformen ne lufte kunder krimit ne Shqiperi. Po çfare presim me nga keta?! Litarin ne gryke per njerezit dhe parajsen per kriminelet. Kjo eshte e ardhmja deri sa shqiptaret ta marrin vete ne dore fatin e tyre si dikur.

  3. Foreign Policy | the Global Magazine says:

    Cfare ka vjedhur i ziu Ksera eshte 1 miljon here me e vogel se ajo qe ka vjedhur Lulziu.Ketu poshte eshte Radioskopia e vjedhes me te madhe te shekullit dhe per cudi ky bandit Play Boy nen hijen e ca mabasadoreve qe nuk ja u mesuam kurre kembet.Nqs se Don Lu ka marre flamurin e reformes dhe dekriminalizimin dhe ka dollibash Lul Basha me e vogal eshte ti themi Ju dhjefsha ne reforme qe do kapi sardelet dhe do lere te lire Peshkaqenet..

    ——————————————————————————————————————————————————————–
    Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë!
    ——————————————————————————————————————————————————————––

    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara.
    Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

    Tenderi i shpejtë
    Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri

    . Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.

    Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

    ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
    Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.

    “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht.

    Ai u largua pas një dite.
    Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura.

    Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
    Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

  4. islam says:

    E quajne parti demokratike po ku e pate demokracine,ate mund ta quash parti naziste,por edhe ashtu ti quash u ben nder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje