Për të disatën herë shqiptarët patën në prime time performancën e vejushës së diktatorit komunist, Nexhmia Hoxha e cila këtë herë u shit si “dëshmia e fundit”.
Pra, normalisht do të kishim të bënim me rastin final ku njeriu që ka inspiruar dhe frymëzuar Enver Hoxhën, të rrëfehej si para një prifti për të gjitha mëkatet përpara se kryeengjëlli Gabriel të vijë e ta marrë.
Por jo, Nexhmie Hoxha dha një dëshmi rozë, se si i pëlqente kallamët e sheqerit apo borën me shurup apo hera e parë dhe propozimi i diktatorit.
E vetmja dëshmi që mund të jepte e veja e diktatorit gjakatar, Enver Hoxha, do të duhej të ishte për krimet makabre të komunizmit. Çdo dëshmi tjetër si kjo e fundit e të tjera që janë dhënë prej saj në këto 25 vite, është veçse një karshillëk i hapur ndaj mjëra viktimave të komunizmit.
Është në fakt karshillëk për të gjithë shqiptarët që sot e veja e diktatorit të na rrëfejë se si është njohur me njeriun që varrosi mijëra qytetarë të kombit të tij mes torturash të tmerrshme dhe çnjerëzore. Që burgosi në të vërtetë jo vetëm ata, por gjithë Shqipërinë dhe për këtë shkak vuajmë sot pasojat e do të vazhdojmë t’i vuajmë edhe për shumë vite.
Është cinizëm përballë atyre shqiptarëve që u lindën në kampet e përqëndrimit dhe u thinjën atje, për ato gra që humbën burrat e tyre dhe mes mjerimit e torturave çnjerëzore, internimeve, kaluan jetën si në ferr. Por ajo që është më e tmerrshmja, kjo intervistë i bën karshillëk nënave që kanë humbur fëmijët e tyre në kampin famëkeq të Tepelenës. Ka shumë prej tyre.
Ky është i vemti mesazh që jep kjo intervistë banale me të vejën e diktatorit Enver Hoxha.
Përndryshe, kjo dëshmi e Nexhmije Hoxhës është tentativë e pastër për të montuar historinë e shqiptarëve. Në këto 25 vite kemi parë edhe dy intervista të tjera nga e njëjta autore, ka shumë gazetarë që e kanë intervistuar me ëndje gruan që i qëndroi pranë dhe pas, duke i fryrë në vesh njeriut që vrau pa mëshirë mijëra shqiptarë.
Kjo është shoqëria që ndërtuam këto 25 vjet. Në vend që të ndodhte dekomunistizimi, ka ndodhur realisht pastrimi i krimeve të komunizmit.
Nëpër faqet e mediave kemi parë pafund histori të Enver Hoxhës e zyrtarëve të tjerë të regjimit komunist ndërkohë që ish-të përndjekurit politik janë edhe sot viktima të tyre.
Dekomunistizimi nuk ka ndodhur me kast, jo se kjo klasë politike nuk dinte ta bënte, por se ajo është në shumicën e saj; pjellë e atij sistemi gjakatar, ose thënë ndryshe zgjatimi i tij.
Ndaj sot na bën sfidë intervista e vejushës, e cila shkakton “tërmet” në këtë media që s’di të bëjë asgjë tjetër veç të merret me ballkonet e femrave VIP dhe historitë rozë të kriminelëve të komunizimit.
Dhe “Vejusha e zezë” siç e kanë quajtur metaforikisht disa gazetarë perëndimorë Nexhmie Hoxhën, nuk rrëfeu historinë, por i bëri një shërbim trashëgimisë së saj; që të rinjtë e lindur pas 1990-s të shikojnë pjesën e shtirur njerëzore tek kjo grua e tmerrshme që njerëzore, nuk ka pasur asnjë hap të jetës së saj, në krye të Shqipërisë për 50 vjet.
Bravo!
Zonja Luljeta.
Cfar prisnit ju.qe nje grua qe beri luften,qe punoi me ndergjegje dhe perkushtim ne ndertimin e shtetit me te fuqishem shqiptar ne historin tone mijra vjeçare te jap llogari.
Per çfare te japi llogari,per shendetsin falas,apo per arsimin ne çdo skaj te Shqiperise dhe intustrializimin e vendi me fabrika uzina kombinate??
Zonja Luljeta shkoni dhe bejini nje intervist Xhorxh Bushit ose dhe Barak Obames dhe kerkojin argumente pse e shkatrroi Irakun,Sirin dhe Libine,ku po ndodh TRADHEDIA E SHEKULLIT me e tmershme se krimet e Hitlerit??
Un ndjej keqardhje per vuajtjet tuaje po qe se jeni demtuar nga regjimi komunist,por historia e nje kombi te tere nuk mund te interpretohet nga kenveshtrimi i nje pakice .
Nen udhheqjen e Enver Hoxhes Shqiperia u be zonje ne kutimin e fjales.
Enver Hoxha duhet shpallur SHENJTORI I SHQIPTARISE:
Me respekt per NaneN SHQIPNI-Nexhmije Hoxha Xhuglini .
Pershendetje nga Gjermania.
o djelli mbi korab!!
nuk e mora mundimin të lexoj më shumë se në mënyrë diagonale komentin tënd!!koment i një prej idiotëve shqiptarë që skanë dhenuk aknë për të mësuar as brez pas brezi!!
enveri bëri këtë dhe atë që e dimë të gjithë,që kemi punuar të gjithë!ajo që kërkojmë sot NE shqiptarët është që nexhmija e enverit,se enveri vetë nuk përgjigjet dot,të thotë atë që ka bërë ai!!me ose pa ne,me ndihmën tonë por dhe pa na pyetur fare!
kjo periudhë e lavdishme e 10mijë vjetëve të fundit të shqiptarëve!?
a kishte ndonjë gabim!!
a u bë ndonjë faj??
do të thuash ti arritjet ishin më të mëdha se gabimet o fajet!?
po,më të mëdha ishin arritjet,por po nuk pranove fajet dhe gabimet!!?
pjell ndyrësira të tilla si këto 25 vjet!!
pjell politikë si këto 25 vjet ku politikani sado i rëndomtë të jetë të shitet për perëndi!!ti e mban për perëndi!
gjithkush që njeh gabimin,fajin e tij,përveç pas trimit të ndërgjegjes,ju mëson pasardhësve si të shkojnë përpara!!
kjo intervistë është një ndyrësi që mund ta kishte bërë vet nexhmija pa ndihmë e xhungäs!!pa ndihmën e medjave vizive!!
më vjen keq për injorancën që shumë nga ne tregojnë në shkrime të tilla!!
zotëri të thuash më fal që e kam dhjerë,është burrëri dhe jo kjo që po bën nexhmija!!
Hahahahahahaha, o Diell mbi Korab !
Z. Dielli mbi Korab.
Qe nuk di te besh dallimin midis diktatures e demokracise, midis lirise se fjales,mendimit dhe represionit, midis mireqenies dhe varferise nuk ka asnje pike dyshimi. Qe niveli I juaj intelektual zoteri I nderuar eshte ne fazen e majmunit edhe kete nuk e ve ne dyshim dhe pikerisht ne baze te mendimit qe keni shprehur. Ne fund te fundit eshte mendimi i juaj dhe duhet te respektohet. Ju keshilloj te mos jetoni ne Gjermani por te zgjidhni nje vend dictatorial, hidhni syte neper bote se kane mbetur akoma. Qe ne shekullin e 21 te te kete akoma individe si JU qe mendojne se duhet druri dhe represioni per ti dhene dinjitet nje kombi dhe nje populli nuk do ta besoja akoma. Megjithate ne kete bote cdo gje ben vaki. Si ju ka akoma shume persona….
Zonja Progni Flisni për cinizmin e Nexhmije Hoxhës por cinizmi juaj nuk ka kufi. Ju dhe shumë të tjerë si ju mashtroni përditë për atë epokë dhe qimen e bëni tra. Veç një fakt po përmend: Vrau dhe torturoi me mijra shqiptarë, thoni ju, ndërkohë që Enveri e gjeti Shqiprinë me më pak se një milion dhe kur vdiq e la me mbi një milion e gjysëm. Është një tregus shumë sinjifikativ.
cinizëm më i madhë ëhstë ky i nexhit që nuk pranon asnjë lloj gabimi!!për faj harroje!!
dhe zoti vetë gabon,kurse nexhi asnjëherë!!
ishte si ishte,u bë si u bë,por në fund të fundit shqipëria shkoi në humnerë!!vetë në kohën e nexhit ariti në pikën më të ulët!
për faj të kujt mendon ti??
në atë kohë nuk kishim as sali e as edi rama,por vetëm nexhmije e ramiz!!
të paktën për këtë nuk duhet të kërkojë falje??nuk duhet të thotë “gabuam në politikën tonë ekonomike”??
të paktën për këtë bashkohemi të gjithë ne shqiptarët!!si komunistë e ekstremit të majt edhe fashistë e ekstremit të djathtë me përfaqsues shkerl këshilltarin e ramutit!!
ps:thjesht për sqarim!unë jam me tendencë nga ekstremi i majtë!!se mos më gabohesh e më bën ballist injorant!!
Korektim. Mbi tre milon e gjysëm.
Luljeta
Lexova vetem disa rreshta nga shkrimi juaj. E kapa idene.
Lexova edhe komentet e mesiperme ku flitet per punen e
madhe qe u be në Shqiperi per rindertimin e vendit në kohen
e Enver Hoxhes.
Luajeta
Une jetoj jashte Shqiperise. Para disa ditesh pashe nje program
nga Marin Mema se si femijet ne Greqi po e humbasin gjuhen shqipe,
zakonet, traditat, se si ata nuk jane dot në gjendje te flasin qofte edhe
në telefon me gjyshin, gjyshen dhe ti thone, si je nena, si je gjyshi, te dua
shume. Edhe ketu ku jam une shume femije shqiptare pak a shume po e
humbim gjuhen, megjithe perpjekjet e medha qe bejme te gjithe si
bashkesi shqiptare qe femijet te mesojne shqip.
Luljeta
Në rrjedhen e historise shume kombe jane shuar per shkak te humbjes se
gjuhes. Në kohen kur erdhi Enveri në fuqi, gjeti 95% te popullsise analfabete.
Per pak kohe analfabetizmi u cfaros. Tani histori apo perseritet në nje forme tjeter.
Te pakten në kohen e atij u ruajt kombi, shteti, dhe gjuha. Atehere edhe gjuha shqipe ishte me e embel, flitet thjesht dhe paster.
Atehere nuk merrnim OK, per te aksesuar modulet e establishmentit rikuperues te riproduktivitetit individual te specieve te diferencuara……
Si thua Luljeta……, ndoshta fjalia me siper te pelqen, ngaqe eshte shqipe moderne. Kete luftonte ai në ate kohe. Shqiperine e donte shqiptare, ndoshta edhe per kete te hiqte nga puna, te bente armik. E kuptoj qe e kishte gabim, por kur shikoj se cfare masakre I bene shqiptaret pyjeve, lumenjve, tokave, pronave, ajrit, ujit, gjuhes se tyre dhe vete njeri-tjetrit, them se në shume raste ka patur te drejte.
Ky eshte mendimi im Luljeta.
Une nga familja jam pronar ose ish pronar sic quhemi me perbuzje pas pushimet te Kamzes dhe Bathores dhe cdo gjeje në Shqperi. Nuk kam asnje shkak ta mbroj Enverin, por ka bere te mira dhe nuk ka pse nxihet ashtu sic ben ti.
Nuk e kuptoj se perse disa njerez e glorifikojne aq shume zhdukjen e analfetizmit nga komunistet. Shkollimi i qytetareve eshte e drejte e te gjitheve. Shteti e ka obligim dhe duhet qe t’iu mundesoje qytetareve shkollimin. Nese Titua crrenjosi analfabetizmin ne Kosove, qe tek shqiptaret ishte pothuajse 100%, perse valle te mos e bente edhe Enveri me shqiptaret e tij. E pra, shoku Tito shqiptaret e Kosoves nuk i kishte as ne fare e as ne fis!
Une mora shembull analfabetizmin, duke e krahasuar me kohen e tanishme, por duke dhene edhe disa shembuj te mire te asaj kohe. Nuk i mora me radhe te gjitha te mirat e te keqijat e asaj kohe te cilen une e kam jetuar. Seicila kohe ka te mirat por edhe te keqijat e saj. Eshte veshtire te bejme krahasime. Mendoni per nje cast sikur ne vend te Enverit do te ishte Saliu. Ketu them se ZOTI na ka bere nderin me te madh.
Po perse merr per shembull dy idiote ? Enveri me Salihun nuk dallojne shume. Qe te dy jane komuniste. Po a nuk kemi shqiptare te tjere qe e duan Shqiperine dhe jo si keta te dy qe e shkaterruan ate???
Mora si shembull keta te dy meqe keta na kane sunduar me gjate
Nuk e di do ta botoje zoti Mero kete koment
Zonja Luljeta eshte hera e pare qe po “zbraz artilerine e rende” duke hequr vellon e nje asnjanjese te ekulibruar sic e ke paraqitur veten ne pardesyte e bardhe ..qe paskan kelliren brenda.
Qe jemi te dy kunder Nexhmijes eshte fakt qe na bashkon por ndahemi te pagesa ( ne mos qofsh antikomunste e semure).
Enver Hoxhes ja shkuli salibisha juaj varrin me dinamit ne 4 maj 1992 direkt me urdher ultimativ nga bossat e tij B,R & E.B
..i futen familjet ne burg,perdhosen luften N-CL,,degraduan veteranet festat
hodhen HERONJTE E VIGUT NE PLEHRA
e deri sa i bene shurren te varri….cfre prisni me zonje luljete…ti beni dhe supen me kockat e tyre dhe te uhqeheni
Nga ana tjeter nuk ngeli bashibozuk,krimiel ish fashist..nga xhaferr deva e deri te krykrimineli hamit matjani pa u nderuar ?/
%%%%%%%%
Pra ne nje fare menyre Nexhmija mori ate qe i takonte u katandis nje plake e gjore POR KRENARE SHQIPTARE te pularia me nje pension qe nuk i del per jetese..KALOJME TE DINASTIA KRIMILALE BERISHE
qe zoti Mero (qe ju ben reklame juve) e ka quajtur berishen KANIBAL….PO TA PERSERIS
K A N I B A L……………..K A N I B A L……….K A N I B A L
PRA CARE BETE TI ME MERON ME KANIBALIN TUAJ QE NUK NGELI AMBASDOR ,DIPLLOMAT NENPUNES I HUAJ pa e vlersuar kete
PERBINDESH
shiko vetem pronen e berishajve ne lalez…me e madhe se shtepia e bardhe……
Nuk po permend 21 janarin dhe gerdecin qe jane teme me vehte….
Nuk po kometoj me gjate por nje keshille se je zonje/vajze e re
Mos u mer me ROZEN E nexhmijes…por meru me BLOZEN lirijes..
(e kam fjalen per serbe-malezezen shqipfolese
SLLOBODANKA BULLATOVICIN E MILICA STANICIT)
Oj lulushe e sistemit t terapis shokut.Enveri perdite e me teper po kujtohet dhe kerkohet nga njerezit e ndershem dhe te thjeshte shqiptare.Kundershtaret e vetem te tij jane zengjinet e rinj ,pinjolle katundaresh qe erdhen ne kryeqytet nepermjet spiunimeve qe i sherbenin xhaxhit .Te vetmit qe mund te flasin kunder ose te kntestojne regjimin e xhaxhit jane pasardhesit e familjeve te medha ose fisniket shqiptare.Te tjeret jane vecse katundare pa vlere ,sherbetore ne cdo regjim.
Luljeta ceku veten siperfaqesisht krimet e vejushes dhe burrit monster. Krimet e tyre jane te dokumentuara dhe te injorohen ato nga kushdo qofte eshte krim ne vehte.Ishte vete kjo si e fejuar qe sajonte lista per shoket e shoqet qe duhet te “dekoroheshin”.Po kjo dhe shoqet si Fiqiriu
shkruanin letra plot pasion jugosllave Miladinit e Mugoshit. Te mjere jane ata qe edhe sot pas 25 viteve justifikojne krimet e sai dhe te komunizmit.
Luljetat, Sonilat, Babaramot e Co.do te benin mire te heshtnin, te ulnin kokat per kontributin e tyre si masha te perzjerjes se shkrumbit qe pllakosi Shqiperine menjehere pas permbysjes se Pushtetit Popullor. Nexhmije Hoxha me intervisten e fundit tregoi edhe nje here madheshtine e brezit qe mori mbi shpatullat e njoma barren e madhe te Clirimit te Shqiperise, te ndryshimeve te medha rrenjesore per emancipim dhe progres te Shqiperise, te shqiptareve te saj.
Tregoi se madheshtia e Enver Hoxhes qendron ne Jeten dhe Vepren e Tij, dhe nuk do te jete e larget dita kur kjo e vertete do te simbolizohet nga qytetaret e Shqiperise.
Perulem me respekt dhe konsiderate per kontributin e shqiptares se madhe Nexhmije Hoxha!
Madheshtija e Enver Hoxhes qendron edhe se arriti te vrase e burgose aq shume komuniste sa nuk do guxonte te bente asnje antikomunist ne Shqiperi. Prandej neve e respektoime ! tung
Moj Luljete kur je kaq gazetare e zonje dhe dhe e afte pse behesh xheloze me Rudinen dhe iritohesh me intervisten e Nexhmie Hoxhes. Kur ke kaq aftesi dhe je e zonja ece beni nje interviste Liri Berishes e pyet per punet e liga dhe menxyrat qe ka bere buri i saj SALI Berisha gjate ketyre viteve qeverisie te tij. Pastaj bej ballafaqimin e dil ne konkluzion se kush e demtoi e shkatroi e kush i beri mire e ndimoji dhe e ngritur ne kembe kete vend. Mos u sul si lubi sa here te del prej i dobet e i pa mbrojtur se me sa duket ti je nje gazetare e dale nga halet politike.
Permbysja e sistemit komunist ne 1991,dhe ardhja e sistemit demokratik (rrugac,bandit,kriminel) u trnsferua nga nje sistem ne tjetrin me inventar te plote ,te rregullt.Pra per ta kuptuar asnje djegje,shkaterrrim,pervehtesim ,pra demokracia ne Shqiperi erdhi duke shkaterruar dhe djegur edhe kadastrat,qe Enver Hoxha ,Pra Ai njeriu me antipatriot (ne thonjeza i ruajti me fanatizem) keta kelyshet ose ujqerit e politikes SHqiptare u sulen dhe shqyen dhe nuk do te kete fund duke e shqyer kete vend te shenjte qe quhet Shqiperi……………………..DHe zagaret qe lehin sot Nexhmije Hoxha keshtu e ashtu u djeg prezenca e saj ,qe do te thoja qe eshte fat per ne Shqiptaret qe kemi nje te vertete te se kaluares ,dhe nje te vertete te se sotmes……………
Pra zgjohuni o te nderuar dhe duartrokisni MILIARDERET e politikes se sotme SHQIPTARE.Po e filloj nga SALI BERISHA ,ILIR META ,EDI RAMA dhe secili te vazhdoje me ministrat dhe deputetet e nderuar qe po na i bejne vezet me dy te kuqe………………me kollare,canta,makina super lluksosze,dhe lere lere me ato vilat marramendese,……………………..
Luljeta, mos kujto se te ka ardhur ne dore dhe do ta hedhesh ne gojè! Kjo bote eshte per ty dhe per mua, por mos mendo se duke vjellur vrer ti mund te shkruash, ..”eshte karshillek per gjithe shqiptaret qe sot e veja e diktatorit te na rrefeje se eshte njohur me njeriun…”etj etj. Une jam shqiptar si shume te tjere jo vetem ne Shqiperi e bote, por edhe nga ata qe komentojne ketu, por nuk te pranoj te me perfaqesosh ti mua, sepse pastaj duhet te jem njesoj si ti, pa ekuiliber, pa respekt, pa moral, banal, injorante dhe i pavetdishem per ate qe theme. Eshte mendimi jot qe kerkon te paralizosh historine, kete s’ke per ta bere kurre dot, por dhe idiotizmat e soteme qe kerkon te ulesh gjithe ate epoke, pavaresisht nga ç’ka ndodhur dhe duke e krahasuar me te sotmen qe dikush me larte ka shkruar me sakte se une. Prandaj Luljeta Progri e nxore dhe ti hunden tende qe po te fshehe buzen. Kjo lloj hakmarrje eshte me e rrezikshme se çdo gje tjeter. Ne kemi jetuar dhe provuar per 25 vjet vrasje dhe maskara te papershkrueshme nga Sali Berisha dhe ja tek e kemi çdo te enjte ne parlamentitn tend ne Tirane. Duan apo s’duan ca si ti , Enver Hoxha ka bere epoke qe nga Lufta Nacionaçlirimtare e deri ne ndertimin e ati vendi nga zerua dhe kete nuk e hedh dot asnje poshte. Kete histori me gome nuk e fshine dot asnje. Por nepermjet kesaj duken fytyrat e poshtra te disa prej atyre qe kane qene te qellimshme per ato qe kane bere, pa le demokracine se po e shikojme se ku na shpuri, mbi 20 e ca vjet larg gureve te varreve, pa dinjitet, pa moral, pa ere nene e babe afer; larg, larg ne sketerren e humbjes se shpirtit te njeriut dhe katrahures aty ku jeton ti Luljeta qe akoma kerkojne te ikin. E privatizuat dhe shpirtin ju kalemxhij injorante dhe te pabese.
Ooooj Luljete, vetem tit’llin t’lexova, ene i’a futa pordhes masanejna……
Shkrim i ceket qe pretendon se perfaqeson mendimin e te gjithe shqiptareve!!! Absurditet.
Shenjat e pikesimit sidomos i ka qa shkrimi. Plot gabime ortografike. Permbajtje konformiste pa argumenta. POPULLI e di shume mire se kush ka punuar per te. Te tjerat jane fjale qe i mer era. Historia mban veprat dhe Shqiperia e sotme eshte produkt direkt i rregjimit te kaluar. Historia nuk c’behet me retorika te cekta konformiste.
Luljeta paska qene me atoja… Viti 1990 e gjeti Shqiperine me 6000 (gjashte mije) te vrare nga sistemi diktatorial i Enverit moj zoja Luljeta. Mundet qe mes tyre te kesh edhe ti ndonje te vrare ose te internuar. Po kush jeni ju para 3.5 milion shqiptareve qe doni tju imponoheni sot e 25 vite?! Hic asgje. Kurse Sali demokrati vrau 3 mije shqiptare vetem ne 1997 se nuk donte me len karriken “demokratike”. Po te vraret e gjakmarrjes qe risolli “demokracia” moj zoja Luljeta sa jane? Po femijet e ngujuar, analfabete, dhe pa te ardhme sa jane? Po shqiptaret qe vriten per nje pellembe toke, per mungese drejtesie, qe vdesin nga aksidentet, nga moskujdesi dhe mungesa e shtetit, nga vjedhja e te ardhmes se parate ja vodhen politikanet “demokrate” sa jane gjithe keta? Ik nderro peceten zoja Luljeta pastaj dil e shkruaj per Nexhmije Hoxhen Kulturen dhe mendjen e te ciles ti dhe gjithe sorrollopi yt nuk keni per ta patur as per 1 mij vite.