Dilni nga bunkeri i Bllokut, ejani në shekullin XXI

9 Shkurt 2016, 19:11Blog TEMA

Nga Blendi Salaj

 

Një intervistë, e konsideruar e fundit e jetës (link is external), që gruaja (dhe bashkëpunëtorja, do shtoja) e ish Diktatorit Enver Hoxha dha për gazetaren Rudina Xhunga ka shkaktuar reagime të forta kundërshtuese, dhe disa mbështetëse ndaj gazetares.

Personalisht nuk e ndoqa intervistën, sepse për mua nuk paraqet asnjë interes ajo çka Nexhmija thotë për Nexhmijen, ndaj nuk mund të përcjell një përshtypje personale mbi pyetjet e përgjigjet, por nga transkripti që mund të lexoni në faqen Dritare.net shihet se ka shumë pyetje romantike si psh. njohja dhe rënia në dashuri me Enverin bukurosh, apo kuriozitete të llojit, “Ju keni qenë personazhi kryesor i filmit “Vajzat me kordele të kuqe”?”, të cilat ngjajnë lilipute nën hijen e krimeve monumentale që u kryen gjatë kohës kur Nexhmija me të shoq sundonin shqiptarët.

Pyetjet që mungojnë, të cilave Nexhmije Hoxha nuk do të denjonte tu përgjgijej gjithsesi, janë ato mbi vrasjet, burgosjet, torturat dhe shuarjet me fis e me farë të mijëra të pafajshmëve, qindra intelektualëve, klerikëve dhe patriotëve që nuk ishin me Partinë Komuniste.

Mjaft të lexosh At Zef Pllumin për të kuptuar sa e tmerrshme ishte ajo që shqiptarët u bënë shqiptarëve pas luftës. Dhe kush nuk lexon dëshmitë e viktimave, natyrisht mund të ngopet e të krijojë bindje të gabuara me rrenat romantike të Nexhmijes.

Edhe 7 vjet më parë, intervista që Xhunga i mori Nexhmijes për emisionin Shqip (link is external) shkaktoi pakënaqësi.

Kjo ndoshta sepse ka një lapsus logjik kur xhelati pikturon portretin e tij historik, dhe viktimat detyrohen të dëgjojnë.

Jam i sigurtë se Nexhmija e njeh veten për njeri të mirë, edhe Enveri i saj është një shenjt, kjo bindje e të qenit i/e mirë ndodh edhe tek kriminelët më të përbindshëm. Të gjithë jemi të sigurtë se në thelb, nuk ka si ne.

Problemi që shoh se është prezent vazhdimisht në mediat shqiptare, sidomos në shtypin e shkruar që me rregullsi të frikshme risjell në faqet e para, të ashtuquajturat “dossier” ku mund të lexohet mbi ato që Enveri i tha Mehmetit për Kadriun e ç’bëri ky kur ai i tha ashtu etj si këto, shkrime pa vlerë, që përveçse shtojnë tymnajën që mbulon historinë, i imponojnë shqiptarëve të lindur në vitet 2000 figurat e portretetet e polibyrosë.

Lajm i fundit: Njeriu po kolonizon Marsin. Makinat pa shoferë janë një realitet. Uji i detit mund të bëhet i pijshëm. Organet njerëzore mund të printohen në 3D… Media, dil nga bunkeri i Bllokut, eja në shekullin XXI.

Peshkupauje.com

14 komente në “Dilni nga bunkeri i Bllokut, ejani në shekullin XXI”

  1. enter"" says:

    Njeriu po kolonizon Marsin, makinat po behen pa shofere, organet printohen ne 3D…ja arsyet pse autori qenka kaq I lumtur

  2. bladar suli says:

    Shkrim shume i dobet, si per te bere demek se po them dicka. E ftoj autorin te lexoje shkrimin e sotem te Babaramos dhe do te kuptoje rendesine e kesaj interviste. Duke marre te mireqene faktin qe Blendi nuk eshte kaq i pazgjuar, i bie qe shkrimi do ta hedhe argumentin e trashigimise qe na la pas ajo kohe ne nje nivel diskutimi kafeje. Te vjen te mendosh, kush i ka kurorezuar keta tipa si opioniste.

  3. katarakti says:

    haa!!
    po kush do shkoj n mars shqiptart a?
    ata e kan mendjen me shku n anadoll
    me shit drog
    me nxjerr kurva rrugeve
    me vra pabesisht mas shpine
    me vjedh veten e vet
    ishte koh tjeter kur ju thohej shqiptarve “zhvillohuni”!
    tash ju thuhet “krimnoni”

  4. Klimax says:

    Lere fantazite me Marsin, ujin e detit e 3D-ne dhe shiko realitetin shqiptar! Per c’shekull te XXI na “fton” kur rreth teje te mbyt korrupsioni, mafia, krimi, vjedhja, vrasja, maskaralleku, padrejtesia, injoranca dhe mes tyre edhe xhihadizmi islamiko-mesjetar??!!
    Personalisht, ne qoftese do te kisha te vetmet zgjidhje midis “realitetit shqiptar” dhe “bunkerit” do te pranoja te dyten! Te pakten do te kisha nje shprese per te mbijetuar ndaj raketave berthamore qe po fluturojne mbi kokat tona!

  5. Shaqua says:

    Normale qe per ballistet e fashistet, kuislinget e bashkepunetoret e tjere nuk do te pelqehet intervista,
    po pyet qindramijet e milionat te tjere. Ti e bashkepuntoret e tjere mund keni mllef, kujt i plasi, mjafton te lexonje komentet e njerezve para intervistes del qe si eshte perqindja e atyre qe duan ta degjojne e vleresojne, e sa jeni ju, keni qene e do te mbeteni perjetesisht ne miniature.

  6. Bayoneta says:

    Ik ore koqe se je nje peshk i vogel ti te merresh me Enverin e Nexhmien,ata qeverisen per gjysem shekulli dhe kishin ideale dhe dicka bene per kete vend dhe dicka lane pas.
    disa qorra si juve sot gjetet nje plake dhe i kunderviheni,Harroni se plaka 95 vjece eshte aq trime dhe aq e kulturuar saqe juve mbetjeve te sotme as ju permendi fare.ik ore thyej qafen e merru me LIRI BERISHEN SERBEN a ke koqe apo i ke sa te pleshtit.

    1. KAMPACURRETA says:

      ASNJE SHQIPETAR NUK MUDE TE ARRIJE TE KETE ATDHEDASHURINE E ENVER HOXHES DHE ATO QE BERI AI PER SHQIPERINE. JU TE TJERET GRINI SALLATE E VUDHNI ATO QE U KANE MBETUR. TE FUNDIT KENI GURET E VARREVE VIDHNI EDHE ATO.E KENI KTHYER SHQIPERINE NE NJE GERMADHE BETONI PA PUNESIA E KA KTHYER SHQIPETARIN NE NJE KUFOME QE DO LEVIZE EDHE PER CA DITE. MOS U MERNI ME NEXHMIJEN SE ASAJ NUK I QENDRONI AS TEK KEPUCET.

  7. Donald says:

    O prodhim i bershizmit ne kulture dhe shkollim!
    Meso historine boterore!
    Ne 10 mije vjetet e fundit te historise shteterore te njerzimit prerja e kokave ka qene vegla me e sukseseshme ne marrjen e pushtetit, ne mbajtjen e pushtetit dhe ne futjen e ideve perparimtare te cdo kohe!
    Shembuj;revolucioni borgjez francez me mijra koka te prera, ataturku me mijra koka te preta, revolucioni bolshevik kopjoj ate francez!
    Pastaj shqiperia ne 1944 mos vinte nga vende me demokraci? Jo vinte nga 400 vjet mbrapa ku prerja e kokes ishte normale nga jeniceret otomane!

  8. demo says:

    Nexhmia me Enverin e saj nuk prene koka dallkaukesh,por prene kokat e inteligjences perendimore.Prene Trurin e kombit.Andaj ju shkaterrua e gjithe ndertesa e tyre per nje moment.U shkri nper skrap industria,bijqesia,ushtria e tyre e lavdishme,sepse ishin ngritur mbi ah-tin e ketij populli.Perkundrazi pas 80 vjetesh qendrojne bulevardi i Tiranes,ndertesat e ministrive dhe ato pak ndertesa fisnike bankash,qe ndertoi Zogu.Keta ndertuan kryevepren e tyre,NJERIUN E RI.kriminel,hajdut,fasade,mashtrues,dembel,parazit,ashtu sic ishin vete.

  9. qytetari B says:

    Pergjigju Blendi salaj Donald-it? Spurdhjaket flasin eshte titulli i romanit te ri: demokracia mafjoze dhe iluzioni kafsheve. Ky eshte realiteti shqiptar.

  10. ilir says:

    Blendi, je bere imponues nepermjet tv dhe radios, megjithese je impotent intelektual. Kujto cfare arsimimi ke, u nise per domate dhe perfundove patlixhan! . Kujton se shikuesit dhe degjuesit e radio-tv te vleresojne?
    Ndaj me mire hesht-plesht!

  11. Korabi says:

    Akoma gjall kjo dhe ca morra komunist . Kjo tregon se car rrac muti jemi ne shqiptart, na glorifikojn kelysht e stalinizmit sllavo-rus, edhe muti I fashizmit ka qene me I mire . ce do kur nuk kemi pasur nje general FRANKO si spanja apo shume XHAFERR DEVA me e shue ket rrac te keqe bashkpuntoresh dhe kuislingesh te vertet te Rusis staliniste qe vete ruset e hollen ne hale ndersa na shqiptart disa nga ne qe jemi hale e mbajme akoma edhe sot e kesaj dite

  12. Duro says:

    Ti gazetar shkruaj artikuj qe ndihmojne te sotmen dhe mirru po qe se i zoti me ata qe jane gjall, qe kane vrar dhe po vrasin cdo dite. Numuri i te vrareve nga keta te fundit eshte shume fishi i atyre te pareve per 50 vjet. Nexhmija me shume ka bere nje pershkrim letrar te jetes saj private. Shkruaj artikuj qe i vijne ne ndihme popullit. Nuk vleresohet artikulli jote se populli di te beje krahesime, ndersa ti nuk di ose i lidhur pas qerres se tyre.

  13. Duro says:

    Ti gazetar shkruaj artikuj qe ndihmojne te sotmen dhe mirru po qe se i zoti me ata qe jane gjall, qe kane vrar dhe po vrasin cdo dite. Numuri i te vrareve nga keta te fundit eshte shume fishi i atyre te pareve per 50 vjet. Nexhmija me shume ka bere nje pershkrim letrar te jetes saj private. Shkruaj artikuj qe i vijne ne ndihme popullit. Nuk vleresohet artikulli jote se populli di te beje krahesime, ndersa ti nuk di ose i lidhur pas qerres se tyre. Cfare ke ti me te mire ne shekullin XXI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje