Keqpërdorimi i Lëvizjes së Dhjetorit dhe 20 shkurti si reflektim

20 Shkurt 2016, 16:16Blog TEMA

Nga Blerta Xhaci*

Tingujt e këngës “wind of change” (era e ndryshimit) ndiheshin ethshëm në Shqipërinë e ditëve të shkurtit 1991, që shoqëronin rënien e diktaturës në njërën anë dhe sillnin ndjenjën e lirisë në anën tjetër. Kjo ndjenjë lirie kaplonte pjesën më energjike të shqiptarëve; studentët. Kjo ndjenjë u bë më e afërt  në mendjen dhe botëkuptimin tonë  me rënien e murit të Berlinit në vitin 1989 dhe lajmin që Nikolla Çauseshku, diktatori komunist i Rumanisë u ekzekutua gjatë protestave të Revolucionit rumun të po atij viti.

Rrëzimi i regjimit diktatorial të Enver Hoxhës dhe pjesës së kalbur që kishte mbetur pas, ishte bërë një domosdoshmëri. Studentët i prinin gjithnjë e më shumë kësaj kërkese imediate për Shqipërinë. Gjendja tejet e vështire ekonomike dhe fryma antikomuniste që po përvijohej dita-ditës në vend po tregonte se kishte ardhur koha e shumëpritur për rrëzimin e sistemit komunist.

Më 20 shkurt të vitit 1991 protesta e studentëve arriti kulmin. Studentët u vendosën në grevë urie duke kërkuar heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti i Tiranës. Kjo ishte një kërkesë që prekte në thelb regjimin komunist që vazhdonte të lëkundej deri në shembjen e bustit të diktatorit Hoxha.

20 shkurti përveçse një ditë historike duhet të shërbejë edhe si reflektim mbi vetë ecurinë e Shqipërisë përgjatë 25 viteve të fundit. Morali i lëvizjes së dhjetorit u shtrembërua nën një trazicion të egër dhe të një vendi të marrë peng, duke i vrarë idealet e asaj lëvizjeje e duke u fshehur pas petkut të antikomunistëve të përjetshëm. Lëvizja e Dhjetorit vazhdon të përdoret për kapital politik pikërisht nga njerëzit që deformuan idealin dhe ëndrrat e studentëve të Dhjetorit ’90.

Sot Shqipëria  ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe çelja e negociatave artikulohet vazhdimisht. Ky është një hap pozitiv. Por, kënga e Scorpions “wind of change” duket e nevojshme të dëgjohet po aq ethshëm sa në ditët e Dhjetorit ’90 dhe 20 shkurtin e vitit 1991.

*Ish-studente e Lëvizjes së Dhjetorit ‘90

3 komente në “Keqpërdorimi i Lëvizjes së Dhjetorit dhe 20 shkurti si reflektim”

  1. BLERTA E KA MIR GJITHCKA POR KTA POLITIKANE PLEHRA E KRIMINELA

    NUK DUAN TE REFLEKTOJN NE ASGJE – SEPSE JAN ZHUTUR THELLE ME HALE

    ME KRIME VJEDHJE THESARESH BUXHETESH TOKASH E GJITHCKA MUNDET TE VIDHET E APO SHITET

    NE ATE VEND .

    KTA NUK I NJOHIN SCORPIONS-AT E JO ME TI DEGJOJN

    KENGET E KTYRE PLEHRAVE TE KSAJ BOTE JANE ATO TE CILJETES TALLAVA

    OH SA E KA BOOTHEN TE MIRE

    KTA DEGJOJN VETEM ME NJI KUSHTE – TE COHET I GJITHE POPULLI E TERHIQNI ZVARRE RRUGEVE LIDHUR TE GJITHE

    ME SALI KURVEN NE KRYE

  2. ilirjan says:

    “.morali i levizjes se dhjetorit “, “idealet e asaj levizjeje ” etj, e tj. …… …. ….
    Te lutem, zj. Blerta Xh, mund te vazhdosh shkrimin duke me mesuar se cili ishte morali i asaj levizjeje, cilat ishin idealet e saj (?). Perfitimet qe do te kishim, ndryshe, kuptohet sic do ta deshironit ju, duke e menduar vehten ne krye te asaj levizjeje, ne krye te pushtetit – si rrjedhoje?

  3. True Detective says:

    O Blerta je e sigurte qe je brune?; …se shkrimin e ke bo si me qene bjonde….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje