Andi Bushati: Rama po kërkon justifikimin e Hitlerit

19 Shkurt 2016, 10:22Blog TEMA

Nga Andi Bushati

 

Thuhet se Hitleri, në ditët e fundit të tij në bunker, atëherë kur gjithçka kish marrë fund dhe aleatët po shkatërronin një nga një qytetet gjermane, u tha njerëzve të tij të afërt mes pezmit dhe delirit: “Ky popull nuk më ka merituar mua”.

E njëjta sindromë ka kapluar me sa duket edhe Edi Ramën, i cili po tenton t’i paraqesë shqiptarët si të paaftë për të vënë në jetë politikat e tij. Ideja e artikuluar nga kryeministri dhe idhtarët e tij se Rilindja po krijon vende pune, por punëkërkuesit nuk janë në lartësinë e kësaj sfide, është ilustrimi më i mirë i kësaj.

Kolazhi i paraqitur dje nga “Opinion”, që i krahasonte fjalët e Ramës me mendësinë e “Koncert në vitin ‘36” dhe argumentat se nuk ka kamarierë, hidraulikë, apo vinçierë të kualifikuar janë vërtetë një mjerim i madh.

Miti i shqiptarit dembel, parazit dhe pa profesion nuk mund të shërbejë kurrësesi si një alibi për dështimin e politikave mashtruese për të hapur 300 mijë vende pune.

Natyrisht është e kotë t’i hysh një debati serioz për të hedhur poshtë tezat e Ramës dhe të mbështetësve të tij.  Një njeriu që ka filluar të kërkojë justifikime për dështimin është e padobishme t’i përgjigjesh me argumenta. Ai, as nuk do t’i dëgjojë ato.

Prandaj është e kotë t’i kujtosh se modeli që jep qeverisja e tij me hajdutë tenderash, me deputetë kriminelë dhe të pashkollë, nuk është një stimulim për punën e ndershme dhe për njerëzit që aspirojnë një karrierë normale.

Eshtë e kotë t’i kujtosh, se listat e punësimeve që hartohen në selinë e PS-së dhe nga deputetët e koalicionit (të botuara ekskluzivisht nga Lapsi.al), nuk i shërbejnë besimit se në këtë vend mund të gjesh punë në bazë të meritokracisë.

Është e kotë t’i kujtosh gjithashtu se të njëjtët shqiptarë, madje edhe ata që qeverisja e tij po largon me qindramijëra nga vendi, kur shkojnë jashtë, nuk janë më dembelë dhe përtacë, por në kushte normale lirie dhe konkurrence, i shtrohen punës, fitojnë para, mbajnë familjet e tyre dhe në rastet më të lumtura arrijnë edhe sukses.

Kështu pra, mjafton ky shembull, për të vërtetuar jo tezën e sotme të Edi Ramës për shqiptarin e paaftë, por atë tjetrën, të disa kohëve më parë, kur ai tentonte të shfajësone me çdo kusht Ilir Metën nga akuzat që i kish ngritur vetë: “Fajin nuk e kanë njerëzit, por sistemi”.

Dhe po të përshtasim të njëjtën tezë edhe për punësimimin: fajin pse shqiptarët braktisin vendin, fajin se pse ata shkojnë me prindërit përdore për të kërkuar punë tek selia e PS, pse ata preferojnë më mirë të bëjnë një kurs për numërues votash, sesa një stazh kualifikimi profesional, nuk e kanë të papunët, por sistemi i mbajtur në këmbë nga Rilindja.

Natyrisht, të gjitha këto, shumica e njerëzve me mend në kokë i di.  Madje dhe më shumë se kaq. Të pa mësuar me një rol garantues nga shteti i tyre, shqiptarët nuk kanë ndonjë shpresë të madhe për punësim, as tek demokratët as tek socialistët. Ata e dinë se kur vijnë në pushtet edhe njëra palë edhe tjetra, përpiqen të kënaqin vetëm falangat e tyre. Prandaj kërkojnë zgjidhje individuale. Ose përpiqen me aq sa munden të ngrejnë diçka në vendin e tyre (atëherë kur bazhibozukët e financave, OSSH-së, INUV-it, apo banditët e mbrojtur lokalë ia mundësojnë) ose zgjedhin rrugën e mërgimit.

Kokëulur dhe të pastërvitur për të kërkuar atë që iu takon, ata ndërtojnë në heshtje fatin e tyre.

Një pjesë e madhe as nuk e llogarisin Edi Ramën dhe as kanë besuar ndonjëherë se ai do ua bëjë jetën më të mirë.

Por nëse ata ia kanë dhënë këtë “privilegj” do të qe e tepërt, vërtet e tepërt, që pas kësaj të dëgjonin edhe refrenin se qenkeshin të paaftë t’u përshtaten sfidave që u ka vënë përpara lideri i tyre.

Kjo e kalon çdo cak.

Sepse kjo mendësi nuk ka të bëjë vetëm me një çështje morale. As me dilemën se kush e ka fajin për dështimin e politikave të punësimit: Rilindja apo shqiptarët?

Ajo tregon me shumë. Ajo ngre dyshimin se si do të sillej Edi Rama pas dështimeve të së ardhmes. Mos vallë do të largohet duke përplasur derën dhe duke thënë si Hitleri: “Ky popull nuk më meritonte”.

Lapsi.al

14 komente në “Andi Bushati: Rama po kërkon justifikimin e Hitlerit”

  1. ana says:

    O Bushat, e ke kuptuar qe edhe ti ke kaluar ne delir dhete duket sikur si ti ska gazetar e ja fut kodra pas bregut a thua se mban te verteten ne xhep.

    1. anonimi says:

      Turp per bese. A ketij Hitler i dalte mu ne balle ishalla. E mban veten edhe per gazetar. Ky me siguri sheh enderra te keqija naten e me pas i keput ndonje shkrim.

  2. Gege says:

    hahahahaha, o An Bushati, je bere si Fahri balliu hahahahaha, le kokrren e namit

  3. korçari says:

    Z.Bushati a mund te permendni nje shkolle qofte dhe te nivelit te mesem me drejtim profesional ashtu siç me pare ekzistonin shkolla te mesme te cilat formonin mekanik,elektriçiste ,tornitore veteriniere, per ndertim etj dhe ndoshte ka me shume juriste (me diploma te blera) te cilet mund te bejne dhe taksistin,pra eshte urgjente hapja e shkollave profesionale dhe pastaj mund te beni krahasimet me Hitlerin o ANAAL-isti Bushati

  4. Lagunari says:

    Pse gazetari i thone kesaj? Jo, kurrsesi jo! Kjo nuk mund te quhet gazetari. Ah po, gazetari xhepash po, keshtu mund te quhet. Lloji i ketij pseudo gazetari duhet te marre fund. Pushteti i katert ka rene ne duart e horrave.

  5. Bayoneta says:

    O Bushat ti nga e ke familjen??Mos je gje nga komunistet antikomuniste??pra qelbesire qe gelltit gjithcka per mbijetese. Po ishe ti Gazetar une jam Kafka.Ti dhe psikopati, dhe sali serbi keni dalur nga e njejta burmatrice e qelbur dhe jeni brum i keq per kete komb.
    Jeni qelbesira te makines se Medias qe ben larje truri dhe financohet nga qeveria dhe shteti mafioz keto 25 vite.ashtu si benin gjysherit e ty per 50 vite.Si nuk lexova nje gazete te flas per buken e gojes se shqiptarit,per kushtet si jeton,po na flisni per psikopatin dhe fytyren e tij te palare qe po na neveritet cdo dite ne Tv me keq se Fidel Kastro ne Kube.

  6. Erik says:

    ju i qani hall kalorsit ,pse i varen kembet,po buke a keni ne shpi,,shikoni kush ka shkruar shkrimin qe pastaj te analizoni jo ate qe eshte shkruar ,por ate qe e ka shkruar,,si ne kohe te kriminelit sali qe shanim ata qe shkruanin kundra opozites se atehershme edhe sot e njejta gje ,shajme ata qe shkruajn kundra qeverise ,,ne fund te fundit ca nivel gazetarie prisni ketu ne shqiperi,,mos cdo gje funksionon ne perfeksion dhe na ka ngelur gazetaria,dhe hajde oburra ta bejme ,,ketu cdo gje eshte e mbaruar,,qe nga kriminelat e qeverise se kaluar dhe te keta ndyrsirat e kesaj qeverie,,po te donin realisht te miren e popullit ,,ishin bere te gjitha reformat,,dhe ata qe akuzonin deri n kohen qe ishin ne opozite i kishin fut mbas hekurave sot,,por ne parlament zihen e shahen e thua ti cpo bejn,,neper festa pastaj i sheh te gjith bashke qe qeshin,,jan te gjithe njesoj,,edhe ne njesoj jemi,shikojm kush do na japi ndonje kafe cigare sot dhe bejm sikur njohim ralitetin dhe komentojm nepr gazeta,,shajm ate qe shkruajm por ama sa e vertet eshte ajo qe shkruajn sna intereson,dhe po te shikosh shtepite tona jan drangull,,mendohemi ca do ham per dark,,ndonje sanduic apo byrek ne qytet studenti,,sme intereson Andi bushati,,as e njoh e as dua ta njoh,por ato qe thote jan te verteta se i jetojm perdite ,,ikni nje here neper spitale,,shifeni vete,,a doni shembullin me te mire,,shkoni punesohuni ne nje call center te siri kodra ne tirane qe ka per bashkpronar nipin e edi rames dhe si notere nje grua qe punon ne kryeministri,dhe shifeni vete ,cdo gej do ju paguhet ne te zeze,as sigurime asgje nuk do ju hedhin,,dhe kjo eshte vetem nje,,beni nje xhiro neper tirane se do gjeni me mijra,,por keta si godet kush,,ata qe shesin sallat jeshile te dera e shtepise atyre ven e i arrestojne,te rish te merresh me gazetaret sot luan mendsh,,ralitetin e shohim vete perdite ,madje me keq nga cna e pasqyrojne keta,,jan te gjithe te blere,,dhe ky Mero Baze,,shum ngjarje nuk i shkruan me sepse sdo te goditet qeveria,,ose i deformon lajmet ,nuk eshte me si ne nje kohe,,mbush xhepin dhe Baze spiuni,,ka rregulluar ne punra te mira bashkshorten dhe njerez te tij dhe nuk pasqyron realitetin e vertet n shqiperi por e fsheh dhe e deformon,,kjo eshte gazetaria,,ne fund te fundit ai stan ate bulmet ka,,mos kemi gjera te tjera ne regull,,a po se harrova,,kemi policine e tahirit me uniforma picerie..si asnje vend te botes..hifni forcat specialeve te rajonit,,se me ato te europes nuk krahasohemi,,ne renean e kemi akoma me kallashnikov dhe arme te ndryshkura,dhe rroba te kohes se enverit.e ai del e krenohet per disa uniforma qe vetem me policine skane te bejne,,bleu dhe ca papaq dhe kaq eshte,,po nje polic tha nje dit ne nje lokal qe u eshte kerkuar te sillen xx gjoba ,ndryshe hiqen nga puna,,ja ,kjo eshte policia,,ketu ka mbaruar,,cdo gje,,cdo gje eshte ne zero,,po vidhen perdite,,miliona,,as qe e ruan kush,,prishen ndertime e lihen ne qiell te hapur njerez me femij,,..kjo eshte shqiperia jone,,kshu qe sme intereson se kush eshte andi bushati,,po ajo qe tregon esht e vertet ,,po e kuptojn njerzit perdite,,sodomos atyre qe u vlen nje taks qe pagojn me shume se qeraja e dyqanit,,mir te na behet,,genjehemi me ndonje lek apo miell qe na japin ne fushate e i japim voten,,deshmia me e bukur qe asgje nuk funksionon eshte se kriminelet e qeverise kaluar jane ednde ne liri te plot dhe gezojn milionat qe vodhen e jane ende ne parlament,,kush do i burgos,,rama apo meta i pari pallohet n kokain gjith diten i dyti kerkon te blej miniera ari ,,kjo eshte shqiperia,,dhe ska per tu berr kurre

  7. aqif tahipi says:

    O And ,sala te njeh mire ty dhe te jep pergjigje te merituar.

  8. Leshanaku says:

    Nuk dua te merrem me te gjitha te pavertetat tendencize qe radhit Bushati ne shkrimin e tij. Dua vetem te theksoj nje pasazh te tij lidhur me “hajdute tenderash dhe deputete kriminele”. A nuk na thote Bushati sa te tille jane denuar? Ne qofte se jo, a nuk jane mllefet e tij per t’i bere qejfin Saliut, per te rregulluar marredheniet “e demtuara” pak kohe me pare? Kur asgje nga lehjet e Berishes, qe Bushati i ka bere edhe te tijat, nuk jane vertetuar ligjerisht, a nuk kemi te drejte t’i quajme lehje edhe keto te Bushatit?

  9. mano mano says:

    Zoteri! per shume gjera qe ke thene, ti dhe te tjere kunder Rames, kini te drejte. Por, po kaq e vertete eshte se jeni shnderruar ne njerez grindavece, nihiliste, kritizere dhe pordhaxhi te padurueshem. Kjo s’ben, ajo s’ben. Kjo gabim, ajo tjetra gabim. Jam 200% i sigurt se edhe po t’ju vinim juve ne vend te Rames, edhe dhjete here me keq do te shkonin punet. Jeni kritizere qe qendroni ne ajer dhe jo me kembe ne toke. Qe shume shqiptare jane dembele dhe qe fare pak shqiptare jane te kualifikuar per punera qe duan njohurite perkatese, kjo eshte absolutisht e vertete. kete nuk e dine vetem ata qe rrine gjithe diten para kompjuterit. Si puna jote.

  10. Rigoni says:

    O andi bushati ( nuk e meriton shkronjen e madhe A dhe B) ore i mjere,ty te hyfte “lapsi.al ” m’u atje ku i hyri Tritanit z.presh,aq meriton ti,asgje me teper.Njeri i neveritur ne publik.Fare e keqe.Yyyyyyyyyyyyyyyyy.

  11. beth says:

    Me ben pershtypje qe te gjithe ata qe kane komentuar jane mare me Bushatin dhe jo me ato qe thote Bushati.Bushati thote qe shqipetaret nuk kane pune (dhe jo nuk kane shkolle).Pyetja qe shtrohet :A kane pune shqiptaret?,pra a thote te verteten bushati?Une degjoj dhe shoh televizionin shqiptar.mijra shqiptare largohen nga shqiperia jo si turiste por si emigrante.Atje ku shkojne, ata shkojne per pune (dhe luten ta gjejne nje pune)punojne fort edhe pse kane dhjetra veshtiresi.Ne se jane te afet te punojne ne emigracion ,pse nuk qenkan te afet te punojne ne shqiperi?????????????????????Mos shqiperia ka bore dhe akull si gjermania,anglia,kanadaja dhe nuk i rezistojne kushteve atmosferike???????????Mos shqiperia ka nje ekonomi te modernizuar me shume se perendimi dhe kerkon kualifikim me te madh????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!! sigurisht qe jo,te gjithe e dine sa te modernizuar e kemi ekonomine.Atehere pse nuk jane me pune shqiptaret ju pyesim ju qe keni lene mesazhet e mesiperme????????????Pse?????na thoni mendimin tuaj ,sa per te share bushatin dhe njeri -tjetrin kemi shoke vetem veten tone.Zorr se gjen ne vend tjeter te varfer dhe te lumtur sa ne shqiptaret

  12. Salehu says:

    Me pelqen shume kjo koncentrate e “kopilit te bllokut” e gjithnje me shkon ndermed thenia e dikurshme e Frok Qupit se “SI NUK DOLI ASNJE BUDALLA NGA BLLOKU”,ku e kishte fjalen posaçerisht per kete djalke te talentuar qe zgjuarsine e kishte nga fisi i te atit ndersa guximin nga fisi i se emes!

  13. qytetari B says:

    Eshte e kot te lexosh gazetare mutante si Andi Bushati, nje bir kurve komuniste qe kerkon te na mesoje demokracine dhe te na beje korigjimet e sistemit e te shoqerise. Eshte e kot dhe nuk eshte vetem. Mire tha njeri nje here: Kur te pjerdh bytha e mbulon goja, por kur te pjerdh goja kush ta mbuloje. Keshtu jane katandisur keta gazetare, por jo vetem; ka dhe qytetare, pa le politikane…vazhdoni rrugen se jeta keshtu qenka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje