Reforma "Katarsis" e drejtësisë

20 Shkurt 2016, 16:20Blog TEMA

Nga Agron Gurabardhi

 

Koncepti i”Reformës ne Drejtësi”, per te cilen po perpiqen “ekspertet më të mirë dhe më të pavarur”, po përfytyrohet si koncepti i “Pushtimit te Hapesirës”?!

Kjo përpjekje, po ngjan vetëm si nje ekzistencë e vazhdueshme e komunikacionit sferik, midis këtyre “Ekspertëve të pavarur” dhe papërputhshmërisë së tyre në faktin e cilës varësi do të jetë sistemi drejtesisë!

Kjo e ashtuquajtura reformë në drejtesi, eshte rezultat i vemendjes vetëm te disa personave te interesuar dhe me nje tërheqje individuale, gjoja nje perpjekje per te arritur komunikimin ideal ne sistemin e pushtetit gjyqesor.

Por per ne shqiptaret, kjo eshte po ajo formulë e çmendurisë qe ka ekzistuar qe me lindjen e te drejtes zakonore, si kerkesë e vazhdueshme qe kanuni krahinor  te ekuivalentohet me ligjin, ashtu sikurse eshte e ashtuquajtura kerkesa per kapjen e standarteve nderkombetare deri ne infinit.

Nje perputhje e mishëruar qe përkon mbi organizimin e gjerave, qe universi i sistemit te se drejtes te jete nje lloj shoqerie informatike dhe estetike, e kontrolluar nga “perfaqsuesit e popullit” e me saktë nga të vetë-zgjedhurit, por pa përmbajtje thelbesore, dhe pa forcën reale të të vepruarit mbi vetë këta te vetë-zgjedhur dhe të ashtuquajturit “reformues” duke vene ne dyshim te drejten kushtetuese se te gjithe jane te barabarte para ligjit!

Pas ligjit të çuditshëm dhe njëkohësisht çudibërës që miratuan të vetë-zgjedhurit, për të “Dekriminalizuar” vetëveten, tani kanë përveshur mëngët që të vetëreformojnë dhe drejtesinë e cila sipas tyre qënka e keqja më e madhe e këtij vendi.

Të vetë-zgjedhurit shpresojnë që me kryerjen e kësajë reforme do arrijn që të vetë dekriminalizohen dhe natyrshëm pas kësaj ata vetë s’do të vetëakuzojnë njëri-tjetrin, por më e rëndësishmja është se do luftohet korrupsioni i pushtetarëve e për rrjedhojë do të rritet mireqënia e popullit.

A do ta gjejnë dot gjuhën të vetë-zgjedhurit e dekriminalizuar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje