Busti u rrëzua 25 vjet më parë, por Enveri akoma jo

20 Shkurt 2016, 20:25Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

25 vjet me parë shqiptarët bënë atë që as në ëndërr nuk e kishin menduar, rrëzuan dhe i hipën përsipër bustit të Enver Hoxhës, para të cilit, me dëshirë apo pa dëshirë, ishin përulur, përlotur e ngazëllyer me radhë.

Kanë kaluar 25 vjet nga ajo ditë.

Një cerek shekulli!

Cfarë mund të ndodhë në 25 vjet?

Vetë Enver Hoxha, kur i referohej mizerjes së vendit që drejtonte, thoshte: Vetëm 40 vjet kemi që jemi çliruar, por armiqve tanë 40 vjet u duken 40 shekuj. Si është komunizmi?- pyesnin shqiptarët.

Të ndërtojmë njëherë socializmin, pasi komunzimi është faza e fundit, ajo është parajsa.

Por kur përfundon ndërtimi i socializmit? Prisni, se vetëm 40 vjet kemi që e kemi nisur.

25 vjet pas rrëzimit të komunizmit, ne themi se jemi akoma në tranzicion. Po kur do të përfundojë tranzicioni? Prisni, vetëm 25 vjet kemi që rrëzuam komunizmin.

Dhe ne presim, numërojmë qeveritë, numërojmë parlamentet…
Për 25 vjet Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore, ku u shkatërruan edhe kanalet e ujerave të zeza, ishte bërë sërish superfuqi.

Cerek shekulli është një gjeneratë. Bien dhe mëkëmben sisteme e shoqëri. Por ne jemi akoma në tranzicion…

25 vjet pas rrëzimit të diktaturës ne merremi ende me Enverin.

Sa e sa seanca plenare në parlament janë shndërruar në beteja idojte duke u zënë për Enverin. Kush e ka adhuruar më shumë, kush e ka urryer më shumë, kush i ka shërbyer më shumë e kush ka përfituar më shumë nga Enveri dhe komunizmi.

Diktaturën e rrëzuam, por duket se Enverin e kemi ruajtur si mjet të sherrnajës politike, si justifikim se përse nuk kemi bërë përpara.

Çerek shekulli pasi Enveri u tërhoq zvarrë, në të gjithë kuptimet, ai sërish eshtë mes nesh, për të na justifikuar tranzicionin qe s’po e përfundojmë dot kurrë.

Cdo qeveri që vjen thotë: Historia nis këtu. Por Enveri mbetet, ai trashëgohet nga njëra palë politike tek tjetra.

Nuk tha kot Ramiz Alia në fjalimin përurues të bustit që u rrëzua sot e 25 vjet më parë.

”Enveri nuk ka vdekur, ai rron e do të rrojë në jetë të jetëve, në mendjet dhe zemrat tona”.

14 komente në “Busti u rrëzua 25 vjet më parë, por Enveri akoma jo”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap…

  2. tfgs1 says:

    edhe pse i vrau e shkerdheu per 45vjt,madje duke u premtuar paradiso-n[teper i ngjashem me gjaxoret e ISIS]akoma sunitet apo shiitet vazhdojne te kendojne per kriminelin shkerdhyes Hoxha…………..!!!!!pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkkk……..

  3. zoti kikia jeni nje humbes i madh says:

    Dear Kikia

    Komentshkruesi ka qene nje oponent modest ne Kohen e Enver Hoxhes.

    Kam guxuar qe dhe ne ndonje teme si kolektivizimi apo tufzimi i parakohshem etj etj te debatoj brenda rregullave te debatit intelektual me kuadrovike te linjes ashper (qe sot jane kikizuar) dhe e kam pesuar.

    Por……Por……………………………Por

    Ti ke nje hipokrizi kriminale Pse..

    Ne 25 vjet EH ktheu shtratet e lumenjeve dhe beri elektrifikimin qe ne rrang boteror ishte nje arritje madheshtore ku komenshkruesi ka nje kontribut jo te vogel….dhe pse na i “fsheh” kete arritje..

    Po ate qe tha nje dashamires izraelit qe vetem sistemi kompleks bonifikim-vaditje drenazhim kapte shifrat e dy miljard dollareve dhe le te ndalemi ketu se k dhe miljarda te tjere investime qe brezi i mentorkikiave i zhduket se historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
    Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!

    Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!

    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.

    Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
    Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

    Zoti Mentor

    Ju rrezuat nje mase bronxi qe Ramiz Alia ja ngriti vetes tij per “insurence” dhe ky artikulli juaj kishte ndonje vlere deri ne 1997 qe shteti shqiptar shkoi ne halene e gomarit..Kurse sot ne 2016 ai vend eshte shprehje gjeografike qe qiverniset nga ambasdori i rradhes te rruga elbasanit,.

    Te pakten per ty zoteri do te kisha nje urim:
    Qe te punosh si berber ne kampin e 3000 muxhahidineve..aq eshte kapacitetit juaj fundja thuhet se do paguhesh mire…kaq per sot

    Betejen me Enverin e keni humbur i dashur se nuk ishit ne gjendjet te ndertonit nje shtet me te fuqishem dhe funksional me te mire si atehere kur ishim “keq”

    You Are The Biggest Loser

    1. demo says:

      Dy jane ikjet me te medha te shqiptareve nga trojet e tyre: !. Mbas vdekjes se Skenderbeut te madh njerzit u larguan nga atdheu I tyre dhe u vendosen kryesisht ne Itali ,Greqi. Sot pas 550 vjetesh nuk e harojne kurre Emrin e Skenderbeut (Gjergj Kastrioti) ne vendet ku jetojne njesoj si ne Shqiperi qe ne krenohemi me kete Hero Europian dhe boteror. E njeja gje do te ndodh edhe me Enver Hoxhen. Historija do te perseritet Duan apo nuk duhan Kikiat apo tropojanet. Fatmiresisht ajo ka filluar shume shpejte. . Enveri si cdo udheheqes I cdo vendi te perparuar beri gabime,por ne funte fundit ne krahasim me ate qe beri jane te vogla.Enver hoxha nuk luftoj me shpate kunder armiqeve. Ai zgjodhi nje ruge tjeter .Rrugen per te bindur popullin per te menduar per te ardhmen duke u privuar nga disa te mira material per te miren e atdheut. Frutet e punes te tij tani populli shqiptare po I kupton dhe “Zoti Kikia jeni nje humbes i madh” ka te drejte.

      1. Devoll Vardari says:

        KIKIANËT( nuk) harrojnë se në kohën e Enverit plani ekonomik tejkalohej edhe me 150% brenda një viti!!
        Cili vend në universin tonë pati arritje të tilla. SI harrohen këto marramendësi. Që të mos cmendej populli nga këto të arritura, iu futën telat me gjemba cepave kufitarë e tentuesit e kapërcimit të lumturisë i priste pushka e partisë

    2. qytetari B says:

      Ketij komentuesi nuk ke çfare ti shtosh. Njeriu ndjehet i kenaqur per driten qe shikon, kur realiteti shkelqen mbi pasqyren e kohes te shume njerzeve qe nuk dine se çfare thone. Te lumte mendja dhe pena …zoti kikia je nje humbes i madh…!

  4. rigoni says:

    Pse keq e ka thene? Ah o Enver te ishe gjalle!Qen Berisha te urren me shume nga te gjithe,ai qe te mbante shurren ne dore nga Tirana ne Paris dhe anasjelltas.

  5. Tropojasi says:

    Enveri, meritues I te tera epiteteve negative, si vrases I shume e shume njerezve te tij me shume te lidhur, meriton pas vdekjes denime maksimal vetem si tradhetar I atyre qe u kish dhnene besen. Enveri I vdekur mbeti I gjalle, sepse, si uzurpator I Partise se tij, e la sherbimin e fshehet te tij Brenda Partise te Vitit 1941 me emer progressive e Komunizmit – e Punes-e Sicializmit. Dhe jo vetem kaq, por la edhe sherbimin e fshehet personal jashte vendit, qe administron Fondin SEkret Marramendes, pej te cilit financoheshin edhe aventuriere qe te brohorisnin per antikomunistin Marksist-Leninist Enver Hoxha.
    Konkluzioni: Shqiperia çuditerisht bënë ne vend numero per nj cerek shekulli dhe plus qe nga ardhja e pare e Shtrausit bënë nje të tretë shekulli. Perse? Sepse sherbimi I fshehet I Enver Hoxhes nuk ishte nje person, keshtu fitoi krahu I fuqizuar qe e konsideroi Enverin se e kish luajtur rolin e vete si antinacionalist dhe antikomunist I tipit te ri Marksist -Leninist kunder gjithe Partive Komuniste te Botes. Keshtu nga sherbim I fshehet I Enverit antinacionalist u be sherbim I fshehet I takemeve politikane qe s’e çajne koken per te ecur, sepse perfitojne si persona me shume duke ruajtur gjendjen “ne vend numro”, se Evropa do vije vete ta beje Shqiperine Evrope pa Shqiptare, tamam teritor me merin Shqiperi pa Shqiptar, siç iu pergjigj Bismarku Abdyl Frasherit.

    1. Odesa says:

      @ Tropojasi!
      Vetem nje kelysh fashisti dhe antishqiptari mund te shkruaje keshtu si ty!
      ENVER HOXHA ua tregoi vendin te gjithe ARMIQVE te Shqiperise dhe per 50 vjet rresht NUK DOLI BURRE NENE qe ta SFIDONTE!
      Se cfare vleresimi ka populli shqiptar per kete BURRE TE MADH SHTETI,mjafton vetem nje REFERENDUM POPULLOR qe ju plehrat te mbyllni HALEN e te mos llapni me tere jeten!
      Doemos per ju ARMIQTE e Shqiperise,pjellat e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit NUK PRESIM kurre qe te pranoni TRADHETINE,por nga ana tjeter kurre nuk do arrini te ulni LAVDINE E TIJ per MIJRA VJET!
      ARSYEJA ESHTE E THJESHTE:
      -Ju kurre nuk do arrini t’i jepni popullit shqiptar as 1% te mireqenies qe u siguroi Enver Hoxha shqiptareve!
      Munde Enver Hoxhen me FAKTE,ME SHIFRA,me ARESIMIN,SHENDETESINE,DREJTESINE,SIGURINE E JETES,DINJITETIN NJEREZOR etj po ua mbajti,por kete nuki e beni dot se jeni te DESHTUAR qe ne fillim!
      NE KAPITALIZEM NJERIU HA NJERIUN-thoshte HEROI ENVER HOXHA dhe vertete po e provojme mbi8 kurriz thenien e tij!
      Asgje nuk u ka mbetur per te “MUNDUR” Enver Hoxhen pervec SHARJEVE DHE SHPIFJEVE,por me keto atij nuk i leviz ASNJE QIME BYTHE!!!
      LEHNI sa te mundeni,o kellira te reaksionit boteror,por vec URREJTJES NDAJ JUSH asgje tjeter nuk fitoni!!
      LAVDI TRIMIT ENVER HOXHA!

    2. Artan says:

      # tropojasi
      Te mos kishte qene per Enverin ti sot as do komentoje dot ne internet se do ishe nje cope analfabeti qe do jetonte si shpellar. Jepi secilit ate qe meriton. Enver Hoxha me shoqeri vrane dhe prene kete nuk e mohon njeri por te pakten e ngriten kete vend nga zero. Dhane arsim dhe shendetesi falas (cuditerisht ate qe kerkoni sot me shume ngulm). E elektrifikuan vendin, shtruan rruge e bene hekurudha. Ndertuan hidrocentrale dhe mekemben industrine. Te pelqejne apo jo keto jane fakte te verteta dhe nuk i ndryshon dot! Ashtu sic nuk ndryshojme dot politiken izoluese te bazuar ne frike e terror. Por ca si ty vdesin te permendin vetem kete te fundit, se ato arritjet nuk i kaperdini dot. Nuk eshte faji i xhaxhit qe shoqata e barbareve shkaterroi fabrika e uzina pas ’90 se donin te shijonin demokraci pa pune. Qe prej 25 vjetesh po jetojme sistemin e mirepritur kapitalist te drejtuar nga ish Dr bllokmen sal kafsha dhe niperit & mbesat e atyre komunisteve qe ti i shan. Me thuaj nje arritje te vetme qe ne keto dy dekada t’ja vleje te permendet? Edhe liberalizimin e vizave dhe antaresimin ne NATO e kemi fale interesave gjeopolitike te Amerikes dhe BE-se. Asgje me shume. Shiko njehere te rinjte qe diplomohen me forcat e tyre dhe nuk kane mundesi financiare per te dhene rryshfete qe te futen ne vende pune qe u takojne dhe i meritojne por rrine e punojne neper call center me rroga skllaveruese ose ne me te keqen e mundshme nuk gjejne dot pune. Nuk te vjen keq? Por kesaj pyetjeje ti normalisht do i pergjigjesh se eshte faji i qeverise aktuale, se ajo e meparshmja ishte me e mire e me te e te thashe keshtu shkon ky muhabet, ndersa Enveri nga varri gajaset me ne te tere!!!

  6. Qemal Kaka says:

    Nevila Nika, Raimonda Bulku , Artan Fuga , dhe kelyshe te tjere komunistash nuk duhet te ishin ne kete perkujtimore ku mungonte Ramiz Alia.

  7. mirel says:

    Trap, gjithmone me shpresen se do me botohet komenti

  8. Jo more! says:

    Bustet mundet t’ia rrezonit ,se ju ndihmoi Ramiz Alia,por vete ENVER HOXHEN kurre nuk do ta rrezoni nga zemrat dhe mendja e nje kombi te tere!
    Bejani jeten me te mire shqiptareve se sa ua kishte bere ENVER HOXHA dhe atehere mund te guxoni te beni ndonje krahasim!
    Qepeni shpellen se keshtu ju vetem sa i shtoni vlerat ……ENVER TRIMIT dhe …..VARFERINE POPULLIT!

  9. Dasareti says:

    Gabimin i shqipetareve ishte,se ata,rrezuan bustet e krimineleve te vdekur(te cilet s’kishin c’na benin me) dhe I”ngriten”lart bijte(kriminele) e tyre te gjalle! Tani nuk duhet qe te angohen prej tyre.Bijte e tyre(e kriminelave)qe jane sot ne fuqi,neser do t’ja ngrehne perseri bustet e te eterve te tyre edhe me te larta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje