Paraqitja në parlament e deputetit Armando Prenga, hapi edhe njëherë temën e ndjeshme të dekriminalizimit të jetës politike dhe të diskutimit të ligjit përkatës. Që jeta politike shqiptare ka nevojë për një filtër, sa i takon pastërtisë së politikanëve, kjo është bërë imperative. Problemi i madh, është se e gjitha kjo po kthehet në një gjueti shtrigash, ku veprimi i ligjit po synon të shtrihet në çdo qelizë të shoqërisë, por me kritere që shkelin çdo të drejtë njerëzore.
Në projektligj parashikohet që një person i dënuar më përpara, të mos punojë për një periudhë 10 vjeçare në administratën shtetërore dhe nëse është i punësuar, të pushohet kur ligji të hyjë në fuqi. Personalisht nuk e di sa e mbështetur është kjo në kushtetutë dhe të drejtat e njeriut, kur mendohet se një njeri pasi ka bërë burgun, e ka shlyer edhe fajin e tij.
Por para sa të shkohet në një gjueti të tillë shtrigash, dua të tregoj disa eksperienca personale, e nëse ndonjë ligjëvënës shqiptar i lexon, le të mendohet njëherë e pastaj të vendose si do ta trajtojë këtë projektligj.
Në shkurt të vitit 2002, dy ditë pasi kisha filluar punë në Konsullatën e Barit, kam shkuar në Leçe, pasi një gomone me kuksianë ishte çarë dhe kishte mbetur në mes të detit në furtunë. 5 ose 6 prej tyre ishin mbytur, por trupat e tyre ishin lidhur me litarë pas gomones që të mos humbisnin. Të gjithë kishin pësuar djegie, pasi kur benzoli përzihet me ujin e detit, shkakton djegie të rënda. Asnjë nga kuksianët nuk e tregoi skafistin para italianëve. Ma treguan mua. Ishte më i djeguri nga të gjithë, pasi kishte ndenjur në ujë që të lidhte kufomat. Ishte i punësuar. Nëse italianët do të siguronin dëshmitë, do ta dënonin për trafik. Edhe ata e morën vesh se kush ishte, por bënë një sy qorr, pasi para se të ishte trafikant, ishte një hero.
Rasti i dytë më ka ndodhur një ditë vere, kur një djalë i ri nga Shkodra erdhi të kërkonte një çertifikatë në mungesë të pasaportës. E pyeta nëse e donte për të ikur, por u përgjigj, jo. Kur e pyeta për emrin e babait, shpërtheu në të qara me ngashërimë. Ishte hera e dytë që vinte në Itali i fshehur në kamionë që kalonin me itinerar Shkodër – Itali. Familja ishte zhytur në borxhe dhe ai nuk kishte mundur të siguronte asnjë punë. Dëshpërimi e kishte sjellë në Bari, megjithëse e dinte se kur nuk mundi të siguronte punë në veri, në jug i kishte shpresat të pakta. Për fat të tij, në zyrë ishte edhe një tropojan, ish oficer marine në Vlorë që kishte ardhur të regjistronte fëmijën e lindur. Tropojani i cili kishte ikur ndër të parët, e pyeti nëse donte të punonte, pasi kishte një brigadë që punonte mure guri të gdhendur dhe paguhej mirë. Ishte fati i djalit, që një bashkatdhetar i pagoi shtëpinë, ushqimin dhe dokumentet dhe i dha një dorë. Por mijëra prej tyre, janë gjendur në mes të katër rrugëve, të ndjekur si kafshë të egra nga policia, e cila po t’i kapte, i kthente në Shqipëri, ku i priste vetëm mjerimi dhe sytë e zbrazur të prindërve dhe motrave të papuna. Kam takuar plot të tillë në burgjet e Foxhias, Leçes, Napolit. Herë kishin vjedhur nga halli dhe herë të tjera kishin qënë në një dhomë me shokët me probleme, ku pa gjuhë, pa para, pa avokat, të kapur në thesin e policisë, kishin përfunduar pas hekurave. E mbani mend besoj historinë e asaj grekes që kishte përkthyer me dhjetra shqiptarë në gjyqe dhe rezultoi që nuk dinte fare shqip? Po nëse mes tyre ka pasur djem që kishin mbaruar shkollën e lartë dhe pasi kanë kryer një burg të padrejtë, kthehen në atdhe, e pasi kanë krijuar familje dhe gjetur punë, ligji i heq nga puna, sepse rezultojnë që në letra janë fajtor, është e drejtë?
Kam njohur në burgun e Foxhias një durrsak, kuzhinier anijeje, që e kishin dënuar për trafik droge. Prova e vetme, ishin dy telefonata që kishte bërë me trafikante italianë. Në fakt i kishte bërë një shoku i tij, i cili ia kishte kërkuar telefonin. Por ky ditëzi nuk kishte ditur të shpjegohej se nuk dinte gjuhën. Keqtrajtohej nga gardianët në burg, pasi kujtonin se ishte fodull. Pasi ja tregova historinë drejtoreshës së burgut, ajo mbeti pa frymë. Më tha që nuk mund ta lironte pasi nuk e kishte në dorë, por do përpiqej t’i lehtësonte kushtet.
Po ligjëvënësi shqiptar, si ka mundësi të tregohet më i pashpirt se një drejtor burgu? Do ta kuptoja këtë puritanizëm, nëse do të na kishin bërë një vend si Zvicra, por a mund t’i kërkojnë llogari njerëzve që kanë mbijetuar, pa ndarë shapin nga sheqeri?
A e kanë provuar ndonjëherë ta mbajnë thikën nga tehu dhe jo vetëm nga doreza? A e dinë se bota e iluminuar thotë që më mirë një fajtor i padënuar se dhjetra të pafajshëm të dënuar?
Nuk shtrohet problemi që në këtë rast të falen të gjithë. Ligji duhet të kape ata që kanë bërë trafik femrash apo droge në sasi të mëdha. Por jo fatkeqët që i ka zënë ingranazhi i sistemit, pastaj janë përpjekur të rregullojnë jetën dhe një ditë e shohin veten rishtas në rrugë të madhe, të dënuar për herë të dytë nga një ligj që nuk bën dallimin mes fajeve.
Maxhoranca e sotme është e obliguar që të jetë e kujdesshme në hartimin e këtij ligji. Nuk ka pse bëhet pre e presionit të së djathtës e cila e përdor për qëllime politike. Nëse vërtet beson tek ideologjia që thotë se mbart, duhet ta dijë se njeriu është produkt i rrethanave dhe jo se lind i keq apo i mirë. Ajo është e vetëdijshme dhe bashkëpërgjegjëse se në këta 25 vjet, politika shqiptare ka bërë një atdhe të keq që i ka përzënë bijtë e vet nëpër botë. Është koha që mos të tregohet njerkë me ta./dritare.net
Prap ky budallai me histori sentimentale. Ore idiot i pushuar nga puna per paaftesi, ne parlamentin shqiptar ka vrases dhe trafikante droge, qe do te thote prap vrases, e kupton kete apo te ka dhjere trurin bukuria e asaj matrahules qe ke perkrah???
Nuk e dija qe behej fjale per keta lloj njerezish te pafat te cilet mund te jene apo behen edhe deputet. Ti Dritan mbase i di me mire keto pune. Kam nje pyetje. Dritan, pse nuk je bere deputet dhe keshtuqe do ishte me e lehte se cfare ligji te votohej dhe cfare jo?
O Hil, ke do prekesh ti me keto hallet e shqiptareve, ate qe ka 200 milion euro ne banka ?
Je gabim or mik.–Ky qe esht ne krye tani e ka zemren katran .Ju nxiu jeten njerezve te thjeshte
Ky mendon vetem per milioneret …edhe per gazetaret
Ketu eshte cudia.Ne parlament eshte kryekrimineli Sali.Sa vlen dekriminalizimi per te tjeret?
Po ligji behet per te gjithe qytetarer mor loqe , deputetet jane 1% e administrates shteterore!
Bravo zpti Hila! Duhet drejtesi dhe cdo rast te shqyrtohet me kujdes!
Kush ka me shume faj politikani qe na vjedh parate, ben trafik droge me valixhe diplomatike, perdor zyrat e shtetit si bordell, perdor vendet e punes per fis e dashnore dhe detyron njerezit te ikin nga syte kembet, apo njerezit e shkrete qe ikin nga syte kembet se nuk kane buke te hane se gjithandej “asht toke e xanun”????????????
Dritan, jam dakort parimisht qe shume nga ata qe kane vuajtur denime nuk e meritojne te quhen ana negative e shoqerise, por po harron qe nuk behet fjale qe atyre po u hiqet e drejta per te punuar e konkurruar ne tregun privat – u ndalohet te zgjidhen per te administruar jeten publike dhe rregullat e saj. Mjafton qe nje i ri te marre vesh qe ky individ i dha te drejte vetes te kaloje ato limite qe ka caktuar shoqeria, qe ai ta quaje te mu,dshme edhe te vetja, pasi te gjithe e gjejne justifikimin per qellimin dhe mjetet. Apo do presim qe ta kuptoje rast pas rasti? Nuk e kuptoj pse e lidhe kete fakt shoqeror me kete proces politik.
Meriton nje bravo ky njeri.
Shkrimi me i mire qe kam lexuar ndonjehere ne keto 25 -vjet.
Edhe edi rama me jeten qe ka bere kur ishte refugjat (jo emigrant) ne france kurre nuk mund ta kishte menduar qe nje dite do te behej politikan e jo me te kete menduar ndonjehere te behet kryeminister.
cer lesh zvicre mer!
zvicra esht me e korruptumja dhe zvicerjanet e qir jan me t poshtrit.
atje te denojn te pafajshem,te degjenerojn te pafajshem,s te perkthejn fare ne gjyq,te fallsifikojn deshmit provat….
zvicerranet duhen djeg t gjall n turr t druve si sheleg myzeqeje……..
Dritan ketu e paske qelbur fare.Eshte nje mergjence kombetare largimi i krimit nga pushteti e administrata
pasi jemi afer pushtimit nga ana e tyre dhe ne intelektualet do jemi sherbetore te tyre.Drirtan terhiqu menjehere se ke gabuar rende ne ket shkrim.
Me pelqen llogjika edhe pse e di qe ata qe jane ne funksione te larta nuk vijne nga ata hallexhinjte e shkreta.
nuk eshte problemi ka te drejte apo jo. por nje gje eshte e vertete shteti shqiptar eshte me ropqiri ne europe me i pashpirt me hipokrit me hajduti me antishqiptar…… me nje fjale shteti shqiptar te ben vete ta urresh shqiperine. shteti shqiptar te ben vet antishqiptar.,nuk ka nevoje te tregoje dritan hila e kam hequr vet . per nje problem me duhej 2 letra nje ne ambasaden greke dhe nje ne ate shqiptare marr greken me 3 telefonata mbarova pune mbylla takim dhe mora letren qe me duhej.pergjigjeshin si njeri ( jam shqiptar jo minoritar) ………. ambasaden shqiptare e mora 37 here ne tel dhe nuk ma hap njeri kur ma hapen me folen si kafshe dhe akoma se kam marre letren jane per te qire robt.ma kane prure ne maje te hundes. jam kam qire robt atij vendi e asaj qeverie se ata te bejne me zor grek serb italin anglez francez etj
e njejta histori edhe ne shqiperi ta nxijne jeten……..
Dritan Hila argumentimi dhe shembujte tuaj jane apsolutisht te pa baza, apsolutisht te papranueshme per qytetarin . Administrata shteterore dhe sigurisht parlamenti duhen te jete 100% te paster. T’i leme argumentimet e kota e te rrezikshme por te perqafijme varjantin e nje administrate 100% te paster. Trafikantet e cdo ngjyre nuk duhet te kene vend ne administraten e shtetit dhe ate private. Njerzit e ndershem,te arsimuar rrine rrugeve pa pune nderkohe qe zyrat e shtetit jane mbushur me burgaxhinje. Ne se je denuar psh.me 10 vjet apo 20 vjet kjo nuk do te thote aspak se mbas kryerjes se denimit e ke vendin ne administrate apo ne parlament. Ky lloje shkrimi eshte nje thirrje per anarshi dhe jo per nje administrate te paster. Ai qe ka hyre kontrabande ne administrate apo ne parlament duhet te largohet menjehere, shqiperine nuk mund ta drejtojne burgaxhinjte, ajo duhet te udhehiqet e drejtohet nga nje elite apsolutisht e paster,nuk e mendoja se do kishte kete perfytyrim z.Dritan ne lidhje me temen e trajtuar
nuk te ben shteti te hiqesh antishqiptar
te ben shqiptari vet. qenija me e urryer n multiversne te gjith kohrat ,planetet…
galaksit.
esht shqiptari
me i posher se poshtersija
ky rrot kari
me I degjeneru se qimnija
si ne shqini
edhe jasht shqipnije
shqipetaret
jan kurva dhije
edhe pjell e tyre
shteti shqipetar
eshte kurv ndaj qije
behu kurvetar
Nuk po kuptoj ku do te dale ky zotni ne gjithe keto “tregie” qe beri!
Shteti zotri nuk duhet te favorizoj te paligjeshin kuzhdo qoft ai.
Ne ketej ne perendim jei reth 1,5 milion dhe duhet tu hapet “rruga” aty neper institucionet e ndryshe vete atyre qe jane sjell te ndershe ketej nga perndii jo KRIMINELVE qe po na “nxijne” jeten ne shqiptarve te ndershem çdo dite e kronikat e zeza qe jane pothuaj te perditeshme.
PS-ja ka shue faj aty sepse ka futur shume kriminel ne parlament aty qe ne ketej i njohim shume mire kush jane e si i kane krijuar ato thesa me para te pista ku PS-se i intereson sepse njerez te tille marin vote aty nga varferia e “mbjell” nga politika ne vite.!…
..me pelqeu shkrimi,si nje skanim i pjesshem i plageve ne shoqeri ,ku pjesen me te madhe e ka krijuar paaftesia politike.
..sot me shume se kurre ,bindem se ,nuk do te kete zgjidhje serioze..me politikane ,te cilet luajne teater me dy fytyra ne te njejten skene {parlament}…mendoj se njerezit po largohen si djalli nga temjani nga kjo klase politike duke i lene te lire,ose ne shoqerine e idhtareve.. te luajne aktet e fundit te talljes …te shpresojme ?,por te kush?..deri kur???
.”.rete “ne politikat sociale na i shtojne me teper pasigurine,dhimbjen dhe trimerine per te ikur larg,larg,pa kthyer koken per pendese,..duke rrezikuar pa shprese…
Kjo qe thote artikullshkruesi eshte shume e drejte dhe korrekte, por ne kushte ideale. Ne kushtet e Shqiperise, qe me teper mund ta konsiderosh si kushte lufte, eshte e pamundur. E para, duhet te kesh me shume mjete, teknologji dhe njerez, qe te besh kontrolle te hollesishme dhe filtrin, per te dalluar fajtorin nga i pafajshmi, apo “fajtori” i rrethanave. Pastaj po ta lesh te hapur si alternative kete version, qe propozohet ne shkrimin e mesiperm, do te kete lloj lloj abuzimesh dhe aferash korruptive nga zyrtaret qe do te caktohen per ate pune. Artikullshkruesi duhet ta dije mire qe niveli i zhvillimit te stadit social ne Shqiperi eshte ai qe eshte, dhe per eshte shume e mundur qe aty te behet “kerdia”. Boll te kesh parasysh çfare ndodhi ne Shqiperi para 10-15 vjeteve me zgjedhjet, i ashtuquajturi “fenomeni i Dushkut”, ku nga nje fshat i vogel u zgjodhen 8-9 deputete, dhe te gjithe ishin te rregullt e konform normave te percaktuara. E pra ligji ishte njelloj si ai i Gjermanise, ne mos gabohem, e megjithate ne Gjermani ky fenomen nuk ndodhte, ne Shqiperi po. Me nje fjale, ana teorike eshte nje gje, ndersa ana praktike dhe realiteti i nje vendi te caktuar, gje tjeter.
Kane vjedhur nga halli, thote ky idioti. Kane vjedhur sepse jane hajdute te lindurKur te mbarohen leket dhe s’ke per te ngrene nuk vjedh rrugeve te botes, por kthehesh ne shtepine tende. Dikush qe nuk eshte hajdut, me pare vdes nga uria sesa shkon te vjedhe.
Ky lloj arsytimi (e beri “nga halli” dhe “per buken e gojes”) i hajduteve dhe kurvave haset vetem te shqiptaret e Shqiperise.
Shqiptari asht qytetari qe ka kohezionin ma te dobet ne Evrope ( e pakta ) ne kombin e vet. Asht e cuditeshme edhe e tmerrshme , si shumica e komentuesve jan barbar te lindur. Se ne emer te ciles ” drejtesi ” argumentojn zbatimin e ketij ligji barbar, vec nji Zot e din !
Tana ligjet e qyteteruara e denojn krimin, por kur vertetohet ama. Te gjith i dime me qindra e mijera raste ( si ne rastin e perkthyeses qe nuk fliste shqip, mbi te cilin foli zoti Hila ) ” komedite ” e gjykatave ndaj emigranteve shqiptar. Edhe ma e keqja asht, se na duket i cuditeshme fati i keq i jon !!
Ky shkrim nuk ban fjale per kriminelat qe jane ne qeverisje e ne parlament, ( ato dihen tashma ) por bahet per masat, ku zoti Hila e spjegon qart.
E kur thojm qe kjo fe’ apo ajo fe’, predikon dashni !
Dritan Hila, dakort me sentimentalizmin dhe dashurine tende kristiane! Por pyetja eshte: kur duhet njeriu te mos toleroje me? Ja e ndihmove nje per dokumenta fallco, fukara i shkreti! Ja dhe nje me tej, se shiti pak droge, qe te hante buke se po vdiste urije. i dhe edhe ketij nje dore! Ja dhe nje tjeter me tej qe ka ngelur pa pune dhe shfrytezon te dashuren e tij per prostitucion, nuk e kallzove, biles e ndihmon duke ia pompuar te dashuren! Ja dhe nje tjeter me tej e fshehe, nje qe plagosi nje njeri tjeter, por kete e beri pa dashur, se iu shkreh arma! Po dhe nje tjeter e ndihmove te mos shkoje ne burg, sepse kish vrare nje njeri tjeter, po ai tjetri ishte nje hajdut. Por dhe ate hajdutin po ti e kishe ndihmuar dikur, te mos shkonte ne burg, se fukara i shkreti, ndaj dhe vidhte per te ndihmuar familjen e tij te robtuar ne Shqiperi. Po kur do zbatohet ligji Dritan Hilla?
Eh mor Hila dukesh pak abuzator ne kete shkrim.Duhet te mesosh dicka qe ekziston qe nga Roma e Lashte.’Ligji nuk ka arsye’.
Keshtu eshte thene, ne kuptimin se vertet mund te jete e dhimbshme por ai zbatohet njesoj per te gjithe ne parim.Ne vujme se keta tipat e denuar qe permend ti e hane edhe ne Shqiperi kurse ata qe jane ne administrate jo.Duhet te pastrohet per te gjithe e te mos bejne me ne te ardhmen.