Armando Prenga nuk ka pasur kurrë kaq shumë rëndësi, sa sot. As kur ishte në Itali si refugjat, kohë për të cilën ka shumë legjenda, as kur nisi të merret me politikë lokale, as kur e futi Edi Rama në parlament, me siguri jashtë pritshmërisë së tij, as kur qëlloi në disa raste kolegët e vet në ambjentet e Kuvendit, madje as kur plagosi në mes të Qytetit një qytetar të paarmatosur dhe për këtë u arrestua në flagrancë.
Mund të ketë plot njerëz që të pyesin se përse kthimi i tij në sallën parlamentit qenka më i rëndë se dhuna dhe skandalet, që e kanë shoqërur gjatë gjithë këtyre viteve, prej të cilave nuk e kishte pësuar kurrë. Përkundrazi, mendoj se ato e kishin ndihmuar për të qenë “skifter” i panegociueshëm i Edi Ramës në zonën e vet. Dhe i paprekshëm do të kishte qenë ende, nëse nuk do t’i kishte “plasur” një ditë pistoleta në dorë. Mund të ketë edhe plot të tjerë që të mendojnë se përderisa ne kemi për kryetar Kuvendi dikë që është para me zë figurë (citim nga deklaratat e Ramës) nga miliona shqiptarë në një pazar korrupsioni të frikshëm, nuk ia vlen të ndalesh tek një deputet i thjeshtë si Prenga.
Por megjithëse ata janë në të drejtën e vet të pyesin, unë prapëseprapë mendoj se “rilindja” e papritur e deputetit Prenga është një këmbanë e frikshme alarmi, që paralajmëon ditë edhe më të këqija. Eshtë jashtë cdo dyshimi se cdo “Rilindje” që ndodh në këtë vend ngjet me urdhër, porosi ose me bekimin e Edi Ramës, pavarësisht se PS thotë zyrtarisht se e ka përjashtuar deputetin nga radhët e veta. E konfirmon edhe vetë i rikthyeri kur këkron që të mos fajësohet Partia Socialiste për atë që ka bërë ai, ndonëse është zgjedhu dy herë rresht deputet me firmën e Edi Ramës. Cuditërisht ai nuk ka dhënë dorëheqjen, sic bëri një koleg i tij nga e njëjta zonë, disa muaj më parë, dhe vështirë të të besohet se ka pasur merakun që të votojë patjetër reformën për drejtësi, ndaj edhe do që të jetë me cdo kusht pjesë e parlamentit.
Cështja është se kujt po i bën karshillëk rikthimi gati triumfal i Armando Prengës në sallën e kryeinstitucionit të Republikës. Ata që mendojnë vetëm opozitën, e cila ka qenë edhe e lënduar direkt prej tij, e kanë gabim. Është më e rëndë se kaq, sepse, jo thjesht Prenga, por vetë Edi Rama, po përpiqet sot t’i imponohet gjithë shoqërisë për një standart të nëveritshëm, ku të fortët e rrugës bëjnë ligjin në politikë. Pavarësisht se ka qenë aksioni kryesor i opozitës në këto vite, dekriminalizimi mori vlerën që ka sot, sepse përfaqësonte një shqetësim të fortë të publikut shqiptar. Ndaj edhe pati sukses.
Por pas më shumë se një vit betejë të gjithanshme politike, ku u përfshinë me të gjitha batëritë dhe partnerët ndërkombëtarë, sot jemi kthyer sërish në pikën e nisjes. Ndaj edhe rasti Prenga është një sfidë edhe për të gjithë ata politikanë, diplomatë apo negociatorë të huaj, që u investuan në marrëveshjen politike, e cila solli si produkt final ligjin e dekriminalizimit. Nuk besoj se është e tepërt nëse atyre u këkrohet që të shprehen për këtë cështje, ndonëse e di mirë që nuk e kanë detyrim.
Unë i mirëkuptoj të gjithë ata kolegë, që duke u ndjerë të fyer nga sapo ndodh, kanë menduar se në parlament nuk mund të qëndrohet duke pasur në krah deputetë të inkriminuar. Por problemi është se ajo sallë nuk duhet të na rrijë ngushtë neve, por Armando Prengës dhe të tjerëve si ai. Sepse ne nuk kemi zënë vendin e dikujt tjetër në parlament, por të gjithë “rekordmenët kriminalë” të Edi Ramës, jam i sigurt që po.
Ndaj edhe beteja për ta pastruar parlamentin dhe politikën në përgjithësi nga zgjatimet e krimit në Shqipëri, nuk duhet të konsiderohet, as e tejkaluar, dhe as e mbyllur. Ndërkohë mendoj se ne nuk duhet të na dekurajojnë “fitoret” e përkohshme të kryeministrit, qofshin ato dhe kaq të shëmtuara, sa c’është rikthimi i Armando Prengës.
Për fat të keq, unë nuk besoj se pas kësaj ka më vend të shpresohet tek ndonjë efekt cudibërës i reformës në drejtësi, edhe sikur kjo e fundit të miratohet një ditë. Ndonëse, edhe vetë mbërritja e Prengës në vendin e punës, si një gjest i qartë force dhe arrogance, i shton dyshimet që kjo mrekulli të ndodhë.
Por le ta marrim për një cast të mirëqenë, që do të ketë reformë në drejtësi. A ka shqiptar të besojë sot se ato ligje mund të zbatohen ndonjëherë, kur sheh sot se si deputeti cub i Edi Ramës, sapo doli nga qelia, pasi shtiu me pistoletë në mes të pazarit, erdhi në parlament dhe po na mban të gjithëve leksione për luftën kundër krimit?
Lapsi.al
Po a mund te besohet qe Patosi. mbrojti Berishen per Gerdecin, shitjen e detit ,21 Janarin! A nuk eshte PD e tere e inkriminuar ,qe duhet te largohen nga politika? A nuk jane te gjithe me pak perjashtime , kriminele?
Jo shoku rilindes! Kurre jo! Edhe nese thote se toka rrotullohet rreth diellit, asnjehere nuk duhet ta besojme. As kete. As Blushin. Asnje njeri qe kundershton kryetarin e pagabueshem Mao.
Gojet e liga thone se ne 21 janar kryetari Mao iku e i la njerzit vetem. Se ne Gerdec i rrahu shpatullat Berishes dhe si shperblim ndodhen ndryshime kushtetuese. Por sic ka thene kryetari qente le te lehin , karavani i rilindjes shkon perpara. Vetem desha te dija komentues si ty ca roli kane te karvani???
Jt! Hiqi syzet e erreta sepse ne vend qe te t’i mbrojne syte, te kane qorruar. Vetem nje qorr me sy dhe shurdh me veshe mund te flase keshtu. Rama e ka perjashtuar nga partia dhe nga grupi parlamentar. Çfare duhet te beje tjeter? Ta vere para “skuadres se pushkatimit”? Pse nuk shikon, si ti edhe Patozi, fkatin qe ne Kuvend ndodhet nje deputet i Pd i denuar me vendim te formes se prere, ne Kamez eshte kryetar bashkie nje i denuar me vendim gjyqi e keshtu me radhe. Kjo eshte te shohesh qimen ne syte e tjetrit dhe jo traun ne syrin tend. Patozi e ka shkruar kaq gjate, vetem t’u thote te veteve se bojkotimi i Kuvendit eshte marrezia e radhes qe tregon se reforma ne drejtesi i tremb si djallin thimjami.
Z.Patozi ndoshta ju keni te drejte se kemi ende ne parlament njerez te inkriminuar siç eshte Z Prenga Z.Ristani e ndonje tjeter por per kthimin e Z.Prenga fajin shiheni tek gjykata qe ju krijuat dhe late si trashegimi pasi eshte gjykata juaj qe e la te lire pra jane Gjingjonet tuaj te korruptuar,Llallet tuaj qe mbyllin dosjet e korrupsionit dhe tani kane marre flamurin se duan te drejtojne dhe byrone e hetimit,prandaj votoheni sa me shpejt reformen ne drejtesi per te pastruar urgjentisht politiken nga banditet me kollare te majte apo te djathte qofshin
Ti Astrit Patozaraku mbetesh nje vegel e perdorur deri ne skrap dhe tani nuk te merr askush. Nuk kam asnje paragjykim per Prengen. Per ate qe beri le te pergjigjet deri ne nje. Po pse o katran kerkoni ta perbaltni PS edhe kur ajo I ka dhene duart ketij tipit. Apo keshtu jeni mesuar te beni politiken e baltosjes edhe ne zbrazeti. Po pse nuk flisni ju per kete Prenge kur e graduat Drejtor te Policise Ndertimore ne vitet tuaja te zeza te qeverisjes me te ndyre qe kane provuar shqiptaret. Apo atehere ishte juaji dhe mblidhte vota per Kryeshpellarin dhe ty si bishtin e tij. Pse nuk e hap gojen per kete???
Ti mbetesh nje kalemxhi I rendomte I RDH-se qe mbetet anusi I kuzhines se SHQUP it dhe ka per mission te helmoje shoqerine shqiptare me diarrene e saj. Por gjasat jane qe kjo diarre tju mbyse vete ju dhe cetniket tuaj. Prandaj jeni debuar te qendroni gjate madje shume gjate ne opozite. Por edhe kjo eshte komode per laro si ti. Burgu do kishte qene vendi ideal per ty dhe langojt e tjerre ne stanin e Sali babait me 40 hajduter..
vrasesi i PD-se M.Fufi eshte kriminel i mire kurse ky i PS-se kriminel i keq prandaj……bla bla….Hipokrite e sharlatane jeni
O Astrit po ju te gjithe nga i njejti llum vini.Kush te zgjodhi ty deputet ,mos i kishe mbajt iso Berishes do kishe mesu si Marku etj.Ti nuk ke kurajo te kritikosh gjykaten qe e liroi dhe grrice me Ramen.Provoje njeher me Salen se ta rregullon rradaken.
Ju ripjellsat e mjere, do ta besoni se krimineli eshte kriminel dhe nuk e ka vendin ne parlament, vetem kur tja numeroje ne lule te ballit Edi Rames. Atehere do qani me oi dhe te deshperuar do belbezoni:-“Paska qene vertet kriminel maskarai”.
RILINDJA E RAMES PÖ SFIDON LULZIM BASHEN QE VRAU NJEREZ ME 21 JANAR O PASOQE E SHQUPIT TI DO PERFUNDOSH MA KEQ SE KAQ ISLAMI BARBAN KUSH PO TE PJERDH MA PER TY KUJDES SE TA BAJNE EDHE TY SI JA BANI LULI OLLDASHIT MOS I DEL KUNDER SE PRAP KA PUSHTET SALIU SA TE JETE BLLOKU I SHENIMEVE KRYETAR PARLAMENTI
Bajga Patozi dhe bajga Prenga. Dale nga i njejti bark ku*ve.