Mbyllet edhe një gazetë? Nuk ka dilemë: ky është një lajm i keq për median, informacionin dhe vlerat plurale të demokracisë! Portale online kanë paralajmëruar mbylljen e gazetës “Shqip”. Bëhet fjalë për një gazetë të përditshme dhe prej vitesh në treg. Mund të mbetet online, mund të kthehet në botim javor, por me siguri, nuk do të jetë botim ditor siç edhe ka qenë prej krijimit. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e saj direkt, por kam qenë lexues i saj, si e çdo gazete tjetër kombëtare. Nuk bëhet fjalë vetëm për disa dhjetëra punonjës që dolën të papunë dhe duhet të kërkojnë mbijetesë në një treg eksperimental ku nuk ka vlerë kualifikimi, aftësia, merita dhe as kontrata, – por për diçka më të madhe: një media e shkruar mbyllet.
Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal televiziv me përkatësi biznesin Italian u mbyll dhe mbyllja u festua nga ata që na drejtojnë duke e konsideruar sukses historik. Sepse ata nuk donin pronarin. Shteti, – Ministria e Financave mori drejtimin disa mujor të kësaj medie, duke aplikuar një praktikë antikushtetuese: vijoi punën pa paguar rroga dhe as siguracione. Disa qindra punonjës mbetën pa punë, humbën kontratat, siguracionet dhe arkivin e punës së tyre. Një tjetër media televizive u mbyll (Planet TV) dhe askush nuk u shqetësua për fatin e disa dhjetëra punonjësve, përfshirë gazetarë të njohur. Gjatë 2015 u mbyll edhe një kanal tjetër televiziv, me pronar një politikan të njohur, si dhe u reduktua ndjeshëm botimi i gazetave kombëtare e lokale në shtypin e shkruar. Nga ana tjetër janë hapur disa media të reja online, shumë atraktive, por me një risk permanent: – duke qenë online në produkt e arkiv rrezikojnë që në çdo moment të zhduken online dhe se janë media simbolike, jo përmbajtjesore.
Mbyllja e disa mediave gjatë 2015-2016 apo e rreth 12 titujve gjatë dekadës së fundit nuk është lajmi i vetëm i keq për gjendjen e medias në vend. Vetë media funksionon më shumë si aneks biznesi sesa si media. Ndaj fati i saj, mbijetesa e saj, mbetet e lidhur me fatin e biznesit dhe mbështetjes politike. Një pjesë tjetër e medias vijon të ketë probleme financiare të mëdha, ka probleme me pagesat, me kontratat, me siguracionet, sic edhe televizioni kombëtar vijon të mbetet edhe më tej në krizë drejtimi dhe pa shikueshmëri, me gjithë paratë që na i merr rregullisht. Kufizimet në media nuk janë vetëm administrative dhe numerike, por edhe përmbajtjesore: ka rritje të tendencës së censurës, ka më shumë lobing politik sesa lajme mediatike, ka presion për të larguar ose kufizuar kritikat dhe për të promovuar lajmet – reklamë politike, dhe ka tendencë që axhenda e mediave të jetë shtojcë e axhendave partiake.
Kur më 1991 një delegacion i National Democratic Institute erdhi në Tiranë, vizita e tyre e parë ishte tek kioskat e gazetave për të parë titujt dhe përkatësinë e gazetave. Kishte disa tituj, por shumica ishin direkt apo indirekt produkt politik e financim i PPSh. Gazeta e parë pluraliste ishte gazetë partie, gazeta e dytë po ashtu gazetë partie, dhe në tërësi, gazetat më të lexuara ishin gazetat e partive majtas e djathtas. “Pluralizmi juaj ka shkuar vetëm tek elitat“ – thanë ata, – “ai nuk ka shkuar tek qytetarët, nuk reflektohet në shoqëri dhe pa informacionin e vërtetë dhe të shumëllojshëm mbetet fasadë dhe pa burime e garanci se do të mund të prodhojë një demokraci të vërtetë e funksionale“. Atëherë nuk i kuptuam, pas 25 vitesh po kujtojmë se ata kanë pasur të drejtë.
O AFRIM RRUMPALLA NA LODHET ME KETO TREGIME ORDINERESH FILOZOFIKE QE TE PREKIN ZEMREN.
BEJN MIRE QE MBYLLEN DISA MEDIA. SEPSE NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU JETOJN VETEM 2 MILION E GJYSEM BANOR, KA MBI 100 STACIONE TELEVIZIVE, MBI 10 STACIONE MUZIKESH TALLAVAJE. MBI 10 STACIONE LAJMESH, E TE TJERA.
KA ME SHUMEGAZETA SE SA LEXUES…
PRANDAJ DHE NIVELI DHE KUALITETIT I MEDIAS, MUZIKES, GAZETAVE, TELEVIZIONEVE KA RENE SHUME NE SHQIPERI. KUJT I DUHEN KAQ SHUME MEDIA APO TELVEZIONE….??
JA TE JAP UN NJE SHEMBULL, NE FIER, NJE QYTET ME 80 MIJE BANOR KA MBI 4 TELEVIZIONE LOKALE.
NE SHQIPERI U BE TRADITE, KAM CA LEK UNA, BLEJ NJE KAMER, PUNESOJ NJE KAMERAMAN, PUNESOJ NJE QE TE JAPI LAJME, PIRATOJ APO VJEDH FILMA KINEMAJE NGA INTERNETI, VJEDH EDHE NDESHJET E CHAMPIONS LEAGUE DHE JA E HAPA TELEVIZIONIN TIM PRIVATE. PFFFF MOS NA BENI PER TE QESHUR.
O POLITILOG
nuk doja te komentoje se ka kohe qe nuk te lexoj…por nqs ka gj me te ndyre ne shqiperi ata jane nje pjese ekonsiderueshme e mediave duke filluar me njeriun me te peshtirosur..fejziun e ku klus klanit.
ne kohen e enverit te madherishem ne partine e punes ishin 200-300 gazetare qe shkruanin dhe 3 miljon punonin ose studionin
kurse sot jane 2 miljon llapaqene dhe nje pjese shume e vogel punon…kjo eshte nje tragjedi kombetare
se kaluam nga enveri punes te saliu sumes…eshte ky I fundit qe te dha burse qyl qe u bere boletolog ne gjermani
pash zotin kush e paguan kete analist ?…cfare ka bere ky per cerek shekulli…kush I paguan keto vuvuzela…
ISHALLAH MBYLLET 55 E PD
Amin!
ka ikur koha e gazetave zoti analist. Ne SHBA gazetat na vine ne shtepi pa leke.
e teheqte kembem zvarre te marri me vete dhe disa gazeta te tjera
Cfare do te thuash mor i shkrete.gjithe jeten oportunist ,
Pune e madhe shume. Ne fakt duhen mbyllur edhe ca gazeta te tjera lepirese e te shemtuara, qe jane bere te neveritura.
Shumica e mediave ne Bote duke futur edhe kete gazeten qe u mbyll, jane faktikisht vegla ne duart e elitave per te shtremberuar realitetin dhe te verteten. Ato jane pjese e lojes qe krijon nje iluzion te genjeshtert te nje pakice te lig dhe satanike, per te kontrolluar dhe manipuluar shumicen e cila beson ne ato qe ju servirin pa pyetur. Thjesht jane Copy-Paste te nje axhende te servirur dhe manipuluar, pa pyetur per te verteten qe fshehin, ne shume raste pa e kuptuar dhe vete kete.
Nje lajm i keq per mediat , por nje lajm i mire per popullin. Nje hale me pak ne sherbim te pushtetit.
Cfare beri kjo media ne sherbim te se vertetes?
Cfare beri kjo media ne sherbim te se drejtes?
Cfare faktesh tronditese solli ?
Cfare analizash dhe ne sherbim te kujt punoi ?
Dhe pse mbylli ? Mbylli sepse nuk ben dot leke mjaftueshem per te pasuruar sipas projektit. Pronarja shikon qe nuk ka fitim dhe e mbyll. Mire e beri. Nje femije i poshter, nuk behet burre i lavdishem.