1. Greqia duhet të funksionojë
Greqia nuk ka faj për pozitën e saj gjeografike, por qeveria greke për një kohë shumë të gjatë s’ka bërë asgjë për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel. Qendrat e regjistrimit për refugjatët („Hotspots“) me sa duket do të ishin gati më shpejt, në rast se ato do të ishin hartuar me një printer 3D. Por që refugjatët të lejohen thjeshtë të kalojnë drejt Veriut, kjo nuk funksionon më qëkurse shumë kufij në Itinerarin Ballkanik tashmë janë mbyllur. Tani neglizhenca greke ndaj kësaj ҁështjeje po ndëshkon vet Greqinë. Në këtë drejtim nuk ndihmon më as dëshpërimi i shprehur duke tërhequr ambasadoren në Vjenë. Kjo nuk është më shumë se sa një truk për të tërhequr vëmendjen e opinionit, me shpresë se ndokush mund ta simpatizojë këtë veprim në sfondin e veprimit të njëanshëm të austriakëve. Sidoqoftë në disa ishuj grekë duket se ngadalë tani ka nisur të funksionojë regjistrimi dhe pranimi i refugjatëve. Por për shumë partnerë të BE-së ka marrë fund koha e besimit. Për ta vlen tani vetëm kontrolli në kufi.
2. Gjermania duhet të bëhet më e rreptë
Kancelarja gjermane prej muajsh përpiqet t’i bindë “partnerët” europianë për një ndarje të drejtë të refugjatëve në BE. Krahas kontrollit të kufijve të jashtëm, për ta reduktuar numrin e refugjatve, kjo është pjesa e dytë qendrore e planit të saj. Me kohë edhe vet përfaqësuesit e vijës së fortë si Orbani i Hungarisë mund të zbuten, ky ishte kalkulimi që bënte ajo. Por tani ajo nuk ka kohë. Qeveria gjermane duhet të gjejë një rrugë t’i bëjë bllokuesit përsëri të aftë të negociojnë. Dërgimi i buqetave me lule nuk mjafton, por duhet që të merren masa të dhimbshme. Ministri i Brendshëm de Maizière për DW tha, se ministria e tij “është e përgatitur për shumë masa”. Ndër to mund të bëjë pjesë edhe mbyllja e kufijve gjermanë. Kjo për fat të keq do të prekë kryesisht Greqinë dhe shumë migrantë. Por do t’u krijojë telashe edhe shteteve të BE-së, që krizën e shohin ende vetëm si një problem gjerman. Presioni ndaj kundërshtuesve duhet të jetë mjaft i madh, në mënyrë që arsyeja të fitojë kundrejt politikës populiste.
3. BE-ja tani për tani duhet të heqë dorë nga Shengeni
Shengen do të thotë, të mund të lëvizësh pa kontrolle mes vendeve të BE-së dhe kjo është një nga arritjet më të mëdha të BE-së. Është një gjë fantastike, por për fat të keq që nuk mund të ruhet, së paku për këtë kohë. Shumica e autoriteteve vazhdojnë të jenë të organizuara në nivel kombëtar. Nëse douhet të përpunohen shpejt informacionet për të porsaardhurit, nëse janë ata refugjatë apo migrantë ekonomikë, atëherë institucionet shtetërore janë më efektive se BE-ja. Veç kësaj në valën aktuale të njerëzve që vijnë, janë vënë pika të ndryshme kontrolli brenda BE-së. Jo vetëm për t’i kthyer njerëzit, por edhe për të pranuar ata që vërtetë kanë nevojë. Kufijtë kombëtarë janë të përshtatshëm për këtë. Sado të bukura kanë qenë udhëtimet e shpenguara pa kontrolle vitet e shkuara, tani për tani ka marrë fund të ndjerit mirë në BE. Institucionet në nivel europian nuk duhen mbivlerësuar, unioni i shteteve ka nevojë për shtete të fuqishme e në radhë të parë kooperuese, për ta përballuar këtë krizë. Kooperimi mes vendeve anëtare të BE-së është ndërkohë një mall i rrallë.
te ‘mira’ keto qe thote Hofi,por gyzeleve sunite perse u hyjne ne pune…..!!!??? pasi vendi eshte koke e bithe ne OBI…….
Pucofago, miku i te gjitheve.Menjen e ke nga Greqia por bithen e ke te kthyer nga Turqia si dogane per sunitet e sirise. Bitha jote eshte vula e vizes per te hyre ne Greqi synitet e Sirise. Ketej nga Shqiperia thone, shendet e bythe te forta, si duket te kane ty shembull.Mos haro te fala Janulles
SHUME ZHURME BEJNE PER KETS REFUGJATE ,POR NE PERFUNDIM TE GJITHE HYJNE ,ASNJE NUK KTHRHET MBRAPA . TURWIA JA FUTI BUKUR EUROPES ,JA MORI 3 MILIARD EURO ,QE GJOJA TI MBANTE VETE REFUGJATET ,POR PERDERI PO I DERGON MES DETIT .
BRAVOOOO TURQIA , ISHALLA TE VJDN FUNDI NGA RUSI ,MEQENDE PO E KRUAN SHUME