Andi Bushati: Vezët e opozitës, një autogol

26 Shkurt 2016, 09:36Blog TEMA

Andi Bushati thotë se veprimet e opozitës ditën e djeshme, ishin një autogol për të.

Sipas tij, është idiotësi të kërkosh arnimin e ligjeve pas çdo rasti dhe pastaj të bësh beteja politike për këtë gjë.

Strazimiri dhe të tijët nuk e realizuan qëllimin, po ashtu sikurse edhe e gjithë PD-ja nuk goditi dot në shenjë, me përpjekjen për të prishur seancën parlamentare me pretekstin e ndryshimit të një projektligji për të cilin palët kishin rënë dakord më parë.

Eshteë e vërtetë se rikthimi në parlament i Armando Prengës, përbën një skandal. Eshtë gjithashtu e mundshme që ai të jetë favorizuar në gjykatë, nga lidhjet okulte që mban me këtë mazhorancë. Është e turpshme sesi deklaratat e tij dhe ato të Edi Ramës përkojnë aq shumë sa duken të shkruara nga e njëjta dorë.

Por, pavarësisht nga e gjithë kjo paskrupulltësi, e cila e nxin edhe më imazhin e kësaj qeverisjeje, opozita nuk mund të vepronte në atë mënyrë.

Propozimi për ti shtuar amendamente një ligji aq shumë të debatuar, të punuar dhe të mbikqyrur nga ndërkombëtarët, ishte e pavend.

Ashtu sikurse duket idiotësi kërkesa për të arnuar atë ligj pas çdo ngjarjeje.

Ashtu sikurse është absurd hartimi i neneve «ad hominem».

Në përpjekjen për ta tejkaluar të drejtën e saj për rastin Prenga, në fakt opozita bëri këtë të enjte një autogol.

Kjo u duk qartë edhe në revanshin që kishte marë Rama gjatë ligjërimit të tij të gjatë në Top Story.

Ai i përdori këto argumenta madje shkoi edhe më tej, duke thënë se PD-ja tani po përpiqet të minojë ligjin e dekriminalizimit, pasi nuk gjen dot 19 deputetët e inkriminuar që ka premtuar.

Megjithëse i njollosur në sy të të gjithë shqiptarëve si « përdhosësi i këtij parlamenti », ai përdori mbrëmë tejkalimin e opozitës për të krijuar një avantazh për veten.

Dhe përkohësisht ia arriti duke krijuar idenë se kundërshtarët e tij kërkojnë qiqra në hell duke mos mbajtur dot asnjë premtim për konsensus.

Prandaj pasi dështoi ta godasë me vezë, PD-ja nuk ia doli ta dëmtojë as me këtë manovër kundërshtarin e saj të përlyer keqazi.

Sepse ka raste kur ektremizmi i shpënë në skaj vetëm sa e lehtëson prenë e synuar prej tij. Ky qe dhe rasti i Ramës këtë të enjte”, shkruan Bushati tek faqja e tij Lapsi.al.

15 komente në “Andi Bushati: Vezët e opozitës, një autogol”

  1. Tirona says:

    As mish, as peshk ky shkrim.

    1. Beobachter says:

      Si gjithmon, edhe kte rradh anal-ist bushatlliu , na kenaqi me mishpeshkun e tij.

  2. Ik or toç laj gojen iher kur tflasesh per Bobin Rama

  3. qytetari B says:

    Nuk te kuptoj ty dhe hamendesimet ose fantazmat qe shfaqen tek nje pjese gazetaresh qe vetem punen e gazetarit shqiptar nuk bejne por te nje shkruesi qe hedh letra anonime. ke fakte, fol; ndryshe mbylle me mut, thote nje nga anet tona. Armanda Prenga u lirua nga gjykata, gjykata per te cilen ulerima e popullit te ndershem ka shkuar pertej veshit te perendise. Ti dhe ca hamendesojne se kete e ka bere Rama. Armando Prenga shkon ne parlament. Po ai akoma eshte deputet; ti prape do te shkelesh ligjet si gjykata dhe ta ndalosh ate? QArmando Prenga dha doreheqje nga detyra e deputetit, por deri sa te vendoset tjetri, ai eshte deputet, deputet kriminel apo paqesor, kete do ta vendos drejtesia qe ka zgjedhur kur ishte ne pushtet Sali Berisha. Ti thua qe eshte skandal! Ku eshte skandaki me ligjet e shkruara ne leter? Ju jeni bere fantazme me keq se vezet e prishura te Lulezim Bashes. Qofshi ju qe jeni ne lekuren tuaj idiote!

  4. Shqipe says:

    Klani Kapo nuk ndalet, me niper, me dhendure e baxhanake, nuk rreshtin se vjelluri “ne mbrojtje te demokracise”.
    Edhe une nuk do te ndalem se diskredituari kete klan:

    Te veteshpallurit “ANAL-ist” Andi Bushati “pinxhos se bllokut” me gjak “blu”(sa i shpifur):

    – Nipi i kryemodeles se Bllokut per moden ne diktature, qe i vinin veshjet nga Italia, Franca, etj.-Vito Kapo, kur shqiptaret mezi gjenin dokun kinez te kombinatit te tekstileve; qe nga antiamerikane ekstreme merr edhe nenshtetesi amerikane;
    -Nipi i Shefit te “Klanit Kapo”-Hysni Kapo, qe i kishte dhe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme;
    -I biri i Mehdi Bushatit, qe nga nje mjeshter i futbollit shqiptar u transformua ne “Ata qe kryen terrorin komunist”:
    Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:
    ……….
    4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si:Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati.
    ………..
    Mekati i “anal-istit bukurosh” Andi Bushati nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij(filiza te familjeve te KQ PPSH, etj.) eshte se sikurse “aka-dem-iku” Fuga, “di-pllom-ati” Nesho (djali i motres i Vito Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por i afte per di-pllom-at) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektorat i Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nen vleresuar shqiptaret, marrin rolin e “pro-feso-rit” per tu mesuar atyre demokracine. Kete “soj” e promovoi dhe e bekoi –qeni qe te ha tinez- me parrullen me te shpifur te ramiz alise dhe fatkeqe per shqiptaret “te gjithe bashkefajtore, te gjithe bashkevuajtes”. Pikerisht kete dyzim shfrytezoi Sali Berisha per te krijuar amulli tek shqiptaret dhe per te nxjerre perfitimet per vete dhe PD(qe su be kurre parti).
    Te gjitha keto me erdhen ndermend, kur lexoja(pacavuren e radhes) artikullin tend. Nuk dua ketu te marr ne mbrojtje Ramen as te debatoj me gjetjet e tua si “anal-ist”. Dua vetem te te them se Kryeministri(ai qe eshte sot) po perpiqet te beje dicka per Shqiperine, po perpiqet qe shteti ligjor te filloje te funksjonoje. Mundet nuk i ben te gjitha mire, mund te beje edhe gabime, por ju a i beni pyetje vetes cfare keni bere ne keto 25 vjet per Shqiperine? Vetem lloqe-lloqe keni bere gjithe kohes, “kolloqithje me rigon”. Me e keqja eshte se akoma beni sikur nuk e kuptoni se gjithe kohes keni cuar dhe coni uje ne mullirin e armikut me te madh te shqiptareve dhe Shqiperise-qenit qe te ha tines-.
    Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
    Heshtni! Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni demokracine si dhurate te çmuar per ju!

    1. Berrisha Strazimiri says:

      Te lumte SHQIPE…..fluturo lart e me lart. Ligavecet le te zvariten ne jarget e tyre.

  5. liqeni says:

    as mish as peshk!

  6. reali says:

    O Bushat.Akoma nuk te del inati i ndertmit qe po ben Sandri tek shtepija jote e plazhit mo?
    Po sa i vockel qe je mor Bushat.D.m.th,PD paska te drejte per revolten qe ka,por nuk ka gjetur formen e shprehjes-sipas teje.
    I krisi Rames per Armando Prengen.Po Rames edhe nese i duhej Prenga,i duhej sa i hypi kalit.Pj….dh Rama tani per dava Prenga, Doshi,Poshi,Roshi,Koshi,Qoshi……e pordhi kali.
    Ajde Bushat,ajde.

  7. eli-tiv says:

    ….per cfare opozite ben fjale ky…?? qe kesaj here paska deshtuar…Ata jane klan hajdutesh e vrasesish te certifikuar e deshmuar…lere saliun…cfare do te na thuash qe luli nuk eshte vrases..??…PO sigurisht po…kriminel 24 karat…ka vrare 4 shqiptar paqesor ne befasi…SI mund ta sjellesh prap ne pushtet kete njeri qe kriminalizon te tjeret me imagjinate..??Andi …!! ne i dime e i njohim kriminelet e hajdutet….E nuk behet fjale si ta vertitesh “muhabetin” e “punet”..
    Sa per Edi Ramen…ai nuk fitoi nje situate …POR ..betejen me ju….”salinjte”…eshte intelektual i shkalles siperorore…e me integritet moral….Tashme ka vite ne poltike…eshte i mire konfirmuar….eshte fati yne

  8. spartaku says:

    Dje ne parlament eshte bere çudija me e madhe,dhe poshtersia me madhe ,duke gjuajtur me veze si kalamonjet lagjes.Eshte per tu çuditur,se, deputetet e pd-ke beje thirrje per te ndjekur nga parlamenti deputet te inkriminuar. Po a ka kriminel me te medhenj se Sali berisha dhe Lulezim Basha, qe kene bere krimet me te temerrsheme ne shqiperi? Pra krimineli therret perzini kriminelete nga ps-te,kur pd-ke i ka me qerre kriminelet,sidomos kryekrimineli Sali Berisha.Pse nuk thuhet te perjashtohen nga parlamenti kriminelet e njohur te pd-ke? Pse pd-ke deri tani nuk ka thene asgje per kriminelet e saj? pse kerkon te te tjeret dhe jo te vehtja e saj? Nuk e thoni ju,por e themi ne si popull,dhe do ta themi fuqishem diten e votimeve.

  9. BERISHA. says:

    Ne siklet kaposh mavrija,
    I kish ardhur porosija.
    Pulat ti vinte ne pune,
    Per veze kerkesat lume.

    Dhe nuk qe supermarketi,
    Qe kish bere porosine.
    Po vet zonjat e PD.se,
    Bashke me Strazimir mavrine.

    Sfjeten pulat i hyne punes,
    E shqyen vrimen e sumes.
    Te lodhura plot krenari,
    Veze plot ne pulari.

    Me poste vezet i derguan,
    Tek PD.ja perfunduan.
    I rrjeshtuan me deshire,
    Neper çanta mire e mire.

    Po te hyrja e kuvendit,
    Paten nje te kontrolluar.
    Me deshire padeshire,
    Te gjithe vezet kane dorezuar.

    Por nje trim nje legjendar,
    Qe ca shpulla i ka mare.
    Qe shume here ben nevrikun,
    Ne sy mori rrezikun.

    Gjeti vrime e vezen fshehu,
    Dhe ne podium shpertheu.
    Leshoi vezen asaj ane,
    Qellove si bebe o Mane.

    Te tere qe te kane pare,
    Thane: Me shpulla duhesh mare.
    SI veze te duket tulla,
    Ne udut te sjell veç SHPULLA.

  10. Jimi says:

    Edi si eshte puna more nipcja i Hysniut dhe i Tanes (Nesho) ? Ne raport me te gjithe kryeministrat e tjere te ketij vendi ne keto 25 vjete, do ti s;’do ti, apo shum te tjeri si ti apo Lubomja, Rama kryeminister, mbetet i vetmi kryeminister me vizion europian dhe shtet ligjor .
    Ne rast se ti dhe skota juaj do ti thurnit lavde ketij kryeministri, ne mbeshtetesit e ketij kryeministri me vizion europian, do ta vinim ne dyshim kete vizion qe kemi per te .
    Kjo eshte nje arsye me shume qe ne ta mbeshtesim akoma me forte ne betejen e nisur me takemin tuaj, qe per shkak te oriigjines tuaj “elitare” , por qe tashme me privilegje te humbura , si dhe delirit te madheshtise qe ju karakterizon, ju duket cudi se si nje njeri jo i seres tuaj ( te mos harrojme Hysniu vinte pas Enverit) te munde te kete ne duar fatet e ketij vendi! Fatet e ketij vendi jane vetem ekskluzivitet i seres juaj!
    Humbja e privilegjeve e bene kete beteje te forte, por me te forte ate e bene perplasja me krimin e organizuar, ordiner apo politike, te cilet deri dje lulezonin dhe benin ligjin ne kete vend. Beteja sapo ka filluar, ajo nuk eshte e lehte per te fituar , rezistenca e krimit eshte shum e forte , ai ka hedhur ne fushebeteje te gjitha skalionet , ordinere ,politike, mediatike. Lufta eshte per jete a vdekje shpresojme se i vetmi qe munde ta fitoje kete beteje ashte Rama ne krye te P.S se dhe me mbeshtetjen qe do ti jape anetaresia dhe elektorati.

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Marim per nje moment dy personazhet e krimit, Prengen dhe Berishen !
    Prenga ka dale perpara drejtesise dhe eshte ne pritje te vendimit.
    Berisha ka dhene urdher per te vrare 4 demostrues,qendron I “ndershem” ne Kuvend.
    Berisha eshte me kriminel se Prenga !

  12. Zigur Qarri says:

    Vezët në Parlament, Ruçi kërkon përjashtimin e deputetëve që qëlluan!!!
    Dhe kush flet,Gramoz Ruçi,personi pergjegjes per masakren e
    2 prillit 1991 ne Shkoder!Ish Ministri i mbrendeshem i diktatures,
    Deputet ne Demokraci!Ka nje rast te dyte si ky ne Europen Lindore?
    Parlamenti shqiptar,jo vetem streh per kriminelat ordinere,por edhe
    per kriminelat politik!Nuk ja nxjerrin syte njeri tjetrit keta,jo.

    vezet ne prlament,Ruçi kerkon perjashtimin e deputeteve qe qelluan

    1. qytetari B says:

      O Zigur, po ate e di ti qe Gramoz Ruçi atehere shkoi ne Shkoder, bile ne stadium dhe u ballafaqua me shkodranet drejte perdrejte? Gramozi eshte trim dhe i mençur se po qe per komunist, komunist ka qene dhe Saliu, por ky i fundit ka bere krimet e dynjase. Mos fol pa baze dhe çfare degjon nga goja e putanave te pd-se qe qellojne dhe me brek ne parlament. Se ajo femra nuk qelloi me leter, por kishte bere shurren ne brek dhe i hoqi se mos ftohej dhe i hodhi ne shesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje