Autostrada Milot – Kukës – Morin, apo, siç quhet ndryshe, “Rruga e Kombit”, që ka kushtuar rreth 1 miliard euro, është katandisur në një rrugë të zakonshme nacionale, ku tabelat për shpejtësinë e detyruar kanë zbritur deri në 50 kilometra në orë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ka ndodhur, pasi Ministria e Transporteve në Shqipëri ka ulur shpejtësinë mesatare të qarkullimit në autostradë për shkak të aksidenteve të shumta si pasojë e dëmtimit të rrugës, punimeve me cilësi të dobët dhe ndërtimeve pa leje në anë të saj.
Drejtuesit e automjeteve që do ta përdorin segmentin rrugor Morin – Kukës – Milot – Tiranë duhet ta llogarisin që këtë segment ta përshkojnë për afro tri orë, nëse nuk duhet të lënë patentën në zyrat e policisë shqiptare, bashkë me një gjobë që sillet nga 35 deri në 145 euro.
alla shqiptarce ulet shpejtesia per shkak te gropave ne asfalt edhe te ndertimeve pa leje nuk do ishte me elehte te prisheshin keto ndertime pa leje dhe te mbylleshin gropat, c’kuptim kishte te investoheshin 1 miliard euro per nje rruge te tille me 50 ne ore
Hahahahaa.. bjeri nga rruga vjeter thot shteti.. se prap per 4 ore do arish.. por sdo te hiqet patenta