BATUTA/ “Shyqyr që e lëshove tymin”, Gramoz Ruçi ironizon Berishën

4 Mars 2016, 15:01Politika TEMA

Pas arritjes së marrëveshjes për dekriminalizimin dhe aktet e saj nënligjore, opozita dhe mazhoranca janë kthyer në seancë plenare për t’i votuar.

Menjëherë pas nisjes së seancës, fjalën e mori Oerd Bylykbashi nga radhët e opozitës. Ai e nisi fjalën me vërejtje për procesin e vonuar të dekriminalizimit.

Bylykbashi tha se ky ligj është i vonuar, por më në fund u arrit marrëveshja për projektvendimin që do t’i hapë rrugë dekriminalizimit, jo vetëm të Parlamentit, por të të gjithë zyrtarëve dhe administratës publike.

“Projektvendimi është akti që mbyll një betejë disavjeçare për dekriminalizimin. Për fat të keq, jemi vonë dhe kriminelët u morën përdore dhe u futën në Parlament. Unë besoj që do të jetonim më mirë nëse do ta kishim parë me ligj”, tha Bylykbashi.

Ruçi – Berishës: Shyqyr që e lëshove tymin

Kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi përshëndeti arritjen e marrëveshjes, duke deklaruar nga foltorja se ishte opozita që e zvarriti cështjen dhe Berisha që nuk po lejonte lëshimin e tymit, raporton Panorama.

Nuk do dëshiroja që edhe ky moment të kthehej në kredibilitete të pamerituara partiake. Ka dy ditë që publiku është njohur sikur po zhvillohen negociata shumë të rëndësishme deri në barcoleta doli tymi a jo, përfundimisht doli tymi zoti Berisha, shyqyr që e lëshove më së fundi tymin”, tha Ruci.

2 komente në “BATUTA/ “Shyqyr që e lëshove tymin”, Gramoz Ruçi ironizon Berishën”

  1. albatross says:

    Tani qe e miratuan dekriminalizimin , ta marrin e te fshijne bythen se nuk i hyn njeriu ne pune….Ata te kuptojne nje gje :Ne jemi ne Europe dhe shkojme kur te duam , ata te rrine atje ne Kuvend e te tallin bythen me njeri tjetrin…

    1. Roku says:

      Ku shkoni ku te doni ju? Si ata refugjatet siriane shkoni se si njerez jeni akoma shume larg…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje