Ben Blushi pritet me fishkëllima nga socialistët në takimin e Ramës

4 Mars 2016, 15:56Politika TEMA

Rreth orës 15:24, Ben Blushi shkoi në “Pallatin e Sportit” në Elbasan, ashtu siç kishte premtuar se do ishte në takimin e socialistëve, me kryeministrin Edi Rama, por raportohet të jetë pritur me fishkëllima në sallë.

Ndaj Blushit është thirrur në kor “Ik! Largohu! S’je përfaqësuesi ynë”.

Me të shkuar, Blushin nuk e kanë takuar as deputetët e tjerë të PS-së, Evis Kushi, Anasatas Angjeli dhe Musa Ulqini.

Mësohet ndër të tjera se deputeti është takuar vetëm nga disa mbështetës të tij.

Më pas ai ka mbajtur një fjalim, pasi ia ka dhënë fjalën Taulant Balla.

Blushi ka kritikuar qeverisjen e PS-së dhe kryeministrin Edi Rama, fjalim që kuptohet nuk është miratuar nga të pranishmit.

“Nuk na duhet partia e një njeriu. Juve ju kanë marrë votën”, ka thënë Blushi.

“Pyes Edi Ramën përballë: Pse nuk do zgjedhje?

Këtu ka banditizëm. 

Banditët janë këtu dhe në parlament.

S’kam frikë të them të vërtetën, fishkëlleni sa të doni”, tha ai.

Raportohet se gjatë fjalimit të Blushit u ndërpre edhe transmetimi live.

12 komente në “Ben Blushi pritet me fishkëllima nga socialistët në takimin e Ramës”

  1. ben says:

    Hajde rilindje fishkellime hajde!!!!!!

    1. Nanoistet dhe Berishistet e veshur me petkun Socialist sa per te qene deputet sic eshte sefundmi Ben Blushi, jane kundra shumices absolute te Socialisteve ne Shqiperi, prandaj s’kane me vend ne PS.
      Qe ne 2009 pranoi poshtersisht vjedhjen e votave te Popullit te Majte nga Sali Berisha dhe rregjimi i tij Diktatorial, qe do te thote eshte kundra te majtes dhe PS. Prandaj e meriton ta perzene si sot ne Elbasan ku ka dhe vendlindjen e gjyshit Dhimiter Shuteriqi qe ka qene nje i Majte *par-Ekselence*, ndersa nipi nje mendjemadh dhe nenrrogoz nje Nanoist e Berishist, pra; nje HAJDUT nen qeveri te tipit Nano+Berisha, dhe asgje me shume.

      1. Raimond vlonjati says:

        Blushi ka thene te vetteten

        Perse duhet te ferdhrllejn kur dikush thote se po thyhen ligjet qe vete ata i jane miratuar

        C’jane keta njerez kaq te prapambetur , qe miratojn shkeljen e statutit te OS te bere nga Kryetari ?
        Keta qenkan hajvane fare

        1. Pilo Lala says:

          Te shkonte ndonje keshtu dhe te fliste kunder Berishes, nuk kthehej dot me ne Tirane.
          Blushi ka 20 vjet qe vetem kandidon, por kurre nuk merr ndonje vote.

      2. Baby Democracy (newly born) says:

        Po ti mi pedagoleshe ku ishe kur duheshin ose do te jesh kur te duhen votat. Apo ne votojme dhe ti rru leket si puna e rrujties se studenteve mi shurreeeuthulll. Sa per Fatosin, shko lahu poshte se gojen e paske gjyrez mendo trute. Eshte faji tij qe la partine me te madhe ne vend ne duart e nje psikopati si piktori, qe tani I mbeshtetur nga njerez si puna jote – historia fillon qe ime me mua pa tymi ti dale nga pas. Jo mi zyshke provinciale (nese je e tille me te vertete) ky popull nuk e ka hak te vidhet e percundohet nga experimente te tipit Balla Palla Rama Beqja apo Ahmetaj por ja nevoje per alternativa te reja punesim jete me te lire dhe dite me te mira. Por kur ka perball nje krietar opozite sillull ushi ska per te pasur asnje problem qe te zgjasi edhe ca me gjate mbijetesen me Hajnat e LSI se Shume shpejt do I kendohet kenga dhe ti do kesh kthyer pllaken si ata qe citon me karte pra nanoiste apo saliistet e pd se. Pse se permend LSI apo je si puna e baba takut me nje kemebe ne sahan dhe tjetren larte ne tavan.

    2. azgan says:

      Edi Rama e ka kthyer PS-ne si Sali Berisha PD-ne!
      Keto veprime te rrugaceve militante ne salle,jane shenjat e degradimit te PS-se ne parti FASHISTE!
      Kjo eshte arsyeja pse Edi Rama nuk jep llogari dhe nuk votohet ne Kongresin e Partise!
      TURP I MADH PER PS-se!
      Nuk e di se cfare do thote Dritero Agolli dhe Servet Pellumbi per kete pritje qe i kane bere Blushit ne Elbasan!
      PRANDAJ NE PS DUHET TE BEHEN ZGJEDHJE NE CDO KONGRES SE JA E SHIHNI QE EDHE KY RAST TREGON SE kulti i individit ose bajraktarizmi PO SUNDON ATJE!
      SLLOGANI “nje antar nje vote” ESHTE KTHYER NE “nje antar nje grope”!

  2. antropologu says:

    Ndersimi e servilave kunder Blushit akt tipik enverist i Kryekarit te Rilidjes (Sepse PS eshte ne vdekje klinike)…

  3. agim says:

    Keto jane veprime te b.. lepiresve, kjo situate duhet te jape kurajo Blush. Keta lepirsit neser i feshkellejne pa problem konkurentit tuaj. Jane mase e levizshme dhe nuk kane koeficient ferkimi

  4. lusi says:

    Mua personalisht deri me tani Blushi nuk me terheq, por cdo individ qe sjell nje alternative duhet degjuar e vleresuar kur te jepet rasti. Ndersa per fishkellyesit, deputetet lepires apo kedo tjeter qe do e shesi Edi Ramen ne tatepjeten me te pare vlen kjo poshte:
    …Njeriu i rendomte eshte i padrejte, por jo ne parim; ai eshte egoist, por i paafte per egoizmin e larte te Ibsenit; ai eshte rob i pasioneve te veta, por i paafte per dashurine me te larte seksuale, sepse edhe kjo eshte shprehje e Kultures. Njeriu primitiv, thjesht nuk do ta kuptonte erotiken perendimore, ate lartesim te pasionit deri ne metafizike. Ai nuk ka asnje lloj nderi dhe me pare do t’i perulej çdo lloj poshterimi, sesa te revoltohej – revolta eshte gjithmone ne natyren e njerezve te lindur per te udhehequr. Ai hedh zaret me shpresen per te fituar, e nese humbet, qaravitet. Ai pranon me mire te jetoje i gjunjezuar sesa te vdese ne kembe. Per te, zeri me i larte eshte ai i verteti. Ai ndjek liderin e momentit – por vetem per sa kohe eshte i tille, pasi, kur lideri eklipsohet nga nje tjeter, ai nxjerr nga sirtari shenimet e hereve qe ka kundershtuar te parin. Ne fitore eshte kokoroç, ne humbje eshte nje lango. Fjalet i ka te medha, veprat te vogla. I pelqen te luaje, por nuk ka shpirt sportiv. Mendimet dhe planet e medha i qorton si “megalomani”. Kedo qe perpiqet ta terheqe ne rrugen e veprave te larta, ai e urren. Dhe, kur i jepet mundesia, e kryqezon si Krishtin, e djeg si Savonarolen, e gjuan me shkelma trupin e tij te vdekur. Ai qesh gjithmone me deshtimin e dikujt tjeter, por nuk ka sens humori dhe eshte po aq i paafte per seriozitet te vertete. Ai e denon krimin e pasionit, por i lexon me epsh shkrimet per krime te tilla. Ai bredh rrugeve me shpresen per te pare nje aksident dhe gezon kur sheh dike qe goditet prej fatit. Atij nuk i behet vone nese bashkatdhetaret e tij derdhin gjak, per sa kohe qe vete eshte i sigurte. Ai eshte koke e kembe i felliqur dhe joheroik, por atij i mungon aftesia mendore e Jagos apo e Rikardit III. Ai nuk ka qasje ne Kulture, dhe kur merr guxim nga rrethanat, perndjek kedo qe e ka nje te tille. Asgje nuk e kendell ate me shume sesa te shohe nje lider qe rrezohet…Ne qofte se bindjet qe ka ndjekur behen te rrezikshme, ai terhiqet – gjithesesi, ato nuk ishin bindjet e tij. Ai eshte dobesia e brendshme e çdo vendi, armiku i çdo gjeje madheshtore

  5. A says:

    Pamvaresisht sa i ka te verteta fjalet BEN BLUSHI, ai thote qe ne kete rast cdo parti politike duhet te kete nje statut qe ta zbatojne te gjithe anetaret e saj. Ne kete forme shteti ka kushtetute dhe qeveria kane ligje. Keshtu funksionon shteti dhe cdo parti.
    Ne qoftese seicili, ligjet, rregullat dhe normat kerkon ti zbatoje sipas qejfit dhe interesit atehere kesaj nuk thone rregull, por i thone rrumpall.
    Pamvaresisht kesaj, rasti dhe takimi i Elbasanit nuk i nderon simpatizantet, anetaret dhe militantet e Partise Socialiste qe e treguan vehten servila ndaj kryetarit dhe dele. Turp per kete parti qe ka marre 1’000’000 vota ne zgjedhjet parlamentare sepse ka pasur shume fjale dhe premtime dhe nuk ka zbatuar pothuajse asnje prej premtimeve.
    Shkurt PARTIA SOCIALISTE me EDI RAMEN ka rene ne pozitat dhe veprimet qe bente kur ishtet ne pushtet, ne pozite, PARTIA DEMOKRATIKE me SALI BERISHEN.
    Si perfundim partite politike jane kthyer ne grupime paramilitare.
    Duke qene prej 25-se vjetesh ne keto rrethana Shqiperia dhe populli shqiptar eshte vendi me i varfer, me i mjeruar, me probleme te medha ekonomike, sociale dhe i fundit ne Ballkan dhe ne Evrope.
    Ne kete takim te Elbasanit duhet te ishte ndigjuar fjala e dy personave si EDI RAMES dhe BEN BLUSHIT. Kjo eshte e drejta dhe seicili nga te pranishmit sipas mendimit te vet te mbante qendrimin e vet.

  6. sit .back. _and_ relaks says:

    Ca pret nga nje parti me nje Kryetar Fishkellimë?! Do presesh anetare dhe pjesemarres fishkellima qe ju ka fishkellyer truri prej fishkellimave te kryetarit.

  7. krasta says:

    Ne fushaten e 2013.
    Ketà qe fershelkejne sot
    I lepiheshin ben blushit per nje vend Pune
    Po vari k elbasanit ka 12 vjet me nji kryetar bashkie.qyteti me papunesine me te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje