Majko: Gjithë 'loja' e opozitës, për të mos u votuar reforma në drejtësi

4 Mars 2016, 15:34Politika TEMA

Pas bojkotit të opozitës ka reaguar edhe deputeti socialist Pandeli Majko.

PD votoi ligjin për dekriminalizimin dhe doli më pas nga salla.

Kjo sjellje sipas Majkos është e pakuptimtë.

Ai tha se opozita ka vetëm një arsye për sjelljen e saj, mosvotimin e Reformës në Drejtësi.

“Nuk arrij të kuptoj se çfarë kërkon opozita. Pasi u votua me 100 përqind të votave ajo që kërkoi opozita, ata u larguan. Ne kërkojmë të bëjmë një reformë që do t’i hapë Shqipërisë dyert e Bashkimit Europian.

Përshtypja ime, dhe jo vetëm e imja, është se e gjithë kjo që bën opozita ka një arsye shumë të thjeshtë: të mos votohet Reforma në Drejtësi”, tha Majko.

2 komente në “Majko: Gjithë ‘loja’ e opozitës, për të mos u votuar reforma në drejtësi”

  1. Labi Vlore says:

    Na ndricove z.Majko.Shqiptaret e kane ditur qe diten e pare se PD-ja nuk e voton Reformen ne Drejtesi.

  2. josephina says:

    Tani që u aprovua ligji doli vet PD-ja se i nxjerr ligji të gjith jasht. :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje