Po ja shtrojnë udhën Erionit

4 Mars 2016, 15:38Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e zi janë munduar të gozhdojnë dyert e Bashkisë, sepse sipas tyre Erion Veliaj po u zapton qytetin.

Gjatë këtyre dy tre javëve të fundit i gjithë vrulli opozitar po merret me Bashkinë e Tiranës. Në fillim faturat e ujit në Kombinat shkaktuan me të drejtë mëri.

Kësaj vale demonstruesish ju bashkua Saimir Tahiri, i cili me këtë aksion politik vuri në dukje dallimet e luftës së brendshme socialiste në vigjilje të Kongresit.

Një kënd lojërash prishi gjakun e ambjentalistëve dhe politikanëve të opozitës. Më pas tregtarët që kryen një negociatë sipas tyre të vështirë dhe tani Kreshniku.

Prej ditësh media që kontrollohet nga ligjvënësi Koço Kokëdhima ka hapur ballinën me punët e Bashkisë sa Eljani me shokë intervistohet dhe del në faqe të parë.

Koço që deri dje i thoshte Erionit “bir” nuk e fal zbythjen e drejtorit të Ujësjellësit, megjithëse ky i fundit mund të jetë hequr prej protestës së Saimirit. Ekuacion me disa të panjohura.

Me një fjalë prej disa kohësh reflektorët e medias dhe politikës janë kthyer të gjitha nga kreu i Bashkisë që është fqinj me shtatoren e Skënderbeut.

Ky ma merr mendja është nderi më i madh që mund t’i bëhet një politikani ambicioz, i cili ka në udhën e tij vetëm plane të mëdha.

Në një kohë, kur Shqipëria ka tre prioritete: reformën në drejtësi, dekriminalizimin dhe refugjatët, duhet të jetë luks i madh që energjitë opozitare dhe jo vetëm, të shpenzohen tek qeveria e Tiranës.

Kaq e vërtetë është kjo sa zërat kundër brenda Partisë Demokratike i qahen Lulzim Bashës, tek thonë se beteja opozitare është kufizuar në një copë park dhe PD është kthyer në një OJQ.

I vetmi që e ka kuptuar thelbin është Pandi Majko, i cili duket sheh të ardhme tek Erion Veliaj, përderisa i rekomandon: “Mos u tërhiq! Transformoje Tiranën!”.

Kështu si po shkojnë punët ka gjasa që kryetari i ri i Bashkisë të kthehet në një pikë referimi politik, përderisa opozita dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të së majtës shpenzojnë kohë veç me të.

Ata që po planifikojnë rrënimin e tij, ndoshta nga dritëshkurtësia po e lartësojnë dhe nuk ka për të qenë çudi që shumë shpejt tek ajo dera e hekurt që tentoi të gozhdojë Kreshniku të nisë shëtitja e diplomatëve të huaj, si bënin dikur me Edi Ramën, kur në qeveri ishte Fatos Nano.

Në këtë rast, aktivistët e sotëm ka gjasa t’i bien pendesës përse nuk e qepën, kur mund të merreshin me një mijë e një gjëra më me rëndësi si këto punët e politikanëve a gjyqtarëve të inkriminuar, trafikun e drogës, shëndetësinë dhe rrënimin e ekonomisë.

10 komente në “Po ja shtrojnë udhën Erionit”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Pergezime Enkel per shkrimin,kthjelltesine e gjykimit dhe suportin ndaj Kryetarit te Bashkise Tirane per punen e mire qe ai po ben.

  2. Albi_I says:

    Thelbi eshte: lereni te vjedh, biles bashkohuni me ate, sepse do behet i madh nje dite e me kete rast kapni ndonje cope edhe ju.

  3. islam says:

    shko pirdhu palo gazetar domosdo vjen nga klani,ku klani, klani qe ka bere heronj si arditi si sandri, si vesh llapushi Blendi Fevziu! etj.

  4. Fatosi-kosove says:

    Jo te gjithe e kuptojne at qe thot gazetari i respektuar pradnaj qe te jete i dashur per te gjithe do te ishte mire te shkruaje,te gjeje diqka ose te shpife diqka te mire edhe per lulin dhe gjithe opoziten edhe kundershtaret kendit te lojrave edhe aleancen Kuq e Zi qe e ka flliq spahiu,edhe per sali berishen psh:fillo nga vrasja e Remzi Hoxhes,bashkepunimi me millosheviqin,vrasja e Haklajve,vrasja e azem hajdarit e deri te 21 janari.

  5. aron says:

    Nje sjkrim me te vertete I mencur. Te them te drejten, me befasoi Demi kete radhe! Sidomos fotoja e tij, flet sa per njemije fjale. PD e sotme eshte bere vertete per te tallur pjesen e mbrapme te trupit. Te sajosh mender kauza, qe me teper te bejne dem sesa mire ty si opozite, kjo eshte per te ardhur keq. Por sidomos implementimi I tyre tamam si loje kalamajesh eshte vertete groteske. Demi qe Kreshnik Spahiu i ka bere sot opozites me qendrimet e tij prej nje sharlatani, nuk ka te llogaritur. Edhe disa te tille aksione dhe Erion Veliaj ka per tu cimentuar ne krye te Bashkise edhe per nja dy-tre mandate te tjere…..

  6. Kevinjon says:

    Sot jane thene dy batuta, njera nga Rama ne Qelbasan “sa me shume me shajne aq me shume besoj se jam ne rregull” dhe kjo tjetra qe thote ky gazetar i oborrit e taborrit Rama “sa me shume e shajme Erionin aq me i madh ndjehet e do behet ai” hmmm,,, te kene dalur keto egoizma nga e njejta mendje “e semure” xhanem? Ja kjo eshte nje forme e demokracise se deformuar dhe e degraduar nga nostalgjiket e komunizmit te veshur me rrobat firmato te specializmit! Ptui fare e rrace e keqe socialistesh qe me zor pres te shfaroseni si fenomen

  7. dhembeli says:

    Pse nuk u ngriten per FULLANIN ?

  8. dhembeli says:

    Pse nuk dolen ne protesta dhe per vjedhjen e Bankes nga Fullani?

  9. ylli says:

    Me kujtohet kur erdhi Z.Rama ne pushtet.Enkeli ulerinte;ska gje me te bukur se Ed Rama kryeminister,do bejme gallate me paaftesine e tij.Iken ca muaj dhe Znj. Mesila na largohet nga PD dhe i shoqi na u kthye ne gazetarin e Gruas.Sulmon z. Basha dhe PD kudo e kurdohere.Per inat te gruas ,s’po le mullixhi ne kembe.O zoterinj gazetare,kaperceni vetveten.Jeni bere turpi me i madh i shoqerise.Nga e vetmja shprese ne kete vend,jeni kthyer ne gangrenen e saj.Mos kaperceni majtas djathtas ,por kaperceni vetveten.Kisha menduar se me keq se Stefani ,s,mund te kete ,por te le Enkeli.Peshtirosja me e madhe e shkrimit eshte se medemek ka hallin e ngjitjes se yllit te Veliajt.Meqe e nise kete rruge ,qafsh mua o Enkel,bej dhe nje shkrim per mamane e Erjonit qe mblodhi lek duke shit fara.Ndoshta shkojne ambasadoret dhe tek ajo.Sikur sado pak sado,gazetaria te ishte e pergjegjshme per rolin e saj,kam bindjen se shoqeria dhe politika do ishte me e mire.Gazetare zgjohuni,jo pale me pushtetin ,as me popullin ,por vetem me te VERTETEN.

  10. tedi says:

    Kjo lufta me parkun e PD me duket tamam si lufta me kumbullat e kuqe qe zhvillonte PD e atehershme me Edi Ramen . Dhe ne fund Edi Rama mori dhe dy mandate te tjere e kumbullat vertet jan te bukura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje