Në Itali po diskutohet shumë ditët e fundit për çështjen e homoseksualëve dhe komunitetit LGBT, dhe adoptimet nga ta, por sporti si gjithmonë ka dhënë një mesazh se si shtypen paragjykimet.
Bëhet fjalë për një volejbolliste të quajtur Alessia e cila ka ndërruar seks duke u kthyer nga mashkull në femër.
Ajo luante para disa vitesh në volejbollin për meshkuj, por pas disa operacioneve, tashmë në moshën 30 vjeçare është kthyer totalisht në femër.
Ky shndërrim nuk e ka penguar aspak atë dhe tashmë merr pjesë në kategorinë e e parë të femrave.
“Sportin e shoh si argëtim dhe jo mënyrë fitimi. E praktikoj për pasion, paga është një bonus”, thotë ajo për mediat italiane.
Duke parë format e saj të mahnitshme vështirë se ndokush do të mendonte se ajo ka qenë mashkull dikur…
Ejjjjj zot na ruaj medjen. I ka ardhur fundi njerzimit.
Po kerkoja o Mero. Mbase te preferon me shume se Sali Berisha, se helbete ke edhe gazet, edhe website!
Do kete ndonje damar grek se ska mundesi