Njerëz e fishkëllejnë në Elbasan, Blushi: E bëjnë se janë të varfër, dje brohorisnin për Saliun

4 Mars 2016, 17:05Politika TEMA

Nuk ka qenë i zakonshëm takimi i socialistëve në Elbasan pasditen e sotme për anëtarësimet e reja.

Veç kryeministrit Edi Rama në sallë ka qenë dhe deputeti Ben Blushi.

Në një moment fjalën këtij të fundit ia ka dhënë Taulant Balla.

Një grup njerëzish në sallë kanë nisur të fishkëllejnë dhe kanë ngritur zërin që Blushi të mos fliste duke i kërkuar të largohet.

Njerëzit që fishkëllenin për Berishën, ishin sot në sallë.

Partia nuk është pronë e një njeriu të vetëm”, mësohet të ketë thënë Blushi.

Ndërkohë në një prononcim për gazetarët ai dha këtë shpjegim:

“Salla kishte tension, por unë nuk jam arsyeja. E kuptoj që njerëzit janë të varfër, ka një acarim të përgjithshëm.

Nëse do të ishte salla më e qetë do i shpjegoja më shumë se çfarë kërkoja.

U drejtova duke u thënë se bëjnë shumë mirë që vijnë në PS.

Iu drejtova personalisht Edi Ramës brenda në sallë duke i thënë shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh”

9 komente në “Njerëz e fishkëllejnë në Elbasan, Blushi: E bëjnë se janë të varfër, dje brohorisnin për Saliun”

  1. asd says:

    Guxim i Blushit por edhe shembull democracie.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ne nje vend demokratik o Blush, bej takimin e socialisteve qe te mbeshtesin ty or mik.. Mos shko ne poturet e Rames por mblidh ata qe duan te te perfaqesojne.. Shko me siglen e PS-se nuk te ndalon njeri se fundja deputet I saj je dhe ate perfaqeson, por ler njerezit te zgjedhin duke bere mitingun tend.. Mos shko ne dasmen e tjetrit dhe ankohesh se nuk te pelqen rakia.. Bej dasmen tende dhe zgjidhe vet pijen.. Rama nuk e ka pervetesuar SIGLEN E PS-se keshtu qe je I lire ta perdoresh dhe ti..

    1. kastriot says:

      bravo e drejte kjo qe thua

  3. Nemo says:

    Ky po behet njelloj si Shvejku. Si e genjen mendja se eshte dikushi?

    1. ora e vizites says:

      ketij bravo i qofte po duket niveli i njerezve te Rames nuk thone pse se lene te flase kryedeputetin e ps ne Elbasan po shkruajne se si e fishkellejne vete. Kjo eshte fryma e atyre qe ndjekin ramen as qe diskutohet demokracia. Je heret mor blush ke ecur shume me perpara nuk te ndjek njeri.

  4. gentjan says:

    bravo Blush. Komplimente per guximin, per kauzen.

  5. Socialisti says:

    Ben bytha, sahanlepires i Tosit e Sales.

  6. aqif tahipi says:

    O Blush shansi yt per tu futur ne rradhen e pretendenteve per kreun e ps ishte ne vitin 2009.Ishte faji yt qe nuk more pjese ne zgjedhjet e brendshme por le ne konkurim ramen dhe lakrorin.Mendoj se nuk mund te fajesosh tani anetaret e thjeshte dhe lidershipin e ps per mungesen e vizionit tend ne ate periudhe.Nese e ndjen veten shume me reformator atehere duhet te shkeputesh nga ps dhe te krijosh partine tende.

  7. msh says:

    Imagjinoni Berishen. A do ta kishte marre ne nje takim nje njeri qe e kundershton sadopak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje