Ky është moment i sherrit mes Asllan Kërtushës dhe një pronari lokali në Durrës, që më pas çoi në vrasjen e Kërtushës.
Gëzim Kanjo, pronari i lokalit dhe kushëriri i tij, Bledar Kanjo dolën në ambientet e lokalit për t’u sqaruar me 30-vjeçarin Kërtusha, por gjithçka përfundoi me vrasje.
Prokuroria e Durrësit zbardhi ngjarjen nga pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Në videon e publikuar nga “Top Channel”, shihet Asllan Kërtusha, i cili kishte krijuar probleme në lokalin e Kajnos.
Pasi dalin nga lokali për të diskutuar, kushërinjtë Kanjo nisin të përleshen fizikisht me Kërtushën.
Pronari i lokalit, Gëzim Kanjo në një moment e qëllon atë me hekurin e pistoletës, ku edhe ndonjë një qitje e pavullnetshme.
Më pas ata dalin nga mbulimi i kameras dhe kur rikthehen, kushërinjtë Kajno përpiqen të nxjerrin me forcë nga një taksi viktimën duke e qëlluar.
Asllan Kërtusha humbi jetën në spital për shkak se ishte qëlluar me plumb në gjoks.
Gëzim Kanjo, i cili u arrestua një ditë pas ngjarjes doli sot para Gjykatës së Durrësit. Ai nuk pranoi të fliste duke thënë se ishte i tronditur, ndërsa gjykata dha masën arrest me burg.
Vrasja ne Durres by gazeta-panorama
Çfare mbjell, do korresh! ?