Departamenti Amerikan i Shtetit ka krijuar traditë vlerësimin e punës së qeverive në shumë vende të botës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Shqipëria ka njohur vetëm kritika dhe vlerësime negative në raportet e DASH, ndërkohë që vlerësimet më negative u konstatuan gjatë 8 viteve të qeverisjes së Sali Berishës. Megjithatë duke filluar pas ndërhyrjes së policisë në Lazarat e deri më sot, po shënohet viti i dytë (2014/2015) kur DASH vlerëson pozitivisht punën e qeverisë dhe në veçanti të policisë së shtetit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Raporti i DASH shkon më tej duke vlerësuar për herë të parë në 25 vjet, jo vetëm punën e policisë por edhe vullnetin e “lidershipit politik” për të luftuar në mënyrë të rreptë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Një raport i tillë, për dy vjet rradhazi, shënon një ndër arritjet më të qëndrueshme, njëkohësisht më të dukshme të Ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Kryeministrit Rama.
Më poshtë, janë vlerësimet e raporteve ndër vite, ku është fare kollaj të gjehet ndryshimi.
Raporti i DASH 2013 (Qeveria Berisha) “Prodhimi vendas i marijuanës mbeti i lartë për të tretin vit radhazi (2010, 2011, 2012), edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare të totalit të kultivuar.”
Raporti i DASH 2014 (Qeveria Rama) “Rritje dramatike e sekuestrimit të lëndëve narkotike dhe arrestimeve. Kjo mund t’i atribuohet intesifikimit të bashkëpunimit me partnerët rajonalë (sidomos me njësitë e vëzhgimit të Policisë Italiane), kombinuar me një angazhim më të madh nga ana e liderëve politikë dhe autoriteteve ligjzbatuese për t’u përballur me prodhimin dhe trafikimin e drogës, çka çoi në një rritje të aksioneve në rang kombëtar”
Raporti i DASH 2015: “Autoritet shqiptare kanë shënuar një vazhdimësi mbresëlënëse arrestimesh dhe sekuestrimesh kundër prodhimit të drogës dhe rrjeteve të trafikimit që veprojnë në vend, duke vijuar prirjen e nisur në vitin 2014. Ky sukses mund t’i atribuohet bashkëpunimit të vazhdueshëm rajonal me Policinë Italiane dhe një përkushtimi maksimal nga lidershpi politik dhe policor për të përcaktuar përparësitë në luftën kundër drogës.
po Blushi c’a thote??
Shume mire. Vleresimi nga DASH pozitiv ,Cfare kerkon te thote luli qe nuk i degjojne mire veshet .Apo do si ne kohen e sales qe droga dhe armet ishin sheshit.
LULI KERKON TE MARRE PUSHTETIN ME 50 DEPUTETE MILIARDERA DHE KRIMINELE SI STRAZIMIRI-KOK NOKA PALOQJA*PIJANECI PER TE FILLUAR SEZONI I MBJELLJES SE MARIUANES NE LAZARAT