Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me luftën kundër trafikut të drogës.
Ai thotë se ky raport është një vlerësim dhe nxitje për të ecur në këtë rrugë.
“Vleresime te rendesishme nga DASH per luften kunder droges.
Raporti i Departamentit Amerikan thekson se “suksesi ne luften kunder droges, rezultat i perkushtimit maksimal nga lidershipi politik dhe policor per te luftuar drogen. Raporti thekson bashkepunimin me te ngushte me partneret e huaj, vecanerisht misionin Italian te GdF”.
Ky vleresim nga partneret me te rendesishem te Shqiperise, eshte nxitja me e mire per te vazhduar ne rrugen e nisur, duke reformuar policine, duke permiresuar sherbimin ndaj qytetarit e duke arritur rezultate te qendrueshme ne luften kunder droges.
Raporti, vleresim per punen e cdo punonjesi policie qe eshte angazhuar maksimalisht ne kete beteje, e faleminderim per cdo qytetar qe ka mbeshtetur policine per nje shoqeri me te drejte e te sigurte”, shprehet Tahiri.