Rrëfehen autorët që qëlluan Asllan Kertushen

3 Mars 2016, 16:37Kronika TEMA

Një ditë pas arrestimit të autorëve të vrasjes së Asllan Kërtushës në Durrës, xhaxha dhe nip pohuan në polici se e vranë të riun, pasi ai iu sillte probleme për biznesin.

Gjatë marrjes në pyetje Gëzim dhe Bledar Kajno, thanë për hetuesit se, Kërtusha prej kohësh shqetësonte klientët në lokalin e tyre në Durrës dhe ky veprim i përsëritur çoi në përplasje fizike.

Sipas dëshmisë viktima, Asllan Kërtusha nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar klientët dhe në këto çaste punonjësit e lokalit kanë njoftuar pronarin, i cili bashkë me nipin e tij i ka kërkuar 30- vjeçarit të largohet nga lokali, raporton Vizion Plus.

Në këtë moment, mes tyre ka nisur debati, i cili vijoi me përplasje fizike dhe përdorimin e armës.

Skena është fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku duket se në përplasje e sipër, Gëzim Kajno e ka qëlluar Kërtushën me qytën e pistoletës në kokë.

Një shkrepje e pavullnetshme plagosi nipin e tij Bledarin ne krah.

Kaq ka mjaftuar që 39-vjeçari Gëzim Kajno të qëllojë dy herë mbi Asllan Kërtushën.

Sipas Prokurorisë, filmimet tregojnë dhe momentin kur Kërtusha i plagosur tenton të hipë në një taksi, por xhaxha e nip e godasin dhe duan ta nxjerrin nga automjeti. Makina arriti të largohej por 30-vjeçari mbërriti i vdekur në spitalin e Durrësit.

Policia tha se viktima ka qenë më parë i proceduar për prishje të qetësisë publike shkatërrim prone dhe plagosje.

Në vitin 2014 së bashku me Denis Shtrazën, njërin prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, shkatërruan një lokal në lagjen numer 1 të Durrësit. Në gjendje të dehur sëbashku me 3 persona të tjerë Kërtusha plagosi dhe pronarin e lokalit.

Për vrasjen e 30-vjeçarit, Gëzim Kajno u arrestua sëbashku me nipin e tij ndërkohë që Prokuroria kërkon caktimin e masës arrest me burg pasi mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

1 komente në “Rrëfehen autorët që qëlluan Asllan Kertushen”

  1. tekniku says:

    Gjynah që u ra këtyre përgjegjësia të sakrifikohen për këtë siklet që i hoqën shoqërisë…
    Një shoqëri e organizuar mirë nuk i le pjestarët e saj të përfshihen në konflikt të drejtëpërdrejtë me tipa si ky trapi që jetonte vetëm për dëmin e të tjerëve, por ne nuk jemi një shoqëri e organizuar. Trishtim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje